“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
• Kriza për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duket se po merr fund. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja do i hapë rrugë Opozitës për kreun e Avokatit të Popullit, duke u shprehur se Kuvendi do të zgjedhë Avokatin e Popullit nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. • Sipas Ballës, PS-ja vetë nuk do të ketë kandidat por do të presin një listë të plotë të kandidaturave të opozitës. • Pas Ballës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur në Kuvend propozimin për formulën e re të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. • Gazment Bardhi në dokument propozon që opozita t’i sugjerojë mazhorancës 6 emra, prej të cilëve shumica zgjedh 3. • Më pas, nga 3 emrat e zgjedhur, opozita zgjedh vetëm një emër të cilin ia propozon seancës plenare për votim.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD ka disa kandidatë, që do t'i paraqes për Avokatin e Popullit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se njëri prej tyre është Besim Ndregjoni.
Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se ka dhe disa kandidatura të tjera të cilat PD i mbështet.
"Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë. Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej votohej. Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura." tha Berisha./Dosja.al
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur në Kuvend propozimin për formulën e re të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në dokumentin e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se procesi aktual i emërimeve në institucionet e pavarura dhe organet kushtetuese është i politizuar dhe se kjo situatë është vlerësuar si problematike edhe në raportet ndërkombëtare që monitorojnë reformën dhe standardet demokratike në vend.
Sipas grupit parlamentar të PD, procesi duhet të garantojë ndërveprimin e sinqertë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve parlamentare në emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, sipas rregullave parimore të përcaktuara paraprakisht dhe që i bëhen të njohura opinionit publik dhe kandidatëve përkatës.
Njoftimi për shtyp:
Grupi Parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të udhëheqë një proces transparent diskutimi mes grupeve parlamentare për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, në një prej organeve të Kuvendit, ku vlerëson si forumin më të përshtatshëm dhe transparent Konferencën e Kryetarëve.
Në letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, theksohet se në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohet se: “……Politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze.”.
“Në këtë kuptim, procesi i emërimeve vijuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha organet e pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, duhet të jetë transparent dhe pjesë e një procesi konsultimi të sinqertë mes të gjitha grupeve parlamentare, me synim ruajtjen e pavarësisë së këtyre organeve dhe respektimin e parimit të meritokracisë.” – thuhet në letrën që Gazment Bardhi i ka drejtuar Kryetarit të Kuvedit dhe për dijeni grupeve parlamentare dhe Trupit Diplomatik në vend.
Sipas grupit parlamentar të PD, procesi duhet të garantojë ndërveprimin e sinqertë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve parlamentare në emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, sipas rregullave parimore të përcaktuara paraprakisht dhe që i bëhen të njohura opinionit publik dhe kandidatëve përkatës.
Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:
A. Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit - rasti i Avokatit të Popullit), procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
a) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
b) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
c) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.
B. Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e anëtarëve të Kuvendit, procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
a) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
b) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
c) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.
Në përfundim, grupi parlamentar i PD thekson se opozita mbetet e vendosur për t’u angazhuar në procesin parlamentar të përzgjedhjes/emërimit, vetëm nëse ndërtohet një proces transparent dhe me rregulla të qarta, që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme, si dhe krijon premisën e nevojshme për të ruajtur besimin e qytetarëve tek këto organe./ Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja do i hapë rrugë Opozitës për kreun e Avokatit të Popullit. Pas përfundimit të mbledhjes, Balla u shpreh se Kuvendi do të zgjedhë Avokatin e Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria.
Ndërkohë që ka shtuar se PS-ja vetë nuk do të ketë kandidat por do të presin një listë të plotë të kandidaturave të opozitës
“Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret. Nuk kemi asnë komunikim. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në Kuvend. Dua që Kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, tha Balla./Dosja.al