LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon Presidentin, debate me Ina Zhupën

•Mblidhet për çështjen e Butrintit, Komisioni i Ekonomisë. •Përplasje dhe debate mes deputetëve, ndërkohë që jashtë selisë së Kuvendit ka protesta nga aktivistët e Aleancës për Butrintin. •Përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj tha se ky ligj nuk respekton kushtetutën, ndërsa hije dyshimi ka edhe për procedurat e ndjekura që kalojnë te privati administrimin e parkut kombëtar të Butrintit. • Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta tha se deputetët e maxhorancës po ecin drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kulturore vetëm për arsye korruptive. •Sipas tij, marrëveshja është e dyshimtë dhe lë vend për abuzime në një prej pasurive më të mëdha kulturore të vendit. •Në fund të mbledhjes, u vendos rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta. • Meta e ktheu për rishqyrtim ligjin më 20 Qershor. •Ligji është kundërshtuar fortë nga opozita. •Debate për këtë çështje ka pasur edhe në parlament, ku Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit me koncesion të fshehtë. • Sipas ligjit, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të sigurojë e të gjithë parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10-vjecare.

9 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Meta: Evazioni fiskal, skandal që i kalon limitet! Institucionet të reagojnë, paratë shkojnë tek krimi

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin e evazionit fiskal prej 189 mln eurosh. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj, duke e cilësuar si skandal, ndërsa shtoi se tashmë askush nuk mban përgjegjësi. Po ashtu, theksoi se kishte dijeni që paratë shkonin për krimin. 

“Përveç pensionistëve që janë në azile dhe që figurojnë në mënyrë të paditur në veprime që kapërcejnë me 30 milionë, çobanë me rrogë 300 euro dhe figuron me veprime të pakryera nga ai me miliona euro, dhe së fundmi për të kuptuar banalitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie është zbuluar edhe për një qytetare që është ndarë nga kjo tokë të paktën para 5 vitesh, por ne emër të saj në këto vite janë kryer veprime për transaksione me të paktën 5 milionë euro. Çfarë t’i bëjmë ne qeverisë që thotë se s’ka para për helikopter për zjarret ndërkohë që në sytë e opinionit publik del një situatë kaq e rëndë korrupsioni dhe flagrante, që është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi. Në këto kohë krizë kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Shohim që prej vitesh bëhen veprime të tilla dhe bëhen në banka. Çfarë janë këto banka që pranojnë të tilla veprime, çfarë është kjo QKB, ku është krimi ekonomik, ku është institucioni i pastrimit të parave. Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto skandale? Si mund të vazhdojë kjo afera e inceneratorëve kur dihet shumë mirë që këto para shkojnë për krimin. Ende nuk ka filluar as maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve,”-tha Meta para gazetarëve.

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

4 VITE ME PARE

VD- 'Si ju zë gjumi?'/ Ç'ndodhi në Kuvend, debati mes Shalsit e aktivistëve për Butrintin

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Eduart Shalsi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar videon e debatit me dyer të mbyllura të ndodhur në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit Eduart Shalsi dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste me aktivistët e "Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit". Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile nuk u lejuan të jenë pjesë e zhvillimit të mbledhjes dhe pse sipas tyre shkresen e protokolluar për të qenë pjesë e mbledhjes e kishin dorëzuar që ditën e djeshme. Në debatin e zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi duket qartë tonet e lartë të zërit dhe të gjithë përfshihen në debat.

PJESË NGA DEBATI: 

AULON KALAJA: A keni reflektuar me këtë çështje apo jo

KLOTIKDA BUSHKA: Po fare mo fare

EDUART SHALSI: Jam munduar të ruaj gjithmonë etikën por me këtë personazh...

AULON KALAJA: Me cilin personazh?

EDUART SHALSI: Unë të solla ty këtu (i drejtohet Sazan Gurit)  për të ju thënë...

AULON KALAJA: Ju jeni kundër Butrintit

ALTIN GOXHAJ: Si ju zë gjumi natën, mua s'do më zinte për 1000 vjet me këtë që po i bëni Shqipërisë. Unë do kisha vdekur nga pagjumsia, si mor ju zë gjumi rehat.

Vijon debati mes gjithë anëtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot për të diskutuar projekligjin e kthyer në Kuvend nga Presidenti për dhënien me koncension të Parkut të Butrintit. Pasi nuk u lejuan të jenë pjesë e mbledhjes përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit që përbëhej nga:
1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.
2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.
3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.
4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.
5- Andi Tepelena- Aktivist.
6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.
7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.
8- Kristina Kurti- Avokate, vijuan protestën jashtë Kuvendit ku dhanë dhe prononcimet për mediat.

4 VITE ME PARE

PS hedh poshtë dekretin e Metës për “Butrintin”, Zhupa: Nuk keni këllqe t’i dilni kundër Ramës!

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se parku kombëtar i Butrintit po jep në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtare. Në fjalën e tij, Zhupa theksoi se deputetët e maxhorancës nuk kanë këllqe që t’i dalin kundër Edi Ramës në vendimmarrjen e tij personale.

"Ishte e pritshme që do të vazhdonit në paligjshmëri duke rrëzuar dekretin e Presidentit. Ju duhet të kishit reflektuar për ta pranuar dekretin, jo për t’i dhënë të drejtë Ilir Metës, por për të mos shkel Kushtetutën, të mos shkelni Konventën e Parisit dhe të zgjidhnin mënyrën më të mirë për të administruar një pasuri kombëtare siç është Butrinti. Ju nuk keni me sa duket këllqe t’i dilni kundër Edi Ramës në vendimmarrjen e tij personale. Me sa duket interesi publik është dorë e dytë përpara interesit partiak. Nuk ka në asnjë fjalë në Konventën e Parisit që thotë se fondacionet mund të menaxhojnë, apo të marrin në administrim koncesionar pasuritë kulturore,"-tha Zhupa.

4 VITE ME PARE

Rrëzohet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave dekreti i Metës për kthimin për shqyrtim të ‘Butrintit’

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Me shumicë votash, ku kundër dolën të gjithë socialistët, dekreti i Metës u rrëzua, duke mbyllur mes debateve mbledhjen e Komisionit të sotëm. Edhe pse Dervishaj u kërkoi ligjvënësve që të respektojnë interesin publik në lidhje me menaxhimin e pasurive kombëtare.

 

4 VITE ME PARE

Parku Kombëtar i Butrintit, këshilltari i Presidentit: Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Bledar Dervishaj

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë po shqyrton kthimin e ligjit për çështjen e Butrintit. Në sallë ishte përfaqësuesi i presidentit të republikës Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se ka munguar konsultimi i gjerë publik dhe se ligji bie ndesh me Konventën e Parisit. Sipas tij, Meta ka kthyer ligjin pasi roli i Kuvendit nuk është marrë parasysh, e po ashtu Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë e dhëna nga ligji.

“Ky ligj bie ndesh me Konventën e Parisit. Ministria e Kulturës ka theksuar se modeli i administrimit të kësaj trashëgimie erdhi si nevojë për gjetjen e mënyrave të reja të administrimit, pasi sistemi aktual nuk ishte fleksibël. Rezulton se me një pranim të tillë duket sikur arsyeja e kësaj forme bëhet nga shteti dhe sërish deklaron paaftësinë e tij. Kjo mënyrë deklarimi nuk përkon me realitetin. Shteti shqiptar ka mundësinë për të garantuar vlerat kulturore të Butrintit… Në asnjë mënyrë autoriteti rregullator dhe kapaciteti buxhetor i një shteti nuk mund të deklarojë se nuk garanton dot rregullimin. Është  e papranueshme që për një pasuri të tillë, nuk garantohet roli diktues dhe kontrollues. Kuvendi kishte për detyrë t’i parashtronte Këshillit të Ministrave shumë pyetje…,”- tha ndër të tjera Dervishaj.

 

4 VITE ME PARE

Butrinti/ Shalsi s'pranon protestuesit, Spaho: Komisionet janë të hapura për publikun. Kryetari: Erdhën për provokime

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Edmond Spaho

TIRANË- Nis komisioni i Ekonomisë dhe Financave, ku po shqyrtohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit të Butrintit. Në fillim të takimit, deputeti Edmond Spaho kërkoi që të futeshin brenda në sallë një grup anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët protestonin jashtë Kuvendit. Madje patën dhe një përplasje me Shalsin në korridor. Teksa sqaronte pse nuk pranoi të tjerë në sallë, socialisti tha se problem kishte dy emra, por nuk përmendi se për kë bëhej fjalë.

PJESË NGA BISEDA:

Eduart Shalsi: Ajo që më ka bërë përshtypje si rralllë herë në takimet që kemi patur është që nuk donin që takimet të bëheshin publike për shkak të komenteve mbi çështjen e Butrintit. I kemi ende të freskëta rastet e disa arkeologove që janë pyetur nëse Butrinti është grek, që i konsideruan budallallik. I prita në zyrë ata që protestuan për të shpjeguar opinionet e tyre, të cilat tashmë janë të bëra publike, përvecse më erdhi keq që i dhashë mundësinë vetëm dy prej tyre. Është një çështje opinionet e të cilave janë ballaqafuar deri më tani, dimë pro-të dhe kundrat, kemi takuar cilindo që kishtte një merak për të thënë apo një merak për të dëgjuar.

Edmond Spaho: Nisur nga debati i zhvilluar në korridor si dhe duke patur parasysh që mbledhjet e komisionit janë të hapura për publikun, ai grup duhej të merrte pjesë në komision, në një kohë që çështja ka ngjallur debat gjithandej, ne edhe mund t'i dëgjonim për këtë çështje kur kemi dëgjuar edhe grupe studentore edhe fondacione.

Eduart Shalsi: Erdhën për provokime, të përdornin një gjuhë që nuk është e denjë. ishin në zyrë te unë. I dëgjova çfarë kërkese kishin, opinionet e tyre janë të shkruara, nëse tipa si puna e tyre nuk i bën nder as nga mënyra sesi komunikojnë as sesi sillen.

 

4 VITE ME PARE

Butrinti/ Sherr tek "Ekonomia", Zhupa debat me Shalsin, ndërhyn Braçe, i gjuan tavolinës: Boll moj tani!

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Eduart Shalsi dhe Komisioni i Ekonomise

TIRANË- Sherr në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve socialistë dhe demokratë. Në mbledhjen e sotme, Shalsi ironizoi Ina Zhupën, duke sjellë ndërhyrjen e kësaj të fundit. Ndërsa ishte Erion Braçe dhe Blerina Gjylameti, ata që kërkuan qetësi në sallë, duke u munduar që të shuanin gjakrat.

DEBATI NË SALLË:

Eduard Shalsi: Më vjen keq por jam i detyruar që të përsërsis rregulloren e Kuvendit. Ka deputetë të rinj dhe duhen kohë që të familjarizohen me procedurat. Kemi 9 nene që do të sugjeroja ti lexonit.
Ina Zhupa: I kam lexuar unë.
Erion Braçe: Lëre se nuk shkon kjo tani. Prit moj të mbarojë ai. Boll tani. Boll tani!
Ina Zhupa: Ai të bëjë sqarime, por jo të mësojë mua
Erion Braçe: Eha mirë tani.
Blerina Gjylameti: Po nuk mund të na ndalosh ne të tjerëve të dëgjojmë. Ai merr fjalën, stopon, e kundërshtoje. Nuk shkon kjo se duket sikur është personale.
Eduard Shalsi: Zonja Gjylameti, nëse do ishte në gjendje të bënte diçka se e kuptonte, do e bënte, por ajo nuk e kupton. Të lutëm shumë, ka një mikrofon, një buton, merret fjala. Kjo është edukata.
Ina Zhupa: Mos na jepni leksion
Eduard Shalsi:Sot, Kuvendi e ka miratuar ligjin dhe prandaj po shqyrton projektligjin e Metës.

4 VITE ME PARE

Butriniti/ Ina Zhupa: Pse po nxitojmë për dekretin e Metës? Hidhni online dëgjesat që keni bërë...

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur disa pyetje në Komisionin e Ligjeve, sot ku edhepo diskutohet çështja e Butrintit. Në fjalën e saj gjatë Komisionit, Zhupa tha se edhe ajo kishte propozuar ndryshime në ligjin e kulturës, ndaj kërkoi që të shqyrtoheshin njësoj.

"Si mundet që dëgjesat t'i bëni vetëm ju, ata duhet të ishin aty, duhet që t'i dëgjonim ne...E vë re si mangësi të procesit të Kuvendit, sjellja juaj ishte e papërshtatshme për interesin publik. Më vjen keq që nuk është ministrja, ka hequr dorë nga kompetencat e saj. Pyetja që kam, thatë që janë bërë 24 dëgjesa, raportet nuk janë publike, i hidhni dot online, që t'i shohim dhe ne. Se mund ta quani edhe këtë të sotmen një dëgjesë. Nëse i keni bërë, hidhini online procesverbalet e tyre. Shqyrtimi i dekretit të presidentit, bëhet sot nga Komisioni i Ekonomisë si përgjegjës, unë kam depozituar një projektligj që është edhe baza ligjore e këtij ligji. Ndoshta do të ishte e udhës që të shiheshin të dyja nismat ligjore. Nuk e kuptoj dot shpejtësinë dhe dëshirën për t'i ndarë këto nisma kur bashkërendohen me njëra-tjetrën,"-tha në fjalën e saj, Ina Zhupa.

4 VITE ME PARE

Komisioni i Ekonomisë diskuton dekretin e Metes për 'Butrintin', Shoqëria Civile protestë jashtë Kuvendit: Nuk na lejuan brenda

Ligji për menaxhimin e Butrintit, “Ekonomia” rrëzon
Sazan Guri

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për 'Butrintin". Meta e rikthei ligjin në Kuvend pasi sipas tij Butrinti nuk mund t’i kalojë një organizmi shoqëror si OJF, pasi nuk lejohet në kuadër të Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit ndërkohë bëri thirrje dhe për ngritjen e një Komisioni hetimor për këtë çështje. 

Shoqëria Civile paralajmëroi një ditë më parë se do të ishte pjesë e këtij Komisioni në emër të "Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit" për të dhënë mendimin dhe kundërshtitë e tyre pasi ata e cilësojnë atë projeklligj si shitje të sovranitetit të vendit. 

Duke folur jashtë Kuvendit gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja u shpreh se shkresa që ata të jenë pjesë e mbledhjes është dorëzuar që ditën e djeshme në Kuvend por sërish u lanë jashtë, Kalaja akuzoi dhe drejtuesin e Komisionit deputetin Eduart Shalsi pasi sipas tij ai ka kaluar në fyerje personale dhe kërcënime, ndërsa për profesorin Sazan Guri jo vetëm Butrinti por e gjithë Shqipëria është dhënë në ankand. Ndërkohë aktivisti Andi Tepelena u shpreh se kjo që po ndodh me Butrintin është shitje e sovranitetit kulturor.

DEKLARATAT JASHTË KUVENDIT:

Aulon Kalaja: "Po bëhen kot këto dëgjesa dhe komisione. Brenda janë ato që e kanë shitur dhe e kanë blerë Butrintin, ne që duam ta mbrojmë na lënë jashtë. Shalsi kaloi në fyerje personale dhe kërcënime. Neve nuk na lejojnë për të dhënë mendimin tonë ndërkohë shkresa është protokolluar në Kuvend dhe emri jonë është aty. Shalsit i ka mbetur mendja tek plehrat se atëherë e kishte caktruar Rama".

Sazan Guri: Ne nuk do jemi në Komision për të dhënë mendimin tonë. Jo vetëm Butrinti por e gjithjë Shqipëriua është vënë në ankand. I them kryeministrit se je I këshilluar nga këshilltarë të këqinj që duan të të bëjnë gropën.

Andi Tepelena: "Kjo që po ndodh këtu është një proçes farsë, këta bëjnë sikur po dëgjojnë shoqërinë civile. Kanë krijuar një ligj të posaçëm për menaxhimin siç ndodhi dhe me Teatrin Kombëtar. Po dorëzohet sovraniti kulturor dhe kjo është shumë e rëndë. Ky ligj ka mungesë transparence pasi nuk janë pyetur erkspertët. Janë bërë pseudo dëgjesa. Butrinti duhet ti ngelet shqiptarëve dhe kushtetutës”.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim. Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend.

kuvendi i shqiperise butrinti ne kuvend

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!