LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 5 të arrestuar, 4 në kërkim... pjesë e Bandës së Durrësit (EMRAT- DETAJET)

• Zbardhet atentati i 1 nëntorit 2019, ku në mbikalimin e Sukthit, u tentua të ekzekutohej prokurori Arjan Ndoja bashkë me Landi Muharremin. • Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar tashmë kush janë kokat që donin eleminimin e Ndojës dhe Rrumit. • SPAK ka ekzekutuar 5 urdhër arreste ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona. •  Të arrestuarit janë 5 persona, pjesë e "famëkeqes" bandë e Durrësit. Bashkim Haxhija, Akil Nerjaku, Julian Pjetri, Endrit Sinani dhe Marsel Deçka janë arrestuar. • Në kërkim janë shpallur Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen dhe Ramazan Rrajën. •  Nga operacioni i koduar “Komploti” i SPAK në bashkëpunim me Forcat Operacionale, RENEA dhe FNSH u ushtruan kontrolle në 11 banesa në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë. •  Gjatë kontrolleve sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.  •  Operacioni është në vijim e sipër dhe pritet zbardhja e motive pse banda e Durrësit bashkëpunoi me Rrajat për të ekzekutuar Ndojën. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

4 vite u deshën! Si NDODHI atentati ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj u kap me "të fortin e Sukthit", shoferi...viktima që s'i mbijetoi dot plumbave

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Arjan Ndoj

TIRANË- Atentati ndaj Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndojt, ku mbeti i vrarë edhe shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, dyshohet se është organizuar nga grupi i Plarent Dervishajt. 5 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim nga SPAK, pjesa më e madhe e tyre anëtarë të bandës së Durrësit, të dyshuar në përfshirjen dhe organizimin e atentatit ndaj prokurorit të shkarkuar tashmë nga Vettingu më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Në kuadër të operacionit “Komploti” u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç.

Por si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja?

Më 1 nëntor të vitit 2019, rreth orës 16:30 të pasdites, u raportua për të shtëna me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, Ndoj ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Pak para atentatit

Makina 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut, një tregtar dhe i afërm i ish-prokurorit) dhe në përdorim nga prokurori Ndoj, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së plumbave, makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private në spital. Arjan Ndoj ia doli që t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa disa ditë më pas, në spital ndërroi jetë shoferi i tij për shkak të plumbave që kishte marrë në kraharor, të cilët i kishin dëmtuar organet vitale. Ndryshe nga dy të tjerët, Aleksandër Laho mori lëndime më të lehta.

Atentatorët kanë qenë dy dhe që kanë qëlluar me dy armë të ndryshme, njëri ishte Redjan Rraja dhe bashkëpunëtori i tij ishte Arjol Halilaj, të cilët pasi qëlluan shkuan në Ishëm, ku edhe dogjën mjetin me të cilin po qarkullonin në momentin e vrasjes. Por brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja.al ka raportuar më parë se emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestruar Redjan Rrajës. Por thelbësore kanë qenë edhe shenjat e gishtave të Halilajt, që janë gjetur në mjetin që u përdor në krim. Përputhja e ADN-së me mbetjet biologjike ka bërë që Halilaj të vihet në pranga.

Por pse u shënjestrua ish-prokurori?

Arjan Ndoja mund të ishte si gjithë prokurorët e tjerë në Shqipëri, hetonte dosje kriminale, vjedhje, vrasje apo grabitje pronash. Por u vendos në vëmendje kur kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe nisën sulmet ndaj tij. Atëherë emri i mori një jehonë tjetër.

“Javën e kaluar, një rast flagrant i shkeljes së ligjit, transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Fatkeqësisht po shohim që pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ të përkohshëm por shumë të rëndë mbi qytetarët, sepse shumë prokurorë dhe gjykatës që janë të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë Vettingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapim ça të kapim’. Ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie kërkon kohë,”-tha kryeministri Edi Rama.

Asokohe Arian Ndoja ishte prokurori që po hetonte dosjen e (asokohe) drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, ndaj të cilit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa ish-zv/kryeministri Erjon Braçe thoshte se Liridon Pula ishte viktimë e prokurorit Arian Ndoja. Edhe opozita u përfshi në deklarata. Partia Demokratike akuzonte kryeministrin Edi Rama se është kryetari i të ashtuquajturës KÇK, (kap ça të kapësh), duke shtuar se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ishte prishje pazari mes bandave që sollën në pushtet Ramën.

Kujt po i tunden prangat?

Sot, Prokuroria e Posaçme njoftoi arrestimin e pesë personave por në kërkim janë 4 të tjerë, mes tyre Ramazan Rraja nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe një prej eksponentëve kryesore të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj. Ndryshe nga Rraja që po kërkohet kudo në Shqipëri, Dervishaj së fundmi është raportuar se ndodhet në Dubai e deri më tani nuk ka asnjë shpresë për ekstradimin e tij. 

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Ndojit, SPAK: Po punohet për kapjen e ekstradimin e Ramazan Rrajës dhe Plarent Dervishajt

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dlaë me njoftim zyrtar në lidhje me operacioni 'Komploti' që çoi në pranga pesë person dhe shpalli në kërkim katër të tjerë, të lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në njoftim bëhet me dije se në rolin e ekzekutorëve kanë qenë Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, ndërsa të tjerët kanë siguruar mjetet për planifikimin e atentatit. 

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar tashmë kush janë kokat që donin eleminimin e Ndojës dhe Rrumit. Të arrestuarit janë 5 persona: Bashkim Haxhija, Akil Nerjaku, Julian Pjetri, Endrit Sinani dhe Marsel Deçka janë arrestuar. Në kërkim janë shpallur Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen dhe Ramazan Rrajën. 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (mbi bazën e akteve të dërguara për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), ka regjistruar procedimin penal Nr.184/2019, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1, 2; 134/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Në kuadër të hetimeve intensive të pandërprera, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, e më konkretisht i shtetasve: P. D., J. M. dhe A. SH, si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen për ngjarjen e datës 01.11.2019), ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa subjekteve të tjerë, të cilët kanë kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave subjektet e dyshuar kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., E. S.,  J. M. A. SH., R. RR. etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi).

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., J. M., B. H., G. N. (alias K. N. dhe E. N.), R. RR., Ariol HALILAJ, J. P. dhe M. D, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar 5 masa sigurimi personal për personat nën hetim: B.H., G.N., M.D., E.S., J.P.

Janë shpallur në kërkim shtetasit P.D., J.M., A.SH. (alias D. Sh) dhe R. RR., dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre.

Ky hetim ka bërë të mundur që të evidentojë rolin e secilit prej të hetuarve në kryerjen e veprave penale, organizatorit, ekzekutorit, ndihmësit etj.

Hetimet e këtij procedimi penal janë drejtuar nga 2 prokurorët e çështjes dhe veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit dhe administrimin e disa prej akteve nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale.

3 VITE ME PARE

50 kontrata pronash e dokumente me rëndësi, çfarë u gjet në 11 shtëpitë e bandës së Durrësit, thurën vrasjen e prokurorit Ndoja

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Operacioni

TIRANË- 50 kontrata shit-blerjeje pronash e dokumente të ndryshme me rëndësi janë gjetur pas kontrollit të 11 banesave të anëtarëve të bandës së Durrësit e familjes Rraja. Operacioni është zhvilluar dy ditët e fundit. Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë e 6 aparate celulare. Banesat që u kontrolluan janë në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Në pranga janë vënë pesë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe katër të tjerë. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Në pranga janë vënë: Akil alias Gentian Nërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri.

Në kërkim: Ramazan Rraja, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. 

Operacioni 'Komploti' është realizuar pas një tjetër rrëfimi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

3 VITE ME PARE

ZBARDHET ATENTATI ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, Policia: 5 të arrestuar, gjendet një bazë e mirëfilltë "policore", dylbi e jelek antiplumb (DETAJET)

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,

Policia e Shtetit

TIRANE- 3 vite pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku u tentua të ekzekutohej prokurori Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin i njohur si "Rrumi" i Shijakut, sot Prokuroria e Posaçme ka arritur të zbardhë ngjarjen e plotë, përfshirë me porositësit dhe realizuesit e atentatit. Një operacion i koduar "Komploti" ka vënë në pranga 5 persona, të identifikuar si Bashkim Haxhija, Julian Pjetri, Endrit Sinani, Akil Nerjaku dhe Marsel Deçka. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa qytete si Tirana, Fushë-Kruja dhe Durrësi, policia dhe RENEA kanë kontrolluar 11 banesa, ku është zbuluar një "bazë" e mirëfilltë me sende policie, ku nuk mungonin dylbitë me rreze të largët për të vëzhguar shënjestrat e atentateve apo jelekët antiplumb. Janë sekuestruar edhe 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019. Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë. Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.

Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

B. H., 54 vjeç, M. D., 38 vjeç dhe G. N. alias K. N., 40 vjeç, të tre banues në Durrës;
E. S., 29 vjeç dhe J. P., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit A. N.), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush u prangos bashkë me "Kilin"? Arrestohet edhe Bashkim Haxhija, grupi thuri me Plarent Dervishajn planin për ekzekutimin e Arjan Ndojas

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Plarent Dervishaj

TIRANE- Bashkë me Akil Nerjakun, Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, (Prokuroria e Posaçme) ka ekzektuuar edhe 2 urdhër arreste të tjera. Dosja mësoi se të arrestuar janë edhe Bashkim Haxhija, i njohur si krahu i djathtë i Plarent Dervishajt dhe Marsel Deçkaj, agjent doganor.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë prerë edhe për Plarent Dervishajn, ky i fundit ndodhet në Dubai dhe Julian Meçajn, një tjetër anëtar i grupit.

Të 5 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit grup kriminal dhe akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thurur dhe vënë në jetë planin për ekzekutimin e prokurorit Arjan Ndoja. Atentati ndodhi në dhjetor të 2020-ës në mbikalimin e Sukthit dhe viktimë ngeli shoferi i prokurorit, Arjan Ndoja, 31-vjeçari Andi Maloku. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

EMRAT-PROFILET/ Kush janë të arrestuarit për atentatin ndaj Ndojit, gjithë banda e Durrësit u angazhua në vrasjen e Prokurorit

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Plarent Dervishajt

TIRANË- Pesë personat e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë Plarent Dervishaj, Julian Meçe, Bashkim Haxhia, Marsel Decka dhe Akil Nerjaku. Të gjithë të lidhur me ish-Bandën e Durrësit të drejtuar nga Lulzim Berisha.  Ata dyshohet të kenë gisht në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojës, ngjarje e ndodhur më 1 tetor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojit, Andi Maloku. Akuza e ngritur ndaj tyre është sigurisë i kushteve dhe mjeteve për vrasjen. Në kërkim është shpallur Ramazan Rraja, i akuzuar për të njëjtën ngjarje. RENEA dhe oficerët e BKH-së zbarkuan një ditë më parë në vilën e tij në Nikël, por aty u përballën vetëm me deputetin e Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por kush janë ata?

Plarent Dervishaj

Plarent Dervishaj ndodhet në Dubai. Ai u vu në pranga atje për llogari të drejtësisë shqiptare që e shpalli në kërkim pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut, por ekstradimi i Dervishajt drejt Shqipërisë nuk ndodhi kurrë. Kjo, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes dy vendeve. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës.

Julian Meçe dhe Bashkim Haxhia

Julian Meçe është marrë edhe më herët në pyetje lidhur me atentatin ndaj Ndojit. Meçe është pyetur nga grupi hetimor, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë.  Julian Meçe është konsideruar si numri 2 i ish-bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij. Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Range Rover ishte edhe Bashkim Haxhia, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se iu kundërpërgjigj me armë në drejtim të autorëve. Madje Haxhia nuk pranoi as të dilte nga burgu.

Akil Nerjaku

Akil (Gentian) Nerjaku nuk është një emër u panjohur në botën e krimit. Vetëm pak muaj më parë, Nerjaku i shpëtoi një atentati me snajper në Durrës. Një bandë e mirëpërgatitur zbarkoi në lagjen nr.13 në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar Nerjakun, mesditën e 12 shtatorit. Ata mendohet të kenë qenë pesë persona dhe të gjithë të veshur me të zeza e me kapuçë në kokë. Të futur brenda një furgoni, në dukje si transportues mallrash, atentatorët u ndalën në rrugën ku ishin informuar se ndodhej shënjestra e tyre dhe qëlluan. Një tek plumb do të ishte mjaftueshëm nëse do të kishin pasur shënjestër, por gabuan. Plumbi përfundoi në makinën e një pushuesi nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit për të pushuar, por u gjend në kohën dhe vendin e gabuar më 12 shtator. Në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend ku ishte parkuar makina, Nerjaku ishte duke lëvizur me automjet Mercedez Benz. Ngjarja kaloi pa dëme, por as nuk u zbardh, pasi deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë atentat. Ai është prangosur nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 në kuadër të një operacioni në atë kohë për goditjen e elementëve kriminalë. Fierza, person me precedent penal, njihet edhe si mik i Lul Berishës. Ai është evidentuar si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012. Ai deklaroi në atë kohë se në momentin që janë prangosur i ishte drejtuar komisariatit për të dorëzuar armën të cilën e kishte gjetur në një depozitë uji. Ndërsa Nerjaku deklaronte se armën që posedonte e kishte me leje. Pas verifikimeve rezultoi që arma e zjarrit e tipit pistoletë ishte me leje, por duhej të mbahej në ambientet e banesës së Nerjakut dhe jo jashtë saj. Në atë kohë, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Nerjakun.

Ramazan Rraja

Ai është nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij që ndodhet aktualisht në burg, Redjan Rraja, kanë organizuar atentatin ndaj prokurorit Ndoj. Ramazan Rraja u ndalua për herë të fundit dy muaj më parë nga Policia e Shtetit, në qafë-Kashar. Ai ishte bashkë me Rexhep Rrajën e tre miq të tjerë kur u ndalua teksa lëvizte me makinë të blinduar. Ai u pyet për masakrën e Fushë Krujës, ngjarje e ndodhur më 17 korrik të vitit 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata dhe sipas raportimeve, u mbrojt me faktin që në atë kohë ndodhej jashtë vendit e nuk kishte lidhje me ngjarjen.

3 VITE ME PARE

Kundërshtar me Rrumin dhe aleat me mikun e Lul Berishës, kush është Akil Nerjaku që u arrestua me urdhër të SPAK, në shtator i shpëtoi atentatit me snajper

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Akil (Gentian) Nerjaku

DURRËS- Akil (Gentian) Nerjaku, i cili është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsuionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk është një emër u panjohur në botën e krimit. Vetëm pak muaj më parë, Nerjaku i shpëtoi një atentati me snajper në Durrës.  

Një bandë e mirëpërgatitur zbarkoi në lagjen nr13 në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar Nerjakun, mesditën e 12 shtatorit. Ata mendohet të kenë qenë pesë persona dhe të gjithë të veshur me të zeza e me kapuçë në kokë. Të futur brenda një furgoni, në dukje si transportues mallrash, atentatorët u ndalën në rrugën ku ishin informuar se ndodhej shënjestra e tyre dhe qëlluan.

Një tek plumb do të ishte mjaftueshëm nëse do të kishin pasur shënjestër, por gabuan. Plumbi përfundoi në makinën e një pushuesi nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit për të pushuar, por u gjend në kohën dhe vendin e gabuar më 12 shtator. Në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend ku ishte parkuar makina, Nerjaku ishte duke lëvizur me automjet Mercedez Benz. Ngjarja kaloi pa dëme, por as nuk u zbardh, pasi deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë atentat.

Kujt iu faturua atentati?

Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi, i njohur dhe si Rrumi i Shijakut.  Megjithëse i njohur për forcat e rendit si person me precedentë penalë, Akil (Gentjan) Nerjaku, rezulton i arrestuar vetëm njëherë për armëmbajtje pa leje, por njihej si kundërshtar i Rrumit.

Ai është prangosur nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 në kuadër të një operacioni në atë kohë për goditjen e elementëve kriminalë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, që drejtohej nga Marjel Fierza, u gjetën dhe sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë tip ‘Beretta’, automjeti që ata udhëtonin dhe 6 telefona celularë”, sqaronte Policia.

Fierza, person me precedent penal, njihet edhe si mik i Lul Berishës. Ai është evidentuar si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012. Ai deklaroi në atë kohë se në momentin që janë prangosur i ishte drejtuar komisariatit për të dorëzuar armën të cilën e kishte gjetur në një depozitë uji.

“Pistoletën e gjeta te depozitat e ujit ku po pija kafe me Gentianin. Isha drejtuar për në komisariat për ta dorëzuar atë”, kishte deklaruar ai para Gjykatës.

Ndërsa Nerjaku deklaronte se armën që posedonte e kishte me leje. Pas verifikimeve rezultoi që arma e zjarrit e tipit pistoletë ishte me leje, por duhej të mbahej në ambientet e banesës së Nerjakut dhe jo jashtë saj. Në atë kohë, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Nerjakun.

3 VITE ME PARE

SPAK arreston 5 persona, mes tyre edhe Akil Nerjaku, bashkëpunëtori i drejtësë rrëfeu me detaje një ngjarje të rëndë kriminale

Nuredin Dumani 'zbërthen' atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja,
Akil Nerjaku

TIRANE- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka arrestuar 5 persona, mes tyre Akil Nerjaku, emrat e të cilëve ende nuk dihen. Rrëfimi i një bashkëpunëtori të drejtësisë i ka çuar ata në arrestim.

Nerjaku ishte shënjestra e një atentati me snajper në Durrës në shtator të vitit 2022. Nerjaku bashkë me 4 të tjerët janë zbuluar nga SPAK si të përfshirë në një dosje, por nuk dihen më shumë detaje.

Urdhër arrestet lidhen edhe me kontrollet që u ushtruan dje në banesën e Ramazan Rrajës, ku ai nuk u gjet. /Dosja.al

 

operacioni komploti plarent dervishaj julian mece julian pjetri akil nerjaku endrit sinani ramazan rraja marsel deck bashkim haxhija

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale