LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nesër seancë plenare, PD e bojkoton, Balla: Keqardhje për demokratët. Bardhi: Mbledhje e thirrur për axhendën personale të Ramës

• Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë. Kjo pasi sipas tyre është një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit dhe jashtë ditës normale të saj. • Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi u shpreh se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht. • Ai e cilësoj këtë një shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. • Sipas tij një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. • Pas vendimit të PD-së për bojkot, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla. • Përmes një reagimi publik, Balla shprehu keqardhje për vendimin e opozitës, duke theksuar se seanca është thirrur për të diskutuar një projekt-rezolutë që lidhet me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iran. • Sipas tij, në seancë pritet të propozohet një projekt-rezolutë “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste”, duke theksuar se ky është një qëndrim i domosdoshëm i Shqipërisë në krah të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimin e opozitës se seanca është thirrur në kundërshtim me rregulloren, duke e cilësuar këtë një gënjeshtër. Sipas Ballës, seanca e 17 marsit është propozuar që më 18 shkurt në Konferencën e Kryetarëve dhe është miratuar me vendim të seancës plenare rreth një muaj më parë. • Menjëherë më pas, i është kundërpërgjigjur Bardhi. Bardhi thekson se është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, duke e akuzuar atë për deklarata të pavërteta lidhur me arsyet e seancës dhe projekt-rezolutën për Iranin. • Në reagimin e tij, Bardhi thotë në Rendin e ditës që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute, por vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. • Ai thekson se rendi i ditës duhet të miratohet me urdhër të kryetarit të Kuvendit dhe të njoftohet të paktën dy ditë përpara zhvillimit të seancës. • Gjithashtu Bardhi deklaron se sipas kalendarit të punimeve të miratuar nga seanca plenare e 19 shkurtit 2026, mbledhja e radhës ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, më 19 mars, në përputhje me rregulloren e Kuvendit. • Në fund, Bardhi shprehet se është për të ardhur keq, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. 

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

"Humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat"/ Bardhi i kundërpërgjigjjet Ballës: Keqardhje që Grupi Parlamentar i PS është bërë streh e të korruptuarve...

Nesër seancë plenare, PD e bojkoton, Balla: Keqardhje për
Gazment Bardhi, Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla lidhur me seancën plenare të së martës. Me anë të një deklarate, Bardhi thekson se është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, duke e akuzuar atë për deklarata të pavërteta lidhur me arsyet e seancës dhe projekt-rezolutën për Iranin.

Në reagimin e tij, Bardhi thotë në Rendin e ditës që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute, por vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Ai thekson se rendi i ditës duhet të miratohet me urdhër të kryetarit të Kuvendit dhe të njoftohet të paktën dy ditë përpara zhvillimit të seancës.

Gjithashtu Bardhi deklaron se sipas kalendarit të punimeve të miratuar nga seanca plenare e 19 shkurtit 2026, mbledhja e radhës ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, më 19 mars, në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Në fund, Bardhi shprehet se është për të ardhur keq, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. 

Reagimi i Bardhit:

Është humbje kohe të sqarosh gënjeshtrat e Taulant Ballës, sepse aq shumë sa gënjen të duhen 24 orë në ditë vetëm për genjeshtrat e tij.

Së pari, në Rendin pa rend dite që ka njoftuar Kryetari i Kuvendit, nuk është përfshirë miratimi i ndonjë rezolute. (Foto 1) Në rendin pa rend dite është përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftimet. Rendi i Ditës miratohet me urdhër të Kryetarit të Kuvendit dhe njoftohet jo më vonë se 2 ditë para senacës.

Së dyti, në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të miratuar nga seanca plenare e datës 19 Shkurt 2026, seanca është planifikuar të zhvillohet të enjten, datë 19 Mars 2026, (Foto 2) në përputhje me nenin 40/1 të Rregullores së Kuvendit. Ndryshimi i ditës së mbledhjes së seancës plenare është bërë në mënyrë të njëanshme nga Kryetari i Kuvendit, sipas axhendës së tij personale dhe kundërshtim me Kalendarin e miratuar me vendim të Kuvendit. Për pasojë, mbledhja e seancës plenare është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Ne ndjejmë shumë keqardhje, që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është bërë streh e të korruptuarve dhe personave të lidhur me krimin e organizuar. Ndjejmë shumë keqardhje që deputetët karton të këtij grupi parlamentar, e përdorin Kuvendin si bunker të korrupsionit dhe krimit të organizuar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Vendimi i PD-së për të bojkotuar seancën e nesërme/ Balla: Ndjej keqardhje ndaj tyre! Seanca nuk është thirrur në kundërshim me Rregulloren

Nesër seancë plenare, PD e bojkoton, Balla: Keqardhje për
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike e cila zgjodhi të bojkotojë seancën plenare të së martës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla u shpreh ndjen keqardhje për këtë vendim.

Sipas tij PD ka përdorur pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga mazhoranca një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.

Balla tha se seanca nuk është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Por, sipas tij ajo është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë.

Postimi i Taulant Ballës

Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni.

Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë.
Gëzuar Natën e Kadrit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

PD nuk merr pjesë seancën plenare të së martës/ Bardhi: Mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit

Nesër seancë plenare, PD e bojkoton, Balla: Keqardhje për
Foto ilustruse

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë. Kjo pasi sipas tyre është një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit dhe jashtë ditës normale të saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoj këtë një shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Sipas tij një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. 

Nesër seancë plenare, PD e bojkoton, Balla: Keqardhje për

Postimi i Gazmend Bardhit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.

Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik. Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve. Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve./Dosja.al

gazment bardhi taulant balla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen