Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Një tjetër skandal dhune ndaj të miturve në kopsht ka ndodhur në vendin tonë. •Në Elbasan, edukatorja 57-vjeçare dyshohet se ka dhunuar një një 5-vjeçar që vuan nga autizmi. •Edukatorja është proceduar në gjendje të lirë. •Sipas prindërve të të miturit, fëmijët e tjerë pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5 vjeçarit autik, i cili herë-herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme. Sipas reagimit të Bashkisë, rasti është regjistruar më 26 tetor të muajit të shkuar në kopshtin publik dhe edukatorja është pezulluar nga detyra. •Rasti vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin “Stinët” në Tiranë më 1 nëntor. •Edukatorja Majlinda Dehima akuzohet se ka dhunuar një 3-vjeçare, e cila përfundoi në spital me këmbë të thyer.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Bashkia ka reaguar lidhur me rastin e 5-vjeçarit me autizëm, pasi u raportua se është keqtrajtuar nga edukatorja në kopësht. Në njoftimin zyrtar sqarohet se rasti është referuar nga prindërit më 26 tetor dhe menjëherë në datën 27 tetor, është mbledhur drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit.
REAGIMI I PLOTË:
Lidhur me njoftimin e bërë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit për hetimin në gjendje të lirë të një edukatoreje në një nga kopshtet publike të qytetit bëjmë me dije se:
Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre , fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5 vjeçarit autik, i cili herë-herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme.
Menjëherë në datën 27 tetor (e premte) prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.
Menjëherë të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopsht.
Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se femijeve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin. Duke qenë se fëmija ka problematika të spektrit autik rasti kërkon kujdes të veçantë dhe mbikqyrje të psikologëve. Ndërkohë edukatorja vijon të jetë e pezulluar deri në sqarimin e situatës.
ELBASAN-Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë të dhunës që është ushtruar ndaj një fëmije autik nga edukatorja.
Fëmijët e kopshtit në Elbasan pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë-herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme. Në datën 27 tetor (e premte) prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.
Të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopsht. Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se fëmijëve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin.
Edukatorja vijon të jetë e pezulluar deri në sqarimin e situatës./Dosja.al
ELBASAN- Nuk kanë fund rastet e dhunës në kopshte dhe çerdhe. Ditën e sotme, është zbuluar një rast i rëndë në Elbasan. Forcat blu, bëjnë të ditur se në një kopsht shtetëror, edukatorja me inicialet O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.
Për të kanë nisur hetimet e nevojshme procedurale për të zbardhur rrethanat e rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.