LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta pësoni si ata që nuk paguan energjinë elektrike! Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik

• Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar një takim sot me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. • Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e pagesave të sigurimeve shoqërore nga kushdo që punon, ndërsa shtoi see është pikërisht ky burimi i fondit për pensionet. • Rama tha se duhet një bashkëpunim mes qeverisë, bizneseve dhe individëve. • Ai shtoi se fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritet të funksionojë. • Rama gjithashtu u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taksë dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen. • Ai më tej u shpreh se deklarimet e pagave me 60 mijë lekë të reja nga ndërtuesit nuk do të pranohen ndërsa shtoi se do t’u kthehen pas si probleme me dokumentacionin, për të vijuar më tej me masa të tjera. • Kryeministri theksoi se ndërtuesit do ta pësojnë si ata që nuk paguan energjinë elektrike. • Fjalën e tij e ka mbajtur edhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja i cili tha se Shqipëria është në një moment të mirë ekonomik dhe se ka rritje të turizmit. • Gonxhja shtoi se duhet të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar. • Ai theksoi se është evidentuar një rritje e tentativës për të shmangur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu që është në zhvillim e sipër. • Po në takim ka folur edhe ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i cili tha se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen. • Ai shtoi se do të intensifikojnëkontrollet për të goditur abuzimet me pagat si dhe do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Mos provokoni shtetin", Rama thirrje ndërtuesve: Deklarimet e pagave me 60 mijë të reja nuk do të pranohen! Do ta pësoni si ata që nuk paguan energjinë elektrike

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit u ndal edhe te sektori i ndërtimeve. Rama u shpreh se deklarimet e pagave me 60 mijë lekë të reja nga ndërrtuesit, nuk do të pranohen, dhe do t’u kthehen pas si probleme me dokumentacionin, për të vijuar më tej me masa të tjera.

Ai theksoi se ndërtuesit do ta pësojnë si ata që nuk paguan energjinë elektrike. Kryeministri tha se mund ta bëjnë si në vendet nordike e t’i detyrojnë ata të nxjerrin pagat të të gjithëve me ligj, që të gjithë ta shohin sa paguan kë dhe sa. Rama theksoi se kjo është arma e fundit dhe se fillimisht hyn në lojë krimi ekonomik.

“Ndërtuesit do ta pësojnë si ata që nuk paguan energjinë elektrike. Fillimisht do tu kthehet deklarimi pas duke u thënë keni bërë një deklarim në dokumentacion, më pas do të procedohet në masa të tjera. Mund të shkojë deri në kolapsin e kompanisë kështu që merreni seriozisht.

Mund ta bëjmë edhe si vendet nordike e t’i detyrojmë nxjerrjen e pagave të të gjithëve me ligj, që të gjithë ta shohin sa paguan kë dhe sa. Por kjo është arma e fundit. Fillimisht hyn në lojë krimi ekonomik. Nuk janë kërcënime e presione, janë ajo që kemi ndërmend të bëjmë. Mos provokoni shtetin”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë! Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta
Ministri Hoxha

TIRANË- Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Gjatë fjalës së tij Hoxha tha se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.

Ai shtoi se do të intensifikojnëkontrollet për të goditur abuzimet me pagat si dhe do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. 

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. Ashtu siç kemi bërë me energjinë elektrike dhe me ndërtimet pa leje, do të bëjmë edhe këtu dhe do kemi rezultate domethënëse”, tha Ervin Hoxha.

1 VITE ME PARE

"1120 euro paga mesatare", Rama: Deri në 2029-ën do ta lëmë biznesin e vogël pa taksa dhe TVSH

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taks dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen.

Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajonin tonë, që e ka biznesin e vogël me zero taksë. Rama theksoi se vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitim. Kryeministri tha se 90% e bizneseve janë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat e një strategjie prej vitesh tanimë. Ai shtoi se kanë vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lënë pa taksa dhe TVSH deri në 200 mijë euro xhiro.

“Këtu është një grup i rëndësishëm, interesi dhe praktikisht është ana tjetër e medaljes, nevojës për të rritur pensionet, që është sipërmarrje. Rastësisht dje, unë u ndodha midis një shërbimi këtu në Tiranë dhe e pyeta pronarin sa e kishte pagën minimale. 600 euro pagën minimale për sanitare dhe 1120 euro pagën mesatare. E sjell këtë shembull për të thënë se këto janë pagat reale për sektorët përkatës. Kjo është paga reale për të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zonat e tjera.


Por kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajonin tonë, që e kemi biznesin e vogël me zero taks dhe për një kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë, por po flasim për rajonin, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitim.

90% e bizneseve kanë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat e një strategjie të qeverisë tonë, prej vitesh tanimë, që kemi vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe TVSH deri në 200 mijë euro xhiro. Për t’i dhënë frymëmarrje, për t’i dhënë mundësi të zhvillohet. Por ka një shifër tjetër më të jashtëzakonshme në unikalitetin e vetë.

Në Shqipëri vetëm 20% e bizneseve paguajnë TVSH. 2/3 nuk e paguajnë për të njëjtat arsye që thashë. Dhe nga të gjitha lehtësirat që i janë bërë bizneseve, këtu shoh njerëz nga sektori i turizmit, e kishin 20% TVSH përpara disa viteve dhe me të drejtë kërkonin një tjetër TVSH. Ne kemi rënë në një rajon ku janë të gjithë peshkaqenë te  e Mesdheut. Ja bëmë më të ulëtën, 6%.

Dhe e dini se sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrësve nga këto lehtësira? Është 1.1 miliardë euro në vit. Dhe po flasim për 1.1 miliardë euro në buxhetin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

"Të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar", Blendi Gonxhe: 63% e subjekteve në shkelje! Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta
Gonxhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar ditën e sotme takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja tha se Shqipëria është në një moment të mirë ekonomik dhe se ka rritje të turizmit.

Gonxhja tha gjatë fjalës së tij se duhet të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar. Ai theksoi se është evidentuar një rritje e tentativës për të shmangur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu që është në zhvillim e sipër.

"Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, me elementë të informalitetit gri si mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritja e pagës, apo e turneve të dyta e të treta për punonjësit. Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje madje krahasuar me një vit më parë me 29%. 1984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale gjatë procesit inspektues vetëm përmes masave të marra nga ky inspektoriat," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor dhe moral"/ Rama: Duhet front i përbashkët qeveri-kompani-individ!

"Pagimi i sigurimeve shoqërore, detyrim ligjor", Rama: Do ta
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e pagesave të sigurimeve shoqërore nga kushdo që punon, pasi theksoi se është pikërisht ky burimi i fondit për pensionet.


“Nga një anë përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar siç dëshirojmë të gjithë nevojën për rritjen e pensioneve dhe nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky, është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror mes qeverisë, individëve dhe kompanive, sepse sigurimet shoqërore nga buron fondi i pensioneve, janë detyrim jo vetëm ligjor por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Informaliteti i pagave, armik i pensioneve dhe pensionistëve”, tha ai.

Rama tha se duhet një bashkëpunim mes qeverisë, bizneseve dhe individëve. Ai tha se fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritet të funksionojë.

“Për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar nevojën për rritjen e pensioneve. Nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror, mes qeverisë kompanive dhe individëve, sepse sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritet të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrim i kujdo që merr një pagë dhe ai detyrim shkon tek ai që merr një pension. Sot do të fokusohemi tek informaliteti i pagave si një armik i pensioneve dhe i pensionistëve”, tha Rama.

edi rama sigurime paga

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet