LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor për 14 majin. Demokratët kundër rikthimit të Bashës

• Pas rezultatit të dobët të arritur në 14 maj, dy pjesët e PD-së kanë nisur nga puna. • Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin e Rithemelimit duke i dhënë mesazhin se duhet të përgatitet me urgjencë kërkesa për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet vendore. • Por në asnjë moment, veçse tek zgjedhjet, nuk dha asnjë koment për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. • Jo në selinë e tyre të marrë me qera, por në Kryesinë e Kuvendit, edhe Gazment Bardhi mblodhi mbështetësit e tij. • Deputetët demokratë, në hyrje të kryesisë kanë bërë thirrje një zëri që partia të bashkohet. Por kanë edhe vija të kuqe. •Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse mund të rikthehet Lulzim Basha në drejtimin e PD-së, u shpreh se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë. • Nuk mendojnë si ai, Dashnor Sula, Saimir Korreshi dhe Ferdinand Xhaferaj. • Për ta rikthimet janë të gabuara, por duhet bashkim, ndryshe në zgjedhjet e ardhshme do të "shpartallohen" tërësisht. • Mbledhjet ende vazhdojnë edhe pse kanë nisur që në orën 13.00, por janë me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. • Gjithashtu në PD duket se do të rikthehet edhe Lulzim Basha. • Në orën 16.30 do të mbajë një takim me të rinjtë, e po ashtu pritet që të vazhdojnë në të gjithë vendin.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet e të shkuarës

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Jorida Tabaku

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në një fazë konsultimi, duke mos pohuar as mohuar asgjë.

‘Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës.’- tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

Berisha: Nesër në seancë duhet të votojmë minimumin jetik! Çdo shqiptar duhet të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në seancën plenare të ditës së nesërme do të fokusohen te minimum jetik jo te rrogat e ministrave dhe deputetëve. Në fjalën e tij gjatë mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha tha se kjo është premtuar gjatë fushatës dhe se Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar.

"Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave. Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush. Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro. Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur. Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij. Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme. Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik. Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Dy mbledhjet e PD-së! Deputetët ndahen në 'kampe', kush zgjedh Berishën e kush Bardhin

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Partia Demokratike

TIRANË- Ditën e sotme dy grupet e Partisë Demokratike zhvilluan mbledhje paralele në të njëjtën orë. Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i zgjedhur i PD-së, Gazment Bardhi mblodhën deputetët në të njëjtën kohë duke bërë që deputetët të ndahen në dy kampe. 

Në mbledhjen e PD-së së drejtuar nga Bardhi ishin të pranishëm 18 deputetë, ndërkohë që në mbledhjen e rithemelimit, 14 deputetë.

-Në mbledhjen e grupit parlamentar që drejtohet nga Berisha janë prezentë 14 deputetë:

-Tritan Shehu
-Luan Baçi
-Edi Paloka
-Lindita Metaliaj
-Kasëm Mahmutaj
-Sorina Kote
-Asllan Dogjani
-Tomorr Alizoti
-Albana Vokshi
-Greta Bardeli
-Edmond Spaho
-Kastriot Piroli
-Bujar Leskaj
-Ina Zhupa

-Deputetët qe janë të pranishëm në mbledhjen e grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit:

1.Gazment Bardhi

2.Dhurata Cupi

3.Saimir Korreshi

4.Arbi Agalliu

5.Lefter Geshtenja

6.Dashnor Sula

7.Enkelejd Alibeaj

8.Orjola Pampuri

9.Selaudin Jakupllari

10.Jorida Tabaku

11.Qani Xhafa

12.Bledion Nallbati

13.Ferdinad Xhaferraj

14.Zheni Gjergji

15.Flutura Acka

16.Merita Bakiu

17.Andia Ulliri

18.Eralda Bano

3 VITE ME PARE

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një komunikim për mediat ka deklaruar se përçarja e brendshme rezultoi fatale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit. Teksa futej për në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sula tha para mediave se përgjegjësia sipas është e të gjithëve duke shtuar se duhet një reflektim dhe një analizë e thellë për të evidentuar shkaqet dhe për të ndryshuar situatën.

"Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe i prerë. Nuk dua të ketë rikthim në PD, nëse duam ta lëmë konfliktin e hapur kjo do ishte zgjidhje. Jam krenar që kam marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Unë e kam thënë gjithmonë se do mbështes çdo kandidat të opozitës. Nuk atakoj emra konkretë, por ishte e pafalshme që demokratët nuk u bënë bashkë, nuk u krijua frymë bashkëpunimi, kjo ishte fatale. Ne duhet të kemi përgjegjësi për humbjet e 14 majit, unë që në krye të herës kam qenë për bashkëpunim. Përçarja tregoi se ishte fatale për opozitën. Unë mendoj dhe gjykoj me mendje të kthjellët, të gjithë kanë kontributin e tyre në PD. Të gjithë duhet të kuptojnë se pa u bashkuar ne jemi të mbaruar,"-tha Sula.

3 VITE ME PARE

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur se Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha nuk duhet të kanidojnë më për kryetar partie. Në një deklaratë për mediat, para se të futej në mbledhjen e grupit parlamentar, ai theksoi se PD duhet të bashkohet pasi demokratët janë lodhur nga kjo situatë.

Mes të tjerash ai theksoi se Gazment Bardhi i cili ka marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së duhet të zhvillojë një takim me Sali Berisha.

“Ka nisur Basha takimet zyrtare? Pse ne çfarë jemi lavapjatës? Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. S'duhet të ketë as vija të kuqe. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë. Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan zgjidhje,”- tha ai.

Po ashtu, deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj konfirmoi të njëjtën gjë, duke shtuar: Duhet një zgjidhje përtej Sali Berishës.

 

3 VITE ME PARE

Berisha jep POROSINË: Për deputetët e opozitës, çështja e parë ose kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se çështja kryesore në Parlament duhet të jetë ajo që ai e konsideron “farsa elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit”. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në selinë blu, kryedemokrati Berisha tha se zgjedhjet vendore të 14 Majit kanë qenë më të këqijat në historinë e vendit. Ndaj dhe theksi për këtë çështje në Kuvend duhet që të jenë primare për të gjithë deputetët e opozitës. 

"Për grupin parlamentar të PD-së, për deputetët e opozitës, çështja e parë ose kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale maj 2023. Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Asnjë komb, historia ka faktuar se nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore. Në këtë kontekst, target ose objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është dhunimi i votës së lirë. Ky dhunim është seria, por ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë. Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet. Por, jo më pak kriminal është dhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku, njerëz me sy të mendjes së verbuar, bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër. Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë.

Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik. Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Por për aspektin nën dorë nuk bëhet fjalë, se efekti Doshi ua ka verbuar mendjen. Doshi ngroh xhepin. E rrahu njëherë një gazetar Doshi në një hotel, i dola zot unë. Shkoi dhe ia mbylli gojën në mënyrën e tij. Ndaj në studio nuk figuron. Se ai është Edi Rama. Doshi është Edi Rama, partia e të cilit u rrit me 220 përqind. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se çdokush ka të drejtë të kandidojë për kryetar të një partie që është demokratike, pas pyetjes që i bënë gazetarët nëse do të jetë apo jo Basha në drejtim të PD-së. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se një parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Enkelejd Alibeaj: Një parti që nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë. Kaq e thjeshtë është. Rregulla, standarde, anëtarësi, shkrifërim i partisë. Kjo është çfarë kërkohet sot...

Pyetje: A do të jetë Basha në drejtim të partisë? Po, apo jo?

Enkelejd Alibeaj: Më e qartë se kaq… Mund t’ju them se çdokush ka të drejtë të kandidojë në një parti që është vërtetë demokratike. E vlerëson antarësia me votim të rregullt, të ndershëm, do të duhet të ju besohet atyre. Ka mbaruar koha....këtë e vlerëson vetëm anëtarësia. 

3 VITE ME PARE

Nuk ka më dilema, rikthehet Lulzim Basha! Pasdite nis takimet me të rinjtë në Tiranë, pritet tur në gjithë Shqipërinë

PD në aksion, mblidhen grupet parlamentare! Berisha: Komision hetimor
Lulzim Basha

TIRANË- 21 mar 2022 ishte dita e fundit kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa në selinë blu, por edhe më rrallë u duk në Kuvend. Pas dorëheqjes nga kryesimi i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha nuk u 'duk' më në politikën aktive, madje as në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por pas dështimit të të 2 PD-ve në zgjedhjet e fundit, duket se Lulzim Basha nis sot pasdite rikthimin në politikë. Ai do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel të kryeqytetit. Takimi do të mbahet në orën 16.30. Kjo lëvizje e paralajmëruar vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit, dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt si kreu i Komanduar i PD-së zyrtare dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Kreun e grupit e mban tashmë Gazment Bardhi. 

Por duket se Basha nuk do të ndalet me kaq dhe do të nisë dhe një tur në të gjithë vendin. Ndërkohë, nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin e tij parlamentar, takim që do të nisë në orën 13:00; një takim të ngjashëm me "deputetët e tij" do të mbajë paralelisht edhe Gazment Bardhi. Megjithatë ende nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i këtyre mbledhjeve, pasi të dy palët duan bashkim, por me kushte. Berisha nuk do Alibeajn dhe Bashën në PD, ndërsa deputetët e tjerë duan largimin e Berishës nga selia blu. 

pd selia e pd sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet