LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbi 14 orë të bllokuar nën tokë, shpëtohen 30 minatorët në Trepçë, kreu i sindikatës: Janë shëndoshë e mirë!

• Minatorët e Trepçës të cilët ishin bllokuar prej më shumë se 14 orësh nën tokë, janë shpëtuar nga emergjencat civile. • Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi i cili theksoi se në orët e para të mëngjesit të sotëm 30 minatorët u ngujuan në Minierën, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës. • Ai gjithashtu bëri me dije se minatorët, janë nxjerrë nga miniera nga rruga prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit. •Jonuzi ka theksuar se minatorët që ishin të ngujuar, pas daljes, përveç shqetësimit të përgjithshëm, nuk kanë shprehur shqetësim shëndetësor. •Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nxirren të gjithë minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës, drejtuesit s'i hapin telefonin "REL"

Mbi 14 orë të bllokuar nën tokë, shpëtohen 30
Miniera e Trepçës

PRISHTINË- Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës, janë nxjerrë në sipërfaqe. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi. Ai ka theksuar se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor,”- ka deklaruar Jonuzi për Radion evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë.

Jonuzi ka theksuar se minatorët, janë nxjerrë nga miniera përmes formës alternative, gjegjësisht, përmes rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit. Ai ka theksuar se minatorët që ishin të ngujuar, pas daljes, përveç shqetësimit të përgjithshëm, nuk kanë shprehur shqetësim shëndetësor.

Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Megjithatë, asnjë nga udhëheqësit e Trepçës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë, për të sqaruar arsyet e defektit në ashensor, që pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të ngujuar në minierë për rreth 14 orë./REL

3 VITE ME PARE

U bllokuan për më shumë se 12 orë, nxirren minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës

Mbi 14 orë të bllokuar nën tokë, shpëtohen 30
Miniera e Trepçës

KOSOVË- Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës, janë nxjerrë në sipërfaqe. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka theksuar se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Jonuzi për Radion evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë.

Jonuzi ka theksuar se minatorët, janë nxjerrë nga miniera përmes formës alternative, gjegjësisht, përmes rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit. Ai ka theksuar se minatorët që ishin të ngujuar, pas daljes, përveç shqetësimit të përgjithshëm, nuk kanë shprehur shqetësim shëndetësor. 

Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Megjithatë, asnjë nga udhëheqësit e Trepçës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë, për të sqaruar arsyet e defektit në ashensor, që pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të ngujuar në minierë për rreth 14 orë.

3 VITE ME PARE

Bllokimi i minatorëve në Trepçë, nxirren pas 12 orësh 10 prej tyre, mbesin të bllokuar 20 të tjerë

Mbi 14 orë të bllokuar nën tokë, shpëtohen 30
Minatorët

KOSOVË- Detaje nga bllokimi i minatorëve në Minierën e Trepçës në Kosovë. Pas më shumë se 2 orësh të bllokuar, deri më tani 10 prej tyre kanë arritur të nxirren nga horizonti 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë. Ndërsa 20 të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar. Kryetari i sindikatës së Trepçës, Mustafë Asllani deklaron se procesi për nxjerrjen e tyre është duke vijuar. 

Po procesi ka nisur, jemi duke i nxjerrur minatorët që kanë mbetur brenda në ashensor të “Trepçës”. Procesi është duke shkuar pak ngadale, mirëpo pothuajse gjysa deri tani kanë dalur. Aktualisht mund të them që edhe 20 kanë mbetur”, ka thënë Asllani. 

Ai shtoi se me minatorët e ngujuar janë kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhe se gjenden në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar. 

Që prej mbrëmjes së djeshme në orën 3:00 në Minierën e Trepçës, në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë u bllokuan rreth 50 minatorë. Shkak është bërë problemi i energjisë elektrike. Deri tani kanë arritur të nxirren 10 prej tyre, ndërsa vijon puna për shpëtimin e 20 të tjerëve. 

3 VITE ME PARE

Bllokohen rreth 50 minatorë në minierën e Trepçës, shkak problemet e energjisë elektrike

Mbi 14 orë të bllokuar nën tokë, shpëtohen 30
Foto Ilustruese

KOSOVË- Disa minatorë kanë mbetur të bllokuar që mbrëmë në Minierën e Trepçës, në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë. Minatorët kanë mbetur të bllokuar për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Numri i minatorëve që kanë mbetur të bllokuar është rreth 50.

“Gjendja është e mirë aktualisht. Ka ushqim që ka mbetur nga syfyri. Kemi folur me ta, janë në gjendje të mirë pasi që ka ventillim dhe dritë. Problemi është tek ashensori. Po pritet që pas pak kohe me dal”, ka thënë një minator në kushte anonimiteti për lajmi.net.

minatoret e trepces

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës