LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi përjashtohet, PD bllokon foltoren: Kryeministri të dalë me pranga në duar!

• Sot u mblodh Kuvendi i Shqipërisë! Mungesa e kryeministrit Edi Rama për të debatuar me Opozitën për takimet e zhvilluara me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka sjellë kaos. • Pas debateve të forta, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga ceana plenare. Ai nuk ka pranuar që të zhvillojë interpelancën me ministen Elisa Spiropali dhe për rrjedhojë të gjithë deputetet e PD kanë rrethuar foltoren të cilës i bien me grushte në formë proteste. • Pavarësisht tensioneve, Lindita Nikolla vijoi me leximin e votimin e projetligjeve, por Bardhi i hoqi mikrofonin ministrit Niko Peleshi. Në këtë cast u dha vendimi për përjashtimin e tij. • Ministret vijuan të lexonin aktet deri në fund, ndërsa Opozita protestoi me fishkëllima, rënie bilbili e grushte tavolinave. Këtë kaos, Rama e ka komentuar si një ndalim të fjalës së lirë të maxhorancës. Ai reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale.

36 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Rama nuk mori pjesë'/ 'REL': Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku ishte parashikuar të zhvillohej interpelanca e thirrur nga Partia Demokratike (PD) për lidhjet e ish-agjentit të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, me Shqipërinë.

Kjo seancë u zhvillua me tensione mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Grupi parlamentar i PD-së dërgoi Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente ditën e shtunë (28 janar).

Partia opozitare i kërkoi sqarime kryeministrit Edi Rama për cështjet se “çfarë është diskutuar me ish-zyrtarin e FBI-së dhe në cfarë cilësie e ka takuar atë; sqarime edhe në lidhje me biznesmin rus Oleg Deripaska; dhe përse qeveria shqiptare i ka dhënë koncensione dhe statusin e investitorit strategjik”.

Listës së gjatë të pyetjeve të opozitës u përgatit t’iu përgjigjej ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por një gjë e tillë nuk u pranua nga opozita.

Për shkak se deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, seanca u ndërpre dy herë, por as pas pushimit, situata nuk ndryshoi.

Deputetët demokratë përplasën tavolinat me duar si dhe bllokuan foltoren, ndërsa nuk munguan as fishkëllimat e bilbilave.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeljd Alibeaj tha se “fshehja dhe heshtja e kryministrit Edi Rama" tregon, sipas tij, “se ai është i inkriminuar”.

“Kryeministri ka detyrim politik, institucional dhe gjyqësor t’i përgjigjet kërkesës për interpelance personalisht dhe jo ta delegojë. Ai do heshtë, heshtja e tij tregon inkriminim e tij. Ajo çka do të jetë sjellja e opozitës është të ushtrojmë detyrat tona në bazë të institucioneve politike. Të durojmë që ai të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen, faktikisht ka ndodhur diçka. Sot ky vend nuk ka kryeministër. Ka dy seanca që nuk vjen dhe që nuk përgjigjet për një çështje”, tha Alibeaj.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj oozitës përmes rrejtit social Twitter.

“Abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo cështje po përdoret nga opozita.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, u arrestua më 21 janar. Ai akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pjesëmarrje në pastrim të parave, derisa ka punuar me biznesmin rus Oleg Deripaska, të cilin e ka ndihmuar të hetojë një oligark rival rus.

Arrestimi dhe akuzat ndaj tij sollën reagime të shumta në Shqipëri. Sipas aktakuzës nga gushti i vitit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare - i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”, prej të cilit ka marrë 225.000 dollarë.

Gjithashtuai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në lidhje me këtë çështjë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur qytetarët në protestë më 11 shkurt, ndërsa në opozita ka dorëzuar një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) dhe ka kërkuar të nisin hetimet./REL

1 MUAJ ME PARE

Propozimi i Ballës për procesin e votimit, Fatmir Xhafaj nuk VOTON, ul kokën në telefon

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Deputetet

TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ishte i vetmi nga PS që nuk zgjodhi të votonte të Kuvend propozimin e kolegut, Taulant Balla. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkoi nga deputetët në sallë që të votojnë për propozimin që Balla bëri, për të kaluar në proces votimi të përshpejtuar. 

'Hedhim në votim propozimin e Ballës për të kaluar në proces votimi'- tha Nikolla. 

Xhafaj shihet që mban kokën ulur, i përqëndruar në telefon, duke shmangur në këtë mënyrë marrjen pjesë në votim.

1 MUAJ ME PARE

'Degradim dhe turp i opozitës'/ Balla: Po zbatoni porositë e non gratës, këtu nuk bëhet vetëgjyqësi

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se seanca e sotme ishte një turp dhe degradim nga ana e opozitës. Ai tha se opozita është duke zbatuar të gjitha porositë e kryedemokratit Sali Berisha. 

'Kjo është një nga seancat që tregon degradimin e turpit të kësaj palo opozite. I jeni referuar që nga mëngjesi dickaje që nuk ka asnjë akuzë ndaj Shqipërisë, ka vetëm 1 person që është një ish zyrtar i FBI-së. Jeni duke zbatuar porositë e non gratës. Nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësia. I propozoj seancës që të kalohet në proces votimi.'- tha Balla.

1 MUAJ ME PARE

I hoqi mikrofonin Peleshit! Deputeti Gazment Bardhi përjashtohet nga Kuvendi!

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e mori këtë vendim pasi Bardhi i hoqi mikrofonin ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi. Ndërkohë që të gjithë deputetës e Opozitës i binin me grushte Foltores, Bardhi e quajti kukull Nikollën. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Lindita Nikolla: Nuk mund të rrimë të të sqarojmë ty, s'ke dëshirë të lejosh që të vijohet me punën e parlamentit

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendjen, të lurem.

Niko Pleshi: Po fjalën s'ma dhe ti mua, po s'është me dhunë kjo more zotëri, kam detyrim ligjor të prezantoj projektligjin.

Lindita Nikolla: Ju tërheq vërejtjen për fyerje

(Bardhi i heq mikrofonin Peleshit)

Lindita Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare.

1 MUAJ ME PARE

Nikolla: Bardhi jeni tërhequr nga interpelanca me Spiropalin! S'keni pse ta merrni fjalën

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ia hoqi të drejtën e fjalës deputetit të PD-së, Gazment Bardhit. Ajo i bëri të ditur se përderisa nuk po merr fjalën, do të thotë se është tërhequr nga interpelanca. Ky vendim, solli më pas revoltën e Bardhit. 

'E more ta dhashë fjalën. Zoti Bardhi domethënë jeni tërhequr nga interpelanca, nuk pranoni pra. Nuk pranoni pra. Kjo është tërheqja, nuk ka pse ta merrni ju fjalën'-tha Nikolla.

1 MUAJ ME PARE

'Të mos fshihet pas Twitterit'/ Bardhi komenton në Kuvend reagimin e Ramës, Nikolla i heq fjalën

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi në seancën e Kuvendit deklaratën e bërë nga kryeministri Rama në 'Twitter'. Mirëpo, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ia la të përfundonte fjalinë, duke ia fikur mikrofonin.

DEBATET:

Spiropali: Mos tentoni të mbuloni një aferë, kjo është aferë personale e Ramës.Kemi frikë nga Spiropali se del dhe mbron dicka që nuk e mbron dot. 

Nikolla: Nuk mund të vazhdojmë gjithmonë këshu. Mos e mbani dorën aty, nuk po i përmbaheni procedurës, kam të drejtën tua heq fjalën. 

Bardhi: Kjo seancë ka 1 orë që është marrë peng nga Rama. Ju duhet të ngriheni në lartësinë e drejtuesit të seancës. Rama të mos fshihet pas Twitterit. Kjo është për procedurë.

Nikolla i heq fjalën. 

1 MUAJ ME PARE

Mungoi në interpelancë, Rama përgjigjet nga Twitter-i: Duan të manipulojnë publikun me shpifje, marrëdhëniet me SHBA, më të forta se kurrë

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama sapo reagoi në Tëitter për interpelancën dhe akuzat e opozitës që po i bëhen në Kuvend. Vetë Rama ka munguar në seancë ndërsa përgjigjen po e jep në rrjetet sociale. Rama thotë se çështja McGonigal po manipulohet me shpifje ekstreme dhe shton se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Kryeministri i është përgjigjur jodirekt edhe Berishës që tha se ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA, kur thotë se raportet janë më të forta se kurrë. Sipas tij, drejtësia amerikane për të nuk ka asnjë akuzë. 

REAGIMI I PLOTE:

Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama vjen pas një seance të tensionuar në Parlament, ku ai vetë zgjodhi të mos dalë dhe të përballet me opozitën. Në vend të tij, interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali, por deputetët e opozitës nuk pranuan përgjigjet e saj. Deputetët e grupit Alibeaj dhe ata të Berishës kërkuan që të zhvillohej një interpelancë me kryeministrin për çështjen McGonigal, ku Rama rezulton se është takuar mbi 5 herë me zyrtarin e arrestuar të FBI dhe se njerëz pranë tij ndikuan me para që ai të hetonte për të dëmtuar PD./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

'Uluni në vend'/ Deputetët e PD s'i binden urdhërit të saj, Nikolla ndërpret sërish seancën

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvend

TIRANË- Ndërpritet sërish seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbylli seancën për 5 minuta. Kjo masë u mor për shkak se asnjë nga deputetët e Partisë Demokratike nuk iu bind urdhërit të saj për të liruar foltoren. 

'Ju shkelni me këmbë rregulloren, Boçi, Vokshi uluni në këmbë. 5 minuta pushim'- tha Nikolla.

1 MUAJ ME PARE

FOTO LAJM- Açka ngre fletën lart në Kuvend: Dil nga vrima Rama

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Flutura Acka

TIRANË- Mungesa e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar debate dhe zhurmë në Kuvend. Deri më tani, nuk është zhvilluar asnjë nga pikat e rendit të ditës. Gjatë debateve, deputetja e PD-së, Flutura Açka ngriti lart një fletë të bardhë, aty ku kishte shkruar një mesazh për kryeministrin Rama. 

'Dil nga vrima Rama'- shkruan Açka në letër.

1 MUAJ ME PARE

'Pse keni frikë nga gratë?'/ Spiropali -Bardhit: Ju jeni profesionist i ligjit, nuk e kuptoj se përse bëheni bashkëpuntor i Berishës

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali kërkoi nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që të vijojnë interpelancën. Ajo u shpreh se nuk ka rëndësi se kush do flasë por e rëndësishme është që të thuhen të vërteta. Ministrja shtoi se kryedemokrati Sali Berisha, edhe pse i përjashtuar, ka lënë persona të tjerë si vetja brenda. 

'Replikë more. A më lejohet. Qetësohuni, kam gjithë durimin t'ju dëgjoj. Ju pyes se përse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, e rëndësishme është që ne të vijmë këtu dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë mashtrime e trillime. Po ju pyes i doni apo nuk i doni përgjigjet? 

Unë këtë e pres nga ata që kanë mbetur jashtë por jo nga ju zoti Bardhi, se ju jeni profesionist i ligjit. Si duket me atë që rri ashtu bëhesh. Nuk ekziston në asnjë dosje. Ai njeri jashtë e bllokoi për 26 minuta foltoren, tani ka lënë të tjerët, Berisha 'Junior', tani nuk e kuptoj se përse bëheni ju bashkëpuntor në këtë çështje. Pyetja ime është e doni apo nuk e doni përgjigjen. Ju akuzat i keni për sulm politik.'- tha Spiropali. 

1 MUAJ ME PARE

"Fshihet pas fustanit"/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Nëse Elisa ka bashkëpunuar në korruptimin e agjentit, ta thotë ku e gjeti valixhen me dollarë

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi këmbëngul që interpelancën për dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama. I pranishëm në Kuvend, Bardhi tha se s'mund ta delegojë Rama drejt Spiropalit këtë gjë. Deputeti u shpreh se Rama s'mund të fshihet pas fustanit të ministres. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët. 

PJESë NGA FJALA MES TYRE:

Gazment Bardhi: Siç ju jeni në dijeni, interpelanca me kryeministrin është kërkuar dhe nga 7 deputetë, unë nuk kam kërkuar interpelancë me Elisa Spiropalin, por me kryeministrin Rama. Nuk është kapur Elis Spiropali, por kryeministri Rama. Kemi të bëjmë me një veprimtari private të kryeministrit Rama. Dëgjova që ministrja thotë keni frikë ta zhvilloni me mua, problemi është që zoti Rama ka frikë të vijë, fshihet pas fustanit të saj. Të vijë këti, të jaoë shpejgime, të sqarojë opinionin publik. Të tegojë ku i ka gjetur 225 mijë dollarë. Kështu që nuk ka rregullorja fjalë që kryeministri që kërkohet në interpelancë të delegohet. Ma tregoni ku shkruhet kjo gjë. Javës tjetër e shtyu përballjen me një raport mjekësor, tha që ishte sëmurë. Mund ta dimë çfarë ka këtë javë? Ka raport sërish? Është sëmurë? Ka temperaturë? Duhet ta dimë këtë gjë.

Lindita Nikolla: Më lejoni t'ju bëj me dije se jam në respekt të procedurave që ndodh në këtë parlament. Ka pasur dhe raste që është deleguar një interpelancë.

Gazment Bardhi: Ka vetëm një shembull ku është thirrur në interpelancë kryeministri nga Agron Shehaj dhe ju e keni pyetur nëse donte ta zhvillonte me një tjetër person. Dhe ai e ka pranuar me vullnetin e lirë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një aferë personale. Nëse ka qenë bashkëpunëtore zonja Elisa, të ngrihet dhe të thotë e korruptova unë.

1 MUAJ ME PARE

Nikolla 'i lutet' Bardhit: Vijoni interpelancën me Spiropalin, kryeministri ka të drejtë të delegojë

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkon nga deputetët e PD-së që të vijojnë me interpelancën. Ajo iu drejtua deputeti të PD-së, Gazment Bardhit që të vijojë me debatin. Nikolla u shpreh se Rama ka të drejtë të delegojë interpelancën. 

'Bardhi vijoni me interpelancën. Dhe kryeministri ka të drejtë të delegojë, zoti Bardhi të vijojmë me interpelancën e deleguar.'- tha Nikolla.

1 MUAJ ME PARE

Ndërpritet Kuvendi, deputetët e PD nuk pranojnë interpelancë pa Ramën, Spiropali: Jam këtu t'ju shpjegoj

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Elisa Spiropali

TIRANE- Punimet e Kuvendit janë  ndërprerë me 10 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të zhvillohet interpelanca e kërkuar pa Kryeministrin Edi Rama. Edhe pse ministrja Elisa Spiropali tha se ishte gati t'ju jepte shpjegimet e kërkuara, kërkuesi i interpelancës, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për tu tërhequr nga interpelanca. Në përgjigje, Nikolla tha se seanca ndërpritet për 10 minuta. 

Elisa Spiropali: Kemi durim t'ju durojmë. Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është qesharak. Si grata si nongrata jeni të gjithë, keni 2 javë që gërricni nervat e miletit dhe nuk na lejoni t'ju japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. Jua kuptoj ngutin, edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij, e kalon një...

Bardhi: Ma hap mikrofonin.

Lindita Nikolla: Ndërpritet seanca. 10 minuta pushim. /Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Bardhi: Jeni kukull e Ramës! Ndërprit seancën dhe thirre kryeministrin të përballet, Spiropali i ka folur në vesh, por s'duam përballje me hijen e tij (Opozita e duartroket)

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk ka pranuar që të bëjë interpelancë me ministren Elisa Spiropali. Në fjalën e tij nga vendi në Kuvend, Bardhi tha se Spiropali mund të jetë avokatja ose hija e kryeministrit, por nuk mund të përballet me ta për skandalin e McGnigal. Deputeti i PD e quajti kukull kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kj oe fundit i kërkoi ta tërhiqte fjalën mbrapsht. 

Pjesë nga replikat mes tyre:

Gazment Bardhi: Nuk kërkova interpelancë me hijen e kryeministrit. Rama është i pandehur, mund të përdorë heshtje ne tij në Gjykatë. Unë s'e kam thirrur këtu si të oandehur, por si kryeninistër të Shqipërisë. Nuk fshihet dot as pas Elisës, as pas Mcgonigal dhe as pas Agron Nezës. Ndaj të lutem, sipas rregullores, interpelanca urgjente është pika e parë, pezullo seancën plenare, ushtro autoritetin tënd dhe thirre kryeministrin Rama

Kukull mund të jeni ju dhe jo unë, tërhiqini këto

Gazment Bardhi: Nëse jeni ofenduar ju kërkoj ndjesë, por duhet të silleni si kryetare e Kuvendit. Mund  të heshtë si i pandehur

E thatë njëherë, mos përsërisni të njëjtën gjë

Gazment Bardhi: Kam fjalën time 3 minuta të lutem mos më ndërprit. Nëse dëshiron ta marrë Spiroaplin si avokatë, le të vazhdojë sepse nuk e pengoj dot. Unë nuk di që Spiroapli të ketë qenë në Takimet e Ramës me McGonigal, di që ka qenë Agron Neza dhe Dorian Duçka. Nëse Rama ia ka folur në vesh, nuk e di këtë.

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi rrëzon me 66 vota kërkesën e deputetëve të Berishës, Nikolla: Lironi foltoren

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Foto nga Kuvendi

TIRANE- Socialistët kanë rrëzuar me 66 vota pro kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës. Deputetët e PD kërkuan mocion për debat me kryeministrin Edi Rama, për të zhvilluar interpelancë dhe heqjen e limitit kohor për deputetët. Por kërkesa u rrëzua.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla i kërkoi deputetëve demokratë të lirojnë foltoren dhe seanca të vijojë me interpelancën e kërkuar nga grupi Alibeaj. Edhe në këtë rast, kryeministri ia ka deleguar llogaridhënien ministres Elisa Spiropali. 

Lindita Nikolla: 39 vota pro, 66 kundër, kërkesa bie. Vazhdojmë me rendin e ditës, lironi foltoren./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

INTERPELANCA/ Nikolla: Rama ia ka deleguar detyrën Spiropalit (OPOZITA revoltohet)

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla bëri të ditur se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në seancën e sotme, e detyrën ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali. Kjo solli revoltën e opozitës. Nikolla u shpreh se kjo procedurë është bërë dhe më parë e nuk ka pasur asnjë kundërshtim. 

BISEDA:

Nikolla: Ia ka deleguar Elisa Spiropalit këtë seancë

(Opozita ngrihet në këmbë)

Nikolla: Dhe më herët është bërë ju e keni pranuar nuk ka pasur asnjë kundërshtim, vijoni me procedurën

 

1 MUAJ ME PARE

Dosja McGonigal, Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA. Na intereson zbardhja e 21 janarit, s'e mbuloni dot Shkëlzenin

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se Opozita kërkon të mbulojë hetimet e 21 Janarit, ndaj këmbëngul në debatimin mbi dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ku janë zbuluar dhe takimet e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Lidhur me një hetim në SHBA, nuk ka asnjë zyrtar shqiptar që është nën hetim nga organet ligjzbatuese amerikane. Jemi përpara një situate, ku hiç më pak se një javë më parë, djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte në SPAK. Hetimi i Gërdecit, hetimi i 21 janarit është themelore për drejtësinë shqiptare. Çdo tentativë e juaja për ta kamufluar e fshehur, është një përpjekje e kotë. Nuk vazhdojmë dot kështu, kur në rast se nuk marrim mundësin për të folur të bllokojmë foltoren. Ju kërkoj të procedojmë me votim. Nëse zotërinjtë janë seriozë, atëherë të paraqiten tek konferenca e kryetarëve. Nuk na lejon rregullorja që të bëjmë tjetër gjë. Unë mora fjalën për tu shprehur për kërkesën tuaj dhe ju nuk më latë.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Kuvendi në KAOS, deputeti i PS nuk shqetësohet, luan SHAH në kompjuter

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Eduart Shalsi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është në kaos të vërtetë për shkak të mosprezencës së kryeministrit Edi Rama dhe revoltës së opozitës. 

Mirëpo, debati në seancë nuk e shqetëson aspak deputetin e PS-së, Eduart Shalsin. Ai është fotografuar teksa luan shah online. Në foto dallohet qartë se Shalsi është në mes të lojës e madje anash tij ka një seksion që komenton lojën me persona të tjerë. 

Nuk dihet nëse edhe gjatë seancës deputeti do të vazhdojë të luajë. 

1 MUAJ ME PARE

Boçi: Rama, tradhëtar i kombit, mban damkën e errët mbi shpinë! Ka goditur drejtësinë amerikane

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e ka konsideruar tradhtar kombi kryeministrin Edi Rama. Teksa fliste në Kuvendin e Shqipërisë për skandalin e dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Boçi tha se Rama ka goditur drejtësinë amerikane, duke qenë se ka korruptuar një nga agjentët e FBI-së. Deputeti i PD-së tha se Rama nuk mund ta kalojë këtë gjë me dialog të sajuar, referuar përballjes së ministres Elisa Spiropali dhe deputetëve të PD-së që nuk janë rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Luçiano Boçi: Drejtësia amerikane ka vendosur nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë përpjekjen e financimit me para në dorë, për të ekzekutuar Opozitën e vendit. E shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e Grand Jurisë. Ju kenibërtitur dhe ulëritur për atë hapjen e dosjeve, ndërkihë që aktivizoni këto gjëra për të goditur Opozitën. Është vetë kryministri i investuar në korruptimin e vendit, ka korruptuar mediat e parlamentin, më pas kaloi Oqeanin për të realizuar ëndrrën e tij, për të eliminuar opozitën. Ky njeri korruptoi, goditi zemrën e Amerikës, ju po deshët mbrojeni, po deshët lëshojeni, ne do bëjmë zbulimin e të vërtetës. Pse vonon drejtësia shqiptare, jemi para një vepre penale. juve ju vjen të qeshni, doni të qeshni më shumë? Ato paratë, 225 mijë dollarë, ia kishte marrë McGonigal Nezës, sigurimsit, ku e dinte ky? Hapeni videon dhe shikojeni. Qeshni se në të vërtetë është për të qeshur. Ai njeri ka sot damkën e tradhëtisë së kombit, e ka bërë aktin e tradhëtisë, ka goditur demokracinë amerikane, ai njeri duhet të vijë me urgjencë, nuk mund të kalojë me një interpelancë. Nuk e përdor dot kryeministri interpelancën si jorgan për të mbuluar çdo gjë të veten. Jo, çdo deputet duhet të vijë këtu dhe ta vendosë me shpatulla pas murit. Ka ulur besueshmërinë dhe ka goditur besueshmërinë e shtetit.

Lindita Nikolla: Mbaroi koha, keni kaluar 34 sekonda. 

1 MUAJ ME PARE

Balla: Kuvendi ka rregulla, kërkesën tuaj për mocion debati do ta shqyrtojmë nesër në Konferencën e Kryetarëve

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Taulant Balla, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD për mocion debati me kryeministrin Edi Rama. Balla replikoi me deputetët Ina Zhupa dhe Albana Vokshi ndërsa shtoi se Kuvendi funksionon në bazë të rregullave, prandaj kërkesa e PD është bërë vonë dhe nuk mund të shqyrtohet sot. 

Taulant Balla: Zonja Kryetare, deputetja që sapo foli nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Këtu nuk ka tha, këtë e kemi zaptuar ne dhe do e marrim, kur i bësh ti ditët të më sqarosh mua do kalojnë shumë. Kemi një problem me të vetit, po të ishit ju shumë serioz dhe të donit të bënit mocion me debat do të kishit lexuar pak nga kjo. Dhe do e kishit sjellë në kohë siç e bënë këta, ka disa afate. Dhe po ta kishit sjellë dje, nuk do të miratohej. 

Kur flet Albana për injorancën, injoranca ngrihet nga varri. Kërkesa juaj do të shqyrtohet nesër në Konferencën e Kryetarëve. Vazhdojmë, të votojmë kërkesën, në rast se ju vazhdoni me parimin që këtu sbëhet seancë se duam ne, Kuvendin se pengoni dot. /Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Miratohet procesverbali për seancën e kaluar, opozita del kundër, qëllon tavolinën me grushte

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, u miratua procesverbali i seancës së kaluar. Opozita doli kundër atij votimi, duke kërkuar anulimin e votimit të procesverbalit të seancës së kaluar pasi sipas tyre u shkel rregullorja.

Nikolla: Miratohet procesverbali. Kërkuan ndryshim të rendit të ditës, të një mocioni me debat të Ramës për McGonigal, kërkesa për mocion paraqitet te kryetari i Kuvendit, në bazë të nenit 31 kërkesa bëhet në seancë. 

Gjatë fjalës së Nikollës, deputetët e opozitës qëlluan tavolinën me grushte.

1 MUAJ ME PARE

(VIDEO) Debatet në Kuvend, Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi, s'ka parlament në këtë mënyrë

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Bledion Nallbati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratik Bledion Nallbati ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare. I pranishëm në Kuvend, Nallbati tha se nuk mund të ketë Kuvend pa praninë e kryeministrit Edi Rama. Ai tha ndër të tjera se Opozita nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vijohet pa zhvilluar debatin me Ramën për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Pjesë nga fjala e Nallbatit

Unë jam një nga deputetët që kisha shënuar emrin mbi atë pak gjënë. Nuk mund të bëni këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vini këtu e na thoni që ne po shkelim rregulloren. Ju e bëni këtë gjë dhe jeni turpi i këtij vendi. I more instruksionet nga zotëria, mbylle pra parlamentin. Mbylle fare seancën. Me këto rregulla s'ka për të pasur parlamnent, në të kundërt na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni vetë me seancën. 

 

1 MUAJ ME PARE

Zhupa: Tradhtari i korruptuar të vijë këtu, ku është flama që e ka zënë? Të përballet me akuzat ndryshe nuk ka seancë

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Ina Zhupa, deputete e PD

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Parlament për tu përballur me opyetjet e deputetëve në lidhje me çështjen 'McGonigal'. Në seancën e sotme, Zhupa mori fjalën në foltoren e bllokuar dhe tha se Rama fshihet në zyrë duke baltosur Shqipërinë.

Ina Zhupa: Kemi një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtare, na ka vënë në dyshim aleancën me SHBA. Na ka vënë në rrezik stabilitetin me NATO, tradhtar i korruptuar. Dha paratë që vjedh për të bërë lobim, për të goditur opozitën, për të pasuruar oligarkët që fshihet pas tyre, për të bërë biznes me Deripaska. Ku e keni Kryeministrin? Ku është kjo flamë që e ka zënë që pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu? Ku është që emrin e Shqipërisë e baltos në këtë mënyrë? Tradhtarin e korruptuar ta sillni këtu, të përballet me opozitën dhe të vërtetat. Të na tregojë të vërtetën. 14 herë përmendet nga Juria e Madhe në aktakuzë. Le të vijë Edi Rama këtu se ndryshe seancë normale nuk mund të ketë. 

Nikolla: Fjala nuk është për procedurë, ju pres fjalën. /Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

'Votimi u bë me letra higjenike'/ Korreshi: Pse s'përjashtuat të gjithë deputetët e PD-së? Ishim të gjithë aty...

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi kërkoi të dinte nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla se përse përjashtoi nga Kuvendi 5 deputetët e PD-së. Ai u shpreh se të gjithë deputetët u ngritën në revoltë ndaj kërkoi që masa të merrej edhe për 15 deputetët e tjerë. 

BISEDA:

Korreshi: Di që në konferencën e kryetarve keni vendosur që votimi të jetë elektronik, radhën e kaluar janë bërë me kartona, letra higjenike. Duhet anuluar. Komisioni i etikës ka vendosur përjashtimin e 5 deputetëve, pse s'na përjashtuat të gjithë? Ishim të gjithë aty. Me atë që keni bërë , ai meriton të quhet palaco ditë e natë. 

Nikolla: Është votuar gjithmonë me elektronikë. Me nene të veçanta është votuar me karton. 

1 MUAJ ME PARE

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti: Është turp

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e ka konsideruar Kuvendin si pazarin e gjësë së gjallë. I pranishëm në sallë, Vasili tha se një Kuvend që nuk zbaton rregulloren nuk mund  të jetë gjë tjetër, veçse një treg. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin, gjë që Vasili e konsideroi një turp. 

Pjesë nga biseda në Kuvend: 

Petrit Vasili: Këta që ju japin urdhër juve, unë nuk do t'ju lë. Pse çfarë është këtu, pazari i gjësë së gjallë. Do bëhet seanca viktimë e frikërave tuaja, kush e mori vendimin moj zonjë? Kush e vendosi? Në rast se juve ju shkepin syrin për këto gjëra, atëherë ky nuk është më parlament, ky është pazari i gjësë së gjallë. Në rast se nuk e kemi ta caktuar e të pasqyruar, ndalojeni seancën sepse i bie që këtu flasim për falsifikim, këtu çfarë nuk është bërë. Jnaë betuar gjyqtarë te Lana. Na thuaj edhe njëherë se kush e ka marrë këtë vendim

Lindita Nikolla:Edhe njëherë

Petrit Vasili: Edhe njëherë pra na trego se kush e mori këtë vendim, se kjo sallë nuk është e juaja dhe as e pjesës tjetër të sallës. 

Lindita Nikolla:Më thoni ju lutem

(Nikolla i mbyll mikrofonin)

Petrit Vasili: Mos e mbyll mikrofonin se është turp

Lindita Nikolla:Ju dëgjova, po flas unë tani. Ju lutem zoti Vasili mos ngrini gjëra të paqena

Petrit Vasili: Është i manipuluar

Lindita Nikolla: Jo, sepse është pasqyrim i qartë i një seance, është pasqyruar kudo në media. Ju sjell në vëmendje nenin që thotë se kur ngriehn pretendime mbi një seancë, është kompetencë e drejtueses së seancës që të vijojë me zbatimin e rregullores. Vijojmë. 

1 MUAJ ME PARE

'Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve'/ Tabaku: Të vendoset mocioni me debat! Nikolla: Kërkesa juaj erdhi dje, do 3 ditë kohë të shqyrtohet

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkon që në seancë të zhvillohet mocioni me debat për skandalin 'McGonigal'. Ajo iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës duke i kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që të vendoset mocioni me debat. Nikolla i bëri të ditur se kërkesa erdhi vetëm një ditë më parë e se për ta shqyrtuar duhet të ishte dorëzuar para 3 ditësh.

DEBATI:

Tabaku: Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamentin, vijmë të debatojmë, nuk ka shërbim më të mirë ndaj qeverisë sesa të mos flasim për këtë skandal. Opozita duhet të përfshihet, nuk duhet që parlamenti të bëhet zyrë e Qeverisë. Sot deputetët kanë nevojë për transparencë, cdo gjë që është thënë në të shkuarën është vërtetuar. Kush po gënjen? Ne, FBI, ju? Na tregoni të vërtetën. Nuk mund të fshiheni përjetësisht. Unë vij këtu për të folur, nuk keni të drejtë ju që të na hiqni të drejtën e fjalës. Kërkesën për mocion, na takon që të mblidhet Konferenca e kryetarëve, të vendoset që të bëhet mocioni me debat. Ligjet e tjera për florën e faunën janë të rëndësishme, po lëri deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre. 

Nikolla: Kur vjen kërkesa për mocion janë 3 ditë kohë, e keni sjellë dje kërkesën. Mos mbani ligjërime. 

1 MUAJ ME PARE

Salianji: Duam Ramën këtu, aferë personale e kryeministrit, nuk e mbroni dot ju

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Ervin Salianji, deputet i PD

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi në Parlament praninë e kryeministrit Edi Rama. Në seancën e zhvilluar sot, ku ishte parashikuar një interpelancë me Ramën në lidhje me çështjen McGonigal, Salianji tha se Rama nuk mund të mbrohet nga deputetët e tij, pasi akuza është personale për të. 

Ervin Salianji: Ne kërkojmë kryeministrin për një aferë personale në cilësinë e kryeministrit, nuk mund ta mbroni ju. Nuk e caktoni dot ju se cilët deputetë bëjnë debat, nuk ka kuptim seanca. është ky kryeministër që i doli skandali i avionit, thoshte që e kam pa lekë, del kontrata e ka nga shërbimet qeveritare. Jua cakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ti japim sens parlamentarizmit. Kërkohet Kryeministri për aferë personale, ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Mund të na jepni përgjigje? Se ndryshe nuk ka kuptim seanca. ça parlamenti është ky?/Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

'Ta mbash mend mirë mbiemrin tim'/ Baçi-Nikollës: Si i përzgjodhët 5 deputetët e PD që përjashtuat? Seanca duhet anuluar

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi kërkoi shpjegim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për arsyet e përjashtimit nga Kuvendit të 5 deputetëve të PD-së. Baçi u shpreh se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

'Herën e kaluar ishte një seancë e turpshme. Ishte një votim që nuk ka ndodhur më parë, disa nxorrën kartonin e kuq e të vërdhë, e nuk dinin se cfarë kishin miratuar. Ju nuk dhatë fjalën, e kaluat seancën në një rrëmujë totale, kaluat tek përjashtimi i 4 deputetëve të opozitës. Me anë të një postieri, me një urdhër të Ramës, 5 deputetë nuk e kuptoj, ne ishim 15 këtu, si i përzgjodhët ata të 5, me cfarë kriteresh, nuk donit Berishën. Thërrisni kryeministrin të vijë këtu të përballet me opozitën, ajo seancë nuk duhet të ishte bërë, duhet anulluar, e keni kthyer në një noter të Qeverisë. Shumë herë jemi përballur bashkë. Baçi e kam mbiemrin, duhet ta mbani mend mirë. '- tha Baçi.

1 MUAJ ME PARE

(VIDEO) "Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal: Anuloni 15 ligjet që kaluat pa Opozitën

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar që në seancë plenare të paraqitet kryeministri Edi Rama që të japë llogari lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charkes McGonigal. Në fjalën e tij nga Kuvendi, Bardhi tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla duhet të anulojë 15 ligjet që kaluar seancën e mëparshme, kur u përjashtuar kryedemokrati dhe katër deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Gazment Bardhi: Sipas Rregullores së Parlamentit, kur shkaktohet kaos, drejtuesi i seancës pezullon seancën plenare. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe vijon në seancën më të afërt plenare. Akti i vetëm që mund të bëni ju sot, nuk është miratimi i një procesverbali, por leximi i atyre 15 ligjeve që kaluat pa u dëgjuar. Keni vrarë rregulloren, nuk ka nevojë të bëheni mburojë e Ramës, mois e fshini, silleni në seancë, të japë llogari përsa kohë paguhet si kryeministër i këtij vendi. Anuloni ato ligje që keni miratuar në dhkelje të rregullores. Nuk mund t’i hiqni të drejtën e fjalës Opozitës.

Nuk keni asgjë për procesverbalin?

Gazment Bardhi: (Nuk dëgjohet flet pa mikrofon)

Keni rezerva për atë seancë, por nuk keni vërejtje për procesverbalin?

Gazment Bardhi: Për procesverbalin gjithmonë.

1 MUAJ ME PARE

'Është miku im...'/ Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën (REPLIKAT)

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Albana Vokshi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori fjalën në Kuvend, duke u shprehur se procesverbali i sotëm është turp. Ajo nxorri një video të kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ish-agjenti i FBI-së është miku i tij. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës. 

DEBATI:

Vokshi: Ky është procesverbali, turp nuk ka më turp, tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video. 

Rama në video: Ai është miku im

Nikolla: Ky nuk është procesverbal

Vokshi: është procesverbal 

(I hiqet fjala)

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal, s'e kaloni dot me dialogje të sajuara

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kërkuar që mes Opozitës dhe kryeministrit Edi Rama të ketë interpelancë për dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. I pranishëm në Kuvend, Shehu tha se asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa u mbajtur debati mes tyre. Deputeti i PD-së e konsideroi këtë gjë një pikë të panegociueshme të Opozitës. 

Pjesë nga fjala e Shehut:

Faleminderit zonja kryetare. Procesverbali nuk është i saktë, ka mungesa të mëdha thlebësore në atë që ndodhën në seancën e kaluar. Nuk përputhet me realitetin, duke filluar që nga mënyra e ndërmarrë, në kundërshti me rregulloren përjashtuat deputetët. Ajo që ndodhi dje është padyshim një ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë në atë që realizuat. Vazhduat në linjën e goditjes së Opozitës. Ky parlament nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të hapë seancën me mocion për debat. Asnjë gjë tjetër, asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa folur të gjithë deputetët për këtë skandal të kryeministrit. Jo për ta kaluar me një debat të planifikuar aty. Kjo është një gjë e panegociueshme e Opozitës. Kushdo që kërkon të sajojë dialogje, dëshiron të fshehë skandalin.

1 MUAJ ME PARE

Nikolla i preu fjalën, Boçi: Rama duhet të dalë nga këtu me pranga

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Luciano Boci

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të dalë nga Parlamenti me "pranga në duar". Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i preu fjalën Boçit pasi opozita kërkon mocion për debat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me çështjen McGonigal. 

Luçiano Boçi: Këtu duhet të ishte i pandehur se është kapur me skandal në dorë, ka cënuar institucionet e SHBA. Ku jeni ju pro amerikanët? Ku e keni Deripaskën, kryeministrin? Pse nuk e ngreni zërin? Ky është akti më antikombëtar që ka bërë një kryeministër. PD është aset kombëtar, të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë, ai nuk ka vend më në politikën shqiptare. 

Nikolla: Fjala juaj nuk ishte për procesverbal.

Luçiano Boçi: Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

KUVENDI/ Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin! (Nikolla i pret fjalën, demokratët bllokojnë foltoren)

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Luçiano Boçi, nenkryetar i PD

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama për tu përgjigjur në lidhje me çështjen McGonigal. Boçi tha se Parlamenti sot kërkon të eleminojë opozitën përmes skenarit të përjashtimeve të deputetëve. Boçit iu ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pasi sipas saj, deklarata nuk lidhet me çështjet e rendit të ditës.

Luçiano Boçi: Nuk e kuptoj këtë përjashtim. Kur opozita kërkon fjalën, ju bëni aktin tjetër, vazhdim të skenarit që këtu organizohet dhe zbatohet që ka të bëjë me eleminimin e opozitës. është e njëjta mënyrë, e njëjta formë. Nëse kryeministër korrupton agjentët e FBI, sot është korruptuar parlamenti, jo me para por me dhunë dhe kërcënime. Sot duhet të niste Kuvendi me kërkesën tonë për mocion debati me autorin e krimit të përpjekjes së eleminimit të opozitës. është tradhti kombëtare. Edi Rama kërkon të eleminojë opozitën. është kryeministri i parë që korrupton kryeministra.

Nikolla: Respektoni rregulloren, ju po mbani fjalim. Ky nuk është fjalim.

(Boçit i ndërpritet fjala). Ka një rregullore respektojeni. 

(Deputetët e PD ngrihen në foltore.)

Boçi: Kryeministër që korrupton nuk ka njohur bota, ai korrupton për jo për interesa kombëtare. Ka cënuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Duhet të vijë këtu, autori i krimit duhet të vijë këtu./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nis Kuvendi/ Mungon Rama, në interpelancën me PD për dosjen e McGonigal e përfaqëson Spiropali

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Lindita Nikolla

TIRANË- Kuvendi ka nisur! Në seancën e sotme plenare mungon kryeministri Edi Rama. Sot, kreu i qeverisë duhet të përballej me Partinë Demokratike në një interpelancë për dosjen McGonigal, por nuk është paraqitur në sallë. Në vend të Ramës, me deputetët e PD-së, do të përballet ministrja Elisa Spiropali.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. 

1 MUAJ ME PARE

I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD

'McGonigal' shkakton kaos në Kuvend, Rama mungon, Bardhi
Berisha hyn në PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu. Berisha ka zgjedhur sot të shkojë në PD, në nisje të seancës parlamentare. Berisha është i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas tensioneve në seancën parlamentare të 27 janarit. 

Në Kuvend, deputetët e PD kanë dorëzuar një mocion për debat me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen 'McGonigal'./Dosja.al

seance plenare 2 shkurt 2023 edi rama arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 31 mars

Dosja Sot Date 31 mars

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive