LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e Berishës: Rrezik kombëtar. BE pro: Të respektohen të drejtat e qytetarëve

• Policia e Shtetit ka ndaluar organizimin e protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. • Sipas Policisë së Shtetit, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. • Sipas dokumentit aktiviteti i opozitës mund të zhvillohet në një zonë tjetër të kryeqytetit, që ndodhet përtej perimetrit të sigurisë. • Perimetri i sigurisë është: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në Bulevardin "Bajram Curri" përfshi sheshin "Nënë Tereza- Rruga "Gjergj Filipi" nga kryqëzimi me mugn "Ibrahim Rrugova" deri tek kryqëzimi me rrugën "Papa Gjon Pali II"- Rruga " Lek Dukagjini" në gjithë gjatësinë e saj- Rruga "Dervish Hima", rruga "Sheh Ahmet Pazar", rruga "Faik Konica", muga "Skerdilajd Llagami". Rruga "Papa Gjon Pali II" në gjithë gjatësinë e saj, rruga " Asim Zeneli, rruga "Themistokli germenji", rruga "Mustafa Matohiti", rruga "Jul Variboba", rruga " Fatmir Haxhiu", Rruga "Ismail Qemali", nga rruga e "Elbasanit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rrugova". • Lidhur me protestën e Berishës, BE ka kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut për tubime, por shtoi se duhet siguri. • Pas vendimit të Policisë, Berisha njoftoi lëvizjen e parë, duke kërkuar një bashkëbisedim me qytetarët. • Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket se do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pas se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë. • Takimi do nisë më orën 10:30. Më pas, do mbajnë një konferencë për mediat në Pallatin e Kongreseve.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Policia ndaloi protestën e PD më 6 Dhjetor, Noka: Do të bëhet do apo nuk do regjimi

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar lajmin se Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për protestën e opozitës më 6 dhjetor kur edhe do të mbahet Samiti i vendeve të Bashkimit Europian. Në një prononcim për Klan News, Flamur Noka tha se protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90 dhe se askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi,”-tha Flamur Noka për Klan News.

Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetur dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërkohë kjo protestë duket se do të 'përçajë' edhe më tej opozitën pasi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë. Policia nuk i ka dhënë leje për këtë protestë, duke e konsideruar të rrezikshme.

3 VITE ME PARE

Policia i ndaloi protestën, Berisha bën lëvizjen e papritur, ç’ndodh nesër në 12:00

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme një bashkëbisedim me qytetarët. Një ditë pasi Policia e Shtetit i ndaloi që të mbante protestën kombëtare më 6 dhjetor, Berisha ka lajmëruar bisedë me qytetarët. Ai do të dalë nesër në 12:00, drejtpërdrejt në Facebook. Me siguri nga aty do të përgjigjet edhe për refuzimin e marrë nga Policia e Shtetit.

“Nesër, në orën 12:00 do të jem në një bashkëbisedim LIVE me ju në Facebook. Jam i hapur për pyetjet tuaja dhe diskutime mbi temat që ju shqetësojnë. Shihemi këtu nesër!”- shkruan Berisha në Facebook.

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri do të vijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE. Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

3 VITE ME PARE

Zbardhet AXHENDA/ Liderët e BE mblidhen me Ramën tek Arena Kombëtare, konferencë për shtyp para 140 përfaqësuesve

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Edi Rama dhe liderët

TIRANË- Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Axhenda e publikuar nga A2CNN, tregon se në këtë tryezë do të diskutohen çështjet si Lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, çmimi i naftës dhe gazit, siguria, sfidat e klimës si dhe bursat për të rinjtë. Një pikë që ende nuk ka arritur në finalizim mbetet heqja e tarifave roaming për telefonatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Agjenda e samitit do të vijojë me takime dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, ndërsa pritet një ballafaqim i mundshëm mes presidentit Emmanuel Macron dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçic, si dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen dhe nuk dihet nëse do të jetë ai prezent apo Presidentja Vjosa Osmani.

Punimet e samitit parashikojnë një foto familjare që do të realizohet në Sheshin Italia. Më pas, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Emmanuel Macron shënon dhe vizitën e parë të një presidenti francez në vendin tonë. Liderët kryesorë të unionit pas përfundimit të Samitit do të largohen nga Shqipëria brenda ditës. I gjithë Samiti është programuar të ketë një protokoll sigurie.

3 VITE ME PARE

Samit dhe protestë, BE: Të garantohet siguria, por të respektohen dhe liritë e qytetarëve

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Bashkimi Europian

TIRANË- Bashkimi Europian e konsideron protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor si një ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një prononcim për A2 CNN, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë shpjegoi se presin garantimin e sigurisë së samitit nga autoritetet shqiptare, duke respektuar njëkohësisht protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët,”- shkruhet në reagim.

Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetur dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërkohë kjo protestë duket se do të 'përçajë' edhe më tej opozitën pasi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë. Policia nuk i ka dhënë leje për këtë protestë, duke e konsideruar të rrezikshme.

3 VITE ME PARE

Protestë dhe Samit më 6 dhjetor! ‘Blindohet’ Tirana, 1200 efektivë dalin në terren, perimetri që do të rrethohet

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Edi Rama dhe liderët

TIRANË- Për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të Samitit mes Bashlimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahen në Tiranë më 6 dhjetor, do të angazhohen më shumë se 1200 efektivë policie. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare.

A2CNN shkruan se një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.

Po më 6 dhjetor, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetur dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërkohë kjo protestë duket se do të 'përçajë' edhe më tej opozitën pasi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

3 VITE ME PARE

Samiti i BE në Tiranë, Policia nuk i jep leje Berishës për protestë në 6 dhjetor: Rrezik për sigurinë kombëtare

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Sali Berisha

TIRANË- Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri do të vijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE. Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Ndaj dhe drejtori Lorenc Panganika ka vendosur që të mos bëhet asnjë lëvizje siç ishte parashikuar, ndryshe shkelësit do të ndëshohen me masa administrave dhe penale.

Në Bulevard më 6 dhjetor, Policia ndalon protestën e
Dokumenti i Policisë së Shtetit

"Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana juaj në 16.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktruar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se për veprime në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masa administrative dhe penale,"-shkruhet në shkresën e Policisë së Shtetit. 

Prej ditës, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ditët e fundit se më 6 dhjetor do të dalë me mbështetësit e tij për të mirëpritur liderët europianë dhe për t'u treguar të vërtetën lidhur me Shqipërinë. Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana e BE, lidhur me protestën, është kërkuar që të respektohen liritë e qytetarëve, por që të sigurohet edhe mbarëvajtja e takimit. Ndryshe e kanë pritur socialistët që të gjithë njëzëri, përjashto kryeministrin Edi Rama që nuk ka komentuar deri më tani, e kanë cilësuar tubimin e Berishës si "tradhëtarë" dhe bedelë të presidentit rus, Vladimir Putin.

samiti i be 6 dhjetor 2022 protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës