LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike! Ja zonat më problematike

• Moti i keq ka përfshirë vendin, ku si pasojë janë shkaktuar probleme në disa qarqe. Në Lezhë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në lagjen "Besëlidhja". • Sistemi i kanalizimeve në qytet nuk ka arritur që të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit. • Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë-Shëngjin. • Gjithashtu kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit. Ndërkohë, probleme raportohen edhe në bashkinë e Kurbinit. • Në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në fshatra. Problematike situata paraqitet edhe në Fushë-Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuc. • Në Murqinë uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha arash. • Shumica e kanaleve janë të vjetra dhe pa pastruar dhe nëse reshjet vazhdojnë me intensitet, përveç sipërfaqeve të tokës, mund të rrezikohen edhe banesa. • Në Vlorë, po ashtu era e fortë ka rrëzuar disa pemë në zonën e Skelës dhe Pyllin e Sodës. • Probleme me energjinë elektrike raportohen edhe në Fier për shkak të erës së fortë. • Zonat e prekura janë nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë. • Ndërkohë, grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut. 

7 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq "mbërthen" vendin/ Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port, shkak erërat e forta dhe dallgët e larta

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
foto ilustruese

VLORË- Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës. Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti vijon të qëndrojë në radë, pra në det të hapur. 

Ndërkohë që lundrimi detar vijon të mbetet pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë. Vendi është përfshirë nga moti i keq, teksa sipas parashikimeve, kjo javë do të sjellë reshje të dendura shiu./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Situatë katastrofike në Mat/ Banesa mbushet me ujë nga përmbytjet, evakuohet familja me shtatë anëtarë

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
pamje nga vendngjarja

MAT- Situata në Bashkinë Mat, paraqitet katastrofike, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Mësohet se në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë  shkuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Reshejt kanë shkaktuar probleme edhe në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq përfshinë vendin/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në disa qarqe të vendit

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Me anë të një njoftimi, Ministria bëm me dije se në Lezhë dhe Fushë Arrëz ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.

Njoftimi i Plotë: 

Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!/Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë/ Vështirësi në qarkullim, në qarkun e Fierit disa zona pa energji elektrike

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
pamje nga vendngjarja

VLORË- Kushtet atmosferike të paqëndrueshm kanë përfshirë vendin që prej orëve të natës. Mësohet se era e fortë ka rrëzuar disa pemë në zonën e Skelës dhe në zonën e pyllit të Sodës.

Si pasojë ka pasur, vështirësi në qarkullim ndërsa po punohet në zonat e prekura nga forcat zjarrfikëse dhe nga shërbimet publike për largimin e pemëve dhe hapjen totale të rrugës.

Ndërkohë në disa zona rurale të qarkut të Fierit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet me furnizimin janë paraqitur në nënstarcionin e Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

E rëndë në Shkodër/ Rrufeja shkakton zjarr në një banesë dykatëshe, flakët shkrumbojnë tërërisht shtëpinë (FOTO)

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
pamje nga vendngjarja

MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj.

Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.

Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Moti i keq! Situatë problematike në disa fshatra të Krujës, tokat nën ‘pushtetin’e ujit (FOTO)

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
Krujë

KRUJË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës, kryesisht në fshtarat Bilaj, Murqinë, Mallkuc. Raportohet se situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë.

Gjithashtu, niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet rrezikohet përmbytja e bizneseve dhe banesa pasi kanalet nuk funksionojnë. Ndërkohë, shumica e kanaleve kanë dekada pa pastruar dhe janë të bllokuara./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në “lumenj”

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshjet intensive shkaktojnë
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është 'pushtuar' nga uji dhe rrugët duken si lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.

Sipas banorëve të zonës, uji ka depërtuar në rrugë dhe në disa raste ka hyrë edhe pranë ambienteve të banimit, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./Dosja.al

moti i keq

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen