LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë, asgjësohen 1528 rrënjë kanabisi

•Policia e Shtetit ka vijuar punën për zbulimin e parcelave me kanabis dhe asgjësimin e tyre. •Vetëm gjatë ditës së sotme policia ka ndërmarrë 4 operacione në veri të vendit: Velipojë. Lezhë, Mat dhe Krujë. •Në total janë asgjësuar 1528 rrënjë kanabis. •Vetëm dy persona janë arrestuar në 4 operacionet e kryera.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Kreshta të pastra”- Operacion antidrogë në Mat, asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, autori s'kapet

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë,
Kanabis

MAT-Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur "Maja e Manjolës", në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin, për të konstatuar dhe goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ato të Hetimit të Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar intensivisht kontrolle në fshatra dhe zona të pyllëzuara me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur "Maja e Manjolës", në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 600 bimë kanabis në disa fshatra (FOTO)

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë,
Kanabis

LEZHË- Gjenden të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer, Lezhë dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa, të cilat asgjësohen me anë të djegies. Forcat policore të pajisura me dronë për kontrolle nga ajri si dhe kontrolle në terren, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së dhjetë të tij, në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë narkotike cannabis sativa si edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarku Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e dhjetë e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në terren me forca policore dhe me dronë. Gjenden të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer, Lezhë dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa, të cilat asgjësohen me anë të djegies. Forcat policore të pajisura me dronë për kontrolle nga ajri si dhe kontrolle në terren, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së dhjetë të tij, në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë narkotike cannabis sativa si edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë 9 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan me anë të djegies në total 14.779 bimë narkotikë dhe u vunë në pranga 3 shtetas si dhe u shpall 1 tjetër në kërkim, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

“Territor i pastër”/ Zbulohen 16 sera kultivimi lënde narkotike në fshatrat e Krujës, asgjësohen 494 rrënjë kanabis (PAMJET)

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë,
Kanabis

KRUJË- Në kuadër të operacionit 'Territore të pastra' janë asgjesuar 494 fidanë me kanabis sativa në fshatrat e Krujës. Forcat e Policisë zbuluan 16 parcela me bimë narkotike në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të 10 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar 6868 bimë narkotike cannabis sativa. Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë,

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike. Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar "Territor i pastër". Si rezultat i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, u konstatuan 16 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 494 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të 10 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar 6868 bimë narkotike cannabis sativa. Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

3 VITE ME PARE

Kultivuan 270 rrënjë kanabis në 6 sera në Velipojë, dy autorët 'kapen mat' duke u kujdesur për bimët (EMRAT)

Operacione ANTI-DROGË në VERI të Shqipërisë,
Sera

VELIOPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultivim kanabisi. Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike. 33 vjeçari Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks 2”, si rezultat i një pune hetimore disajavore me metoda proaktive. Falë inteligjencës policore, përdorimit të dronëve të Policisë si dhe hetimeve proaktive evidentohen dhe shkatërrohen 6 minisera ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke u kujdesur për miniserat me kanabis, dy autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, falë inteligjencës policore se dy shtetas nga fshati Baks, kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka regjistuar procedimin penal. Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”. Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

operacion antidroge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet