LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Numërimi u krye me sukses nga AI"/ Celibashi për zgjedhjet e djeshme: Duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor, kryetarët e zgjedhur janë legjitim

• Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se niveli i pjesëmarrjes nuk përbën kriter përcaktues për vlefshmërinë apo legjitimitetin e procesit zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme. • Në një konference për mediat, Celibashi ka folur në lidhje me procesin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhjet që u mbajtën. • Ai ka deklaruar se në të ardhmen aplikimi i saj mund të shërbejë në disa aspekte të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve, përfshirë procesin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. • Sipas Celibashit, përdorimi i teknologjisë së avancuar nuk do të zëvendësonte plotësisht komisionerët apo numëruesit, por do të mund të ndihmonte në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së procesit. • I pyetur në lidhje me numërimin e ngadaltë të votave në krahasim me Kosovës, Celibashi deklaroi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave. • Celibashi theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit dhe bëri apel që ligjvënësit të përfundojnë reformën zgjedhore brenda vitit 2026.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Kosova shpalli rezultatin zgjedhor e balotazhit brenda pak orësh, Celibashi: Për aq kohë sa nuk kemi ligj të ri elektoral, ky është përfundimi

"Numërimi u krye me sukses nga AI"/ Celibashi për zgjedhjet
Celibashi

TIRANA- Procesi zgjedhor në Shqipëri dhe Kosovë u zhvillua paralelisht ditën e djeshme, por ndryshe nga Kosova që arriti të publikojë rezultatet përfundimtare në kohë rekord për 18 komuna, në Shqipëri numërimi për 5 bashkitë në vendin tonë u vonua në krahasim me shtetin fqinj. Në një deklaratë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave.

Sipas tij, për sa kohë që procesi i numërimit, vendndodhja e qendrave të numërimit dhe përdorimi i pajisjeve elektronike mbeten të pandryshuara, vonesat janë të pashmangshme. Celibashi theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit dhe bëri apel që ligjvënësit të përfundojnë reformën zgjedhore brenda vitit 2026, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos përballen me të njëjtin problem të përsëritur.

“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.

Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.

8 MUAJ ME PARE

Sa legjitimë janë kryetarët e zgjedhur? Celibashi: Kufiri i pjesëmarrjes nuk është domosdoshmëri për vlerësimin e zgjedhjeve, për mua...

"Numërimi u krye me sukses nga AI"/ Celibashi për zgjedhjet
Celibashi

TIRANA- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat, u ndal edhe tek çështja e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje dhe legjitimiteti i fituesve të garës për kryetarë bashkie. Ai theksoi se niveli i pjesëmarrjes nuk përbën kriter përcaktues për vlefshmërinë apo legjitimitetin e procesit zgjedhor, pasi ligji nuk parashikon një prag minimal votuesish për ta konsideruar atë të vlefshëm.

"Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik”, tha ai.

8 MUAJ ME PARE

A do të përdoret Inteligjenca Artificiale në zgjedhjet e 2027? Celibashi: E përdorëm në numërimin e votave, por nuk ka arsye të...

"Numërimi u krye me sukses nga AI"/ Celibashi për zgjedhjet
Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 mund të shqyrtohet mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat, Celibashi theksoi se teknologjia e avancuar mund të ndihmojë në menaxhimin dhe vlerësimin e votave, por nënvizoi se prania e komisionerëve mbetet e domosdoshme, pasi inteligjenca artificiale nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur gjatë procesit të numërimit.

Pyetje: Përdorimi i AI në zgjedhjet në Tepelenë, a e shihni të mundshme që AI (Inteligjenca Artificiale) të aplikohet në zgjedhjet e 2027?

Ilirjan CelibashiNdoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për vlerësimin tonë do të ishte e udhës të përdorej në të ardhmen, gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë numërimi.

Nëse përdorim pajisje, ajo e kryen vetë procesin. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse në procese zgjedhore të përdoret në tërësi, por se në çfarë fushe mbetet për t’u diskutuar. E bëmë jo duke parë të tjerët, por e ka sjellë zhvillimi global dhe teknologjik për ta përdorur këtë risi. Nuk ka asnjë arsye pse ta kishim droje.

8 MUAJ ME PARE

“Numërimi u krye me sukses nga AI”/ Shpallja e rezultateve në 5 bashkitë e vendit, Celibashi: Do duhet të ndryshohet kodi zgjedhor…

"Numërimi u krye me sukses nga AI"/ Celibashi për zgjedhjet
Celibashi

TIRANA- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen inteligjenca artificiale të përdoret në procesin zgjedhor. Ai ka theksuar se aplikimi i saj mund të shërbejë në disa aspekte të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve, përfshirë procesin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.

Sipas Celibashit, përdorimi i teknologjisë së avancuar nuk do të zëvendësonte plotësisht komisionerët apo numëruesit, por do të mund të ndihmonte në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së procesit.

“Ndoshta për të gjithë duhet sqaruar se Ai në rastin e zgjedhjeve, mund  të përdoret për shumë aspekte. Ne e pamë si me dobi pa përdorur për numërim dhe vlerësim të fletëve të votimit. Përdorimi i AI nuk shmang nga pikëpamja teknike komisionerët apo numëruesit de duhet të jetë dikush që i shfaq fletët e votimit përpara kamerës.

Në kuptim të kohës dhe saktësisë, për gjykimin tonë, do të ishte e udhës që të përdorej në të ardhmen. Nëse përdorim pajisje elektronike të numërimit dhe vlerësimit, këtë proces e kryen vetë pajisja përkatëse. Për sa kohë që AI po përdoret në shumë aspekte të jetës globale, nuk ka asnjë arsye pse dhe në proceset zgjedhore të mos përdoret. Pastaj në cilin moment apo aspekt do të diskutohet. E bëmë këtë test, as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika t të 3-tëve. E ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi. S’ka asnjë arsye që të kishim droje për të hezituar për ta testuar përdorimin e AI. Tej qasjeve sarkastike të dikujt, ne vlerësojmë që do t’ia vlejë në të ardhmen”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet