LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen deputetëve, përplasje fizike me forcat speciale! Bardhi: Efektivi kërcënoi me armë Luan Baçin! Policia: Nuk ka pasur armë zjarri

• Tensionet para godinës së Kuvendit të Shqipërisë kanë vijuar edhe pas mbylljes së seancës plenare. • Grupi i protestuesve të opozitës i cili ishte në tubimin e përjavshëm para Bashkisë së Tiranës ka mbërritur para Kivendit duke iu bashkuar revoltës së deputetëve. • Situata agravoi me përfshirjen në përplasje fizike të deputetëve të opozitës me forcat e rendit. • Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcënuar me armë deputetët demokratë. • Gjatë përplasjes para Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që forcat e policisë të dhunojnë deputetët brenda Kuvendit. • Ai publikoi videon nga momenti kur një efektiv i FNSH-s dyshohet se ka tentuar që t'i nxjerr armën deputetit Luan Baçi. • Nga ana tjetër Kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi është përplasur me vartësit e tij ditën e sotme.• Përplasja ka ardhur, pasi garda kalejuar efektivët e FNSH-së që të hyjnë në Kuvend. • Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj. • Noka duke folur për mediat tha se kjo është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi. • Më tej ai tha se Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend. Policia e Shtetit ka reaguar pas pretendimit të deputetit të PD-së, Luan Baçi se një efektiv i FNSH-së i nxori armën gjatë përplasjes mes tyre. • Uniformat blu kanë deklaruar se asnjë punonjës i policisë nuk ka pasur armë gjatë tubmit, por vetëm mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Videoja e policisë tregonte spraj në vend të armës, PD: Pamjet janë mashtrim!

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Pjesë nga vidoja

TIRANA- Pas videos së publikuar nga Policia e Shtetit ku demonstrohej fakti se efektivët para Kuvendit nuk ishin të pajusur me armë zjarri, por në vend të saj kishin spraj, ka reaguar Partia Demokratike. PD thotë se videoja e publikuar është mashtrim. Po ashtu PD shton se policia tenton të mbulojë aktin e rëndë ku sipas tyre iu drejtua armë dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.  

NJOFTIM PËR SHTYP:

Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media.

Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ U akuzuan se ishin të armatosur përballë deputetëve, Policia e Shtetit: Objekti që preku efektivi nuk ishte armë, por spraj

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen

TIRANA- Polica e Shtetit ka reaguar sërish me anë të një videoje ku demonstron se çfarë kanë mbajtur me vete efektivët gjatë përplasjeve me deputetët e opozitës para Kuvendit. Në videon në fjalë shihet se nga pozicioni ku efektivi i akuzuar se preku armë përball deputetit Luan Baçi, në fakt efektivi mban, sipas videos, spraj.

Ndërkohë në vendin ku mbahet arma e zjarrit, në video treegohet se efektivët të cilët ndodheshin para Kuvendit, nuk kishin me vete një të tillë.

Po ashtu më herët policia me anë të një njoftimi tha se se asnje punonjes policie nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri gjatë tubimit, por vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Kalaja: Të shkojmë të mbrojmë pluralizmin pasi nuk ka rrugë të ndërmjetme

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e saj gjatë protestës së organizuar nga opozita përballe Bashkisë së Tiranës, nga ku u shpreh se kjo protestë u bë për të demaskuar vjedhjet, abuzimet dhe korrupsionin. Në fjalën e saj, Kalaja është ndalur tek kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke e quajtur një bandite pasi kjo e fundit nuk lejoi deputetët e opozitës të bëhen pjesë e seancës plenare.

Gjatë fjalës së saj Kalaja ka njoftuar se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa përgjegjësit kryesorë të vihen pas hekurave. Më tej, ajo bëri thirrje për të mbrotjur pluralizmin pasi nuk ka rrugë të ndërmjetme.

Fjala e plotë:

"Përshëndetje njerëz të bukur, njerëz të mirë, ku sot në protestën e 31 jemi këtu, nuk u tërhoqëm e nuk do të tërhiqemi deri në ditën që këta të vihen hekurat ashtu siç e miraton ligji dhe siç e parashikon Kushtetuta. Jemi sot këtu për të demaskuar vjedhjet,  abuzimet, korrupsionin ndërkohë që na shpërfaqet një monstër me emrin Elisa Spirogjoka, eskorta e MCGonigal, eskporta e Pëllumb Gjokës që shumë shpejt do i bashkohet atij tek 313.

Ti moj bandite, nuk mund të ndalosh deputetët tanë të hyjnë në Kuvend, i kemi zgjedhur me votat tona dhe do i mbrojmë deri në fund. Ka qenë një hekur këtu, që këta banditë të veshur me uniformë na pengonin për t'u futur në bashkinë tonë, sot atë hekur e kanë çuar në Kuvend dhe ne nuk do i lejojmë të na rrethojnë fëmijët apo familjet tona, nuk do i lejojmë të vjedhin Tiranën e Shqipërinë.

Sot më shumë se kurrë duhet të shkojmë atje për të mbrojtur pluralizmin, duhet të themi o sot o kurrë nuk ka rrugë të ndërmjetme, o do na djegin o do i djegim. I kërkoj Velisë sot miqësisht, meqenëse ka mungesë tregu të blejë nja dy pako me sapuna, njërën për të larë veten e pakon tjetër ta marri me veten tek 313".

1 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Blushi: Është koha e përballjes dhëmbë për dhëmbë, grabitqari Veliaj të marrë ndëshkimin që meriton

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është ndalur të flasë përballë Bashkisë së Tiranës në protestën e organizuar nga opozita, teksa i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë, sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar në këtë narkoqeveri.

Gjatë fjalës së tij, Blushi 'kërcënoi' Veliajn për një ndëshkim shembullor sepse sipas tij, koha i ka mbaruar. Teksa më tej, iu drejtua Veliajt duke e quajtur këtë fundit një grabitqar të pamëshirshëm.

Fjala e plotë:

"Të dashur qëndrestarë, është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar. Ta marrë vesh Erion Veliaj që flaka do i shkojë në zyrë, do i shkojë në shtëpi së bashku me diktatorin tek kryeministria e nuk do ikin me brekë nëpër këmbë, siç tha aktori i nderuar, por nuk do e lëmë të largohet nga Shqipëria.

Ndëshkimin që ju keni përcaktuar për të ai do e marrë në mënyrë shembullore pa mëshirë, për çdo shtëpi që ka shembur e çdo taksë që ka vjedhur që edhe sot po shëtit me taksat tuaja. Sot mijëra familje mezi e shtyejnë muajin e ky institucion, jo vetëm i ka përjashtuar nga ndihma ekonomike, por edhe nga banesat sociale. Ky sekt antikomb, antisocial e antivlerë ka shtuar e një kriter të ri, orientimin seksual për të përfituar një banesë sociale.

Nuk ka rëndësi sa i varfër je, nuk ka rëndësi a ke mundësi të ushqesh fëmijën, por për të ka rëndësi veë orientimi seksual. Ky hajdut, ky grabitqar duhet të marrë një ndëshkim shembullor nuk duhet të djegim më goma para bashkisë, por duhet t’i vëmë flakën Erion Velisë, sepse koha ka mbaruar".

1 VITE ME PARE

Efektivi i drejtoi armën deputetit Baçi, Policia e përgënjeshtron: Nuk ka pasur armë zjarri

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Policia

TIRANË- Polica e Shtetit ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetit të PD-së, Luan Baçi se një nga efektivët e FNSH-së i nxori armën duke ia drejtuar në gjoks. Në njoftimi e policisë thuhet se asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe personat përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

Njoftimi i Plotë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private. Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

1 VITE ME PARE

"Është e paprecedentë në një demokraci"/ Noka: Policia sulmoi dhe goditi popullin opozitar dhe deputetët

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj. Noka duke folur për mediat tha se kjo është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi. Më tej ai tha se Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend. 

"I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të rrish ministër aty, por duhet të dish se Enver Hoxhën e kemi rrëzuar. Policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj. Është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi. Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend", tha Flamur Noka.

1 VITE ME PARE

Kreu i Gardës përplaset me vartësit: Pse i hapët derën FNSH-së

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen

TIRANË- Kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi është përplasur me vartësit e tij ditën e sotme. Përplasja ka ardhur, pasi garda kalejuar efektivët e FNSH-së që të hyjnë në Kuvend. 

"Ik këput qafën," i tha Onuzi vartësve të tij.

Ndërkohë që deputeti demokrat Flamur Noka i ka kërkuar Onuzit që punonjësi të ndëshkohet. 

Noka: Do ta heqësh nga puna dhe do ta çosh për ndjekje penale.

Onuzi: Në rregull

1 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Momenti kur efektivi i nxjerr armën Luan Baçit, deputeti: Filloi të gjuante me atë

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen

TIRANË- Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Deputeti Luan Baçi deklaroi se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

 

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

 

1 VITE ME PARE

"Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci..."/ Alizoti: Sot jemi në diktaturë, duhet reagim e jo shëtitje në bulevard

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranës, tha se është i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë, për shkak të keqqeverijes të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet sot më pranë diktaturës. Më tej ai tha se rrethimi i kuvendit sot nga Garda është një njarje që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

"Të gjithë jemi qytetarë të Tiranës, të gjithë jemi të vjedhur, edhe ju të nderuar policë që keni hallin e rrogës. Sot në parlment ka ndodhur një gjë që në 30 vjet nuk ka ndodhur. I gjithë parlamenti po ta shikoni është i mbushur me forca speciale. Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci që një ministër i Brendshëm anonim rrinte sot si prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela. Jam sinqerisht shume i shqetësuar. Demokracia në këtë vend është produkt i lëvizjes së gjithë qytetarëve të Tiranës në ‘91/. Më besoni, sot demokratë, me besoni sot qytetarë dhe pronarë të mediave që Shqipëria është pranë diktaturës dhe çdo justifikim i gardës, i policisë i drejtorit të policisë, i shqiptarëve nëpër kafe, i atyre që komentojnë estetikën, a digjet, a nuk duhet të digjet. Ne sot jemi bërë një skllavëri e nipit të Spiro Kolekës dhe jemi në rrezikun më të madh. Ju lutem merreni seriozisht sepse arritja më e  madhe në këtë vend ka qenë demokracia. Sot Shqipëria nuk është më demokraci. Mos u merrni më me opozitën. Doktor i nderuar, ndaj mendjen çfarë do bësh sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tek ne.

Edhe disa deputetë të PS që kanë dy pare mend sot kishin ulur kokën. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe jua them me bindje se ne jemi në diktaturë. Ne nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve të shtypin prapë Shipërinë. Ne duhet tu thërrasim njerëzve ata që mendojnë se janë zona gri, të vinë të gjithë që ky vend të ketë demokraci. Se këtu nuk ka drejtësi. Harrojini recitimet. Kur policia merret me disa neqez te thjeshte dhe hajduti që ka vjedhur gjithë Shqipërinë hypën në jaht dhe në avion, këtu nuk ka më drejtësi. Sot në parlament njerëz anonimë kanë ndalura deputetët, njerëzit që janë zgjedhur nga populli. Fatkeqësisht  sot u rikthy partia e Adil Çarçanit.

Opozitarizmi nuk është pronë e Partisë Demokratike, por është pronë e te gjithë shqiptarëve. Unë mendoj se të gjithë demokratët duhet të mblidhen dhe të mobilizohen sepse Shqipëri sot është në diktaturë. Ti lemë recitimet, të vazhdojmë veprimet. Shqipëria  është në diktaturë. Edi Ramës duhet ti dridhet zëri. Edi Rama mundet me protestë me zëmrim e jo me xhiro në bulevard. Ndajeni mendjen sepse u kthye 1945. Sot Ministri i Brendshëm, një njeri anonim, sot krekosej si fytyra e Aranit Çelës dhe recitonte në parlament edukatën morale të Partisë së Punës se si duhet të sillej një deputet. Ju lutem të mblidhemi të gjithë. Doktor që na shef, ndaje mendjen e ta mbyllim këtë punë," tha ai. 

 

1 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Momenti kur efektivi i FNSH tenton të nxjerr armën ndaj deputetit Luan Baçi

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Efektivi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një efektiv i FNSH-s ka tentuar që t'i nxjerr armën deputetit Luan Baçi. Teksa po shtyheshin me njëri-tjetrin, efektivi vendosi dorën në armë.

Por pas reagimit të menjëhershëm të deputetëve opozitarë, efektivi e ka hequr dorën nga arma. 

 
 

 

1 VITE ME PARE

"Veliaj pranoi se inceneratori nuk ekziston"/ Këlliçi: Deputeti Ndreca do të shkojë së shpejti në burg

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
pamje nga protesta

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij në protestën para bashkisë ka thënë se kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar se inceneratori i Tiranës nuk ekziston edhe pse paguan 80 mijë euro në ditë. Gjithashtu Këlliçi është shprehur se shumë shpejt do të dalin dokumenta të reja që do të çojnë në burg deputetin dhe zarin e Velijat, Plarent Ndecën. Më tej ai u shpreh se fshehja e akteve mbrojtja e Veliajt dhe bandës 5d nuk do ti harrojnë kurrë. 

"Në diasporë me qindra mijëra demokratë mezi presin që të votojnë në zgjedhje për të bërë ndryshimin. Kreu i inceneratorit kërkoi hapjen e një gare për ndërtimin e inceneratorët edhe përse ka 7 vite që paguan një incenerator që nuk ekziston. I bëj thirrje ekspertit dhe zarit të Veliajt, deputetit Plarent Ndreca që shumë shpejt do ti bashkohesh bandës së 5D në burg pas shkresave dhe dolumentave të reja që do të dalin. I bëj thirrje Dumanit që të zbatojnë ligjin dhe mos të bëhen pjesë e kolegut të tyre. Fshehja e akteve mbrojtja e Vleijt dhe bandës 5d ne nuk do ti harrojmë kurrë, prandaj zbatoni ligjin dhe të çojnë hajdutët përpara ligjit," tha Këlliçi.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Bardhi bën deklaratën e fortë: Forcat policore kanë kërcënuar me armë deputetët

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcënuar me armë deputetët demokratë. Gjatë përplasjes para Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që forcat e policisë të dhunojnë deputetët brenda Kuvendit.  

"I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin," tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Agravon situata para godinës së Kuvendit, deputetët e PD-së përplasen fizikisht me forcat e policisë

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka agravuar situata para oborrit të Kuvendi të Shqipërisë ku grupi i demokratëve që ishte në tubim para Bashkisë së Tiranës iu bashkua deputetëve te PD-së. Nga pamjet shihen deputetët demokratë dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, të cilë përplasen fizikisht me forcat speciale.

Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë. Ndërkohë janë shtuar dhe forcat e rendit dhe efektivët e gardës në zonën e oborrit të Kuvendit.

 

1 VITE ME PARE

Protestuesit e opozitës mbërrijnë nga Bashkia e Tiranës te Kuvendi, përplasje fizike me policinë

Nga Bashkia e Tiranës para Kuvendit, protestuesit u bashkohen
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Protesta e opozitës ka vijuar teksa grupi i demokratëve që ishte në tubim para Bashkisë së Tiranës iu bashkua deputetëve te PD-së para godinës së Kuvendit te Shqipërisë. Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë.

Për disa momente tensionet vijojnë para Parlamentit, ku janë shtuar forcat e rendit dhe efektivët e gardës. Po ashtu raportohet se deputetët e maxhorancës janë larguar nga salla e Kuvendit, duke dalë nga porta e pasme, e cila është në drejtim të Akademisë s Shkencave.

 

perplasjet ne kuvend

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend