LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet Arabe, Rama: Hap i rëndësishëm! Meloni: Çelësi për të gjeneruar përfitime të përbashkëta

• Sot në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja trilaterale për lidhjen e kabllove nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. • Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se tre vendet po bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. • Ndërkohë në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive  • Më herët gjatë ditës së sotme, Rama u shpreh se lidhja e kabllove do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. • Kryeministri tha se kjo shkon në funksion të pavarësisë nga importi i energjisë dhe që së shpejti të bëhemi një vend eksportues në BE. • Në fjalën e tij në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week", kreu i qeverisë tha se kjo marrëveshje është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon.  • Në samit mbajti fjalën e saj edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ku u shpreh se nëse duan të bëjnë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohen që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate. • Meloni tha se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes vendeve dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. • Kryeministrja italiane shtoi se është krenare për këtë nismë ndërsa theksoi se kjo do të ndikojë të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me
pamje nga nenshkrimi i marrveshjes

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Araba për kabllot nënujore energjetike. 

Në një postim ku ka ndarë dhe video nga procesi i nënshkrimit të marrëveshjes në Abu Dhabi, Rama thotë se tre vendet po bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

 

POSTIMI I RAMËS:

Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.



1 VITE ME PARE

"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të shumëfishuar bashkëpunimet mes vendeve dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me
Meloni dhe Rama

ABU DHABI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në "Javën e Qëndrueshmërisë" në Abu Dhabi. Meloni gjatë samitit foli në lidhje me marrëveshjen që do të nënshkruhet sot për shtrirjen e kabujve nënujorë mes Shqipërisë dhe Italisë, për energjinë elektrike. Ajo u shpreh se nëse duan të bëjnë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohen që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate.

Meloni tha se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes vendeve dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë.

“Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.

Kryeministrja italiane shtoi se është krenare për këtë nismë ndërsa theksoi se kjo do të ndikojë të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë.

“Krenare për nismën e cila do të ndikojë që të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë. Tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen edhe mes partnerëve gjeografikish të largët, por që e shohin fushën e shahut në tërësi jo vetëm një pjesë të saj që kanë më afër.


Nisma, hap konkret drejt një lidhje globale për të furnizuar me energji në mënyrë të dy kahshme. E dimë që jetojmë në epokë komplekse shënjuar nga transformime të forta, por dose do të vuajmë transformimet dhe të mos bëjmë asgjë ose t’i shohim ato si mundësi. Besoj fort se duhet të zgjedhim këtë të dytën”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, Rama: Hap i rëndësishëm për Evropën dhe rajonin

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me
edi rama

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi për një vizitë zyrtare, ndërsa sot ishte i pranishëm në  në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Gjatë fjalës së tij në samit Rama u shpreh se në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe do të transformojnë sektorin energjitik shqiptar. 

Kryeministri tha se sot shumë shpejt do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore. Kjo marrëveshje, sipas kreut të qeverisë është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon.

"Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë por specifikisht atë çfarë në këtë moment në kohë është e ardhmja e Shqipërisë që po formësohet nga çuarja përpara e energjisë së pastër dhe forcimi i partnereve ndërkombëtare specifikisht për Emiratet e Bashkuara Arabe. Falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes që ka për këtë çështje, po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjitik shqiptar. Më lini t’ju informoj se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100 përqind nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë të përtëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44 përqind, kjo e bën vendin pjesë të listës së vendeve evropiane dhe skandinave për përqindjen e energjisë së përtëritshme.

Dua të përfitoj t’ju informoj se sot shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100 përqind energji të ripërtëritshme. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën s’do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet. Dua të thekoj se partneriteti i Shqipërisë me Emirate e Bashkuara në sektorin energjitik është i rëndësishëm për një rajon, ku shumë luftëra dhe konflikte e gjakderdhje i kanë dhënë formë të shkuarës tonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën.“, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Abu Dhabi: Nënshkruajmë sot marrëveshje trilaterale për shtrimin e lidhjeve nënujore energjetike me Italinë

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dab. Në një postim në rrjetet sociale, Rama njoftoi se do të finalizohet marrëveshja trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Ai shprehet në videon e mëposhtme, se lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kryeministri tha se kjo shkon në funksion të pavarësisë nga importi i energjisë dhe që së shpejti të bëhemi një vend eksportues në BE.

“Përshëndetje nga Abu Dhabi. Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik, në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë, Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një tjetër mik, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë. Kjo shkon edhe në funksion të ambicies sonë për t’u bërë të pavarur nga importi por na jep edhe një rol së shpejti si eksportues në BE. Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetprodhuesve nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar në zero përqind në afro 10 përqind të prodhimit tonë energjetik dhe plani ynë është arrijmë 30% brenda mandatit tonë të katërt. Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk e rriti çmimin e energjisë elektrike gjatë krizës europiane gjatë vitit 2022-2023 dhe që nga 1 shkurti Shqipëria do të bëhet zyrtarish i vetmi vend europian që ul çmimin e energjisë.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar dje drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week (ADSW). Kjo është një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

rama meloni marreveshjae me italine dhe emiratet e bashkuara arabe per kabllot nenujore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen