LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk investon! Bido: Bojkotuat ceremoninë e Flamurit më 28 Nëntor, e di urdhrin tuaj që...

• Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. • E para që mori fjalën nga deputetët ishte deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. • Zhupa në nisje të Kuvendit komentoi arrestimin e rektores së Kolegjit të Evropës, e cila akuzohet për mashtrim lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE-ja për diplomatët e rinj. • Zhupa foli dhe për një leje zhvillimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për një kampus, që më pas i ka kaluar Kolegjit Evropian shtuar këtu dhe 17 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtim. • Më pas deputeti Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon përditë SPAK dhe prokurorët. • Shehaj tha se qeveria po ushtron duke përdorur Gjykatën Kushtetuese teksa përmendur rastin e Belinda Ballukut. • Ndërkohë deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar të ndalohet fostoksina në Shqipëri, pasi është substancë ndjellëse e vetëvrasjeve. • Ai tha se kjo substancë duhet të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës. • Në fund, ai kërkoi që fosktoksina të shpallet e ndaluar, ndërsa shtoi se ka plot substanca të tjera jo të dëmshme. • Gjithashtu demokrati Agron Gjekmarkaj foli për përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin gjatë javëve të fundit. • Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe. • Demokrati theksoi se nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh dhe e gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. • Ndërsa deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se shqetësimi më i madh i shqiptarëve sot është korrupsioni, ndërkohë që ligjvënësit nuk lejohen për të folur aq sa duhet për problematikat që shqetësojnë komunitetin. • Teksa kërkoi që të ndryshonte rregullorja për kohën e diskutimeve për deputetët, vuri në dukje se mazhoranca hesht përballë skandaleve korruptive, kurse kryeministri po i bën gjyqin drejtësisë që “e nxori nga sqetulla e vetë”. • Boçi iu referua edhe arrestimit të Federica Bogherinit në Bruksel, që është rektorja e Kolegjit Evropian, mision ky i BE-së për diplomatët e rinj.

16 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

“Gjeni kohë të mbroni hajdutët, por jo qytetarët”/ Balliu mazhorancs: Tre atentate në dy javë, ku është ministrja e Mbrojtjes të japë llogari! Në sallë nuk ka asnjë...

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Klevis Balli

TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutët, por nuk bëj në asgjë për të mbrojtur dhe dalë në krah qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se ministrat të cilët duhet të japin llogari për situatën e krijuar, mungojnë në sallën e Kuvendit, ndërsa kujtoi se ministrja e Mbrojtjes duhet të jepte sot llogari për 3 atentate të ndodhura në 2 javë.

“Nuk ka lagje e rrugicë që të shkosh e të çohet një qytetar e të flasë për vjedhjet e këtij qyteti. Kjo sallë në vend të zgjidhë prodhon halle për shqiptarët. Me një arrogancë të tmerrshme çdo denoncim i opozitës përbuzet e thonë janë shpifje. DASH dhe Europol shpifin kur thonë jeni vend narko trafikantësh?

Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkojë në GJK e të paguajë analistë të thonë Balluku është e mirë. Gjeni kohë të mbroni hajdutë por jo të ndërtoni një kopësht e shkollë në Astir. Për një trafikant gjenden mënyra të shmangen procedurat por për qytetarët që përmbyten nuk thuhet asgjë. Në sallë nuk ka asnjë ministër të japë llogari. 3 atentate për 2 javë, ku është ministrja e Brendshme?

Çlidhje keni ju me patriotizmin, ju që krenoheshit në arenat ndërkombëtare, kryeministri juaj, që thoshte nuk shkoj mirë me kryeministrin e Kosovës, por shkoj mirë me atë të Serbisë. Jeni kthyer në sallë hajdutes që justifikojnë vjedhjet e tyre dhe bëjnë propagandën e zakonshme. Bëni mirë që bëni kështu sepse ne nuk vijmë të gjithë këtu e t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë, siç ua bëni ju shqiptarëve”, deklaroi Balliu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"O deputet na duhen bote se ka vajt m*ti në gju"/ Korreshi raporton problemet: Lagjja në qendër të Lushnjës e përmbytur nga shirat

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal tek problematikat në zonën e lushnjes, si pasojë e përmbytjeve. Duke folur nga Kuvendi, Korreshi tha shirat përveç se përmbytën zonat, nxorrën në pah një tjetër problematikë të infrastrukturës atje, atë të kanalizimeve. Gjithashti ai tregoi se një lagje në qendër të qytetit është përmbytur nga shiu dhe fekalet.

"Edhe një herë zoti kryetar të kërkoj ndjesë sepse fjalimet e mia nuk hapin grup kapituj, nuk bëj fjalime që hyjmë në Europë, siç folën kolegët. I përshëndes. Aq tym dhe ndotje ka në Lushnjë sa na ka marrë malli për autobusin urban të Lushnjës që punon me mazut që nuk i rrije dot mbrapa makinës se të helmonin.

Nuk ndihet më ai nga ato fabrikat e Lushnjës që e kanë mbyt të gjithë vendin. Njerëzit nuk hapin dot dritaret. Ju ftoj të dilni një xhiro meqë janë festat e vitit të ri. Kjo është drama e përditshme 24 orëshe që nuk fiket asnjëherë në Lushnjë. Dhe është pak ironi…më marrin në telefon dhe më thonë deputet më duhen nja dy bote për të thith pusetat, se ka vajt muti në gjunj.

Lagjja Gafurr Muço është përmbytur përveç shirave por edhe nga fekalet. Lushnjë qendër, në qendër të Lushnjes ndodh kjo. si do e bëjmë?  As ujë të pijshëm nuk ka. Meqë janë festat e fundvitit unë dua ta mbyll me një fjali nga uji që pijnë  dhe po lajnë lushnjarët;  bora zbardhi tek për tej fusha edhe male viti i ri do na gjejë duke dhjerë në hale nga uji i pijshëm," tha Saimir Korreshi./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Bardhi “përplaset” me Bidon: Patriotizmin tregoje kur voton projekte që i shkojnë turkut! Socialisti: Bojkotuat ceremoninë e Flamurit më 28 Nëntor

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i PS-së, Ardit Bido është "përplasur" me Kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Badhi gjatë seancën parlamentare në Kuvend. Bido tha se është paturpësi që një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Bido tha se deputetet e bojkotuan pasi u urdhëruan, se në atë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë.

Në lidhje me këtë, Bardhi iu përgjigj duke thënë se flamuri nderohet duke mos vjedhur, ndërsa tha se Bido duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri. Ai tha se Bido voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare, por grekut e turkut.

Ardit Bido- Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ca ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Ardit Bido.

Gazmend Bardhi- Besoj që duhet të dënoni gjuhën e përdorur, të gjithë biem dakord për të nderimin e flamurit kombëtar, nderimi real i festës së Pavarësisë dhe asnjë koleg nuk ka guxuar kurrë të përdorë një ditë që bashkon të gjithë shqiptarët, e të përcjellë përçarje. Do ta ftoja kolegun të nderonte flamurin jo vetëm më 28 Nëntor por çdo ditë. Flamuri nderohet duke mos vjedhur, ti duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri. Ti voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare por grekut e turkut. Këtu tregoje ti patriotizmit e mos eja të na tregosh përralla./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp", Bido- demokratëve: E di urdhrin tuaj që nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë 

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Ardit Bido

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka kritikuar opozitën në lidhje me festën e 28 nëntorit. Nga Kuvendi, Bido tha se është paturpësi, që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, bojkotojnë flamurin.

Ai tha se është në dieni të urdhërit të tyre të përgjithshëm, ku sipas tij në atë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. Në lidhje me këtë, ai tha se bashkia nuk është një institucion partiak. Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, e quajti akoma më turp atë çfarë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku tha se asnjë nga deputetët e opozitës nuk shkuan në ceremoninë e ngritjes së flamurit. 

“Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër.

Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ça ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Bido./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Plas keq në Kuvend/ Blushi: S’pres që e mençura Zegjine të ketë mençurinë e Dritëro Agollit, por…! Deputetja: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Foto Ilustruese

TIRANË- Një debat ka shpërthyer në Kuvend mes deputetit të PL-së, Tedi Blushi dhe deputetes së PS-së Zeqine Çaushi. Blushi gjatë fjalës së tij, tha se nuk pret që Çaushi të ketë zgjuarsinë e Dritëro Agollit.

Në lidhje me këtë Çaushi iu përgjigj duke thënë se nuk kishte asnjë lloj komenti, për Blushin. Kjo sepse atë koment që kishte do t'ja jepte Ilir Metës. 

Tedi Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim.

Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Eno Bozdo: 1 mijë hektarë tokë të përmbytura në Berat, fermerët duhet të dëmshpërblehen.

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Eno Bozdo

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se 1 mijë hektarë tokë janë të përmbytura në Berat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti.

Problem tjetër tha se është edhe sistemi i kanaleve kulluese, i cili nuk funksionojnë. Bozdo  tha se fermerët duhet të dëmshpërblehen, pasi mbështetja e shtetit ndaj tyre është e domosdoshme.

"Situata në Berat pa përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë të përmbytura. Për fat të keq fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti. Problem janë sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionojnë. Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave të cilët nuk rezistuan. Infrastruktura kulluese në mëshirë të fatit, Argjinaturat të ndërtuara me cilësi të dobët.

Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. Fermerët duhet të dëmshpërblehen. Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë, i përbuzur e për ta kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe ju kërkojnë votën. I bëj thirrje qeverisë për dëshmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara.”, tha Bozdo./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar", Braçe: 120 mijë banorë të njësinë nr 5 marin shërbim shëndetsor në një hyrje pallati

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se ka nisur shpërndarja e bonuseve për pensionistët dhe për personat me aftësi të kufizuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se ky është bonusi i dytë për këtë vit, pasi në pranverë u shpërnda në tjetër bonus.

Deputeti socialist tha se 120 mijë banorë në njësinë nr 5 marin shërbim shëndetësor në hyrjen e një pallati. Ndërsa në Selitë tha se ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90, që ende nuk kanë një certifikatë pronësie. 

“Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.


Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati. Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet"/ Kaso: Kuvendi të zgjedhë, do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso foli në Kuvend për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet.  Duke folur për situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Demokrati shtroi edhe pyetjen se ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre. Në fund ai theksoi se dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, por ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit

“Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre.

Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ku janë 38 milionë lekët për mirëmbajtjen e hidorvorit ?", Bujar Leskaj: Përmbytjet në Vlorë ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka deklaruar ditën e sotme se Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti  i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Deputeti tha se investimet me miliona euro në fakt janë abuzime.

Leskaj tha se në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit, ndërsa kërkoi të dijë se ku kanë shkuar këtë para. Sipas tij përmbytjet ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.

"Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.

Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Përmbytjet ndodhën se shteti nuk investon"/ Gjekmarkaj në Kuvend: Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj foli për përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin gjatë javëve të fundit. Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe. Demokrati theksoi se nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh dhe e gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja.

“Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri.

Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas. Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit.

Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh. E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti ë nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lesha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave”, tha Gjekmarkaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Na e tundët Kolegjin e Evropës si sukses"/ Arrestimi i Mogherinit, Boçi: Qytetarët të shqetësuar për sulmet ndaj drejtësisë

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Luçiano Boçi.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha që shqetëson shqiptarët është korrupsioni. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se është arrestuar drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, që mazhoranca e ka sjellë për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës.

Deputeti opozitar tha se shqetësim tjetër për shqiptarët është paqja fiskale që prek xhepat e shqiptarëve, e cila është kundërshtuar edhe nga diplomacia apo institucionet ndërkombëtare.

“Një nga problemet më të mëdha që shqetëson shqiptarët është korrupsioni. Shqetësimi i ngritur është i drejtë, nuk është arrestuar një njeri i thjeshtë por drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës. Pse ia mbyllët mikrofonin Shehaj, sepse kryeministri shqiptar hedh në gjyq drejtësinë që ka nxjerrë nga sqetulla e vetë.  Ky është shqetësimi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë. Shqetësimi tjetër është paqja fiskale që prek xhepat e shqiptarëve dhe është kundërshtuar edhe nga diplomacia apo institucionet ndërkombëtare, ky është shqetësim kombëtar.

Po e bashkoj me procedurën, sepse nuk kemi mundësi të flasim sot, sepse çfarë mund të themi me 5 minuta. Ndaj kërkojmë të ndryshojë rregullorja siç u propozua nga Leskaj, të jetë 10 minuta, të bëhet me urgjencë, të kemi mundësi të flasim për të gjitha gjërat. Ju bëni sikur nuk ekzistojnë problemet, ta lëmë teatrin dhe të ndryshojë rregullorja, të flasin të gjithë deputetët për problemet që kanë”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ka plot të tjera jo të dëmshëm"/ Vdekja e 15-vjeçarit në Elbasan, Tritan Shehu: Të ndalohet fostoksina në Shqipëri, është substancë ndjellëse e vetëvrasjeve

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar të ndalohet fostoksina në Shqipëri, pasi është substancë ndjellëse e vetëvrasjeve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu tha se një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë.

Ai tha se kjo substancë duhet të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës. Në fund, ai kërkoi që fosktoksina të shpallet e ndaluar, ndërsa shtoi se ka plot substanca të tjera jo të dëmshme.

"E dini ju që një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë. E kam ngritur 100 herë zoti ministër që ajo substancë kaq toksike, vdekjeprurëse ndjellëse e vetëvrasjeve nga ana psikologjike të hiqet nga farmakopea bujqësore. Të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës dhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepta sigurie dhe jo të shitës nëpër rrugë, në kioska duke shtuar dëshirën për vetëvrasjen e të rinjve. Fosktoksina të hoqët të shpallet e ndaluar. Ka plot substanca të tjera jo të dëmshme," tha Tritan Shehu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seanca plenare/ Balliu: Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle...! Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë  

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Kuvend ka nisur seanca plenare. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kërkuar të ulen orët e qëndrimit në Kuvend, pasi opozita do të takojë disa qytetarë.

Në lidhje me këtë, Kreyetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thënë se nga katër orë, do të jetë 5 orë diskutimi sot në Kuvend.

Balliu: Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi: Nga katër orë do të jetë 5 orë diskutimi sot./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Po përdorin Gjykatën Kushtetuese"/ Shehaj: Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në një moment historik, ku të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Nga Kuvendi, Shehaj tha se Rama po sulmon përditë SPAK e prokurorët.

Sipas tij ekzekutivi dhe mazhoranca po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Në fund, ai tha se SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro vendit.

“Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Kryeministri që e ka vartësen të pandehur nga SPAK, po sulmon përditë SPAK e prokurorët. Prokurorët kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar, kanë zbuluar edhe atentate. Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. SPAK më në fund kanë nxjerrë para drejtësisë, Ballukun, Ametajn, Veliajn. SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi”, tha Shehaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Tani kuptuam ç’doni të thoni me standard europian"/ Arrestimi i Federica Mogherini, Zhupa- mazhorancës: Ose i stërvitni ju të korruptohen, ose…

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se me arrestimin e Federica Mogherini, u kuptua çfarë nënkuptohet me standard evropian. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se Kolegjit të Evropës iu dha 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. 

“Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian që keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar.

Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve”, tha Zhupa./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pas Javës së Gjelbërt, Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Seanca plenare/ Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. E para që mori fjalën nga deputetët ishte demokratja Ina Zhupa, ku foli lidhur me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 Nëntor 2025
2. Njoftime.
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!