Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Mblidhet për gati një orë Asambleja Kombëtare të Partisë Socialiste. • Edhe ashtu siç edhe ishte përfolur, kishte "fortunë" ndryshimesh, por jo në kabinetin e qeverisë. • Para se të niste mbledhja, u lajmërua jozyrtarisht shkarkimi i ministres e Ekomonisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. • Lajmi u publikua nga mediat pranë qeverisë, por u përgënjshtrua nga vetë ministrja, e cila i cilësoi të si "thashetheme vere". • Ndryshimet ndodhën në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste. • Sot, Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ndërsa Bledi Çuçi, u bë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. • Çuçi zuri vendin e Taulant Ballës ndërsa Klosi të Damian Gjiknurit. • Për spostimin e këtij të fundit reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili hoqi një paralele mes tij, Arben Ahmetajt dhe Vangjush Dakos, duke e paralajmëruar ish-ministrin si subjekt të drejtësisë. • Nesër dhe pasnesër, kabineti qeveritar do të mblidhet në Tepelenë, ku sërish nuk përjashtohen ndryshime të tjera.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa mesazhe socialistëve të mbledhur për takimin e Asamblesë së Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u kërkoi që të kishin kujdes me punën e tyre që të mos bëheshin subjekt i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare,”- tha ai. Ndërsa edhe njëherë shtoi: PS nuk do të bëhet mburojë e askujt.
Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe ministren për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.
Për të tjerë, Rama kishte rezerva.
“Duhet të punoni më shumë,”- mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje. Më specifikisht u ndal tek Greta Duraku, deputetja e qarkut Kukës, e cila prej kohësh ka "humbur" nga terreni. Burime për "Newsbomb" bëjnë me dije se shefi i qeverisë, ka shprehur rezerva për punën e dobët të deputetes, duke iu drejtuar me nota ironike për faktin se nuk bën takime në zonën që është zgjedhur.
Për më shumë detaje, Rama pritet që të zhvillojë nesër takime që do të zgjasin 2 ditë në Tepelenë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. E gjithë struktura drejtuese e Partisë Socialiste do të rizgjidhet në shtator, në një mbledhje tjetër të Asamblesë. Por deri më tani, vetëm Damian Gjikuni është zëvëndësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi. Por posti është i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja brenda selisë rozë.
SEKRETARËT E SHKARKUAR:
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Në vjeshtë Rama pritet që të mbledhë sërish Asamblenë, e më pas kongresin e Partisë Socialiste.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot pasdite socialistët në Asamblenë Kombëtare për të njoftuar dy lëvizje të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Por kamerat e LSA kanë kapur edhe momente të deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve teksa futeshin në selinë rozë. Të gjithë ishin të buzëqeshur, përveç disa personazheve, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama.
Megjithatë, teksa Rama zgjodhi që të futej vetëm dhe në fund, të tjerët e shfrytëzuan mbledhjet për të bërë takimet e rastit me kolegët. Një ndër ata që nuk shihet shpesh ishte dhe ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
NDIQNI FOTO-GALERINË:
TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste ka bërë që numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha të dalë një konferencë urgjente për mediat nga selia blu. Largimi i Damian Gjiknurit nga posti si Sekretar i Përgjithshëm është sinjali i parë i "flakjes" së tij nga kryeministri Edi Rama. Kjo pasi sipas Berishës, Gjiknuri është i përfshirë si në aferën e inceneratorëve dhe atë të ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal.
Megjithatë shtoi se bashkë me largimin nga posti, Gjiknuri ka marrë edhe një mesazh nga Rama, i cili është: Largohu si Arben Ahmetaj.
"Largimi i Gjiknurit ishte...Gjiknuri është një kufomë politike e pakallur me dy hetime të tmerrshme, një kombëtar dhe një ndërkombëtar. Është në hetim kombëtar për aferën e inceneratorëve, por në një vepër penale bashkautor me Edi Ramën dhe shpejt do e sjellin këtu, Gjiknuri është në hetim ndërkombëtar për aferën McGonigal, dhe Edi Rama kujton se do e kalojë Lanën duke hedhur Gjiknurin. Jo, do bjerë vetë. Çështja McGonigal i rri si shpatë Damokleu. Asambleja më shumë foli me dyert e mbyllura të saj. Të dashur qytetarë dhe qytetare. U mblodhën si në bodrum se kanë frikë dhe tmerr nga ju. Jo vetëm ju, por edhe anëtarësia e PS. Nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj saj. Tani me moton erdhëm, vodhëm, ikim, ata nuk pyesin për asnjë njeri. Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është në duart tuaja. Kjo zgjidhje nuk është në duart e askujt tjetër përveç njerëzve të lirë, njerëzve idealistë që vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë mafie të rrezikshme dhe t’i japin përgjigjen që meriton. Unë kam besim se së shpejti, shqiptarët do flasin me zërin e tyre,"-tha ndër të tjera Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, pas asaj Putin-Lukashenko, u mbyll siç filloi, nën flakët e djegësave. Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë, u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë. U mblodh me dyer të mbyllura pasi prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka tronditur sepse ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën. Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja ‘Ahmetaj’, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj. Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore. Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mbyll pas turpit të arratisjes së shekullit, numrit 2 të qeverisë, bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës u arratis me porosi të këtij fundit, pasi dekonspiroi kërkesën për arrest që do adresonin prokurorët e çështjes për parlamentin. Në këtë kontekst, dyert e mbyllura janë aktakuzë në vetvete. Pra, janë dëshmi e fajësisë të kupolës së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Gjiknuri, shumë të tjerë, Balluku është e implikuar gjatë dy viteve të fundit, etj, etj. Dosja po shpërbën tërësisht këtë mazhorancë mafioze, këtë kupolë mafioze se nuk është mazhorancë. Edi Rama është i gatshëm që të shesë secilin prej tyre për të shpëtuar lëkurën e tij. Por vetë është i pashpresë. Socialistëve të ndershëm iu bëj thirrje ta shohin këtë proces shpërbërje si një proces shpëtimi të tyre, se ky është një klan uzurpator, që e shndërroi partinë e tyre në parti krimi. Zyrtarëve u bëj thirrje të heqin çdo shpresë. Do ju rrëfej në mirëbesim një gjë, një moment shumë domethënës të Edi Ramës me Vangjush Dakon. Në një darkë intime, në një rreth të ngushtë, ku i ftuar para pak kohësh ishte Vangjush Dako, Edi Rama ngrihet dhe habit ata pak të pranishëm që ishin. Dollinë e parë nuk e ngriti për sebepin për të cilin ishin mbledhur. Këtë dolli do e ngre për Vangjush Dakon, mikun më të shtrenjtë në PS. Shkoni dhe pyesni Dakon po nuk e besuat këtë, i cili ka kaluar çdo veting, por edhe vetingun, por për hir të privacisë nuk po e them të kujt, se unë jam njeri që respektoj normat e privacisë. Thashë t’ua them këtyre ministrave, fajtorë, këtyre mëkatarëve, se Edi Rama do u flakë një e nga një, siç flaku më të shtrenjtin mik të tij në PS. Po të doni, komunikoni me të po nuk e besuat. Largimi i Gjiknurit ishte...Gjiknuri është një kufomë politike e pakallur me dy hetime të tmerrshme, një kombëtar dhe një ndërkombëtar. Është në hetim kombëtar për aferën e inceneratorëve, por në një vepër penale bashkautor me Edi Ramën dhe shpejt do e sjellin këtu, Gjiknuri është në hetim ndërkombëtar për aferën McGonigal, dhe Edi Rama kujton se do e kalojë Lanën duke hedhur Gjiknurin. Jo, do bjerë vetë. Çështja McGonigal i rri si shpatë Damokleu. Asambleja më shumë foli me dyert e mbyllura të saj. Të dashur qytetarë dhe qytetare. U mblodhën si në bodrum se kanë frikë dhe tmerr nga ju. Jo vetëm ju, por edhe anëtarësia e PS. Nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj saj. Tani me moton erdhëm, vodhëm, ikim, ata nuk pyesin për asnjë njeri. Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është në duart tuaja. Kjo zgjidhje nuk është në duart e askujt tjetër përveç njerëzve të lirë, njerëzve idealistë që vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë mafie të rrezikshme dhe t’i japin përgjigjen që meriton. Unë kam besim se së shpejti, shqiptarët do flasin me zërin e tyre.
TIRANË- Damian Gjiknuri tashmë është deputet i thjeshtë i Partisë Socialiste. Sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit.
Pas përfundimit të mbledhjes, ky i fundit nuk pranoi që të komentonte vendimin e marrë nga kryeministri Edi Rama, duke e kaluar me një batutë.
"Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!,"- tha Gjiknuri dhe më pas u largua nga selia e Partisë Socialiste.
TIRANË- Më shumë se 50 minuta ka zgjatur takimi i Asamblesë së Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja; kryebashkiakët e Kamzës dhe Lezhës Rakip Suli dhe Pjerin Ndreu; po ashtu edhe nga deputeti socialist Xhemal Qefalia.
Edhe pse iu kërkua një prononcim për mediat, Rama u hoq sikur po fliste në telefon dhe i injoroi mediat e mbledhura që pritën për një prononcim. Megjithatë duket se situata në mbledhje ka qenë e tensionuar, pasi ndryshe nga sa hyri, Rama doli pa xhaketë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën organizative të Partisë Socialiste. Bledi Çuçi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pasi vendi u la bosh nga Taulant Balla, i sapoemëruar në Ministrinë e Brendshme. Paraardhësi i Ballës në detyrën e ministrit, Bledi Çuçi u shkarkua nga posti në kabinet 2 javë më parë, pas skandalit me dhunën e fisit Rraja në Fushë Krujë.
Ndërsa Blendi Klosi zgjidhet sekretar i Përgjithshëm, duke larguar nga posti Damian Gjiknurin, i cili ia "mori" vendin Taulant Ballës që prej kohësh i ushtronte të dyja funksionet. Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje dhe motivacionet e këtyre lëvizjeve të bërë nga kryesocialisti.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Siç duket edhe nga pamjet e kapura nga mediat e pranishme para selisë rozë, Rama ka hyrë në godinë i zymtë dhe me një dosje në dorë, brenda të cilës nuk dihet se ç'dokumente janë vendosur.
Kjo është një ndër të paktat Asamble me dyer të mbyllura që zhvillohet nga Partia Socialiste. Madje raportohet se të gjithë anëtarët e Asamblesë janë urdhëruar të fikin telefonat.
TIRANË- Edhe kryeministri Edi Rama e ka mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat pranë qeverisë, për shkarkimin e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Por pak përpara nisjes së Asamblesë kur u pyet Edi Rama për shkarkimin e ministres së Financave u përgjigje me një “JO” të prerë. E më pas vazhdoi rrugën për t'u futur në selinë rozë, në mënyrë që të niste edhe mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
TIRANË- Delina Ibrahimaj ka mohuar lajmet se është shkarkuar nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë. Në një reagim për mediat, ajo pretendon se është ende në detyrë si ministre, duke e cilësuar lajmin si "thashetheme" vere.
"Nuk më kanë shkaktuar, s'kam dhënë as dorëheqjen! Thashetheme vere,"-tha Ibrahimaj.
Lajmi u publikua nga mediat pranë qeverisë, por u përgënjeshtrua nga vetë Ibrahimaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
TIRANË- Delina Ibrahimaj është shkarkuar sot nga posti i ministres së Ekonomisë dhe Financave. Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se nuk do të jetë i vetmi. Shkarkimi i Delina Ibrahimaj duket se i ka hapur rrugë shumë ndryshimeve në qeveri, por ende nuk dihen detaje të tjera.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë edhe ndryshime të tjera dhe për ndryshimet në Kabinet pritet që të mblidhet sërish Parlamenti në një seancë speciale për të votuar ndryshimet në ministri, pas dekretimit nga presidenti i vendit, Bajram Begaj. Përveç ndryshimeve në qeveri, pritet edhe të "mbushet" edhe vendi bosh që la Taulant Balla si kreu i grupit parlamentar pas emërimit si ministër i Brendshëm. Vetëm se tani pikëpyetja është: a do jetë kryetari ose kryetarja e grupit, një nga anëtaret e kabinetit? E nëse po, kush?
Përgjigjet pritet të merren sot, pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Socialiste që do të nisë në orën 17.30. Për të njoftuar planet e reja, më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse./Dosja.al
TIRANË- Sot, kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën për shkarkimin për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Vendimi për shkarkimin u konfirmua sot, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku detajet janë të cunguara. Por Dosja.al ka mësuar më shumë.
Në fakt ajo që sot u "shit" si shkarkim, në fakt është një dorëheqje, e zvarritur prej kohësh nga ana e kryeministrit Edi Rama. Por që nga e premtja e shkuar, më në fund Rama e mori sot vendimin për të lënë pas një nga bashkëpunëtoret e tij që në vitin 2021. Por të premtën ndodhi gjithçka, vetëm disa orë nga një deklaratë që bëri nga seanca e fundit në Kuvend.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tashmë një "ish", foli për pagesat e tre incineratorëve duke hequr përgjegjësinë nga blloku i financave të vendit që ajo drejton.
"Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë,"-tha Ibrahimaj.
Kaq tha Ibrahimaj, e në fund dëshira e saj duket se u plotësua. Të nesërmen letra e saj e dorëheqjes u firmos nga Rama, por mesa duket me një kusht...të "shitet" si shkarkim. Ndërkohë që vendimi është marrë, ende nuk ka një reagim nga ministrja, për të dhënë edhe ajo versionin e saj që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Siç nuk ka ndodhur me asnjë prej të shkarkuarve të tjerë. Të paktën, Ibrahimaj kishte 'privilegjin' që të mos e merrte vesh nga mediat, apo nga rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- 'Dosja.al' raportoi se kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë, një nga ministret e tij. Burime për 'Dosja.al' bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.
Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet. Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2021, përpara se të emërohej ministre. Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar një nga ministrat e kabinetit të tij. Ky vendim i papritur u mor gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë, raporton 'Albanian Post'. Identiteti i ministrit të larguar nga detyra ende nuk është bërë i ditur.
Ky vendim, vjen pak orë para startimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet në orën 17:30, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore./Dosja.al
TIRANË- Sot, në orën 17:30 mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama, i cili do të marrë disa vendime për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. /Dosja.al