Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me tensione. • Teksa po bëhej leximi i emrave të deputetëve në Kuvend, PD ka shkuar në Parlament me mesazhe për qytetarët. • Me pankarta në duar, deputetët demokratë kanë kërkuar që në foltore të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha. • Pasi kjo nuk është lejuar, ata kanë bllokuar foltoren, duke bërë që Garda të hy në sallë. • Në orën 17:00, Kuvendi mblodh sërish ku dhe u betuan të gjithë deputetët në seancë. • Pas betimit të deputetëve, është zgjedhur Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit. • Gjatë fjalës së tij të parë si kryetar i Kuvendit, Peleshi theksoi se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare. • Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane.
27 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se tashmë është radha e tyre që të jenë në familjen evropiane. Gjatë fjalës së tij të parë si kryetar i Kuvendit, Peleshi theksoi se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare.
Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane. Ndërkohë që ka shtuar se gjuha e urrejtjes duhet të marrë fund dhe se ky duhet të jetë Kuvendi europian.
"Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit është nder dhe përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij vendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve. Për të shërbyer në këtë moment historik, angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Falenderoj Spiropalin për punën e saj gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falënderoj të gjithë deputetët pavarësisht votës pro apo kundër. Do të bëj gjithçka mundem për të garantuar punën e drejtë në Kuvend.
Sot është radha jonë të hapim dyert e Shqipërisë në familjen europiane, do të ecim me transparencë, gjithëpërfshirje në çdo hap. Shqipëria është një nga popujt më proeuropian në Evropë. Ky nuk është thjesht një betim, por një angazhim që kërkon punë të pandërprerë drejt rrugëtimit europian që është më afër se kurrë në këtë histori. Në këtë rrugëtim, Kuvendi është një institucion shumë i rëndësishëm," tha Peleshi.
TIRANË- Niko Peleshi, pasi u zgjodh si Kryetar i Kuvendit mori fjalën në seancë. Sapo Peleshi nisi të flasë demokratët nisën duke goditur tavolinat dhe duke bërë zhurmë në formë bojkotimi.
Deputetët e opozitës edhe gjatë votimi, në vend të fletëve të votimit, hodhën në kutinë e votimit pankarta ironizuese për qeverinë. Peleshi mori 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë në votim.
TIRANË- Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Peleshi u zgjodh kryetar pas një votimi të fshehtë.
Ai ka marrë 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë në votim.

TIRANË- Teksa deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë refuzuar që të votojnë me fletë normale votimi emrin e kryetarit të ri.

Në vend të fletave të votimit demokratët kanë futur pankarat ironizuese për Partinë Socialiste. Siç duket edhe në pamje Kreydemokrati Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”.


TIRANË- Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin, por gjatë leximit të emrave nuk munguan as gafat nga Llajo. Një ndë to që ra më shumë në sy dhe shkaktoi të qeshura në sallë ishte ngatërrimi i emrit të Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
Menjëherë pas këtij lapsusi reagoi edhe Tomor Alizoti duke thënë: “Betohem, por jo tërmet”.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Kuvendit. Teksa mori fjalën, Bardhi u shpreh se kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur.
“Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Emri i propozuar është si të vesh në atë karrige Klodian Zoton. Si të vesh Zoton, si të vesh mikun e Zotos, është njësoj. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.
TIRANË- Parlamenti hapi dyert ditën e sotme për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit për të bërë betimin mbi Kushtetutë.
Vasil Llajo lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u betuan. Ndërkohë dy deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati i deputetit.
TIRANË- Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr ditën e sotme dorë nga mandati i tyre. Ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, këta dy deputetë do të zëvendësohen nga Osman Teta dhe Bledar Mezini.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që të dy deputetët kanë hequr dorë nga mandati. Lajmin për heqjen dorë të mandateve nga këta dy deputetë e ka bërë të ditur Milva Ikonomi, teksa lexoi raportin e deputetëve.
TIRANË- Dy deputetë të PSD-së kanë hequr dorë nga mandati i tyre. Mësohet se deputetët që kanë hequr dorë janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që të dy deputetët kanë hequr dorë nga mandati. Lajmin për heqjen dorë të mandateve nga këta dy deputetë e ka bërë të ditur Milva Ikonomi, teksa lexoi raportin e deputetëve.
TIRANË- Seanca plenare ka nisur pasditen e sotme. Mësohet se në seancën e sotshme, deputetët do të betohen.
Ndërkohë që më pas do0 të bëhet dhe zgjedhja formale te kreut të Kuvendit, që është zgjedhur Niko Peleshi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për gazetarët se është asgjësuar rregullorja e Kuvendit. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha tha se kryesuesi i seancës shpalli disa komisione që nuk ekzistojnë në rregullore.
“Ky është parlamenti i atyre që thashë. Nuk është parlament. Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan. Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje. Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore. Kaq është puna. Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit...,” tha Berisha.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën ditën e sotme. Pas përfundimit të Kuvendit, Rama ka publikuar një bisedë me produktin e Inteligjencës Artificiale, Diella, e cila i ka thënë që të mos e pengojë kundërshtarin që gabon.
Postimi i Plotë:
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2025
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon????
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij në seancën e parë të Kuvendit sot, kishte lidhje me praninë e ambasadorëve në sallë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të gjithë punën në Kuvend e ka me qytetarët dhe jo me ambasadorët.
“Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata? Unë kisha punë me qytetarët e mi. Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës. Atë nuk mund të mos e thosha. Të vret Zoti po të mos e thuash atë,” tha Berisha.
TIRANË- Partia Demokratike e ka nisur seancën e parë të Kuvendit për këtë legjislaturë me pankarta dhe akuza ndaj socialistëve.
Që në nisje të Kuvendit, deputetët demokratë janë mbledhur në foltore me nga një pankartë me akuza në duar.
TIRANË- Përplasjet nuk kanë munguar as ditën e sotme në Kuvend. Kjo për shkak se kreu i PD-së ka tentuar që të marrë fjalën për procedurë, ndërkohë që nuk është lejuar nga kryetari i Kuvendit.
Në këto momente deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë shkuar në foltore, për të kundërshtuar vendimin e kreut të Kuvendit. Garda më pas ka mbërritur në mënyrë që të normalizojë seancën.
TIRANË- Përplasjet në Kuvendit kanë nisur që në ditën e parë të seancës plenare. Përplasjet kanë ndodhur për shkak se kreut të PD-së Sali Berisha, nuk iu dha fjala në foltore.
Për këtë deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe nisën t'i bien tavolinave.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur para nisjes së Kuvendit nëse do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë, u shpreh se “është armë e formë, por ndoshta forma më e lehtë”.
Më tej berisha theksoi se të votosh Niko Peleshin aty, është dhjetë herë më mirë se të votosh Kapuranin, apo bandën e tij në Korçë.
Berisha: Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty, është dhjetë herë më mirë se të votosh Kapuranin, apo bandën e tij në Korçë. Kategorikisht jo. Më mirë të vinte ai se, ai të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Kurse ky është bandit me post kryetar parlamenti. Në asnjë mënyrë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur para Kuvendit deklaroi se veprimet e kryeministrit Edi Rama, përfshirë nxjerrjen nga burgu e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë pjesë e një manovre për të shpërqendruar opinionin publik nga situata e krijuar në parlament. Kryedemokrati theksoi se opozita mbetet e përqendruar në betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të drejtën e fjalës së lirë të shqiptarëve, duke paralajmëruar se manipulimet mediatike dhe çdo përpjekje për të mbuluar korrupsionin dhe krimin brenda institucioneve nuk do të ndryshojnë fokusin e saj.
"Tani të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, por e kam thënë dhe e them se, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka kurrë të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë por nuk mund të them asgjë se cili do jetë qëndrimi. Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, mund t’i bojkotonim zgjedhjet e përgjithshme, nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti, është edhe ajo një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë...Shikoni çfarë ndodh.
Edi Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, në parlamentin e krimit dhe korrupsionit, nxorri përsëri nga qelia Erion Veliajn dhe do të tërheqë mediat me problemin e bashkisë së Tiranës dhe Veliajt dhe përmallimin e madh të Ogertës. A e patë ju se si u shkri në dënesë Ogerta kur mori vesh lajmin se do të kandidohet. Mos u udhëhiqni nga gjëra të tilla se janë krejtësisht, janë shashka mediatike. Janë shashka për mediat dhe opozitën, ndaj ne do të mbajmë drejtimin tonë kryesor, betejën për rikthimin e votës së lirë, fjalës së lirë të shqiptarëve," tha Berisha.
TIRANË- Deputeti më i vjetër nga Partia Socialiste Vasil Llajo ka çelur seancen plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij Llajo deklaroi se çdo ligj dhe reformë që do të ndërmerret, duhet të ketë në qendër qytetarin. Në fund të fjalës së tij, Llajo shtoi se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Ne kemi nevojë për entuziaimin e brezave të ri, kështu mund të marrim vendime të rëndësishme dhe të mençura. Çdo ligj, çdo reformë duhet të ketë në qendër qytetarin. Më shumë se gjysma e deputetëve janë ulur për herë të parë nga qytetarët. Ata duan më shumë nga ne. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Duhet të ndërtohet një kulturë e re, për bashkëpunimin për ineteresat e vendit, Duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë. Shqipëria është sot më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtar, që do na gjykojnë brezat që do të vijnë. Ky është Kuvendi që meriton shoqëria jonë”, theksoi ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se Parlamenti aktual është jolegjitim dhe e përshkroi si parlament i karteleve të drogës, i miliarda eurove të vjedhura dhe i dhunimit të fjalës së lirë. Kryedemokrati tha më tej se veprimet e opozitës janë një betejë për të nxjerrë në dritë krimet e qeverisë dhe për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri.
"Ky parlament është jolegjitim, ky është parlamenti i karteleve të drogës, ky është parlamenti i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, ky është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale. Pra në këtë kontekst hap më legjitim se kjo që bën sot PD nuk ka por ne e kemi betejë. Ne zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona gjer në realizimin e tij... Unë jam i bindur që Edi Rama do të bëjë gjithçka për të fshehur krimet e tij, por detyrimi ynë dhe vendosmëria jonë është absolute. Ne do bëjmë gjithçka për të nxjerrë në dritën e diellit, krimet e shëmtuara të tij.
Mendoj se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe tërheqje. Tani se si mund ta kishim në shumë forma, por ju garantoj se kjo është prova e ekzistencës së opozitës dhe ekzistencës së demokracisë në Shqipëri.
Shikoni, nuk është një çështje këtu se, opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia shqiptare është në agoni, shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafias. Këtu çdo qytetar shqiptar që do të jetojë me ndershmëri dhe dinjitet është në një diktaturë autoritare," tha Berisha.

TIRANË- Nisja e seancës plenare ditën e sotme ka bërë bashkë dhe krerët e komuniteteve fetare në vend. Siç shihet në foton e mësipërme, të gjithë krerët e komuniteteve fetare.
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme nga deputeti më i vjetër në Kuvend Vasil Lajo. Legjislatura e re në Kuvend, ka nisur nën drejtimin e Lajos, deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.
Që në nisje Kuvendi, ka nisur me himnin e kombëtar të flamurit.
TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia ka marrë pjesë sot me paterica në Kuvend. Teksa është pyetur nga gazetarët për nisjen e mbarë të kësaj legjislature, Spahia tha se do të hy në godinë me këmbën e djathtë.
"Me këmbë të djathtë, i sigurt," tha Spahia.
TIRANË- Deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë mbërritur së bashku në Kuvend ditën e sotme. Të pyetur nga gazetarët, ata kanë shkëmbyer nga një fjalë, teksa futeshin brenda në godinë.
“Jemi në betejë”, tha Noka. Ndërkohë që Bardhi shtoi me ironi se: Për fat të keq, jemi të bashkuar.
TIRANË- Ish-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët për moszgjedhjen nga ana e Ramës si Ministër. Manja deklaroi se ai tashmë është kryetar i Komisionit të Ligjeve, duke theksuar se ky komision do të mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE.
Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.
Gazetarët: Pse iu largoi Rama?
Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.
TIRANË- Deputetja më e re nga radhët e socialistëve Sara Mile, ka ardhur sot në Kuvend duke ironizuar Opozitën. Për shkak të akuzave të shumta nga PD-ja se ka lidhje me bandat e Elbasanit, Mile ka marrë një aksesor me vete. Me një shall të personalizuar në qafë, Mile deklaroi se ai simbolizon baltën e hedhur mbi të.
"Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna. Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.
TIRANË- Pas pak minutash nis pas pak seanca plenare në Kuvend, ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Të pranishëm në seancë pritet të jenë edhe përfqësues ndërkombëtarë.
E ngarkuara me pune e SHBA-së Nancy VanHorn sapo ka mbërritur për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së XI-të.