LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe "EnchroChat" në Greqi/ Zbardhet atentati ndaj Ari Papës, 24 të arrestuar dhe 7 në kërkim, mes tyre 14 shqiptar

• Një operacion i dyti brenda një jave, është zhvilluar në Greqi bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat. • Operacioni i djeshëm i policisë është kulmi i një hetimi që ka zgjatur disa muaj. • 24 persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Greqi dhe i iniciuar nga komunikimet në platformën Sky ECC dhe Encrochat. • Mësohet se 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim teksa në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shqiptarë (njëri i vdekur), disa grekë dhe persona nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale. • Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. • Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme. • Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. • Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro. • Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Pronar në kompani makinash me qira dhe i kapur në Kakavijë me 146 mijë euro cash, kush është 32-vjeçari shqiptar i arrestua nga dosja “Sky ECC” në Greqi

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe
Andon Salati

GREQIA- 32-vjeçari shqiptar Andon Salati është një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar në Greqi, iniciuar nga komunikimet në platformat “Sky ECC” edhe “Encrochat”. Mësohet se 32-vjeçari i lindur në Vlorë është banues në Nea Smyrni të Athinës. Salati konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën dhenjihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”.

Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.

Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet.

Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave, të cilat i fuste një “kryegardian”.

Nga ana tjetër Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qira në Athinë, me pronarë të regjistruar familjarë të tyre. Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme.

Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokumente fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës.

1 VITE ME PARE

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” në Greqi/ Aleksandër Sadikaj për 1 muaj trafikoi 295 kg marijuanë

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe
 Aleksandër Sadikaj

GREQI- Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat”. Gjithashtu nga kjo dosje është zbuluar veprimtaria e 27-vjeçarit që u vra në vitin 2022 në Sauk në një atentat me eksploziv.

Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Sadikaj brenda një periudhe një mujore ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë. Konkretisht në periudhën 30.05.2020 - 30.06.2020. Gjithashtu droga pritej në Greqi nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini. Ndërkohë nga shitja e drogës janë fituar rreth 450.000 euro.

 

1 VITE ME PARE

"Zyrtarët i ndihmonin kriminelët të fusnin vajza në qeli!" Detaje nga operacioni i iniciuar nga komunikimet në "Sky ECC" në Greqi

 
Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe
Foto ilustruese

GREQIA- Mediat greke kanë zbuluar se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Ay shkruajnë se mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Gjithashtu sipas mediabe greke, në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” në Greqi, 24 të arrestuar dhe 7 në kërkim, mes tyre 14 shqiptarë

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe
Droga

GREQIA- 24 persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Greqi dhe i iniciuar nga komunikimet në platformën Sky ECC dhe Encrochat. Mësohet se 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim teksa në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shqiptarë (njëri i vdekur), disa grekë dhe persona nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.

SHQIPTARËT E PËRFSHIRË:

I VDEKUR:

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç nga Memaliaj

TË ARRESTUAR:

Denis Grabocka, 36-vjeç nga Korça
Meriola Grabocka, 39-vjeç nga Korça
Andon Salati, 32-vjeç nga Vlora
Kostandin Salati, 37-vjeç nga Vlora
Andrea Salati, 65-vjeç nga Vlora
Enea Pando, 35-vjeç nga Vlora
Aleksandro Pando, 30-vjeç nga Vlora
Nikolla Pando, 64-vjeç nga Vlora
Englantina Pando, 57-vjeç
Ermal Loli, 37-vjeç nga Tirana
Armand Kola, 32-vjeç
Marjus Pashaj, 28-vjeç nga Vergo, Delvinë

NË KËRKIM:

Elson Hajredini, 34-vjeç
Viktorio Qytyku, 30-vjeç

Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi.

Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro. Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

Grupet kriminale:

Grupi “Grabocka – Salati”

Denis Grabocka, 36-vjeç nga Korca
Andon Salati, 32-vjeç nga Vlora
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç nga Memaliaj
Aleksandro Pando, 30-vjeç nga Vlora
Meriol Grabocka, 39-vjeç nga Korca
Andrea Salati, 65-vjeç nga Vlora
Kostandin Salati, 37-vjeç nga Vlora
Enea Pando, 35-vjeç nga Vlora
Ermal Loli, 37-vjeç nga Tirana
Armand Kola, 32-vjeç 

Anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

Grupi “Aleksandër Sadikaj”

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç nga Memaliaj
Viktorio Qytyku, 30-vjeç 
Elson Hajredini, 34-vjeç 
Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”

Grupi “Aleksandro Pando”

Aleksandro Pando, 30-vjeç nga Vlora
Nikolla Pando, 64-vjeç nga Vlora
Enea Pando, 35-vjeç nga Vlora

Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky ECC”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.

Grupi kriminal “Dhionisiou Siountri”

Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar. Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Hawala” është i paidentifikuar. Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28-vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.

1 VITE ME PARE

Operacion i ri në Greqi përmes SkyEcc dhe EnchroChat/ Zbardhet atentati ndaj Ari Papës, 70 raste të trafikut të drogës që importohej edhe në Shqipëri

Operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” dhe
droga

GREQI- Një operacion i ri, i dyti brenda një jave, është kryer në Greqi bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat. Operacioni i djeshëm i policisë është kulmi i një hetimi që ka zgjatur disa muaj, në mos vite. U zgjidhën gjithsej 70 raste të trafikut të drogës që përfshinin periudhën nga marsi 2020 deri në mars 2021 dhe u arrestuan më shumë se 20 persona, të përbërë nga pesë grupe kriminale të lidhura me njëri-tjetrin. Të përfshirët dyshohet se kanë importuar drogë, kryesisht kanabis Skunk dhe së dyti kokainë, nga Spanja në Shqipëri dhe Greqi të fshehur në kamionë me produkt legal.

Mbi 20 persona janë arrestuar ditën e djeshme, për të cilët ka pasur indikacione të forta se janë të përfshirë në raste të trafikut të drogës, por jo vetëm. Shumë prej të proceduarve janë tifozë të organizuar të AEK-ut të përfshirë në incidente të përgjakshme, si ato që shpërthyen në maj 2017 në stadiumin Panthessaliko në Volos, në periferi të një ndeshje futbolli mes PAOK-ut dhe AEK-ut.

Sipas mediave greke, një nga personat nën hetim dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e një 29-vjeçari shqiptar Ari Papa, i cili është vrarë në vendlindje nga shpërthimi i bombës në makinën e tij.

Një 36-vjeçareje greke është e akuzuara kryesore në rastin e trafikimit të 1.5 ton kokainë në Mimizan, në jug të Francës, në korrik 2017. Bëhet me dije se 36-vjeçarja qëndron ende në Bordeaux të Francës, pasi ka qenë ndalim largimi nga vendi.

Të gjithë të përndjekurit përdorën aplikacionet e koduara EncroChat dhe Sky ECC në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin. Nëpërmjet aplikacioneve specifike, përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe të koduara që vetëshkatërroheshin pasi dërgoheshin, ndërsa kodet speciale të sigurisë – PIN – kërkoheshin për të përdorur pajisjet celulare të modifikuara posaçërisht. Kostoja e furnizimit të pajisjes arrinte në 1000 euro, ndërsa çdo përdorues paguante 1500 euro në muaj për të përdorur aplikacionet.

Si u vra Ari Papa?

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Papa i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Kosta Papa, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Ari vogël”. Por në Shqipëri ai është fantazëm, pasi nuk rezulton të ketë fotografi, ndërsa në Greqi, Ari Papa konsiderohej person i njohur i botës së krimit. 

operacioni ne greqi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait