LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Motra e Saimir Sulës: Tim vëlla e vranë në spitalin e Barcelonës dhe i shkulën zemrën, Rama hesht! Do shkoj deri në Bruksel

• Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të kërkuar ADN-në për zemrën që autoritetet spanjolle pretendojnë se është e Saimir Sulës, të riut shqiptar që u soll pa organin jetësor në Shqipëri, gjatë kohës së pandemisë. • Para mediave, Sula u bën thirrje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama që t'i bëjnë ADN-në zemrës që pretendojnë se është e Sulës. • Majlinda Sula kërkon që zemra të sillet neë Shqipëri dhe që ADN-ja të bëhet edhe në vendin tonë, në institucionet publike e orivate, për të bindur familjarët. • Motra e Sulës thotë se është 'përcjellë' nga institucionet shqiptare dhe i kanë bërë bllok në celularë si dhe nuk i lënë takime. • Ajo shton më tej se nga kjo heshtje i lind e drejta të mendojë se mes Shqipërisë e Spanjës është bërë një marrëveshje për të arkivuar këtë çështje.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Motra e Saimir Sulës: Ulsi Manja më dëgjoi, më përqafoi dhe më premtoi, më pas më bëri bllok

Motra e Saimir Sulës: Tim vëlla e vranë në spitalin e
Majlinda Sula

TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar që erdhi pa zemër në atdhe ka treguar se ministri Ulsi Manja e ka bllokuar. Në një prononcim nga bulevardi ku mbajti sot një protestë, Majlinda Sula thotë se Manja e ka pritur në zyrë në ditë pushimi dhe i ka premtuar që do t'ia zgjidhë çështjen, por më pas i ka bërë bllok. 

"Zoti ministër më takoi para një viti, më priti në ditë pushimi, nuk e di pse zgjodhi një ditë pushimi. Më premtoi dhe dola shumë e kënaqur që aty. Dukej shumë i kujdesshëm, më premtoi dhe sapo dola nga aty më bëri bllok. Fillova t'i shkruaja pas dy tre ditësh dhe më bllokoi. Kam ngelur duke protestuar në çdo derë prokurorie. Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen,"- thotë Sula. 

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

 

3 VITE ME PARE

Zemra e Saimir Sulës, motra: Do protestoj dhe në Bruksel, BE duhet të marrë vesh që bëhet fjalë për trafik organesh

Motra e Saimir Sulës: Tim vëlla e vranë në spitalin e
Majlinda Sula

TIRANË- Majlinda Sula nuk do të ndalet derisa të vendosë drejtësi për të vëllanë që ia sollën pa zemër nga Spanja. Nga protesta që mbajti në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë, Majlinda thotë se vendi i radhës ku do të bëjë të njëjtën gjë do të jetë Brukseli. Motra e Saimir Sulës shton për mediat se e gjithë BE-ja duhet ta marrë vesh se po përpiqen të arkivojnë një dosje që ka zbuluar trafikun e organeve që zhvillohet në një spitalet më të mëdha të Barcelonës. 

"Ne do të vijojmë ne nuk lodhemi asnjëherë. Sado e vështirë të jetë kjo rrugë, unë do të bëj drejtësi për tim vëlla. Do të mbaj një tjetër protestë në Bruksel. Sepse Spanja është pjesë e Bashkimit Evropian, Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vesh këtë gjë. Unë kam mbajtur protestë në Barcelonë dhe nuk do të ndalem. Do të shkoj në Bruksel, sot do të marshojmë para kryeministrisë,"- tha Sula. 

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

3 VITE ME PARE

Motra e Saimir Sulës thirrje Ramës: Bëtë drejtësi për dy turistë që trembi Mihal Kokëdhima, tim vëllai i shkulën zemrën, pse heshtni

Motra e Saimir Sulës: Tim vëlla e vranë në spitalin e
Majlinda Sula

TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital në Barcelonë dhe e sollën në Shqipëri ka krahasuar historinë e saj me atë të përplasjes së Mihal Kokëdhimës më turistët spanjollë. Teksa proteston për drejtësi për të vëllanë, Majlinda thotë se në atë rast, kryeministri Edi Rama bëri drejtësi, burgosi Kokëdhimën dhe i shembi restorantin, ndërsa për vëllanë e saj, po hesht. Ajo shton se është e bindur që të vëllanë ia kanë vrarë në spitalin e Barcelonës. 

Pjesë nga prononcimi i saj:

Zoti kryeministër, ky është një artikull në gazetën më të madhe spanjolle. Është El Mundo, në gusht ka shkruar për Mihal Kokëdhimën. Kokëdhima trembi y turistë spanjollë dhe shteti u ngrit në këmbë, u ngrit dhe kërkoi drejtësi. Ju nuk vonuat as tre ditë dhe bëtë çfarë ju kërkuan, Ju Mihalin e burgosët, i shembët restorantin dhe e mbyllët për tre vite në burg. Saimiri erdhi pa zemër zoti Rama, i shkulën zemrën dhe ju heshtni. Ju heshtni dhe kjo gjë më lë të kuptoj shumë gjëra. 

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

3 VITE ME PARE

Çështja e Saimir Sulës, e motra del në protestë me dhjetëra qytetarë: Rama e Sanchez kanë bërë marrëveshje për ta arkivuar! Më dhanë një zemër derri e s'bëjnë ADN

Motra e Saimir Sulës: Tim vëlla e vranë në spitalin e
Majlinda Sula

TIRANË- Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të kërkuar ADN-në për zemrën që autoritetet spanjolle pretendojnë se është e Saimir Sulës, të riut shqiptar që u soll pa organin jetësor në Shqioëri, gjatë kohës së pandemisë. Para mediave, Sula u bën thirrje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama që t'i bëjnë ADN-në zemrës që pretendojnë se është e Sulës. Majlinda Sula kërkon që zemra të sillet neë Shqipëri dhe që ADN-ja të bëhet edhe në vendin tonë, në institucionet publike e orivate, për të bindur familjarët. Motra e Sulës thotë se është 'përcjellë' nga institucionet shqiptare dhe i kanë bërë bllok në celularë si dhe nuk i lënë takime. Ajo shton më tej se nga kjo heshtje i lind e drejta të mendojë se mes Shqipërisë e Spanjës është bërë një marrëveshje për të arkivuar këtë çështje.

Pjesë nga fjala e Majlinda Sulës: 

Pretendohet që kjo zemra e derrit e ruajtur në një spital në Barcelonë, ka qenë e sëmurë. Prendohet që ka pasur një sëmundje, ndaj thonë që është zemra e Saimir. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Saimiri ka qenë i sëmurë, por nuk ka qenë kuruar. Por dokumentet nuk gënjejnë. Kjo zemër ka vdekur më 22 prill, kur Saimiri ka qenë gjallë dhe nuk ka qenë fare në spital. Saimir ka ndërruar jetë më 9 maj. Pas dy vitesh, ata u kujtuan, autoritetet spanjolle që u kapën në shkelje, për trafik organesh dhe thanë ua ja ku e keni zemrën këtu. Kjo është një lojë për të arshivuar rastin dhe kjo gjë ndodhi. E arshivuan në qershor, ne e kemi hedhur në apel. Presim që Apeli të na e rikthejë dhe të na bëjë ADN-në. Zoti Manja këtu nuk na jep asnjë lloj shpjegimi, asnjëherë nuk ka përgjigjet. Duam që zemra të vijë në Shqipëri dhe ta bëjmë ADN-në këtu sepse duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra e u trafikua, logjikisht mund edhge të falsifikohet AND-ja. Ku është zemra e Saimirt? Nuk ka investigim, nuk ka asnjë marrje në pyetje, asgjë. Manja u kërkon autoriteteve spanjolle që të bëhet AND-ja atje, nuk është kjo gjë ajo që duhet. Le të bëhet atje, por të vijë të bëhet dhe këtu. Edhe në Shqipëri është hapur një hetim, kjo zonja që po heton këtu nuk e mbyll dot pa pasur ADN-në, familja do të rrijë gjithë jetën duke menduar se çfarë u bën me këtë zemër. Kur unë isha herën e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, dola shumë e kënaqur. Zotëria më dëgjoi, u tregua shumë i kujdesshëm, më dëgjoi dhe më prcolli. Sa dola nga aty, më bëri bllok. Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen. Unë kam kërkuar takim me kryeministrin Edi Rama. Është e pafalshme që kryeministri hesht për 30 muaj. Tre gërma zoti Rama, A, D, N, kjo është ajo që kërkon familja. Por unë nuk do të lodhem, do të dal në çdo vend për protestë. Nga kjo heshtje mua më lind e drejta të mendoj se Shqipëria dhe Soanja kanë komunikuar, kanë rënë dakort që të mos vijohet me këtë çështje, Rama dhe Sanchez atëherë janë rënë dakort. Sepse shpjegim tjetër nuk gjej. 

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

saimir sula majlinda sula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet