LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë liri, pronarët i përdorin sipas interesave, Rama gënjeu për dënimin e gazetares

• Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë mbajtur një konferencë për mediat në vendin tonë, pasi kanë bërë një vlerësim për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë prezent dhe e ka konsideruar 'shaka' dënimin e gazetares Ambrozia Meta, të cilën e la për 60 ditë rresht jashtë konferencave për mediat. Në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, 'Reporterët pa Kufij' janë shprehur se kreu i qeverisë ka gënjyer në lidhje me 'ndëshkimin që i bëri gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. • 'Reporterët pa Kufij' kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka sulmuar në takim, në prani të partnerëve ndërkombëtarë. Por, ata janë shprehur se pavarësisht sulmeve, nuk do të zmbrapsen. • Gazetari Pavol Szalai nga Reporterët e ka cilësuar Shqipërinë si të fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias, duke lënë mbrapa vetëm Turqinë. Sipas Pavol Szalai, kryeministri Edi Rama nuk është transparent dhe janë të patolerueshme konferencat me pyetjet e rakorduara me qeverinë dhe se nuk tolerohet përjashtimi i gazetarëve që bëjnë pyetje. • Ndërkohë Ricardo Gutiérrez sekretari i Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve shtoi se i bën thirrje qeverisë që të shtojë përpjekjet dhe të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve. • Organizatat i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të përmirësojë situatën. Ata theksojnë se pronarët e mediave në Shqipëri përdorin asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer agjendave të tyre private, sipas interesave të caktuara.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuza e joshje! Brenda takimit me organizatat për gazetarët, Ramës s’i funksionon asnjë nga ‘armët’, doli ‘tym’

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Edi Rama dhe organizatat

TIRANË- Shqipëria renditet në vendin 103 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë krahasuar me një vit më parë, duke rëne kështu 20 pozicione. Kjo gjë u reflektua dhe sot, gjatë takimit që kryeministri Edi Rama pati me përfaqësuesit e 7 organizatave më të njohura ndërkombëtare për lirinë e mediave, të cilët nuk ka arritur t’i bindë me justifikimet që nuk e kalojnë dot kamerën e ERTV, nga e cila ka arritur edhe të dëbojë gazetarë! Takimi zgjati disa orë dhe pavarësisht përpjekjeve të Ramës, përfaqësuesit e organizatave dolën që aty me fjalët: Jemi këtu për t’i treguar Evropës se çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri. Këtu nuk ka liri, gazetarët fyhen, dënohen si dhe përdoren nga politika e pronarët e mediave për interesat e tyre.

Ndërsa vetë Rama ka dalë ‘tym’ nga mbledhja. Lapsi.al raporton se kur njëëri prej përfaqësuesve e ka krahasuar Shqipërinë me Turqinë dhe është shprehur se vetëm atje ka gazetarë të burgosur, Rama ka shfaqur një anë agresive të tijën. Por, shumë shpejt është mbledhur dhe ka tentuar t’i ‘joshë’. Ajo që u kishte bërë përshtypje përfaqësuesve ishte se censurimi i Ramës arrinte edhe tek drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, i cili kishte qenë prezent në takim, por askush s’ia ka dëgjuar zërin.

“Rama u nxeh shumë kur dikush nga ne tha se vetëm Turqia që ka gazetarë të burgosur dhe media të mbyllura është më keq se Shqipëria në Evropë. Ai u mor personalisht me bashkëbiseduesit herë duke i agresuar, e herë duke i joshur, por u justifikua me faktin se mediat e mëdha kontrollohen nga bizneset dhe janë në pjesën dërrmuese kundër tij,”- tregoi njëri nga pjesëmarrësit.

Kishte një sjellje tipike prej udhëheqësi jo demokrat. Na çuditi fakti se ai kishte marrë në takim edhe drejtorin e Agjensisë për Media dhe Informim, Endri Fugën, por në dy orë nuk e la të thoshte asnjë fjalë. Sa tentonte të merrte fjalën, ai e ndërpriste dhe i thoshte tani do flas vetë,”- tregon një tjetër.

Rama kërkoi nga 7 organizatat që të ndërmjetësonin në një bashkëbisedim me gazetarët vendas për çështjen e mediave, duke pretenduar se ata nuk duan të flasin direkt me të.

“E ka marrë përsipër këtë rol gazetarja Alice Taylor, por deri tani nuk ka arritur asgjë,”- mësohet të ketë thënë ai.

Kreu i qeverisë ka arritur deri aty sa i ka akuzuar këto shoqata se me zhurmën e bërë kundër paketës antishpifje, nga e cila më në fund qeveria u tërhoq, i kanë bërë dëm rregullimit të gjendjes së mediave.

Problematik në këtë mbledhje ka qenë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është fshikulluar për marrëdhëniet me pronarët e mediave, gjë që nxjerr në ekran klipe mjaft të kuruara të tijat dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk.

“Këta pronarë mediash, shumë prej të cilëve kanë pronësi edhe industri kyçe të rregulluara nga shteti që mbështeten në tendera publikë, përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer axhendave të tyre private ose politike në vend të interesit public. Përmbajtja e lajmeve tepër te kuruara per Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk,”- është thënë brenda në sallë.

Përfaqësuesit e organizatave nuk u mjaftuan vetëm me mbledhjen…

Ricardo Gutiérrez nga European Federation of Journalists tha për gazetarin Isa Myzyraj të OraNews se me shqetësim shikon se ka vetëm regres në lirinë e medias. Ai ndau shqetësimin se situata ka përshkallëzuar për keq që nga hera e fundit që ka qenë në Shqipëri. Gutierrez thotë se situata bëhet më komike pasi vetë kryeministri ua pranoi në takimin që patën me të se nuk ka asnjë progres. Ai vlerëson se presioni ndërkombëtar është i rëndësishëm.

Flutura Kusari nga “European Centre for Press and Media Freedom bëri një panoramë të mëdiave shqiptare, po në një prononcim për Myzyrajn. Kusari theksoi se shteti ka përgjegjësi të krijojë një klimë ku të mund të bëhet gazetari gjë të cilën thotë se nuk e shesh në Shqipëri. Ajo u shpreh se nuk ka formulë magjike që rregullon problemet që ka Shqipëria sa i përket lirisë së mediave.

Jamie wiseman nga International Press Institute thotë se korniza ligjore mbetet e ulët. Ai është shprehur se ka problematika dhe për kushtet në të cilat punojnë gazetarët. Sulmi i gazetarëve, fyerja, për më tepër riedukimi kanë ndikuar gjithashtu në profesionalizmin e tyre. Ndaj mesazhi i tij ishte i qartë: Zero tolerancë ndaj komenteve të politikanëve kundrejt gazetarëve. Ai theksoi se komentet që denigrojnë gazetarët nuk i kemi parë në asnjë vend në Europë, dhe veçanërisht në BE.

Gutiérrez: Jemi këtu për të shpjeguar gjetjet e misionit tonë për lirinë  e medias në Shqipëri. Erdhëm dhe tre vjet më parë dhe nuk shohim asnjë progres. Nga këndvështrimi jonë situata ka përshkallëzuar për keq. Nuk shohim autoritetet publike të ndërmarrin veprime. Është e mundshme që të marrësh masa ligjore për të ballafaquar dhe kundërshtuar këto fenomene por një gjë e tillë nuk është bërë nga qeveria. Ne jemi skeptikë dhe dyshues sa i përket dëshirës së qeverisë  për të zgjidhur këto probleme dhe dyshojmë se i volit qeverisë që të ketë një ambjent të zbehtë dhe të dobësuar gazetaresk. Nuk shohim ndonjë përmirësim dhe nuk e shohim qeverinë që të ndërmarrë ndonjë veprim sa i përket përmirësimit të situatës. Është paksa për të qeshur se ai vetë e pranoi se nuk kishte ndonjë progres. Ndaj e pyetëm po sa i përket veprimeve të tua, nëse nuk ka progres, ka përgjegjësi nga autoritetet publike shqiptare, ka përgjegjësi nga qeveria dhe besoj se ka aksione që duhen ndërmarrë në këtë vend sa i përket përmirësimit të situatës. Do ishte e mundshme për Shqipërinë të merrte masa të forta për të kundërshtuar përqëndrimin e pronësisë së medias, përmirësimit të pavarësisë së gazetarëve duke përfshirë dhe pavarësinë e redaksive. I kërkuam Ramës se çfarë ke bërë dhe pse je në këtë pozitë mosveprimi? I volit qeverisë të lejojë që gazetarët të punojnë në kushte të vështira sepse në kushte të vështira ata e luajnë me vështirësi rolin e tyre si rojtarë të demokracisë. Nuk jam fare dakord me qëndrimin e kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë. Është një mënyrë për të diskretituar gazetarët. Qeveria duhet të kuptojë rolin e gazetarisë, ne jemi ata që i pyesim dhe ata janë aty duke mbajtur përgjegjësi me veprimet e tyre. Nuk bie dakord fare me të. Bëjmë thirrje që qeveria të njohë rolin e gazetarisë në shoqëri. Ne duhet të vijojmë të bëjmë presion ndaj qeverisë. Për tu anëtarësuar në BE vendi duhet të bëjë progres në lirinë e medias, është nga kriteret e rëndësishme. Jam këtu për ti thënë Europës se çfarë unë kam parë, për të raportuar veprimet e qeverisë. Nëse Shqipëria do të hyjë në BE duhet të ndërmarrë veprime. Deri tani nuk shoh asnjë veprim, përkundrazi propagandë nga qeveria dhe kapjes së mediave nga disa oligarkë që e përdorin median për interesin e tyre.

Flutura Kusari: Liria e mediave vazhdon të përkeqësohet në Shqipëri. Faktor kryesor e konsiderojmë se është mungesa e pluralizmit dhe një pjesë e mediave janë kapur nga interesa të biznesit që nënkupton se redaktorët, kryeredaktorët dhe gazetaët janë në influencë të drejtëpërdrejtë të dëshirave të pronarëve të cilët normalisht janë të interesuar më shumë për agjendat e tyre personale e politike sesa interesat e publikut. Faktor tjetër është mungesa e transparencës. Gazetarët në Shqipëri e kanë të vështirë të marrin informacione nga autoritetet publike. Agjencia për Media dhe Informim, e cila u themelua me qëllimin që të centralizojë informacionin dhe ta shpërndajë më shpejt sipas gazetarëve që kemi takuar ka pasur efekt të kundër. Ende është e vështirë të merren informacionet nga ana e autoriteteve publike. Problem tjetër është qasja në dokumentet publike. Gazetarët vazhdojnë të bëjnë kërkesa për qasje në doklumente publike por nuk marrin përgjigje, injorohen. Nga ana tjetër kur ankohen te Komisioneri kohët e fundit ata shohin se ankesat e tyre nuk zgjidhen në mënyrë po aq efikase sa janë zgjidhur më herët. Elementi i fundit ka të bëjë me diskretitimin e gazetarëve. Kryeministri nuk është duke përdorur gjuhë aq agresive sa në të kaluarën por koncepti i riedukimit ka pasoja dhe pse Kryemistri ka deklaruar se e bën me humor. Ne jemi takuar disa me herë me kryeministrin. Të gjithë ata që bashkëpunojnë me të i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut, obligimet e shtetit. Shtetit i takon përgjegjësia që të krijojë një ambjent ku gazetaria është e mundur, gjë që nuk është situata në Shqipëri. A e ka të vështirë kryeministri ta adresojë këtë çështje? Absolutisht po. Sa herë interesat e biznesit përfshihen me median secili kryeministër do ta kishte të vështirë. Por nuk është i pafuqishëm, është në gjendje ku të paktën mund të marrë masa që të tregojë se ka vullnet në mënyrë që të përmirësojmë situatën. Pamë një shkëndijë shprese pasi kryeministri pyeti nëse një dialog me gazetarët këtu do të shërbente. Ne i thamë të gjithë se do ishte i mirëseardhur. Kjo i mbetet atij dhe gazetarëve këtu që të shohin si mund të adresojnë problemet që ekzistojnë në Shqipëri. Është terësi e masave ligjore që duhet të ndërmerren. Fillimisht duhet të respektohet vetërregullimi dhe pastaj masat ligjore. Mbi të gjitha duhet vullnet politik.

Jamie Wiseman: Ajo që kemi parë si mision është se kemi pasur hapa pas sa i përket lirisë së medias. Korniza ligjore mbetet e ulët.Ka pasur ulje të progresit sa i përket ambjentit të gazetarëve të pavarur, atyre investigativë po ashtu, pluralizimi i medias mbetet një çështje serioze. Sa i përket kushteve në të cilat punojnë gazetarët, çështjet që diskutuam me gazetarët dhe redaktorët do të thoja se ka një klimë problematike sa i përket pagave, kushteve të punës dhe të gjithë këta faktorë shtojnë presionin ndaj gazetarëve dhe rrezikojnë që puna të mos bëhet ashtu si duhet. Puna bëhet më pak e pavarur dhe vunerabël sa i përket presionit nga qeveria ndaj është një çështje serioze që hedh themelet që gazetarët të mos e bëjnë punën e tyre si duhet dhe të jenë gjithë kohën në presion. Kjo krijon një klimë të keqe sa i takon gazetarisë. Të gjitha format e ndryshme të ngacmimit dhe denigrimit të gazetarëve, komentet rreth gazetarëve, diskretitimit të tyre, të gjitha këto futen në një klimë armiqësie ndaj tyre dhe armiqësie ndaj medias. Më herët komentet e ndryshme nga kryeministri ishin shumë problematike dhe të drejtëpërdrejta. Tani shohim një lëvizje ku këto komente që ishin fyese ndaj gazetarëve kanë rënë disi por kemi vërejtur faktin se kryeministri thotë që gazetarët duhet të shkojnë në riedukim. Kur e takuam kryeministrin këtë të premte ai tha se ishte thjesht një shaka, një humor, por pasojat e kësaj gjuhe kanë qenë ekstremisht shumë serioze për gazetarët që janë prekur nga riedukimi. Ata janë përballur dhe me pasoja profesionale që ka prekur jo vetëm ata por edhe gazetarët e tjerë që kanë parë se çfarë ndodh kur ti pyet për interesin publik dhe kërkon komente nga kryeministri dhe ai të përgjigjet në këtë mënyrë. Ti krijon një klimë që gazetarët e tjerë të mos bëjnë pyetje dhe të kenë frikë për të pyetur. Ky qëndrim dhe koment ndaj shtypit është shumë problematik.Një nga rekomandimet tona do të jetë zero tolerancë ndaj të gjithë politikanëve që janë në partitë qeverisëse për komentet ndaj gazetarëve. Kjo gjë duhet të marrë fund një herë e mirë. Liria e medias në Shqipëri është një nga çështjet kryesore në negociatat me BE. Nuk shohim progres nga ana e Shqipërisë por shohim ulje të progresit dhe shkuarjen në një rrugë të gabuar të vendit dhe kjo shkakton dhimbje koke të mëdha për vendet e tjera rreth e rrotull Europës.   Gazetaria e pavarur është e rrezikuar. Afërsia e pronarëve të medias me shtetin dhe nevoja për të lidhur bashkëpunim ka efekte në pavarësinë e gazetarëve. Ajo vjen nga pronari i medias, te redaktori, deri te neësrom dhe ndikon te gazetaria e pavarur. Ne shohim disa çështje që konsiderohen jashtë limiteve dhe tema të ndryshme që kanë ndjeshmëri gazetarët nuk lejohen ti investigojnë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë direkt me pronësinë e medias dhe lirinë e gazetarëve.

3 VITE ME PARE

7 organizata ndërkombëtare gazetarësh takojnë Ramën: Na sulmoi për çdo gjë, liria e medias po përkeqësohet

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Përfaqësuesit

TIRANË- Shtatë organizata partnere të Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës deklaruan të premten, në një konferencë për shtyp në Tiranë, se Shqipëria vazhdon të shënojë një përkeqësim të lirisë së medias. Ata theksuan gjithashtu se kishin pasur një takim të tensionuar me kryeministrin Edi Rama lidhur situatën aktuale të medias dhe gazetarëve në vend. Ricardo Gutierrez nga Federata Europiane e Gazetarëve tha se ishin sulmuar nga Rama, pasi i kishin përmendur një raport të fundit që e rendit Shqipërinë si vendin e dytë më të keq pas Turqisë në Europë për pluralizmin e mediave.

“Unë mendoj se Zoti Rama po priste mundësinë që të na sulmonte. Kjo ishte strategjia; ne thonim diçka dhe ai na sulmonte për atë që thonim ose e interpretonte atë,” tha Gutierrez, i pyetur për takimin me Ramën.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë nga hera e fundit që ishim këtu që të përmirësojë situatën, madje situata është sot më e keqe. Ky është një dështim i qeverisë dhe presim që të merren masa,” shtoi ai.

Gjatë misionit 2-ditor faktmbledhës në Tiranë, përfaqësuesit e shtatë organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias u takuan me gazetarë dhe redaktorë, organizata lokale të medias, përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit, drejtues të institucioneve ligjzbatuese si dhe rregullatorë të medias. Organizatat e përfshira në këtë mision ishin Artikulli 19, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterë pa Kufij, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias si dhe Unioni i Transmetuesve Europianë.

Gjatë konferencës për shtyp, organizatat theksuan se pavarësisht disa përmirësimeve, Shqipëria vazhdon të përjetojë përkeqësim të lirisë së medias dhe se gazetaria e pavarur është e mbytur nga “kapja e mediave nga interesat e biznesit dhe politikës”. Koncetrimi i medias nën kontrollin e grupeve të mëdha të biznesit u konsiderua një problem kyç i mjedisit mediatik shqiptar. Gjithashtu u evidentua mungesa e transparencës nga institucionet publike si dhe një rënie e zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit.

Organizatat ndërkombëtare të medias kritikuan gjuhën denigruese të figurave të larta politike ndaj gazetarëve kritikë si dhe praktikat e fundit të kryeministrit Edi Rama për “dërgimin në ri-edukim” të gazetarëve që bëjnë pyetje sfiduese apo ndalimin e pjesmarrjes së tyre në konferencat e shtypit. Si zhvillime pozitive u vlerësuan tërheqja nga parlamenti e draft-ligjeve të njohura si “paketa antishpifje”, rritja e numrit të konferencave për shtyp nga ana e kryeministrit si dhe adresimin nga ana e policisë së sulmeve ndaj gazetarëve.

Marrë nga BIRN

3 VITE ME PARE

Raporti i organizatave për gazetarët/ Bushati: Veliaj dominon ekranet sepse pronarët marrin tendera

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Andi Bushati

TIRANË- Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka reaguar pas publikut të konkluzioneve të  Organizatave për Sigurinë e Gazetarëve mbi lirinë e shtypit. Me ironi Bushati shkruan se kjo gjë dihet nga të gjithë por kur e thonë edhe 7 organizatat më të mëdha ndërkombëtare merr vlerë tjetër. Sipas analistit Andi Bushati kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dominon sot ekranet televizive me lajme të 'kuruara' sepse pronarët e mediave përfitojnë dtendera dhe para publike.

"Ketu te gjithe e dine, por kur e thone njezeri edhe 7 organizatat me te medha nderkombetare per mbrojtjen e lirise se shtypit merr vlere tjeter. Sipas tyre "përmbajtja e lajmeve tepër te kuruara per Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk" Ato japin dhe shkakun: presioni mbi gazetaret i pronareve qe marrin tendera dhe pune publike", shkruan Bushati.

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë mbajtur një konferencë për mediat në vendin tonë, pasi kanë bërë një vlerësim për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë prezent dhe e ka konsideruar 'shaka' dënimin e gazetares Ambrozia Meta, të cilën e la për 60 ditë rresht jashtë konferencave për mediat. Në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, 'Reporterët pa Kufij' janë shprehur se kreu i qeverisë ka gënjyer në lidhje me 'ndëshkimin që i bëri gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. 'Reporterët pa Kufij' kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka sulmuar në takim, në prani të partnerëve ndërkombëtarë. Por, ata janë shprehur se pavarësisht sulmeve, nuk do të zmbrapsen.

3 VITE ME PARE

Organizatat për Sigurinë e Gazetarëve: Pronarët që përdorin mediat e tyre për interesa financiare minuan besimin e publikut!

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Mediat

TIRANË- Partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës kanë publikuar sot konkluzionet e tyre mbi lirinë e shtypit, pluralizmin e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Në konferencën për mediat, të mbajtur këtë mesditë, ata u shprehën se pronarët e mediave në Shqipëri përdorin asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer agjendave të tyre private, sipas interesave të caktuara.

“Për shumë prej kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri vazhdon të jetë shkak “kapja e pjesëve të rëndësishme të mjedisit mediatik nga interesat e biznesit”. Këta pronarë të mediave përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer agjendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik. Vitet e fundit është intensifikuar përqendrimi i mediave nën kontrollin e grupeve të tilla biznesi”, thuhet në gjetjet e tyre.

“Rezultati është se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe kanë çuar në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të një raportimi cilësor investigativ”, përfundojnë organizatat e gazetarëve.

3 VITE ME PARE

Reporterët pa Kufij ‘nxijnë’ Shqipërinë: E fundit në rajon për lirinë e medias, pas lë vetëm Turqinë

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Edi Rama

TIRANË- Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë ‘nxirë’ Shqipërinë në raportin më të fundit për lirinë e mediave.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Tiranë, gazetari Pavol Szalai nga Reporterët e ka cilësuar Shqipërinë si të fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias, duke lënë mbrapa vetëm Turqinë.

Sipas Pavol Szalai, kryeministri Edi Rama nuk është transparent dhe janë të patolerueshme konferencat me pyetjet e rakorduara me qeverinë dhe se nuk tolerohet përjashtimi i gazetarëve që bëjnë pyetje.

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Në orën 14:30 mbajtën konferencë për media.

Anëtarët e delegacionit janë:

Roberta Taveri, ARTICLE 19

Jamie Wiseman, International Press Institute

Ricardo Gutiérrez, European Federation of Journalists

Attila Mong, Committee to Protect Journalists

Pavol Szalai, Reporters Without Borders

Radka Betcheva, European Broadcasting Union

Flutura Kusari, European Centre for Press and Media Freedom

3 VITE ME PARE

'Dënimi' i gazetares Ambrozia Meta, Rama gënjen ndërkombëtarët, Reporterët pa Kufij: Tha se e bëri me shaka

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Edi Rama dhe Ambrozia Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar 'shaka' dënimin e gazetares Ambrozia Meta, të cilën e la për 60 ditë rresht jashtë konferencave për mediat. Në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, 'Reporterët pa Kufij' janë shprehur se kreu i qeverisë ka gënjyer në lidhje me 'ndëshkimin që i bëri gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. 

'Reporterët pa Kufij' kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka sulmuar në takim, në prani të partnerëve ndërkombëtarë. Por, ata janë shprehur se pavarësisht sulmeve, nuk do të zmbrapsen.

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Në orën 14:30 mbajtën konferencë për media.

Anëtarët e delegacionit janë:

Roberta Taveri, ARTICLE 19

Jamie Ëiseman, International Press Institute

Ricardo Gutiérrez, European Federation of Journalists

Attila Mong, Committee to Protect Journalists

Pavol Szalai, Reporters Ëithout Borders

Radka Betcheva, European Broadcasting Union

Flutura Kusari, European Centre for Press and Media Freedom

3 VITE ME PARE

Organizatat për Lirinë e Medias: Qeveria të mos anashkalojë gazetarët! S'ka progres

Organizatat ‘shuplakë’ qeverisë: Mediat s’kanë
Foto Ilustruese

TIRANË-Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhën në vendin tonë në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Sipas tyre kryeministri Edi Rama ka pranuar se në Shqipëri nuk ka progres në këtë akspekt. Ndërkohë ata shtojnë se është detyra e qeverisë që të marrë masa dhe të përmirësojë situatën. 

"Jemi takuar me gazetare me Kryeministrin Rama dhe me deputetë. Vlerësimi ynë është se po përkeqësohet liria e shtypit në Shqipëri, ka regres. Ne kemi disa zhvillime pozitive si tërheqja e paketës anti-shpifje. Mirëpresim rritjen e numrit të konferencave për shtyp me kryeministrin. Mirëpresim punën e policisë për rastet kur ka incidente me gazetarët. Pavarësisht këtyre, perceptimi i gazetarëve është se klima e raportimit të lirë po përkeqësohet. Me keqardhje themi se komisioneri për informim i vonon kërkesat e gazetareve. Ka vonesa në ata që sulmojnë gazetarët", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Ricardo Gutiérrez sekretari i Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve shtoi se i bën thirrje qeverisë që të shtojë përpjekjet dhe të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve.

"Nuk ka progres, Rama e pranoi vete se nuk ka progres për lirinë e shtypit. Rama tha se nuk merr dot veprime për lirinë e medias. Është detyra e qeverisë të përmirësojë situatën. Une i bej thirrje kësaj qeverie të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve", tha ai.

edi rama reporteret pa kufij

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje