Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës elektoral në Lezhë. • Kreydemokrati u shpreh se brenda 100 ditëve të para, qeverisja e PD-ASHM do të bëjë ndryshimin e madh. • Berisha në fjalën e tij falënderoi qytetarët e Lezhës se sipas tij e kanë shndërruar këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën.• Më herët Kreydemokrati zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër. • I pranishëm në takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. • Gjatë fjalës së tij LaCivita, u bëri thirrje qytetarëve që tani ka ardhur koha që të rrëzojnë një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. • LaCivita gjithashtu theksoi se Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se SHBA-të kanë besim tek Kreydemokrati. • Kreydemokrati, Sali Berisha ka uruar Papën e ri të Kisha e Katolike Romane, Robert Francis Prevost, duke thënë se u zgjodh një Donald Trump në Vatikan. • Berisha gjithashtu i uroi jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe besimit më të mëdha në mbarë botë. • Berisha duke folur para qytetarëve të Shkodrës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Ramën për takimin e këtij të fundit në Shkodër. • Kreydemokrati theksoi se Edi Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët. • Berisha gjithashtu theksoi se fyerjet e Ramës i përdor vetëm Maduro i Venezuelës. • Ndër të tjera Berisha tha se diktatura e Ramës për 12 vite me radhë bëri pensionistët shqiptarë të vuajnë çdo vit e më shumë dhe bëri që mijëra ndërmarrje e mijëra ferma të falimentojnë. • Gjithashtu Berisha ka paralajmëruar grupet kriminale të mos kërcënojnë qytetarët dhe as komisionerët, duke u thënë se do u përgjigjen siç nuk ua pret mendja.
15 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se Rama u thoshte të rinvje në Tepelenë disa ditë më parë se për ju mandatin e katërt do e japim me dy kilogramë farë kungulli të qëruar. Berish shtoi se kryeministri me këtë shprehje po u thoshte të rinvje që ikni edhe ju.
Berisha tha gjithashtu që duhet t'i thërrasim genit dhe gjakut tonë e të mos e pranojmë këtët të keqe të madhe pasi pa të rinjtë nuk ka të ardhme.
"Ta bëjmë kombin përsëri të ri. Çfarë u thoshte, se këta të rinj nuk ikin nga ne se nuk na duan. Po këta nuk jetojnë dot. E shohin se asgjë s’mund të bëjnë. E dëgjuat vetë. 3 ditë më parë u thoshte në Tepelenë një grup të rinjsh. Për ju mandatin e katër do japim 2 kg farë kungulli të qëruar. Çfarë ishte kjo? Ikni dhe ju. Se farë kungulli kemi për ju. Këto 100 ditë janë jetike.
Por më jetike është dita e 11 maj. Kurrë ndonjëherë, asnjë prej nesh nuk ka patur votë më të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pa të rinjtë nuk ka të ardhme. Kështu që ti thërrasim genit tonë, gjakut tonë. Të mos pranojmë këtë të keqe të madhe. Është një kushtrim që buron nga shpirti i çdo qytetari. Nuk ka lidhje me partinë. Ka lidhje me ekzistencën, me shpresën, ka lidhje me fitoren," tha Berisha.
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Lezhë ka paralajmëruar bandat e Edi Ramës, që po blejnë vota nëpër zona të ndryshme. Berisha nga Lezha ka lëshuar akuza me emra ndaj njerëzve të Ramës, që sipas tij janë duke blerë vota në Lezhë, Durrës dhe vende të tjera. Ndër të tjera Kreydemokrati theksoi se SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit.
"Të njëjtin mesazh kam për Ergys Agasin, këshilltarin kriminel të Edi Ramës, që në zbatim të porosive të tij, kalon nga një zonë në një tjetër në Durrës duke blerë vota. Ergys bëhu gati, së bashku me Altin Hajrin, kriminelin vrasës, bashkë me Pojën dhe banditë të tjerë, do shkoni atje ku e meritoni. Miq, ju e dëgjuat lajmin, SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit, mbështetjes së demokracisë. Ne më 11 Maj, këtij apeli, kësaj fryme duhet t’i përgjigjemi. Të votojmë, ndryshimin të votojmë demokracinë, të votojmë fitoren. Një mesazh kam në emër tuaj, më lejoni t’u përcjell një mesazh dhjetëra mijëra punonjësve të administratës.
Ne kemi vlerësimi më të madh për çdo punonjës që zbaton ligjin. Ai është shërbëtor i qytetarëve. Ndaj dhe u themi nuk duhet të keni asnjë ndrojtje. Votoni për historinë, votoni për ndryshimin. Patronazhistët do marrin fundin e tyre. Patronazhistët nuk i ngatërrojmë kurrë me ju burra dhe gra të ndershëm që i shërbeni qytetarëve shqiptarë.
Këtu janë edhe disa parti të tjera, që të gjitha absolutisht me votat që përpiqen të marrin këtu e aty, por që nuk u bashkuan me ne se nuk i lejuan të bashkohen me ne, ato kanë vetëm si qëllim që Edi Rama të mbetet në pushtet.
Po forcë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka. Ndaj dhe u ftoj të votoni për ndryshimin, votoni për Lezhën, votoni për Shqipërinë. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Lezhë, ka paralajmëruar kryebashkiakun e këtij qyteti, Pjeri Ndreu dhe zyrtrarë të shtetit dhe vendor, se do të shpallen terroristë, pasi po blejnë vota tek qytetarët. Kreydemokrati theksoi gjithashtu se me ardhjen e PD-së në pushtet të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë qytetarët do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit.
"Miq, më dëgjoni një moment. Edi Rama thotë se ka rritje. Po, ka një rritje, nuk e mohoj. Kjo rritje është rritje e betonit. Betoni dhe droga është krijuar një raport më i fortë, më i madhi në Europë. Po prodhimi idustrual që bie tre vite me radhë, me të cilin lidhet direkt mirëqenia, rroga, puna? Po prodhimi bujqësor, që bie, me të cilin lidhet jetesa e 380 mijë fermerëve. Kjo rritje është rritje oligarkike, e trafikantëve të drogës, e qeveritarëve që i mbështesin. Hajde po deshe blije një apartament në Tiranë, duhet të punosh 110 vite dhe nuk e blen dot kurrë.
Merr fund. Në 100 ditë, u garantoj ju se prodhimi industrial, se eksportet, se prodhimi bujqësor do ketë mbështetjen më të madhe.
Të dashur miq, në histori ne kemi qenë edhe më të varfër se sot. Kemi përjetuar mynxyra të mëdha, diktaturën më të egër. Kemi përjetuar luftëra. Në Luftën e Parë Botërore, 6 fuqi të huaja kanë hyrë në Shqipëri. Po kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur djepe bosh si sot. 620 mijë të rinj u larguan nga viti 2014 deri në vitin 2023. E dëgjuat mësuesin e nderuar? Të njëjtën çështje shtronte një mësues tjetër në një rreth tjetër. Pra, largimi i këtyre të rinjve për shkak se nuk gjejnë punë, për shkak se nuk kanë vlerësim, për shkak se ëndrrën e tyre detyrohen ta ndjekin jashtë vendit.
Mbeten në vetmi qindra mijëra familje dhe në një vetmi të vështirë. A ka mundësi të pranojmë ne një situatë të tillë? Jo, kurrë. Në qoftë se ecim në këtë mënyrë, fara jonë do zhduket. OKB njoftoi se kemi treguesin më të ulët në botë të lindjeve. Kurrë nuk do e kisha besuar se ky tregues është kaq katastrofik, por është i vërtetë. Miq, pra një e keqe e madhe po na përpin. Një apel i thellë nga thellësia e shpirtit na fton që ta ndalojmë me çdo kusht dhe çdo çmim. T’u kthehemi përpjekjeve titanike për të sjellë kombin në rininë e tij. Çfarë u thoshte? Sepse këta të rinj nuk ikin nga ne se nuk na duan. Por këta të rinj nuk jetojnë dot.
E dëgjuat vetë, tre ditë u thoshte në Tepelenë se për ju mandatin e katërt do u japim 2 kg farë kungulli të qëruar. A nuk ishte kjo edhe një apel që ikni edhe ju? Pra, këto 100 ditë o miq janë jetike, po më jetike se çdo gjë është dita 11 Maj. Më 11 Maj, as unë, as ju dhe asnjëri prej nesh nuk ka pasur votë më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve. Një komb pa të rinj nuk ka të ardhme. Kështu që t’i thërrasim gjakut tonë, t’i thërrasim shpirtit tonë, të mos pranojmë këtë të keqe të madhe. Është një kushtrim që buron nga shpirti i çdo atdhetari, nga shpirti i çdo qytetari jashtëpartiak. Miq, Lezha qëndron si kryeura të lidhjes së kombit tonë me Perëndimin.
Këtu u lidh besa, prijësi ynë i përjetshëm u bë një mbrojtës i vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Ndaj dhe sot është kohë bese, është kohë që të vendosim, por edhe të dëgjojmë. 4 rezoluta nga të gjitha forcat politike konservatore të botës që e damkosin Edi Ramën si armik të votës suaj. Në Valencia, partitë që udhëheqin Europën, u tha se Edi Rama shtyp opozitën me drejtësinë e tij. Shtyp pluralizmin. U tha se Edi Rama blen vota me lekë. Po pse e thanë? Sepse kanë parë vendimin e qeverisë që shpërndan 100 euro.
U tha se Edi Rama blen vota me kanabis. u tha se Edi Rama blen vota me punësime sepse e kanë parë se ka punësuar mijëra vetë për të blerë vota. U tha se Edi Rama terrorizon qytetarët e tij me banditë dhe vrasës.
Dhe ja ku jam këtu para jush për t’i thënë këtij Pjerinit që i menaxhon... Pjerin, edhe atij Vinçenc Tukut që blem vota në Troshan. Vinçenc, Pjerin, cilido prej kjush do shpalleni terroristë. Ju garantoj se qeveria e PD, të gjithë ata që guxojnë t’u kërcënojnë ju, që guxojnë t’u diktojnë vullnetin tuaj, ata do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit. U them sot këtyre banditëve, se lufta juaj është luftë me mullinjtë e erës se nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë lezhjanët dhe shqiptarët në betejën e tyre për rikthimin e demokracisë," tha Berisha.
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se i gjithë vendi po pret datën 11 maj si orën e së vërtetës duke shtuar se ky është një nderim i madh për qytetarët që e shndërruan këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën. Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike që të votojnë për tranformimin e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
"Në çdo rrugë dhe rrugicë, qytetarë dhe qytetare shihej në zemrat e tyre fitorja. Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri e tërë Shqipëria është në këmbë. E tërë Shqipëria pret 11 majin si orën e të vërtetës së shqiptarëve. Orën e votës së tyre për shpresën e tyre. Një nderim të madh për ju qytetarët dhe qytetaret e Lezhës që e shndërruat këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën, ja shuat shpresat dhe e bëtë të presë me tmerr dhe panik 11 majin si ditën e ndëshkimit të tij. Lezha, më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon besën tonë, virtyteve. Simbolizon bashkimin.
Këtu nga Lezha u bëj thirrje shqiptarëve, të gjithë bindjeve politike të bashkohemi më 11 maj për të transformuar Shqipërinë në 100 ditë. Jap fjalën se pas 100 ditësh kjo Lezhë do jetë tjetër. Nëse jam sot para jush për të mbyllur fushatën elektorale, nuk vij për karrigen time. Vij për një mision, të transformojmë Lezhën dhe Shqipërinë. Në 100 ditë të përzëmë mjerimin dhe skamjen.
E mbolli javë për javë Edi Rama me grupin e tij të hajnave në Shqipëri. Në 100 ditë çdo penseionistë që merr nën 172 mijë lekë, do marrë secili jo më pak se 200 euro. Në 100 ditë çdo qytetar i Lezhës dhe Shqipërisë nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro. Çdo pensionistë do ketë kartën e konsumatorit. Për 100 ditë Shqipëria do ketë listën e barnave të rimbursuara që ka republika italiane," tha Berisha.
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës elektoral në Lezhë. Kreydemokrati u shpreh se brenda 100 ditëve të para, qeverisja e PD-ASHM do të bëjë ndryshimin e madh. Berisha në fjalën e tij falënderoi qytetarët e Lezhës se sipas tij e kanë shndërruar këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën.
"Qytetarë dhe qytetare të Lezhës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ndaj jush që keni mbushur sot në mënyrë madhështore këtë shesh, por ndaj të gjithë qytetarëve të Lezhës, të këtij qarku, nga Kumbulla dhe Mërkurthi gjer në Shëngjin, nga Torovica gjer në Fushë Krujë. Mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet për ne detyrimi më i madh dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka për ta shpërblyer me mirënjohje këtë mbështetje. I dashur zoti Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i qarkut të Lezhës. I dashur zoti Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat që në themelim i PD. I nderuar zoti Chris LaCivita, zoti Paul Manafort, i nderuar zoti Philip Griffin. Të dashur miq, është një mbrëmje madhështore, është mbrëmja ashtu siç duam të bëjmë Lezhën.
Po vij nga Shkodra, në çdo rrugë dhe rrugicë, në çdo qytetar dhe qytetare, shihej qartë fitorja.
E tërë Shqipëria është në këmbë, e tërë Shqipëria pret 11 Majin si orën e votës së shqiptarëve për shpresën, besimin, të ardhmen e Lezhës dhe Shqipërisë. Një nderim të madh për ju që e shndërruat këtë pranverë në një dimër të thellë për Edi Ramën. Që ia shuat shpresat dhe e bëtë të presë me tmerr dhe panik 11 Majin si ditën e ndëshkimit të tij shembullor, të merituar. Miq, Lezha më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon besën tonë, virtytin e të gjitha virtyteve. Simbolizon bashkimin. Ndaj dhe këtu nga Lezha u bëj thirrje shqiptarëve të të gjitha bindjeve politike, le të bashkohemi me 11 Maj për të transformuar Shqipërinë në 11 ditë.
Dhe unë u jap fjalën ju se pas 100 ditësh, kjo Lezhë, kjo Shqipëri do jetë tjetër. Në qoftë se dal sot para jush, në qoftë se vij sot për të mbyllur fushatën elektorale me ju, nuk vij për karrigen time. Jo, vij për një mision. Të transformojmë së bashku Lezhën dhe Shqipërinë. Vij për një mision që në 100 ditë të përzëmë nga vatrat tona mjerimin e skajshëm që e mbolli Edi Rama me grupin e hajnave të tij. Në 100 ditë, çdo pensionist që merr sot nën 172 mijë lekë, dhe të tillë sot janë 560 mijë burra dhe gra, do marrë secili jo më pak se 200 euro. Në 100 ditë, çdo qytetar nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro.
Në çdo pensionist dhe rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit. Do blejë të gjithë gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët. Në 100 ditë, energjinë elektrike do e paguani me 7 lekë kilovati. Në 100 ditë, shqiptarët do kenë listën e barnave të rimbursuara 100 përqind që ka republika italiane. Në 100 ditë, nafta do shitet me çmimin e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë, pra 40 përqind më lirë. Duam 100 ditë nga ju sepse do jenë 100 ditët tuaja, do jenë 100 ditë të ndryshimeve të mëdha. Çdo biznesmen i vogël do blejë energjinë me 6 lekë kilovati dhe jo 18. Çdo biznesmen i vogël do paguaj hapësirën publike një të pestën e asaj që paguan sot.
Do paguajë tarifën e ujit sa gjysmën e asaj që paguan sot. Pra a nuk përbën kjo një ndryshim të madh për çdo biznesmen? Çdo biznesmen i mesëm apo i madh, tatim fitimin nga 23 përqind do e ketë 10 përqind. Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi 500 euro do kenë një rritje imediate rroge prej 13 përqind. TVSH-ja do ulet në 15 përqind. Miqtë e mi, jo më pak do përfitojnë fermerët e Lezhës dhe të Shqipërisë. Sot tregjet janë të mbushura me importe sepse janë hapur doganat me Ballkanin e Hapur. Akti i parë, Ballkani i Hapur në kosh të plehrave.
Çdo biznesmen do ketë subvencione për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, të barabarta me fermerin në Maqedoni, Serbi dhe vende të tjera. Sa janë ato? Pesë herë më shumë.
Pra në qoftë se fermeri i Lezhës subvencionohet as 10 përqind të shpenzimeve, fermeri i Kosovës subvencionohet 70 përqind të shpenzimeve. Po më thoni ju mua, kush është më e pasur, Shqipëria apo Kosova? Prandaj në 100 ditë ne bëjmë ndryshimin e madh. Bashkohuni në një besëlidhje për të votuar mirëqenien tuaj. Garantoj të gjithë fermerët se prodhimet e tyre do mbrohen në çdo sezon. Garantoj eksportuesit dhe prodhuesit se do mbështeten fuqimisht nga qeveria. Mijëra ndërmarrje dhe ferma kanë falimentuar. Eksporti është përtokë për shkak të rënies së euros," tha Berisha.

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Lezhë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim.Gjithashtu LaCivita u shpreh se 11 maji është dita për t’i thënë kryeministrit Edi Rama je i pushuar.
Fjala e Chris LaCivita në Lezhë:
Fitore! Kjo është fantastike. Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj. Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë.
Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet. Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj. Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi.
Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet. Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në. Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë.
Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.
Për të shpëtuar të ardhmen duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja, luftoni për të ardhmen tuaj, dhe luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë, fitore, fitore, fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
SHKODËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Shkodër që të mos japin asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja. Berisha gjithashtu theksoi se Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Brukselit, shkohet drejt Europës dhe drejt aleancës me SHBA.
"Ndaj dhe unë u ftoj ju me 11 Maj të votoni ekipin e Luçiano Boçit, e profesor Luçiano Boçit, këta gra e burra që janë krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë. U ftoj të mbështesni këtë ekip se përballë është alternativa e krimit. Në Velipojë, përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës. Në Dajç, të tjerët. Në Dobraç, të tjerët. Tani u them atyre unë, me datën 12 Maj, qeveria e re do t’u shpallë ju grupe terroriste dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë dhe një komisioner dhe një qytetar. Do të përgjigjeni ashtu siç nuk ua pret mendja. Dhe mos mendoni se u mbrojnë Edi Rama dhe Benet Beci. Ia mbathin të parët.
Qytetarë të mençur të Shkodrës, u bëj thirrje, asnjë votë për Tom Pazarin. Asnjë votë. Vota për Tomën është e tëra votë për Edi Ramën. Toma është skllavi i Edi Ramës. Kurse ato partitë, o miq, ato partitë që u thonë ju se ne nuk jemi për rotacionin, ato janë maska, ato janë për Edi Ramën. Po si nuk je ti për rotacionin, largimin e një regjimi që po e zhbën Shqipërinë? Atëherë ti je një vegël e Edi Ramës. Asnjë votë për ta.
Miqtë e mi, në Europë shkohet me ideale demokratike. 11 Maji është dita që ju firmosni për integrimin e Shkodrës dhe Shqipërisë në Europë. Me Edi Ramën shkohet drejt Tom Doshit. Me Tom Doshin shkohet drejt Edi Ramës. Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Brukselit, shkohet drejt Europës, shkohet drejt aleancës me SHBA," tha Berisha.

SHKODËR- Kreydemokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës, përshëndeti vendimin e Departamentit të Shtetit dhe presidentin Donald Trump. Lideri i opozitës u emocionua para shkodranëve, ndërsa i falënderonte për mbështetjen e pakufishme. Ndër të tjera Kreydemokrati theksoi se me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri.
Berisha: Miq, e dëgjuat vetë lajmin. E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington. Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.
Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve. M,bit ë gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet. Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
"Ndaj dhe ne të dashur miq, rikthehemi pikërisht tek qytetari. Do rikthejmë paratë tek ju. Do vendosim minimumin jetik 200 euro. Do vendosim rrogën minimale 500 euro. Do vendosim kartën e konsumatorit ku ata që marrin rroga të ulët dhe pensione do kenë 20 përqind më lirë ushqimet. Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve që ka sot republika italiane, që asnjëri prej jush të mos kërkojë nga njerëzit e vet ilaçe në Itali, t’i blini këtu. Për çdo biznes të vogël, energjia do jetë 6 lekë nga 18 lekë që është sot. Hapësira publike do jetë pesë herë më lirë se sot.
Tarifa e ujit do përgjysmohet. Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla rriten në 180 mijë euro. Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat, nga 23 zbret në 10 përqind. Rrogat rriten menjëherë 13 përqind.
TVSH-ja zbret në 15 përqind. Sot po më pyeste një gazetar, Sali, çfarë e pruri Chris LaCivitan këshilltar tek ju?
Ai e program e pruri, i thashë unë. E tha vetë ai, programi i Reganit, programi i atyre që besojnë te taksat e ulëta, në lirinë ekonomike, në fuqinë e individit. Fermerë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, fermerë të diskriminuar, të goditur rëndë nga Ballkani i Hapur dhe qëndrimet më të papërgjegjshme të kësaj qeverie, në 100 ditë do pesëfishohen subvencionet tuaja.
Miqtë e mi, të gjitha këto japin frymëmarrje. Me këto kryejmë një detyrim moral, kthejmë paratë tuaja.
Garantoj pronarët se brenda 4 viteve do marrë zgjidhje përfundimtare problemi i pronave. Garantoj të përndjekurit politikë se dëmshpërblimi i tyre dhe kompensimi merr fund brenda 4 viteve që vijnë. Sikundër rritjet e rrogave dhe pensioneve vazhdojnë gjersa ne të dalim përsëri në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Miq, këto realizohen në 100 ditë. Por diçka tjetër më thelbësore, ajo nuk realizohet dot në 100 ditë.
Por ajo duhet të jetë beteja e jetës tonë. Beteja e jetës tonë do jetë që ky komb të vijë përsëri në moshën e rinisë. Fati ynë, ekzistenca jonë do varet nëse ne do e sjellim prapë kombin në moshën e rinisë së tij apo do ta lëmë të plaket gjer në zhdukje.
Kurrë nuk do e pranojmë të dytën. Ndaj dhe do fillojmë, për fëmijën e parë, bonusi 70 euro, për fëmijën e dytë, 60 euro, për fëmijën e tretë, pagesë e çdo shpenzimi nga lindja gjer 23 vjeç. Për fëmijën e katërt, të njëjtën gjë.
Do bëjmë çdo gjë që ata qindra e mijëra vajza dhe djem që u larguan nga Shqipëria të kthehen në Shkodër dhe Shqipëri. Pesë vite pa asnjë taksë. Grante, kredi për bizneset e tyre. Kredi të buta për strehimin e tyre. Nuk ka mision më të shenjtë për ne se sa të sjellim kombin në moshën e rinisë. Ndaj dhe ne zero tolerancë analfabetizmit. Të dashur qytetarë të Shkodrës, në vitin 2006, e shihja që kishim rënë shumë në kalimin e nxënësve nga shkolla 9-vjeçare në të mesme dhe disa herë menduam që ta bëjmë të detyrueshëm arsimin e mesëm.
Vetëm të mira. Ndaj u garantoj se me këtë rënie ndoshta do vendosim arsim të mesëm të detyrueshëm për të gjithë. Nuk do ketë mesatare për të përjashtuar nga universitetet të rinjtë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura. Përveç kësaj, çdo student që studion jashtë rrethit të tij, do ketë bursën 200 euro. Çdo i ri që ndjek shkollë të mesme profesionale jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro. Universitetet do të jenë në partneritet të plotë me sipërmarrjet. Miq, një pakt kombëtar për rininë duhet. Ne duhet të kemi një pakt kombëtar që të bëjmë gjithçka për të mbështetur të rinjtë. Në këtë aspekt një fond 10 milionë euro vetëm për sipërmarrjet e tyre.
Një çati çdo çifti të ri ia kemi borxh dhe do ia japim. Ne do i japim 30 mijë euro grant që të paguajë interesat e kredisë. Të rinjtë kanë talentet e tyre. Një fond i veçantë, fillimisht 5 milionë euro, për të mbështetur talentin e tyre. Pra, ata që sot janë uji i pakët për ne, ata duhet të jenë gjaku, jeta, gëzimi, e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe unë u jap fjalën se kjo do ndodhë. Këtë do e bëjmë së bashku," tha Berisha.
SHKODËR- Krydemokrati Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha ka paralajmëruar grupet kriminale që te mos bëjnë asnjë kërcënim për qytetarët apo komisioner. Berisha shtoi se në 12 maj qeveria e re do i shpallë ato grupe terroriste dhe do t'i përgjigjen ashtu siç nuk ua pret mendja.
"Përballë është alternative e krimit, në Velipojë përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës, në Dajc të tjerë, në Dobraç të tjerë. U them se në datën 12 maj qeveria e re do t’u shpallë juve grupe terroriste. Dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë edhe një komisioner apo qytetar. Do të përgjigjemi ashtu ashtu siç nuk ua pret mendja. Mos mendoni se ju mbron Edi Rama dhe Benet Beci, ia mbathin të parë.
Qytetarë të Shkodrës, u bëj thirrje asnjë votë për Tom pazarin. Vota për Tomën është votë e tëra për Edi Ramën. Toma është skllav i Edi Ramës," tha Berisha.
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para qytetarëve të Shkodrës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Ramën për takimin e këtij të fundit në Shkodër. Kreydemokrati theksoi se Edi Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët. Berisha gjithashtu theksoi se fyerjet e Ramës i përdor vetëm Maduro i Venezuelës. Ndër të tjera Berisha tha se diktatura e Ramës për 12 vite me radhë bëri pensionistët shqiptarë të vuajnë çdo vit e më shumë dhe bëri që mijëra ndërmarrje e mijëra ferma të falimentojnë.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, më pak se tre ditë na ndajnë nga një ditë e madhe, nga një ditë që ndan historinë tonë. Nga një ditë, në të cilën Shkodra, qytetarët e saj, do të jenë në orën më të bukur të jetës së tyre. Do të jenë në orën e lirisë së tyre, në orën e dinjitetit të tyre, në orën e fitores së tyre. Unë kam bindjen se 11 Maji është para së gjithash dita e shpirtit liridashës të këtij qyteti të mrekullueshëm. Është dita në të cilën shkodranët, që kanë ruajtur më shumë se kushdo tjetër, idealin e lirisë, që kanë ruajtur dinjitetin e tyre në kohërat më të vështira, më 11 Maj do firmosin një kapitull të ri në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë. Do të ndahen me një diktaturë, të cilën Europa në shekuj dhe mijëvjeçarë nuk e ka njohur.
Europa ka njohur të gjitha llojet e diktaturave, por jo kurrë narkodiktaturën. Narkodiktatura e vendosur këto 12 vite ishte formë mizore, e pashpresë, formë e egër si çdo diktaturë tjetër, por kjo zbrazi, boshatisi Shkodrën dhe Shqipërinë më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo mynxyrë, më shumë se çdo epidemi. Kjo diktaturë, njëlloj si ajo tjetra që kaluam, votën tuaj, vullnetin e njerëzve të lirë, e dhunoi dhe e dominoi me krimin, me drogën, me paratë e helmit. Kjo diktaturë për 12 vite me radhë bëri pensionistët shqiptarë të vuajnë çdo vit e më shumë.
Rrogëtarët shqiptarë të vuajnë çdo vit e më shumë. Kjo diktaturë bëri që mijëra ndërmarrje të falimentojnë, mijëra ferma të falimentojnë.
Bëri që sofra të mos ketë më pjata për ët gjithë anëtarët e shtëpisë dhe që të detyrohen prindërit, gjyshërit t’u thonë të rinjve, shkoni, merrni rrugët e botës, paçi fatin tuaj. Miq, qytetarë të mençur të Shkodrës, atdhetarë të flaktë siç jeni, imagjinoni një moment ku kemi arritur. U bëj thirrje ju, mendoni për një moment ku na çoi në 12 vite ky regjim. Sot ne jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Sot për shkak të emigracionit ne jemi vendi me lindshmërinë më të ulët në botë sepse në 10 vite përzuri nga Shkodra dhe Shqipëria, vetëm të ri 620 mijë të rinj. Një shtëpi pa djep, edhe e florinjtë po të jetë, është një shtëpi që mbyllet, një shtëpi pa zot, një shtëpi muze dhe asgjë më shumë.
Qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, historia na mëson se kombet edhe të fuqishme, se shtete edhe të fuqishme, edhe perandori të fuqishme janë zhdukur. Ndaj dhe sot jemi para kësaj përgjegjësie të madhe, do të lëmë ne këtë komb të rrokulliset në greminën e historisë apo do t’i dalim zot? Kurrën e kurrës nuk mund ta lëmë farën tonë të shuhet. Fara jonë nuk shuhet kurrë. A është 11 Maji pra një votë për të ndalur këtë rrokullisje të madhe?
A është 11 Maji një votë për një epokë të re për Shqipërinë? Miqtë e mi, u ndala vetëm në këtë aspekt, po çfarë i shtyn të rinjtë tanë të marrin rrugët e dheut në një kohë kur Shkodra është vendi i pasurive përrallore?
Shumë zor të gjesh një vend tjetër të ketë një det fantastik dhe alpet madhështore në një shikim. Shumë zor të gjesh një qytet me një liqen kaq të bukur dhe kaq të madh. Shumë zor të gjesh një tokë siç është Nënshkodra, Misir e kaluar Misirit, tokë ndër më pjelloret. Shumë zor të gjesh kanionet, liqenet e mrekullueshëm të Vaut të Dejës dhe Komanit. Miq, askund nuk mund të gjesh njerëz që e njohin, e ndërtojnë dhe e shijojnë jetën më bukur se shkodranët. Njerëz punëtorë. Atëherë miq, çfarë kanë që ikin e ikin shkodranët?
Ikin e ikin sepse kemi një regjim të pashpirt. Sepse ky regjim pensionistët, që kishin një pension prej 142 mijë lekë në vitin 2013, por që ishte pensioni më i lartë në rajon, i la sot të fundit në rajon dhe malazezi që merrte 138 mijë lekë, merr sot 450 mijë lekë. Sepse rumuni që merrte 164 euro rrogën minimale në kohën kur shqiptari e kishte 220 euro, sot merr 800 euro. Po pse këto? Sepse çdo qeveri, taksat që u merr qytetarëve, në radhë të parë ua kthen qytetarëve. Ua kthen në pensione, ua kthen në rroga, ilaçe, shkolla, asfaltime, ujësjellësa, kanalizime. Ku janë?
Erdhi këtu ... do t’u them një gjë, sikur 12 vjet pushtim i huaj të kishte pasur Shkodra dhe pushtuesi të vinte këtu, kurrë nuk do i lejonte vetes të thoshte se unë kam investuar në Shkodër 1 miliardë e 300 milionë euro.
Mashtrues i neveritshëm. I turpshëm. Ai në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri, që të gjitha vazhdim i projekteve në përfundim e sipër të mëparshme. Miq, pra erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët. U soll tetë muaj në fushatë nga takimi në takim duke bërë zhonglerin, duke bërë hokatarin, duke bërë analistin dhe të vetmen që bëri, nuk dha kurrë shpjegim se ku shkuan 130 milionë euro, baras me 812 mijë pensione të djegësit të Tiranës.
Ku shkuan ato? Ku shkuan 90 përqind e fondeve që përdoren për rrugë? Ku shkuan fondet që ndërtojnë shkollat me 10-fishin e BE? Ku shkuan, kush i mori? Miq, këto i mori qeveria. Dhe i mori nga pensionet tuaja, nga rrogat tuaja. Dhe duhet ta dijë çdo shqiptar se nëse pensionet mbetën ato dhe në Mal të Zi u trefishuan, këtu paratë e pensioneve u vunë në rrugë për t’u vjedhur. Dhe ky njeri, që ndërton saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha, me një kopsht 4 herë më të madh, ky njeri tani bën fjalë për çyrykë, për autikë, nuk i vë asnjë fre gojës së tij, duke fyer në këtë mënyrë fëmijë, duke fyer në një akt se atë e ka bërë vetëm Maduro, diktatori i Venezuelës e ka në fjalim të njëjtin term. Dhe Adolf Hitleri i cili kishte dekretin e eugjenikës për fëmijë me të meta, raca arjane thoshte nuk i priste," tha Berisha.
SHKODËR- Kreydemokrati, Sali Berisha ka uruar Papën e ri të Kisha e Katolike Romane, Robert Francis Prevost, duke thënë se u zgjodh një Donald Trump në Vatikan. Berisha gjithashtu i uroi jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe besimit më të mëdha në mbarë botë.
“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan. Papa Leo, një amerikan. Le ta urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe besimit më të mëdha në mbarë botë”, tha Berisha.
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Shkodrë, ka uruar edhe ditëlindjen e Susan Wiles, shefes së kabinetit të presidentit, Donald Trump.
"Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese", u shpreh Berisha.
Berisha: Por miq, këtu bashkëkryestrategu i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se na njoftoi se bashkëëarkitektja e këtij rikthimit të jashtëzakonshëm, aktualisht shefe e kabinetit në Shtëpinë e bardhë, zonja e nderuar Susan Wiles ka ditëilindjen. Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese.
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës e nisi fjalën e tij me urimin për Papën e ri, i cili sapo u zgjodh. Kreydemokrati gjithashtu uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër. Në fjalën e mbajtur para mijëra shkodranëve që janë mbledhur në takimin përmbyllës të fushatës, kryedemokrati Sali Berisha tha: "Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor".
Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë. Nderimin më të madh për të gjithë ju. Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur. Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë. Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin.
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Gjatë fjalës së tij LaCivita, u bëri thirrje qytetarëve që tani ka ardhur koha që të rrëzojnë një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. LaCivita gjithashtu theksoi se Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se SHBA-të kanë besim tek Kreydemokrati.
"Përpara se të filloj, kur hipa në avion këtë mëngjes, disa miq të mi në Washington, D.C. festojnë një ditëlindje të rëndësishme sonte. Dhe është për një mike shumë, shumë të dashur për mua, dhe ajo quhet Susie, dhe doja t’i uroja ditëlindjen nga Shqipëria. Susie, gëzuar ditëlindjen. Jam i nderuar që jam këtu, në vendin ku nisi lufta për lirinë shqiptare. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.
Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë! Si amerikanë, ne besojmë në liri, në të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën e dhënë nga Zoti për të jetuar, për të punuar, për të rritur familjen dhe për të adhuruar Zotin që zgjedh vetë. Dr. Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi besim te Dr. Berisha. Por këto të drejta mund të zhduken, përveç nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni të dielën. Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund ta shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja. Luftoni për të ardhmen tuaj. Luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, fitore, fitore!" tha LaCivita.