LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën ligjin. Nxënësit protestojnë

•Qeveria shqiptare ka marrë vendimin të mbyllë kolegjin turk ‘Mehmet Akif’. •Me VKM u mor vendimi për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, kopshtin "Zubeyde Hanim". •Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. •Fondacioni Gulistan reagoi duke njoftuar se vendimin për mbylljen e institucioneve e kanë mësuar nga mediat. Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin procedurat ligjore kundër këtij vendimi me besimin se drejtësia do thotë fjalën e fundit. • Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi hodhi poshtë ditën e sotme të gjitha spekulimet se vendimi lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e 'gylenistëve'. Ajo thekson se shkolla nuk i plotësonte kriteret ligjore si dhe shton se licensa duhet të revokohej. Më tej, ajo shtoi se ministria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standartet e funksionimit. •Sot, nxënësit e shkollave kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbyllja e kopshtit dhe kolegjit Mehmet Akif, VOA: Hije dyshimi mbi vendimin e qeverisë, pas qëndron Erdogan

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Shkollat

TIRANË- Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, reaguan sot ndaj vendimit të autoriteteve për mbylljen e aktivitetit të tyre. Ata pretendojnë se vendimi është i padrejtë. Ministria e Arsimit, tha sot, për rastin e kolegjit Mehmet Akif, se shkak ishte bërë fillimi i procesit mësimor në një mjedis të pamiratuar më parë prej saj. Kolegji Mehmet Akif është pjesë e fondacionit Gulistan, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen. Masa e autoriteteve shqiptare ngre dyshime se pas saj qëndron kërkesa e përsëritur e president turk për të mbyllur të gjitha aktivitetet e financuara nga Gylen në Shqipëri.

Nxënëset e Kolegjit turk "Mehmet Akif" protestuan sot në oborrin e shkollës, pasi një ditë më parë qeveria vendosi mbylljen e saj, pak ditë pas fillimit të sezonit të ri. Atyre, iu bashkuan mësuesit por dhe prindër të ndryshëm, ndërsa ato rreshtuan medaljet dhe vlerësimet e marra nga autoritetet, për rezultatet e larta. Kolegji ushtron veprimtarinë e tij që prej fillimit të viteve ’90 në Shqipëri.

Në një shpjegim për vendimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi, vuri në dukje se Kolegji ka nisur procesin mësimor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara nga Ministria dhe se kriteret ligjore nuk janë plotësuar edhe pse është kryer dy herë verifikimi i tyre.

Por drejtori Mustafa Ertekin dha një version të ndryshëm. Sipas tij komunikimi me ministrinë ka nisur që prej më shumë se tre muajsh dhe vërejtjet kanë qenë, në një rast për pozicionin e dërrasës, që kishte rezultuar i papërshtatshëm me këndin e dritës, dhe në një rast tjetër për palestrën. Sipas tij të dyja vërejtjet janë marrë në konsideratë. Ai u shpreh i habitur me vendimin: “Në këto momente nuk mund të bind dot as nxënësit, as prindërit dhe as punonjësit se këto janë kushte për të mbyllur një institucion”

Kolegji është pjesë e fondacionit "Gulistan", i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Që prej asaj kohe, në mënyrë të përsëritur Ankaraja ka kërkuar mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto. Kjo kërkesë ishte një refren i deklarimeve publike të presidentit turk Recep Taiyyp Erdogan dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin janar të këtij viti. Madje dhe në fjalën e tij në parlament ai bëri një paralajmërim të hapur, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve.

Ministria e Arsimit hodhi poshtë dyshimet e forta se pas vendimit të saj qëndronte pikërisht këmbëngulja e Turqisë. Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, u shpreh se nuk ka vend për teori konspirative dhe se qëllimi i vetëm ka qenë “zbatimi i barabartë i ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më pare”.

Me të njejtën, arsye, atë të mosmiratimit të ndryshimit të vendndodhjes, që prej javës së shkuar është njoftuar dhe mbyllja e aktivitetit të kopshtit për fëmijë “Zybeide Hanim”, pjesë e Turgut Ozal Education. Por në këtë rast, kopështi ndodhet në godinën aktuale që prej vitit 2004, dhe sipas drejtuesve të tij, por dhe avokatit Isuf Shehu, në atë kohë, miratimi i vendndodhjes nuk ishte kërkesë ligjore. Ata shpjeguan se në zbatim të rekomandimeve të inspektimit, kishin paraqitur megjithatë kërkesë në muajin shkurt të këtij viti për miratimin e vendndodhjes, dhe se përgjigja kishte ardhur vetëm javën e shkuar, pas 7 muajsh, ku kërkesa refuzohej, pasi mungonte akti higjieno sanitar.

“Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin”, deklaroi sot Gentiana Burimi, drejtoreshë e kopështit për fëmijë.

Turgut Ozal Education, ka qenë po ashtu pjesë e financimeve të Gulenit, por prej disa vitesh ka ndërruar zyrtarisht pronarë, duke i kaluar një kompanie me bazë në Hollandë e zotëruar megjithatë nga disa shtetas po turq.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Mbyllja e shkollave "Mehmet Akif", Manjani: Pisllëqet e qeverisë, këto janë akte terroriste

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se nxënësit që po mësojnë në këto shkolla duhet të kenë përjetuar terror. Manjani e konsideron një akt terrorist e pisllëk të qeverisë mbylljen e këtyre institucioneve.

Postimi i plotë:

Mbyllja e një shkolle, ku janë arsimuar breza të tërë dhe vijon arsimimi aty, është i ngjashëm me një akt terrorist. Lëndimi masiv i njerëzve, komuniteteve të caktuara është akt terrori. Imagjinoni çfarë terrori përjetojnë nxënësit që filluan vitin shkollor aty. Imagjinoni prindërit e tyre që investuan në atë institucion ku besuan edukimin e fëmijëve të tyre. Vetëm imagjinojeni çfarë terrori është. Shkollat mbyllen dhunshëm sot vetëm nga aktet terroriste! Le pastaj kur mendon se mbyllja e shkollës bëhet për kokërr të qejfit të udhëheqësit të një vendi të huaj! Bah! Ndërsa pisllëqet që nxjerr nga goja Ministrja e Arsimit se medemek "shkolla nuk plotësonte standardet",le tja thotë kolegëve të saj ministra që shkolluan e shkollojnë fëmijët aty. Të bindë ata njëherë pastaj ne të tjerëve. Turp, që i mbuloftë përjetë! Gjykata e Republikës së Shqipërisë duhet të rivendosë autoritetin e shkollës mbi atë të qeverisë vasale. Mbi të gjitha duhet të vendosë sovranitetin shtetëror në vendin e vet. Ky është rasti që gjykata të tregojë që ekziston në shërbim të Republikës.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

3 VITE ME PARE

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif Ersoy’, Bushati: Nuk bëhen në shtator

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”. Në një postim në Facebook, Bushati shkruan se mbyllja e shkollave nuk mund të bëhet në muajin shtator. Sipas tij, duhej të ishte menduar për prindërit e nxënësit.

Postimi i Bushatit:

Mire qe sillen si talebane ne raport me ligjin, por jane dhe idiote ne raport me qytetarin. Duan ti lepihen Erdoganit dhe mbyllin shkolla, po te pakten mos e benin ne shtator, te mendonin per nxenesit dhe prinderit

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

3 VITE ME PARE

"Mehmet Akif", Rama s'di që godinën e kishte Bashkia: E shitën, shkelën ligjin, tani përdorin fëmijët...

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin “Zubeyde Hanim”. Në rrjetet sociale, kryeqeveritari thotë se është shitur godina dhe më pas, aktiviteti është hapur diku tjetër pa marrë leje. Në postimin e tij, Rama shtoi gjithashtu se publiku, sipas tij, është “bombarduar” me lajme të rreme e teori konspiracioni. E se po përdoren edhe fëmijët për të bërë presion.

"Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë. Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës. Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi,"-tha ndër të tjera Edi Rama.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

3 VITE ME PARE

Mbyllja e shkollës "Mehmet Akif", PD: Rama detyroi dy ministre të firmosnin për këtë vendim

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi ka dënuar mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif'. Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka detyruar dy ministre për të firmosur për këtë vendim. Vokshi deklaron se PD i bashkohet protestës së nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë. Prindërit dhe nxënësit e shkollës të mbyllur në urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standrteve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një proteste. 16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.

Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet. Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare. Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.”. Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit. Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme. I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës Mehmet Akif për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.

Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës! Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.
Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe. Vajza është përgatitur me vite për të konkuruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Arsyeja ende nuk bëhet e ditur. 

3 VITE ME PARE

Mbyllja e kolegjit "Mehmet Akif", Koka: Rama tregon dhëmbët, dy javë më pas i plotëson dëshirat Erdogan

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbylljes së shkollës 'Mehmet Akif' në Tiranë. Në një status në rrjetet sociale, Koka shprehet se arsyeja për mbylljen e shkollave është një arsye shtetërore. Ai deklaron se mbyllja e një shkolle është një lajm i keq pasi tregon se marëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë ndryshojnë, një herë duhen e një zihen. 

REAGIMI:

Mbyllja e "Mehmet Akif" si "arsye shteterore". Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes disa probleme! Dy jave pas fillimit te shkolles, qeveria shqiptare ne nje akt te pashembullt e te ngjashem vetem me mbylljen e universitetit te "Soros" ne Budapest, i vuri vulen asgjesimit te logjikes se shtetit si nocion. Pas nje acarimi te raporteve Rama-Erdogan sic perflitet, 3 ngjarje e tregojne se me "aleatin tone strategjik" ne kemi probleme. E para ishte ngrirja e aseteve "turke" ne Air Albania, e dyta qe ekstradimi i nje gazetari anti-Erdogan drejt Ankarase e sot goditja e kopshtit dhe shkolles se mesme, institucione keto te sponsorizuara nga levizja "Hizmet". Ne nje rast Edi Rama duket se tregon dhembet dhe dy jave me pas i plotesoi Erdogan 2 "deshira" te interesit te tij personal. Po ne cfare duhet te kuptojme nga keto akte? Mbyllja e nje shkolle, e aq me teper e nje prej rrjeteve te shkollave me cilesore ne vend eshte nje lajm i keq, shume i keq. Por ketu po flasim per menyren sesi qeveriset vendi. Vendimet ne fjale na tregojne se me shume se njehere se raporti mes Tiranes dhe Ankarase, nuk jane ato te dy aleateve, por te dy partnereve. Partnere qe njehere duhen e nje here zihen. Vetem se ne kete rast vullneti i Erdogan eshte me i zellshem sesa deshira fundore e Edi Rames per ndonje rezistence. Erdogan ia ka hequr disa here geshtenjat nga zjarri Shqiperise e sidomos Rames, njehere me ndihmen per demet e sizmes, pastaj me vaksinat e mandej me mbeshtetjen pa dogane ne cdo pale zgjedhje per vezirin e Surrelit. Keto ceshtje te gershetuar pandashmerisht mes "interesit shteteror" dhe interesit personal te Edi Rames nuk mund te vijne pa kosto e aq me pak falas. Sot ishte dita e kestit te rradhes. Dhe e paguam me turp dhe me kosto. Mijera nxenes qe kishin dy jave qe merrnin mesim ne bankat dhe cerdhet e "Mehmet Akif" duhet te rigjejne nje strehim te ri, pagesa e shtese e kohet tjeter te humbur nga prinderit. Kjo qe ndodhi sot ishte nje shije e vogel e asaj qe me gjysem zeri e quajme regjim. Sepse regjimi zakonisht funksionon kur nuk ka opozite perballe, e perballe aktit te turpshem qe qeveria ndermori, sot opozita heshti!
p.s...dhe ndoshta opozita heshti sepse kjo qe ndodhi sot ishte "nje arsye shteterore", por qe gjithmone e siperhere ne fakt eshte vetem HALLI i Edi Rames!

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Arsyeja ende nuk bëhet e ditur. 

3 VITE ME PARE

FT- Mbyllja e shkollës turke, nxënësit me pankarta dalin në protestë: Përgjithmonë Mehmet Akif

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme nxënësit e shkollës 'Mehmet Akif' kanë dalë në protestë. Duke kundërshtuar mbylljen e shkollës, nxënësit me pankarta në duar kërkojnë që të qëndrojnë dhe të vijojnë mësimin në atë institucion. 

Me parullat në duar ku shkruhet “Përgjithmonë Mehmet Akif” ata kërkojnë që mësimi të nisë sërish në shkollën e tyre.

Çfarë ka ndodhur me shkollat:

Katër ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy". Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. 

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën

3 VITE ME PARE

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, përfaqësuesit: Jemi të licensuar që nga viti 1998, do ndjekim rrugën ligjore

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Perfaqesuesit

TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë në një deklaratë për media, përfaqësuesit e shkollës “Mehmet Akif” duke komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”. Ata theksuan se do ta ndjekin çështjen në gjykatën përkatëse.

DEKLARATA E PLOTË:

“Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen tuaj, dëshirojmë t’Ju informojmë lidhur me urdhrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Republikës e Shqipërisë për mbylljen e aktivitetit të kopshtit jopublik  “Zübeyde Hanım”, Tiranë. Kopshti jopublik “Zübeyde Hanım” është institucion i licencuar me Urdhërin e Ministrit Nr.67, datë 15.10.1998, me adresë në Rrugën e Kavajës. Ky institucion, që nga viti 2004 ka vazhduar veprimtarinë e tij me standarde më moderne dhe duke përfshirë të gjithë inovacionet teknologjike në mbështetje të procesit mësimor, në kompleksin arsimor parauniversitar jopublik “Turgut Ozal” me vendndodhje në ish-qytetin e nxënësve Tiranë. Gjatë kësaj periudhe 24 vjeçare, ky institucion ka ushtruar veprimtarinë e tij nën monitorimin e autoriteteve përkatëse në bashkëpunim korrekt me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe institucioneve të tjera në varësi të saj, duke vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm.

Kjo cilësi dhe ky standard është lehtësisht i konstatueshëm, jo vetëm nga prindërit që na kanë besuar fëmijët për vite me radhë, por edhe për çdo të interesuar, qytetar të thjeshtë apo përfaqësues të medias, të cilët dëshirojnë ta vizitojnë mjediset e tij nga afër. Pavarësisht reputacionit që gëzojnë institucionet tona arsimore në vend dhe më gjerë, me keqardhje të madhe theksojmë se gjatë muajve të fundit, kopshti “ Zübeyde Hanım” Tiranë , ka qenë papritur objekt i inspektimeve të shtuara  të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimi apo inspektimi nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar “Zübeyde Hanım” Tiranë”. Në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë  si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ja përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar. Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar nga data 16.02.2022. Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, me shkresën nr. 4004/5 Prot., datë 13.09.2022, MAS ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë. Duhet theksuar edhe njëherë se gjatë gjithë këtyre viteve, Kopshti Zubejde Hanëm ka qenë pjesë e vazhdueshme e rutinës së inspektimeve nga drejtoritë dhe institucionet përgjegjëse, ku në asnjërin nga këto procese nuk është sjellë asnjëherë në vëmendje një shqetësim i tillë, dhe aq më pak të konsiderohet si shkelje që të pasojë heqjen e lejes për ushtrimin e aktivitetit edukativ. Por e vërteta është që ne ndodhemi përpara një fakti të tillë, që e kemi shumë të vështirë ta kuptojmë dhe aq më pak t ia shpjegojmë gjithkujt.

Për sa më sipër, rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin. Dikur Viktor Hygo pati thënë se ai që hap derën e një shkolle mbyll dyert e burgut, prandaj kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të rishikojë vendimin, pasi përballë ka institucione dhe individë që e dashurojnë arsimin dhe gjatë më shumë se dy dekadave kanë treguar se respektojnë në mënyrën më korrekte ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ky vendim prek interesin dhe prish qetësinë e mbi 200 familjeve,  që na kanë besuar sot fëmijët e tyre dhe vret shpresën e shumë të tjerëve që nesër do të duan të na i besojnë ata. Ky vendim vret shpresën e 35 mësuesve të përkushtuar maksimalisht. Por ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet vërtet, sepse gjithçka që përmendëm, vlen më shumë se çdo trysni e jashtme që nuk ka të bëjë me realitetin Evropian të vendit tonë.

Ashtu siç jeni njoftuar, ne kemi depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anullimin e këtij Urdhri, si dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar. Duke besuar te demokracia dhe shteti ligjor në Republikën e Shqipërisë, shprehim vendosmërinë tonë për të ndjekur deri në fund rrugën ligjore me organet e drejtësisë në vend dhe më gjerë.Duke ju ftuar të ndiqni nga afër, kërkojmë mbështetjen Tuaj për ta bërë sa më transparent këtë proçes të vështirë por jo të pamundur. Sjellim në vëmendjen Tuaj se drejtuesit dhe stafi pedagogjik në të gjitha institucionet "Turgut Ozal" janë të vendosur në angazhimin e tyre për t’i trashëguar brezave të rinj përmes dritës së dijes, një të ardhme ku mbizotëron njerëzimi, paqja dhe dashuria për familjen dhe atdheun.”- thanë përfaqësuesit në konferencën për shtyp. 

Çfarë ka ndodhur me shkollën “Mehmet Akif”.

Katër ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy". Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. 

3 VITE ME PARE

Mbyllja e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, ministrja Kushi: Shkelën legjislacionin

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi ka dalë me një njoftim zyrtar për mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif Ersoy'. Kushi hedh poshtë të gjitha spekulimet se vendimi lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e 'gylenistëve'. Ajo thekson se shkolla nuk i plotësonte kriteret ligjore si dhe shton se licensa duhet të revokohej. Më tej, ajo shton se ministria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standartet e funksionimit. 

NJOFTIMI I MINISTRES:

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Çfarë ka ndodhur me shkollat e Turgut Ozal:

Katër ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy". Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. 

3 VITE ME PARE

Qeveria mbylli shkollën, kolegji “Mehmet Akif”: E mësuam nga media, do ndjekim rrugën ligjore

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’/ Kushi e Rama: Shkelën
Shkolla

TIRANË-Fondacioni Gulistan ka reaguar pas vendimit të publikuar ditën e djeshme nga Qeveria ku u mbyll shkolla private “Mehmet Akif”. Fondacioni bën të ditur se ata u njoftuan po dje nga mediat se shkolla nuk i përmbushte kriteret për vijimin e aktivitetit. Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin procedurat ligjore kundër këtij vendimi me besimin se drejtësia do thotë fjalën e fundit.

DEKLARATA:

Nëpërmjet medias jemi njoftuar sot për VKM-në me objekt mbylljen e aktivitetit të institucionit tonë duke mos mësuar zyrtarisht mbi shkaqet e vendimit, i cili godet në radhë të parë arsimin cilësor në Shqipëri.

Shkolla e Mesme jopublike “Mehmet Akif” eshte pjese e Fondacionit “Gulistan” prej 26 vitesh në Shqipëri duke zbatuar në mënyrë të përpiktë kuadrin ligjor të vendit, ndërsa mbart mbi vete një histori të madhe suksesi teksa është radhitur në mënyrë të vazhdueshme në krye të listës së shkollave më të mira. Me dhjetëra medalje ari dhe qindra të tjera në olimpiada brenda dhe jashtë vendit, shkolla jonë është një krenari e nxënësve, prindërve që na besuan si edhe vetë Shqipërisë duke dhënë një kontribut të rendësishëm në rritjen e cilësisë së arsimit këtu. Jo më kot, institucionet përgjegjëse na kanë vlerësuar si ndër më të mirë për vite me radhë në këtë sektor. Deri më tani, në shkollën tonë janë arsimuar mijëra nxenës, të cilët sot përbëjnë elitën intelektuale të vendit, ndërsa duam të theksojmë se krahas tyre, vendimi i qeverisë prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 159 nxenës nga e gjithë Shqipëria dhe familjet e tyre krahas mësuesve dhe stafit mbështetës të shkollës. Pavarësisht sukseseve tona, dashurisë dhe përkushtimit ndaj arsimit, sot u përballëm me një vendim të tillë, i cili sipas nesh nuk ka të bëjë me arsimin apo zbatimin e ligjeve të këtij vendi.

Si u shkua deri këtu

Në fund të vitit mësimor 2021-2022 u ndjemë të detyruar të ndryshojmë godinën, pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, te një tjetër, në zonën e Mëzezit / Kashar (ish-godina e Univesitetit “Aldent”).
Për të kthyer këtë godinë në një ambient të denjë për standardet tona, vepruam sipas përcaktimeve ligjore duke njoftuar Ministrinë e Arsimit si edhe morëm leje për të kryer punime nga institucionet e qeverisjes vendore.
Gjatë kësaj periudhe, deri në fund të muajit gusht kemi patur inspektime dhe korrespondencë të rregullt me autoritetet përgjegjëse dhe nuk kemi hasur asnjë problem dhe nuk jemi informuar për diçka që nuk shkon në drejtim të vijimit të punës normalisht. Në 14 shtator të këtij viti, pranë shkollës sonë paraqitet një grup pune i Ministrisë së Arsimit për të kryer inspektimet mbi ligjshmërinë e veprimtarisë. Çuditërisht, sot më datë 22 shtator, nëpërmjet postës jemi njoftuar nga Ministria e Arsimit se institucioni ynë nuk i plotëson kriteret për vijimin e aktivitetit. Ndodhur pëpara një vëndimi të tillë, kemi bindjen e plotë se drejtësia do e thotë fjalën e saj.
Fondacioni Gulistan do ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të mundësuar vijimësinë normale të aktivitetit arsimor. Me Respekt, Fondacioni Gulistan

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. 

Katër ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy". Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.

mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje