LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale aksion në Elbasan, SPAK kërkon kapjen e Suel Çelës! Lëshohen masa sigurie për 21 persona (EMRAT)

• Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. • Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. • Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. • Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre. • Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij). • Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është vendosur për dy gazetarët Artan Hoxha (akuzohet si pjesëmarrës në organizatë kriminale) dhe Elton Qyno (akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat). • Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për Blerina Beqirin, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës. • Në kuadër të operacionit që po zhvillohet dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. • Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. • Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. • Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat për cilët SPAK ka lëshuar masat e sigurisë: Marjus Lulaj (alias Suel Çela); Mario Çela; Xhino Roka; Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja); Sergej Hasanpapaj; Bruno Hazizolli; Ledio Zabeli; Marsel Roka; Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku); Preke Kodra; Fuad Verzivolli; Metin Mehjam; Renato Hasani; Skender Sufaj; Pajtime Fetau; Dedan Gjoni; Marsel Shega (alias Bujar Shega); Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa); Blerina Beqiri; Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Operacioni i SPAK, ja kush janë 21 personat për të cilët u lëshuan masat e sigurisë

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Foto ilustruese

ELBASAN- Janë publikuar emrat e 21 personave të cilët janë lëshuar masa sigurie nga operacioni i SPAK i zhvilluar në Elbasan. Mes tyre janë gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, zyrtari i lartë i policisë, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Arrest me burg është lëshuar edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Masa arrest me burg është lëshuar edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Arrest me burg

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno

Artan Hoxha

Operacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.

Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij).

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është vendosur për dy gazetarët Artan Hoxha (akuzohet si pjesëmarrës në organizatë kriminale) dhe Elton Qyno (akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat). Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për Blerina Beqirin, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës.

Në kuadër të operacionit që po zhvillohet dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. Të sipërpërmendurit dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

1 VITE ME PARE

Në pranga pas operacionit të SPAK/ Bujar Shega kërcënonte administratorin e Universitetit të Elbasanit për mikun e tij trafikant, kompania e të cilit ka "nën kontroll" godinën e policisë

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
foto ilustruese

TIRANË- Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” pas operacionit të SPAK në Elbasan. Biznesmenit iu vunë prangat në Milano të Italisë, ndërsa sipas raportimeve pritet edhe ekstradimin i tij në vendin tonë.  Shega, administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", dyshohet se pastronte para për grupet kriminale. Sipas raportimeve, kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Shega, është i njohur për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.

Ndërkohë në një investigim të "Ina Media" të disa muajve më parë është zbuluar lidhja e Bujar Shegës me një tjetër biznesmen të njohur në Elbasan, Nazif Bajrami, i hetuar për lidhje me trafikun e drogës. Investigimi zbuloi një tender të dyshimtë të kompanisë “Bajrami SHPK”, me pronar Nazif Bajramin, që kishte lidhje me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”. Për këtë tender ka të dhëna se është kërcënuar administratori. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Administratori i universitetit është kërcënuar nga Bujar (Marsel) Shega, që tenderi të fitohej nga miku i tij, Bajrami.

“Por, ky nuk është i vetmi tender i dyshimtë i kompanisë Bajrami N., sh.p.k. Aktualisht, për një tjetër tender me autoritet kontraktues universitetin “Aleksandër Xhuvani”, i ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ka të dhëna se është kërcënuar administratori, E. H. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N., sh.p.k. Shega, që njihet ndryshe edhe si Marsel Shega, është i skeduar për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën. Lidhja e Bujar Shegës me biznesmenin Bajrami provohet edhe nga udhëtimet e tyre së bashku."-shkruhet në artikull.

Kompania e sipërpërmendur ka fituar 66 tenderë publikë, mes tyre edhe rikonstruksionin e godinës së Policisë së Shtetit në Elbasan.

PJESË NGA ARTIKULLI I INA MEDIA:

Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamentin e Policisë Kriminale mbi të dhënat e Interpol Bernës për aktivitetin e dyshimtë të Nazif Bajramit, një biznesmen i njohur në Elbasan. Informacioni i referohet vitit 2019 e në vazhdim, ku zviceranët e konsiderojnë biznesmenin 55-vjeçar si një person të skeduar për trafik të lëndëve narkotike, në bashkëpunim. Në shkresën e firmosur nga shefi i Interpol Tirana, zviceranët rendisin edhe emrat e bashkëpunëtorëve të biznesmenit, numrat e telefonit të secilit dhe vendet ku e zhvillojnë trafikun.

Në fakt, dyshimet ndaj grupit prej 10 personash nga Elbasani dhe nga Peqini, ku përfshihet edhe Bajrami, ishin shkëmbyer midis policive, duke sjellë vëzhgime dhe ndjekje në Shqipëri. Të huajt informojnë se grupi kryen trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latine përmes linjës Shqipëri-Zvicër dhe Itali-Gjermani-Holandë-Belgjikë.

Në krye të tre viteve, kur i delegohet Policisë së Elbasanit nga Policia e Shtetit, çështja arkivohet. Në të njëjtën kohë, kompanisë Bajrami N., me ortak të vetëm Nazif Bajramin, i jepen në dorë çelësat e Policisë së Elbasanit, pasi u shpall fituese e tenderit për rikonstruksionin e disa godinave.

Autoriteti Kontraktor, që i dorëzoi të gjitha hartat dhe plan-vendosjet e strukturave, që duhet të jenë konfidenciale (përfshirë Zyra e Informacionit Kriminal, dhomat e njohjes apo zyrat e agjentëve të krimit të organizuar), ishte Policia e Shtetit.

I gjurmuar nga policia, sot ka në dorë çelësat e saj

Pak përpara se të hyjë në drejtorinë e policisë vendore, të kthyer prej 14 muajsh në një kantier ndërtimi, një oficer, që merret me hetimin e krimeve të rënda në Elbasan, e zbret kapelën ngjitur me sytë.

Shqetësimi i oficerit lidhet me ekspozimin e identitetit të tij dhe të kolegëve, që hetojnë krimin e organizuar në qytet dhe trafikun e drogës.

“Ne jemi civilë dhe asnjë nuk duhet të dijë se ku jemi të angazhuar specifikisht, ku janë zyrat tona, kush jemi ne. Por, ata dinë çdo gjë, që përpara se ne të dalim nga porta e policisë”, – shprehet oficeri, i cili me një reagim instinktiv përpiqet që ta mbulojë pjesërisht fytyrën.

I pyetur nga Investigative Network Albania se çfarë nënkupton me “ata”, efektivi sqaron: “Ka individë, që kanë qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe që prej muajsh kalojnë para nesh si rikonstruktuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Elbasanit”.

Shkresat e investiguara nga INA Media tregojnë se procedura për rikonstruksionin e policisë lokale u publikua më 24 prill 2022.

Me autoritet kontraktor Policinë e Shtetit, që ofroi një fond limit prej 340 milionë lekësh, bashkimi i operatorëve Bajrami N., sh.p.k., & Zdravo sh.p.k., u klasifikuan si oferta më e favorshme, ekonomike.

Çështja rezulton se u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga njëri prej operatorëve të shkualifikuar, që kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Kërkesa nuk u pranua, ndërsa ngelën të pavërtetuara informacionet operative se njëri nga administratorët e një tjetër shoqërie konkurrente në garë ishte kërcënuar për t`u tërhequr. Njëri prej garuesve e pranoi këtë situatë të vështirë në kushte anonimiteti, por, në momentin që iu kërkua të prononcohej, refuzoi që ta bëjë diçka të tillë. Me informacione të të huajve, që policia i dispononte dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, u lidh kontrata më 25 tetor 2022.

Nazif Bajrami është bashkëshorti i Anduena Bajramit, e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, nga dhjetori 2013 deri në mars 2016, gjatë kohës që kryebashkiak ishte Qazim Sejdini, gjithashtu i lakuar për tenderët e dyshimtë.

Bajrami N., sh.p.k. është një kompani, që ka fituar dhjetëra tenderë publikë nga pushteti lokal dhe ai qendror. Vetëm në Bashkinë e Elbasanit është klasifikuar fituese në 35 tenderë, nga 66 në total, që ka përfituar nga pushteti vendor në shkallë vendi. Referuar të dhënave në Open Data, nga totali i tenderëve të fituar nga pushteti lokal, 30 prej tyre janë klasifikuar me red flag për mungesë konkurrence apo shkualifikim të të gjithë operatorëve, pra duke mbetur i vetëm në garë. Përgjatë viteve 2019-2024, kjo shoqëri ka përfituar 24 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit.

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Një biznesmen vihet në pranga në Milano, dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij (EMRI)

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
spak

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme të zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe që vijon ende. Operacioni për goditjen e një grupi kriminal është kërkuar nga dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Altin Dumani. Lidhur me operacionin janë lëshuar 21 masa sigurie, nga të cilat 18 janë arrest me burg, një arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës dhe detyrim paraqitjeje për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Bëhet me dije se nuk janë ekzekutuar ende të gjithash masat e sigurisë "arrest në burg". Në mesin e të arrestuarve deri më tani është biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, i cili është vënë në pranga në Milano. Sipas raportimeve, kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Ai dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve kriminale përmes kompanive të tij, ndër to dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Operacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.

Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij).

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është vendosur për dy gazetarët Artan Hoxha (akuzohet si pjesëmarrës në organizatë kriminale) dhe Elton Qyno (akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat). Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për Blerina Beqirin, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës.

Në kuadër të operacionit që  po zhvillohet dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. Të sipërpërmendurit dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK cakton masë sigurie për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni, aktualisht në burg

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
dedan gjoni

TIRANË- Ish-shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni është një nga emrat për të cilin është caktuar masa "arrest në burg" nga Prokuroria e Posaçme. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Ish shefi i krimeve është vënë në pranga para një viti pas hetimeve për një tjetër dosje të SPAK atë të 'Metamorfoza 2', ku janë dërguar për gjykim 11 persona, mes të cilëve edhe ish shefi  i policisë së Tiranës, Erzen Breçani së bashku me Dedan Gjonin. Ky i fundit akuzohej për sigurim kushtesh për vrasje.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK: Masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg! 2 gazetarët, detyrim paraqitje

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë, 25 nëntor. SPAK në njoftim bën me dije se janë caktuar masa sigurie për 21 persona. Sipas njoftimit mes tyre ka persona përfshirë si anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. 

Më tej theksohet se 18 persona u është caktuar masa e arrestit me burg mes të cilëve në burg janë lënë një ish-gjyqtar dhe një zyrtar i lartë i policisë shtetit. Ndërsa arrest në shtëpi është lënë një avokat. Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Në reagim theksohet se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane është në vijim. Gjithashtu në njoftim nuk janë përmendur emra.

Njoftimi:

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi - 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

1 VITE ME PARE

Kontrolle dhe masa sigurie ndaj tyre, operacioni në Elbasan, kush janë 3 ish-gjyqtarët "e shënjestruar"?

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Pajtime Fetahu

ELBASAN- Nga operacioni i nisur mbrëmjen e shkuar në Elbasan u zbulua se ishin lëshuar masa arresti për dy ish-gjytarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu si dhe ishte ushtruar kontroll në banesën e ish-gjyqtarit tjetër Taulant Tafa. Por kush janë 3 ish-magjistratët?

Taulant Tafa

Ish-gjyqtari Taulant Tafa ndodhet në të njëjtën dosje penale të SPAK për përgjimet SKY ECC me ish-gjyqtarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Tafa pati probleme gjatë procesit të vetting-ut një vit më parë. Ai u shkarkua më 24 Prill 2023 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Teksa e ka apeluar çështjen prej muajit korrik 2023 dhe ende nuk ka vendim të formës së prerë.

Gjatë seancave dëgjimore në shkallën e parë Tafa dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin. ILD kërkoi shkarkimin e tij, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin, derisa një vit më pas KPK e shkarkoi.

Zihni Shahu 

Zihni Shahu, ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.

KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Pajtime Fetahu

Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste. Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

1 VITE ME PARE

“Nuk dëgjon Tomi!” Operacioni në Elbasan, lihet nën masën "arrest shtëpie" avokatja e grupit të Suel Çelës, kontrolle dhe në banesën e ish-magjistratit Taulant Tafa

 

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Suel Çela

ELBASAN- Lidhur me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan ku u raportua se u lëshuan masa arresti ndaj dy ish-gjyqtarëve, ka dyshime se emrat e këtyre të fundit përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.

Konkretisht nga ky operacion mësohet se GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, si dhe pati kontroll ndaj banesave të dy ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Ndërkohë masë arresti shtëpiak raportohet se është lëshuar dhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës. Sipas informacioneve, në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish-gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.

 

1 VITE ME PARE

Operacion 'blic' në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë (EMRAT)

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Pajtime Fetahu

ELBASAN- Forcat Speciale kanë kryer një operacion 'blic' në Elbasan nga ku raportohet se disa persona janë vendosur në pranga mes tyre dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Prokuroria e Posaçme për lidhje me bandat. Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Po ashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin dhe në disa biznese.

Zihni Shahu 

Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni. KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Pajtime Fetahu

Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste. Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

1 VITE ME PARE

Detaje nga aksioni i Forcave Speciale në Elbasan, nisi që mbrëmë pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Forcat Speciale

ELBASAN- Dosja.al, mëson detaje të reja nga aksioni i Forcave Speciale në Elbasan. Mësohet se synimi i operacionit është arrestimi i Suel Çelës. Ndërkohë që aksioni është ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe po vijon ende. Ndërsa bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle dhe në disa banesa. Rrjeti që është goditur nga aksioni është i përfshirë në trafik droge si dhe ngjarje kriminale të tjera. 

1 VITE ME PARE

Forcat speciale aksion në Elbasan, SPAK kërkon kapjen e Suel Çelës

"Pas zbërthimit të bisedave nga SKY ECC!"/ Forcat speciale
Suel Cela

ELBASAN- Forcat Speciale kanë nisur një operacion për kapjen e Suel Çelës në Elbasan. Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se SPAK ka urdhëruar aksionin për arrestimin Suel Celës në qytetin e Elbasanit. 

Suel Çela është në kërkim për porosi për vrasje në Elbasan. Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit./Dosja.al

operacion ne elbasan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës