Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Opozita dhe mazhoranca gjetën dakordësi për rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike. •Gjatë komisionit të ligjeve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shpjegoi se nga projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratësm e se do të përjashtohen deputetët dhe ministrat. •Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ngriti pyetjen nëse ruhet hierarkia për pagat duke thënë se qeveria nuk ka ditur të mbrojë gjykatën kushtetuese. •Sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë pagë më të vogël se drejtuesit e enteve të pavarura. •Deputeti demokrat Saimir Korreshi vuri theksin tek varfëria e qytetarëve në Lushnje, duke treguar përballë ministres se nuk kanë para as për të blerë veshjet e nevojshme, siç janë të brendshmet.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas deputetëve të Komisionit të Ekonomisë edhe ata të Ligjeve i shtohen kërkesës për rritje pagash. Marrë shkas nga diskutimet në komision, kryetarja Klotilda Bushka e hodhi në votim draftin, duke kujtuar që në komisionin e Ekonomisë do të shkojnë edhe sugjerimet për ndryshimin e koeficientit për kategorinë e deputetëve dhe ministrave, ç'ka do të thotë rishikim edhe pagave të tyre.
“Ne do kalojmë në miratimin nen për nen dhe në tërësi me sugjerimin e kolegut Xhoxhi që të rishikohet raporti i pagës për funksionet e seksioneve A, B, C dhe D të lidhjes 1 në kuadër të parimit të hierarkisë së pagës. Kjo do të jetë pjesë e sugjerimit të komisionit tonë për Komisionin e Ekonomisë. Ne nuk do bëjmë amendamente, sepse do të jetë Komisioni përgjegjës që do të bëjë shqyrtimin e këtyre çështjeve”, tha Bushka.
Në mbledhje, e para që pas zgjedhjeve të 14 majit, deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh se rritja e pagave, me variantin siç ka ardhur nga qeveria, nuk e ruan hierarkinë e piramidës shtetërore. Ai tha se do ketë njerëz që do marrin shumë më tepër se funksione të caktuara.
“E garantoni këtë apo është një argument thjesht për ta bërë këtë gjë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hierarki. Mund të vendosni koeficentë të caktuar, por hierarkia nuk ruhet. Do kemi njerëz që do marrin shumë më tepër se funksione të caktuara. A mund të kishte një formulë tjetër që të ndryshonit ligjet kuadër që të ndryshojnë pagat”, tha Xhafaj.
Nga ana tjetër, deputeti demokrat Sajmir Koreshi u shpreh se shumë kategori janë lënë pas dore, me në fokus pensionistët të cilët nuk kanë pasur vëmendjen e duhur.
“Marr shkas në lidhje me ligjin, ka 10 vite që nuk është rritur asnjë 1000 lekë. 10700 lekë merr mamaja ime. Një bukë misri dhe një shishe kos bën 200 l, pra 6000 lekë në muaj. 4000 lekë janë ilaçe, tani mbeten 8 mijë lekë për drita ujë dhe me radhë. Të tjerët s’kanë lekë për të blerë mbathje, për të ngrënë bukë”.
TIRANË- Opozita dhe mazhoranca gjetën dakordësi për votimin e projektligjit për rritjen e pagave, që prek 130 mijë punonjës të administratës. Në fund të mbledhjes së Komisionit, me votat e të gjithë të pranishmëve, iu dha drita 'jeshile' këtij projekligji.
Kryetarja e Komisionit e cilësoi këtë votim nga dy palët si historik.
"Votimi është historik, ashtu siç është ligji historik"- tha Bushka në fund të mbledhjes.
Gjatë komisionit, ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se nga kjo rritje pagash, nuk do të përfitojnë deputetë dhe ministrat./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po diskutohet dhe pritet të miratohet projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. E ftuar përballë deputetëve ishte dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e me këtë rast, socialisti Fatmir Xhafaj bëri një pyetje që mesa duket po e mbante për disa kohë.
Ai kërkoi të dijë nga ministrja se nëse është e vërtetë që këtë projektligj po e mbajnë peng deputetët. Me ironi, në fund ai shtoi se në dijeni të tij nuk po ndodh kështu, duke bërë kështu edhe një sqarim për argumentin që kryeministri Edi Rama përdori gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
"Kam dëgjuar diçka, a është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng?"-tha Xhafaj, duke iu referuar deklaratës së bërë nga Rama, i cili tha se rrogat po vonojnë rritjen sepse deputetët duan të rrisin fillimisht rrogat e tyre.
Por çfarë ka thënë Rama?
"Thonë, shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë fare. Ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe ata i marrin tani të prillit në fillim të majit. E dyta, unë kam pasur debat, se për rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër, kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputetëve, edhe qeverisë do t’u rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani. Është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duhet të më bindin mua. Pastaj nuk e di çfarë do ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin. Këtë po e them këtu, merreni regjistrojeni. Kështu që asnjëri nuk duhet të ketë asnjë shqetësim. Thjesht halli është që deputetët duan të rrisin pagat e veta tani, unë them jo, deputetët dhe qeveria duhet t’i rrisin në fund, vitin tjetër. Ky është i vetmi problem. Po këtë punë e di Pandi që është në krahun e deputetëve. Safeti thotë rritjani, të shohim. Kjo është arsyeja, s’ka asnjë arsye tjetër”, deklaroi ai më 4 maj 2023./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi në Komisionin e Ligjeve vështirësitë që po kalojnë qytetarët këto ditë. Ai tregoi se ata nuk kanë para për ilaçe dhe as për veshmbathje.
"Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë.
Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët.
Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të cojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patatina e çokollata. Cfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?"
Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se Qeveria ka shqetësim maksimal për pensionet, duke shtuar se janë të vetëdijshëm se niveli i pensioneve duhet rritur.
"Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e tyre ka më shumë se 10 vite. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që niveli i pensioneve duhet rritur. Për përballimin e situatës, gjatë vitit të kaluar e gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët. Kjo qeveri, Qeveria Rama, ndryshe nga sa më parë, u vendos detyrimi ligjor për indeksimin e pensioneve. Por çdo gjë nuk bëhet me një ditë. Përveç indeksimit, për përballimin e situatës, gjatë vitit të shkuar, dhe gjatë këtij viti, kemi dhënë shpërblimet, kemi indeksuar 9.5% pensionet, edhe pse inflacioni mesatar ishte 7.6%. Kjo është arsyeja përse ne kemi nisur këtë reformë të pagave. Ne synojmë që përmes kësaj reformë të nxisim sektorin privat të rrisi pagat mesatare dhe të rrisi kontributet shoqërore që prekin drejt për drejt pensionet. Dhe kjo pacënuar stabilitetin financiar. Në vitet në vijim do diskutojmë se cila do të jetë rruga e duhur për një reformë të pensioneve”
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi përgjigje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, se pse pagat u rritën pak para zgjedhjeve, ndërkohë që sipas saj nuk ishin rritur që prej 2013-tës.
Ajo akuzoi ministren se nuk është e sinqertë me qytetarët pasi projektligjin nuk po e bën për ta. Nga ana tjetër, ajo kërkoi të dijë se kur do u jepet shpërblimi pensionistëve si dhe kërkoi informacion për skemën e pensioneve.
"Ju nuk jeni e sinqertë dhe as e ndershme me qytetarët kur thoni se jeni në funksion duke ndihmuar qytetatët. Keni 10 vjet që nuk rriten pagat, nuk i rrisni jo, as pensionet. Nuk jeni as e sinqertë kur thoni se po e bëni për qytetarët, nuk jeni jo. Dhe në këtë projektligj, nuk keni qenë e kujdesshme të ruani as propozimin tuaj dhe as hierarkinë. Dua të them se jemi dakord me rritjen e pagave, do votojmë pro. Por duhet të rriten më shumë se nuk janë rritur që nga viti 2013.
Kur do ia jepni 50 mijë lekshin e ardhshëm pensionistëve? Kam dëgjuar që jeni drejt dështimit të skemës së pensioneve, është e vërtetë? Minimumin jetik do ta rrisni?"- tha Çupi.
Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se nuk është hera e parë që po rriten pagat.
"Vota e qytetarëve nuk lidhet me rritjen e pagave. Nuk është e vërtetë që po i rrisim për herë të parë pagat, nuk kemi pasur mundësinë financiare për ta bërë. Për pensionet, e shpjegova se cfarë kemi bërë, vijon të jetë shqetësimi jonë. 50 mijë lekshi nuk ishte i papritur dhe as mbështetja e parë dhe as e fundit"
TIRANË- Socialisti Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave. Gjatë komisionit të Ligjeve, ai tha se nuk po respektohet hierarkia pasi ka disa punonjës administrate që marrin pagë më shumë se prokurorët apo gjyqtarët.
Xhafaj: Është absurde të thuash se një rritje pagash nuk mund të mbështetësh, e meriton të gjithë rmbësjtetjen sa më shumë të rriten pagat aq më mirë është. Do bëj disa pyetje, ju keni paraqitur se doli një vendim i gjykatës e se duhet ruajtur hierarkia. Kështu të paktën thotë relacioni juaj. Kështu me këtë, a arrini që të ruani hierarkia? E garantoni ju këtë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hierarki, se mund të vendosni një koeficient, por hierarkia nuk ruhet. Do ketë njerëz që marrin shumë më tepër.
A do ketë një formulë tjetër? Pyetja ime është, ajo që kërkoj është, a nuk ishin zgjedhje tjetër që të rregullojnë pagat sesa të ndryshoni kodin? Nuk ishte pengesë, pavarësuisht se unë nuk jam dakord me vendimin e GJK, pavarësisht vendimit, unë mendoj se Qeveria dhe as Kuvendi s'ka ditur të mbrohej, se do e ndihmonin Gjykatën të arsyetonte. Ajo që më vret syrin është se disa paga, gjithë këto komisionerë, autoriteti i konkurencës, ujërat, këshilli kombëtar i Radios, autoriteti për informimin, statistikat, në ndryshimin,, e kalojnë pagën e gjyqtarit dhe prokurorit, në mënyrë të ndjeshme. Nuk besoj se këto bëjnë punë më të ndershme se një gjyqtar dhe një prokuror. Janë shumë më lart. Nuk është e pranueshme kjo lloj llogjike. Por, gjëja që do doja unë, duke mbështetur edhe arsyetimin
Unë nuk ju mbështes në mënyrën sesi keni kërkuar ta bëni, se nuk pasyrohet realisht ajo që ato bëjnë. E kam dëgjuar që keni thënë këtë ligj e mbajnë peng edhe deputetët, është e vërtetë kjo? Se unë nuk di ta kemi mbajtur peng.
Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj tha se titullarët e institucioneve të pavarura marrin vetëm pagën e përcaktuar në këtë ligj.
"Titullarët e institucioneve të pavarura marrin vetëm pagën e përcaktuar në këtë ligj. Të gjithë magjistratët marrin shtesën mbi pagën, është shtesë e përhershme që nuk mund të hiqet. Është një ligj i veçantë, i cili do të diskutohet shpejt në këtë komision. Nevoja për të pasur një hierarki ku Presidenti është në krye, ishte e domosdoshme. Një nga arsyet ishte vendimi i Kushtetueses, por jo i vetmi"

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku shpjegoi se projektligji për rritjen e pagave do të shtrihet edhe në sektorin privat. Ajo tha se prioritet i qeverisë është edhe rritja e pensioneve në vijim. Ministrja tha se me rritjen e pagës minimale në sektorin privat do të lehtësojë politikat për rritjen e pensioneve, ndërkohë që shtoi se nga kjo do të përjashtohen deputetët dhe ministrat.
DEKLARATA:
Presidenti i republikës, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë të organeve kushtetuese, Përfitojnë 250 funksionarë politike dhe të tjerë që pagën e kanë të lidhur me pagën e presidentit. Efekti financiar vjetor përllogaritet në 20 milion lekë.
Paga e presidentit propozohet të rritet në 425 mijë lekë të reja nga 257 që është aktualisht. Për pozicionet që kanë të bëjnë me Kuvendin dhe ekzekutivin janë përjashtuar për ta rikonsideruar në një moment të dytë.
Reformë e plotë dhe e thellë e pagave duke filluar nga hierarkia shtetërore. Për ta bërë administratën publike më tërheqëse për menaxherët më të mirë. Në këtë drejtim kemi bërë një analizë të thellë dhe kemi gjykuar që duhet një ndërhyrje e thellë në ligjet për reformën për pagën. Ne mund të nxisim një forcë punëtore më dinamike. Në fakt Shqipëria sot ka hyrë në një fazë të re në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe për të qenë sa më konkurruese edhe me rajonin nevojiten këto ligje. Ne sot po çojmë pagën mesatare 900 euro me dy hapa brenda një viti. Hapi tjetër është viti i ardhshëm. Nga 530 euro, në vitin 2024 do të arrijë në 900 euro. Paga minimale është rritur me 6 mijë lekë dhe synimi është që brenda këtij mandati të shkojë në 45 mijë lekë. Kjo politikë vjen si rezultat i mundësive të reja që ka krijuar ekonomia për më shumë punë dhe më shumë të ardhura.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Në nisje të saj, deputetja demokrate, Dhurata Çupi pyeti kryetaren e Kuvendit se përse komisioni nuk ka punuar që prej datës 13 prill. Ajo tha se i duhet dhënë llogari qytetarëve se përse Kuvendi nuk i ka zhvilluar punimet.
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se puna e Kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet, por ka dhe procese të tjera.
BISEDA:
Dhurata Çupi: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej datës 13 prill? Komisioni i ligjeve dhe kuvendi nuk ka ushtruar detyrat për të cilat është votuar dhe është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Është një pushtet i pavarur për tu përfshirë në zgjedhjet vendore. Ato nuk varen nga kuvendi apo komisioni i ligjeve. Duhet të mbani përgjegjësi! Duhet ti njoftoni qytetarët se përse nuk është mbledhur. Axhenda është shumë e ngjeshur. Institucionet e pavarura duhet të japin llogari këtu për veprimtarinë e tyre, pasi ka nga ato që janë përfshirë edhe në fushatë. S’mund të kaloj me kalendare të ngjeshura dhe për të kaluar rradhën. E gjithë administrata, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhuar në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është normale dhe e lejueshme.
Klotilda Bushka Ferhati: Puna e kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet. Por ka dhe një procces të tërë të përgatitjes së akteve. Sa u takon raportimit, institucionet e pavarura kanë detyrim të raportojnë në data të caktuara mes periudhës 31 mars-31 maj, si data më e largët. Ato sjellin raportin, drejtoria e monitorimit lexon dhe studion raportet për relatorët dhe bëhet kalendari unik. Jemi brenda afatit për këtë çështje. Mbledhjet bëhen në përputhje me kalendarin e kuvendit, sipas vendimarrjes së konferencës së kryetarëve. Edhe ju keni qenë në fushatë, por kjo s’ka penguar kuvendin të bëjë punën e vet. Keni përpara datën e raportimeve, dhe relatorët kanë gati dokumentacionin për dëgjesat përkatëse. Në këtë kuadër, kjo s’ishte për rendin e ditës. Ky ishte sqarimi im.