Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një ndërtues u mor peng nga dy vëllezër pasi nuk u kishte kthyer borxhin prej 25 mijë eurosh. • Dy vëllezërit nga Tiranë, Alban dhe Fatmir Bejo 35 dhe 28 vjeç, dhunuan për rreth 2 orë 47-vjeçarin biznesmen Gjergji Fela. • Ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Alla” në Kombinat, ku dy vëllezërit morën me forcë në automjet direkt nga vendi i parkimit të një lokali biznesmenin. • Për 2 orë e dhunuan dhe më pas e lanë të lirë. • Pasi u lirua nga pengmarrësit e tij, Gjergji Fela u paraqit në spital për të marrë mjekim, ndërsa stafi i spitalit njoftoi menjëherë Policinë e Shtetit. • Fillimisht, gjatë marrjes në pyetje fillimisht biznesmeni hezitoi të fliste, por më pas tregoi se ishte marrë peng dhe dhunuar nga dy vëllezërit Bejo. • E vetëm brenda pak orëve në pranga përfundoi Alban Bejo, ndërsa në kërkim u shpall vëllai tjetër, 28-vjeçari Fatmir Bejo. • Sipas Policisë, dy autorët e pengmarrjes, sipas policisë, rezultojnë me precedentë penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Personat në foto janë Alban Bejo dhe Fatmir Bejo, dy vëllezërit që në Kombinat në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë peng biznesmenin Gjergji Fela dhe e dhunuan.
Autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.
Ndërkohë Policia po kërkon për Fatmir Bejon, pasi mundi të arratisej./Dosja.al
TIRANË- Merret peng dhe dhunohet Gjergj Fela, biznesmen në fushën e ndërtimit. Policia bën të ditur se dy vëllezër, Alban dhe Fatmir Bejo morën peng për borxhin 25 mijë € ndërtuesin Fela. Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, Fela ishte marrë me forcë nga vëllezërit Bejo nga vendparkimi i një lokali në Kombinat. Dy autorët e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash (25 mijë euro).
Në pranga ka përfunduar Alban Bejo, ndërkohë që po vijon puna për gjetjen e Fatmir Bejos, 28-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË:
I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.