LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë fuqinë tonë", Berisha: Intervista e Ahmetajt sillej rreth familjes Rama! Do përgatisim çdo akt që do sjellë desorosizimin e shoqërisë

• Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës në selinë blu. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti fjalën e tij para nisjes së pjesës tjetër të mbledhjes me dyer të mbyllura. • Ai u shpreh se për 100 ditët e ardhshme duhet nisur me përgatitjen e një seri aktesh, vendimesh, të cilat, sipas tij do të sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare. • Berisha tha se "kopshti eksperimental" i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria, ndërsa deklaroi se javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me ligj fondacioni i Aleks Soros në vendin tonë. • Berisha tha se grupi i deputetëve të cilët i drejtuan letër bordit të UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), ku i kërkuan që Linda Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama, morën një përgjigje "të papërgjeshme". • Sipas kreut të PD-së për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit dhe tha se letra dhe përgjigja do shpërndahet në të gjitha mediat e botës. • Kryedemokrati, Sali Berisha tha se më 8 shkurt do të tregojnë fuqinë e tyre në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. • Ai komentoi edhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të cilat i cilësoi si një "shërbim i madh për çdo qytetar dhe u shpreh se intervista e tij sillej rreth familjes së kryeministrit Edi Rama. • Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, ish-kryeministri tha se PD do të krijojë një departament i luftës kundër korrupsionit, ku ekspertët do të përgatisin çdo dosje me të gjithë dokumentacionin për çdo krim të kryer nga kushdo. • Lideri demokrat njoftoi më tej se PD ka përgatitur një ligj që do ta dorëzoj në sot, me të cilin njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Berisha tha se kanë përgatitur po ashtu ligjin me dënim për atë që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Sot dorëzojmë ligjin që njeh vetëm dy gjini, dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se kryeministrin Edi Rama nuk do ta mbrojë askush nga afera e McGonigal. Ky i fundit, sipas Berishës, ishte një armik i egër i opozitës shqiptare dhe i presidentit Donald Trump. 

Lideri demokrat njoftoi më tej se PD ka përgatitur një ligj që do ta dorëzoj në sot, me të cilin njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Berisha tha se kanë përgatitur po ashtu ligjin me dënim për atë që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së fundmi, çështje madhore është çështja McGonigal. Çështja McGonigal mbahet peng nga Altin Lala. Dhe ta dinë mirë shqiptarët se Dumani është një ushtar i Ymer Lalës me lidhje të vjetra me Ymer Lalën, të cilën e ka ekzoneruar nga vrasja, gjer këtu shkon. Tani, ky ka marrë përsipër gjoja të hetojë një çështje që është e hetuar gjer në palcë nga drejtësia amerikane.
E hetuar, një çështje e dokumentuar, një çështje në të cilën prokurori amerikan ka urdhëruar dy vite më parë tërheqjen e të gjithë komunikimit dixhital të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Dhe ky kujton se do e mbulojë me Altin Lalën. Kjo nuk mund të ndodhë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Le të marrë avokat Ulsi Manjën, se Ulsiun e ka si ndërmjetës kryesor, takimet e fshehta me Dumanin i bën edhe vetë, por ia sjell edhe Ulsi në takime tek vila e diktatorit të dytë, kështu që Ulsiu nuk mund ta mbrojë Edi Ramën nga afera McGonigal. McGonigal ishte një armik i egër i opozitës shqiptare, por e vërteta është edhe i presidentit Donald Trump, siç kanë faktuar dokumentet në SHBA.

Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.
Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë.

1 VITE ME PARE

Berisha lajmëron krijimin e departamentit të luftës kundër korrupsionit: Do procedohen dosjet e familjes Rama

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë
pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se PD do të krijojë një departament i luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, në këtë departament ekspertët do të përgatisin çdo dosje me të gjithë dokumentacionin për çdo krim të kryer nga kushdo. 

Berisha tha se në intervistën e Arben Ahmetajt çdo deklaratë sillej rreth familjes së kryeministrit Edi Rama. Ndërsa më tej shtoi se me ardhjen e PD në qeveri nuk do ketë asnjë amnisti për akte korruptive, përkundrazi, korrupsioni do shpallet krim i rëndë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Tani do krijohet këtu një grup, një departament i luftës kundër korrupsionit, në të cilën ekspertët tanë do përgatisin çdo dosje me të gjithë dokumentacionin se të harrojë kush që mund të kalojë krimet që ka bërë i mbrojtur nga njerëz të marrë peng. Jo, krahas vendimeve, qeveria do procedojë dosjet e korrupsionit për Edi Ramën, familjarët e tij.
Linda Rama është e regjistruar me regjistrim ambiental.

Ju besoj e dëgjuat se çfarë tha Arben Ahmetaj për fiskalizimin, se peshkaqeni ishte Olsi Rama që donte të merrte fiskalizimin. Gjithçka sillej në këtë intervistë rreth familjes së tij. Pra, do të krijohet një grup ekspertësh, juristësh, dosjet ne i kemi, i kemi dorëzuar 50 dosje atje. Nuk kemi lënë dosje pa dorëzuar, po ata i mbyllin, ata grisin urdhër arreste.

Ata çojnë për ndjekje penale Bardh Spahinë pse ka pushuar nga puna një të dënuar për vjedhje. Kjo është e vërteta.
Fshehin urdhër arrestin dhe dosjen për Benet Becin, i cili ka shuma të mëdha të ndara me qeveritarët. Dhe i del ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe Edi Rama së bashku dhe e marrin në mbrojtje se Edi Rama duhet të marrë mandatin me bandat.

Çdo gjë, ne do përgatisim dosje pas dosje dhe këta ta dinë se në mënyrë absolute nuk do ketë asnjë lloj amnistie për akte korruptive, përkundrazi, korrupsioni do shpallet krim i rëndë. Po, nuk luftohet ndryshe veçse me masa drakoniane.
Këta u bënë të gjithë ndaj paratë e buxhetit. Nëndrejtoresha e merr tenderin, edhe tenderin tjetër e fiton djali.
Vendi është zhytur në një korrupsion të tmerrshëm. Del edhe ajo diplomate e thotë se Linda Rama është zgjedhja jonë. Por ka një kod. Si mund ta thuash këtë? Janë të gjithë këta deputetë që kanë firmosur dhe kthen përgjigje flakë për flakë se zgjedhim ne. Vë dorën në zjarr për Linda Ramën.

Por koha po ndryshon dhe unë në respekt të OKB-së, në respekt të UNDP, u bëj thirrje përsëri të rishqyrtojnë qëndrimin e këtij personi që drejton misionin. Përndryshe ne nuk mund të pranojmë korrupsionin mbi shqiptarët. Ndaj dhe duhet të marrin fund këto praktika.

1 VITE ME PARE

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë fuqinë tonë", Berisha: Autopsia e Ahmetajt ishte një shërbim i madh! Vetëm garderoba e Velicës ka vlerë 2 mln euro

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë
bardhi, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se më 8 shkurt do të tregojnë fuqinë e tyre nëmbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Berisha komentoi edhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të cilat i cilësoi si një "shërbim i madh për çdo qytetar. Lideri demokrat tha se Arben Ahmetaj si dëshmitar i zhvillimeve në qeveri faktoi ato që opozita ka denoncuar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Pra, data 8 është dita në të cilën ne tregojmë të gjithë fuqinë tonë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju dhe qytetarët e dëgjuan autopsinë që i bëri klanit Rama, Ballukut dhe Dumanit, Arben Ahmetaj me një vërtetësi të jashtëzakonshme. Me dokumente. Dy urdhër arresti të anuluara për AKSHI-n, e cila qindra milionë euro i ka ndarë me Edi Ramën nëpërmjet baxhanakut të Edi Ramës.

E dëgjuat që blihet kompjuteri 10 herë më shumë se ç’kushton, me dokumente tatimore. Ministrja e Arsimit dhe respiratorët me çmim të 10-fishtë. Dhe për Altin Lalën, këto janë pakujdesi. Cilësohen pakujdesi dhe jo vjedhje monstruoze që ka rënduar jetën e të sëmurëve. Pra, mendoj se autopsia që i bëri kësaj kalbësire Arben Ahmetaj ishte një shërbim i madh për çdo qytetar.

Ai, si njeri që njeh nga viti 2013 gjer në vitin 2022, me hollësi çdo zhvillim, u tha shqiptarëve se Erion Veliaj ka firmosur dhe është pronar në djegësin e Tiranën, por firmën e ka vënë nën presionin e madh të Edi Ramës. Çka dëshmon se pse për Erion Veliajn, Edi Rama tha se po ia linçojnë familjen.

Cilën familje? Familjen që iu gjetën vetëm fatura të garderobës 200 e ca mijë euro. Pra, blerjet shkojnë në rreth 2 milionë euro. Imagjinoni ju Velicën, që nuk i ka 2 milionë euro as një mbretëreshë ka rrezik. As gratë e miliarderëve.
Po këta po e linçojnë këtë. 300 mijë euro i gjetën në garazh në kontrollin e fundit. U fshehën. Po ka njerëz që edhe i rrjedhin gjërat, edhe i thonë gjërat.

Arben Ahmetaj si dëshmitar origjinal i zhvillimeve në qeveri faktoi ato që opozita ka denoncuar me forcën më të madhe.
E them këtu se sot Edi Rama i ka mbyllur, siç ka thënë Lubia, me Altinin nuk na hyn gjembi në këmbë, por e garantoj atë se për këto që ka bërë dhe ata që i fshehin këto, do ketë ligjet më të rrepta. Opozita ka bërë një punë shumë të mirë. Shumë e kanë kritikuar se pse po dorëzon dosjet në SPAK. Opozita e ka pasur të qartë se ato dosje do mbylleshin nga SPAK-u. Por ajo nuk ka pranuar të sillet sikur jeton në një rend parashtetëror. Pra ka treguar një respekt për institucionet si të tilla dhe jo individët që përdhosin këto institucione.

1 VITE ME PARE

"McGonigali nuk është i vetëm", Berisha: Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën do i dërgohet medieve botërore

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Berisha u shpreh se grupi i deputetëve të cilët i drejtuan letër bordit të UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), ku i kërkuan që Linda Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama, morën një përgjigje "të papërgjeshme".

Sipas kreut të PD-së për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit. Ai u shpreh se letra dhe përgjigja do shpërndahet në të gjitha mediat e botës.

"Një grup deputetësh me të drejtë i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama. Ishte përtej çdo pritshmërie përgjigjja e papërgjegjshme që erdhi. Ishte legjitimim ndërkombëtar i korrupsionit.
Në qoftë se për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit, për këtë organizatë nuk ekziston korrupsioni. Por nuk janë këto parimet mbi të cilat bazohet një institucion ndërkombëtar.

Mora këtë shembull... Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria. Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin: Sa mace ka kjo botë, vargut të tyre fundin nuk ia gjen dot. Po, e vërteta. Kështu që të thotë diplomatja se e kemi zgjedhur me kritere, po kujt i thua moj zonjë...
Nuk mund t’ia kalojnë shqiptarëve në këtë mënyrë gjërat.

Ndaj dhe ajo letër dhe ajo përgjigje do shpërndahet në të gjitha mediat e botës. Përndryshe bëhet e pashpresë lufta kundër korrupsionit këtu. Në qoftë se Linda Rama çon raportet ndërkombëtare për performancën e Edi Ramës, në vend që t’u thonë faleminderit zotërinj deputetë për letrën që dërguat, marrin në mbrojtje shkelmimin e parimit universal të konfliktit të interesit.
Nuk ka akt më të papranueshëm. Por e thamë atë, McGonigali nuk është i vetëm.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria", Berisha: Do përgatisim çdo akt që do sjellë desorosizimin e shpejtë të shoqërisë

"Në datën 8 do të tregojmë të gjithë
pamje nga mbledhja

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës në selinë blu. Kryetari i PD-së, Sali Berisha po mban fjalën e tij para nisjes së pjesës tjetër të mbledhjes me dyer të mbyllura.

Ai u shpreh se për 100 ditët e ardhshme duhet nisur me përgatitjen e një seri aktesh, vendimesh, të cilat, sipas tij do të sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare. Berisha tha se "kopshti eksperimental" i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria, ndërsa deklaroi se javën e parë pas 11 majit do të mnbyllet me ligj fondacioni i Aleks Soros në vendin tonë. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju për angazhimin shumë serioz që keni bërë në fushatën elektorale brenda dhe jashtë vendit dhe duke vlerësuar veprimtarinë tuaj, del qartë se nuk është vetëm radha jonë, nuk është vetëm stina jonë, por është edhe dallga jonë. Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë të bindur se në pushtet me datën 11 maj do të jetë PD. Dhe, kjo është një përgjegjësi e madhe, por i garantoj me këtë rast se 100 ditët do jenë 100 ditët e transformimit rrënjësor të Shqipërisë.

Koha nuk pret, ndaj duhet të përgatiten të gjitha vendimet e 100 ditëve të para gjatë këtyre muajve para fushatës, në mënyrë që ato të firmosen në përputhje me Kushtetutën, si vendime qeverie apo akte normative, për të bërë realitet programin tonë transformues të Shqipërisë.

Është një domosdoshmëri e madhe, ka një diskreditim të madh kombëtar dhe ndërkombëtar të këtij regjimi. Personalisht të Edi Ramës, i cili është i aftë të marrë çdo vendim, të marrë çdo akt dhe veprim për të siguruar karrigen e tij, pasi e di se në Europë, ai dhe Lukashenko dhe Putini janë tre kampionët e krimeve ndaj vendit të tyre. Krimeve politike, por ky edhe të gjenocidit të butë ndaj shqiptarëve, përzënies së tyre nga vendi. Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria. PD nuk është një parti e ekstremit të majtë, por është një parti që i qëndroi fuqishëm. Ndaj dhe ajo merr përsipër para shqiptaërve me akte dhe ligje të desorosizojë Shqipërinë. Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri. Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë.

Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor.
Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë. Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën.

Pra, a e imagjinoni ju që paratë e taksapaguesve financojnë censurë të SHBA. Financojnë Fatmir Xhafën. Financojnë Erion Braçen dhe zyra të tilla. Ne nuk u bëmë pjesë e kësaj axhende në parlament dhe mbajtëm qëndrimin më të drejtë.
Por ne zotohemi se duke ruajtur absolutisht standardet më të mira të lirive dhe të drejtave njerëzore, të respektit të Kushtetutës, të drejtësisë së pavarur, por desorosizimi i Shqipërisë do jetë një objektiv madhor.
Pasoja të paimagjinueshme.

sali berisha mbledhja e grupit te pd

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend