Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të drejtat e pakicave. Osmani: Urime për këtë momenti historik
Hapja e negociatave me BE-në/ Osmani: Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrug&eu...
Hapja e negociatave me BE-në/ Osmani: Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrug&eu...
"Telefonova Ramën pas tërmetit!" Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa...
Konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Në krye të axhendës, përshpej...
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
• Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. • Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë ka nxitur debate në Kuvend. • Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. • Po ashtu, ka pyetur kryeministrin Edi Rama lidhur me lëvizjet "e dyshimta" të Vangjush Dakos në SPAK. • Përgjigjen e ka marrë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe nga vetë Manastirliu. • Balluku e pyeti sa para merr për të dërguar çështje lidhur me ndërtuesit në Gjykatë Kushtetuesë, ndërsa Manastriliu u distancua nga përgjegjia për aksionin e SPAK. • Në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja zgjidhje për këtë situatë që ka mbërthyer vendin është protesta • Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi duhet që të krijojë një Komision për partitë që financohen nga Rusia në vend. • Po ashtu, përveç Berishës ka pasur edhe deputetë e ministra të tjerë që kanë folur lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën në Parlament se në këto vite nuk i ka pranuar asnjëhere humbjet. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali u shpreh se oferta e opozitës për shqiptarët është vetëm balta mbi kundërshtarin.
"Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’. Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative tre personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën. Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se si e latë ju Kamzën dhe se si është tani. Pas humbjeve që pësoni, vijnë humbje edhe më të thella përmes votimit manual, si në Shkodër, është votë plebishitare kundër jush. Sërish fajin sipas jush e ka çdokush tjetër përveç jush. Ju do të shpallni revolucionin, keni arritur deri aty sa të mallkoni shqiptarët që nuk ju votuan ju, si në rastin e Tiranës. Zgjedhjet e 14 majit i kanë dhënë PS-së një barrë shumë më të madhe se ato të 4 viteve më parë. Humbja juaj sot është më e madhe se 2019 ku nuk morët pjesë farë. Kjo fitore flet shumë për punën dhe ofertën tonë. Rrini brenda kufijve të Republikës dhe mos kaloni Morinë sa herë keni hallet tuaja. Nuk i kontrabandoni dot hallet tuaja në kurriz të Kosovës”, tha Spiropali.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë do të ngrejë një Komision të Posaçëm për Ndërhyrjet e Jashtme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se PD-ja rezulton një nga subjektet politike që rezulton të ketë ardhur një financim i huaj që dyshohet se është Rusia.
"Ne nuk kemi hequr dorë nga nevoja që Kuvendi i Shqipërisë të kontrollojë, jo të hetojë, përmes një Komisioni të Posaçëm nivelin e ndërhyrjeve të huaja kryesisht nga aktorë jo miqësor, dhe këtu veçoj Rusinë, funksionim e institucioneve demokratike në vend. Parlamenti Europian e bëri këtë gjë, që nga viti 2020 ka ndërhyrë një komision të posaçëm për të parë këto ndërhyrje të huaja, ka miratuar një raport të enjten e kaluar dhe pashë nga reagimi i një prej kreut të grupeve si Mediu. Shpresoj që Bardhi, apo Dodës, që në konferencën më të parë të kryetarëve ta diskutojmë, në mënyrë që edhe kuvendi i Shqipërisë të ngre një komision të posaçëm për të verifikuar këto ndërhyrje të huaja. PD ka qenë një prej subjekteve politike që rezulton të ketë ardhur një financim i huaj dhe burime të dyshuara nga Rusia. Siç jemi njoftuar ka pasur një hetim të brendshme dhe të dështuar nga prokuroria. Ka prova të bëra politike edhe për një parti tjetër politike, apo drejtues të një partie. Jemi në kohën e duhur të verifikojmë të gjitha këto informacione me një komision të posaçëm se nuk e kemi mundësinë të ngremë një komision hetimor," tha Balla.
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se zgjedhjet e 14 majit ishin një farsë dhe se u manipuluan dhe u vodhën nga PS. Ai u shpreh se të gjitha provat që kanë, të cilat sipas tij dëshmojnë vjedhje dhe manipulim masiv votash, do t’i dërgojnë në prokurori.
"Pse u kërkova operatorëve në Elbasan të mos ndërhyjnë në procesin e votimit, Rama më hapi hetim. Dhe nuk kërkuan hetim për drejtorët që gjeta në QV duke kërcënuar votuesit për të votuar PS dhe të tregonin votojnë me foto, as për operatorët që votonin për qytetarët. Nuk kishte shteti të hetojnë operatorin por më hetoi mua. Në Belshi fitoi kandidati jonë dhe thanë ‘jo, jo, prit se do votojnë të burgosurit’. Asnjë i burgosur nga Belshi, të gjithë të ardhur nga vende të tjera, kutia u mbush me zero. Në gjithë botën të burgosurit votojnë kundër qeverisë, këtu paskan votuar për qeverinë. Po ky është një turp, është neveri. E di ç’a jeni ju? Ju jeni të neveritshëm”, tha Noka.
Noka shtoi se përgjigjen që do t’i japin qeverisë, do të jetë ashtu siç i jepet një bande, duke theksuar se hapi i parë do të jenë protestat.
"Ne do t’ia dërgojmë prokurorisë këto prova. Këto nuk mund t’i njohë më askush si zgjedhje. Ishin farsë. Ja ku i kemi sovjetët këtu pas, përdorën para dhe shtetin si bandë, por përgjigjja do t’i vijë siç i jepet një bande, protestat do të jenë hapi i parë dhe pastaj do prisni hapa të tjerë”, tha ai.
TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Koreshi ka ironizuar sot shëndetësinë në Spitalin e Lushnjes. Gjatë seancës plenare, Koreshi renditi disa problematika që vijnë nga ky qytet, që nga shkrirja e gjykatës dhe prokurorisë, në kuadër të hartës së re gjyqësore. Po ashtu Koreshi shtoi se në spitalin e Lushnjes vetëm synetlliqe bëhen.
“Mos t’i rikthehej prefektura. Nuk ka gjë më tjetër në Lushnjë. Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet. Vazhdon me ritme të fuqishme reforma në drejtësi. Po na ikin dhe drejtoritë. Një qytet me 200 mijë banor nuk ka më asnjë drejtori. I quani ato votat e Lushnjës, vendosni një drejtori në Fier të paktën dhe një autobus për ta. Kaq pa vlerë qenkemi ne? Kemi frikë që të vëmë kollare në Lushnjë se dukemi si në kongresin e Partisë, e vëmë në Rrogozhinë. Kam dhe hallin e kalamajve të mi, s’ka asnjë lloj punësimi në lushnjë, nuk lë dot trashëgimi as lopatë e as kazmë. Shikoni nëse e zgjidhni këtë problem. I gjithë fisi u turr në Fier, se dhe për synetlliqe bëhesh atje. Daja im është bërë synet, por u bë nga tëmthi. Fatmirësisht gjithçka doli mirë dhe ne bëmë një piknik pasi shkoi i gjithë fisi me autobus. Legalizimet u bënë me blloqe. Të tjerët opingat e Sheros morën. Faleminderit për tregun e stadiumit se dolën njerëzit në protestë. Shyqyr që e bënte si serë atë tregun. |Ata qeshin, dhe paguajnë 50 mijë lekëshin. Ata kastraveci shesin. Ju flm që na e keni hapur atë fushën e plehrave, shyqyr që u hap. Mirë që u liruat dung-fungët nga zgjedhjet e do merren me plehra. E kemi erën e ullirit ne çfarëdolloj muaj të vitit. Unë po prek vetëm një gjë. Iku domatja e sallatori, me shalqirin ça do bëjmë. Si do e llogarisni për grurin. Një falënderim vjen për përroin e qytetit se po të gëlltisim një gjë atje do e gjejmë”, tha Koreshi.
TIRANË- Kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, i cili nuk arriti që të fitonte zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tropojës. Nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se duhet të japë dorëheqjen pasi nuk e duan as "njerëzit e tij". E po ashtu, hoqi paralalen e u shpreh se do të bënte të njëjtën gjë, nëse nuk do siguronte fitore në Librazhd.
"Bardhi bëri një lapsus që shërbimet e seancës ta korrektojnë sepse iu referua kryeministrit të Moldavisë si zonjë, por ai është zotëri. Ndoshta e kishit për presidenten. Tani u ta ka lënë Luli këtë problem llogarish, por fakti që Berisha nuk përmendi Tropojën tregon shumë. Sali, humbjen e Tropojës do e konsiderosh si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç; nëse një rezultat të tillë do e kisha në Librazhd unë nuk të vija më këtu. Kur s'të voton fshati yt, nuk kanë çfarë të të votojnë të tjetër,"-tha ndër të tjera Balla.
PJESË NGA FJALA:
Sali Berisha u shpreh se ka 547 mijë zgjedhës në gjithë Shqipërinë që paskan votuar 2 herë dhe sipas tij i bie që këta 547 mijë zgjedhës që kanë votuar për kandidatë e shumicës, të gjithë të kenë votuar dy herë siç tha ai, që i bie nga 1,395,000 vota që janë numëruar, pra që kanë marrë pjesë, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Tani ose ta ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë, por gjëja që i vuri qershinë mbi tortë kësaj shprehje kuptimplotë të disfatës që sapo bëri udhëheqësi historik i foltores, fakti që nuk përmendi Tropojën është gjëja më e bukur. Pra, rezulton që Sali Berisha e ka pranuar humbjen në Tropojë se nuk e përmendi Tropojën si një prej rasteve të bashkive, ku të ketë pasur një problem si ky. Sali, humbjen e Tropojës do ta konsideroj si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç, edhe pse nuk jam më aty, nëse një rezultat të tillë do ta kisha në Librazhd, nuk do vija më në këtë sallë. Bën mirë dhe ti që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tënd të politikë, të lëshosh mandatin e të ikësh njëherë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, sepse në fund të fundit, kemi një shprehje të gjithë, kur s’të voton fshati jot ç’të të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin të drejta, demokratike, fakti është që ditën e dielë në 14 maj në orën 19:00 udhëheqësi i parë që doli për të njoftuar fitoren ishte Berisha, ku tha Tirana blu, Elbasani blu, Durrësi blu, Fieri blu, ndërkohë që PS mori në Fier mori 70% të votave.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit denoncoi sërish vjedhjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërsa edhe njëherë listoi arsyet. Sipas kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha bën fajtor për humbjen "zgjedhësit fantazmë", e po ashtu faktin që emri i tij nuk u la të ishte pjesë e kreut të koalicionit "Bashkë fitojmë". Kështu që nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mënyra e vetme kundër vjedhjes së votës ishin protestat.
"Jam këtu për të denoncuar farsën e 14 majit. për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kreut të koalicionit opozitar, tregon shumë. Edi Rama dhe asisteni i tij Tom Doshi deforuan rezultatin, ku me 40% të votave, arrihej 5% pushtet. U përdor edhe një mekanizëm tjetër për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazmë që votuan disa herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë. Në Vlorë, ata arrinin në 29%; në Vorë 15%; në Rrogozhinë 16%,etj. Duhen protesta dhe vetëm protesta. Kombi polak sot është i tëri në rrugë. Unë qëndron në thirrjen time të fuqishmel; protestë, protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe ata të cilët përpiqen që të justifikojnë vjedhjen e votës, bëhen mbështetës të krimit më të paparë në historinë e krimit elektoral,"-tha Berisha ndër të tjera.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dërgimin apo rritjen e rrogave të 180 mijë punonjësve në thyerje të këtyre standarteve, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveri, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1, apo 6 me 0 si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit krahas qindra milionë euro të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij, Tom Doshi në të katërta anët e vendit, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat ku rreth 40% të votave arrihet pas gjithë këtyre mnaipulimeve vetëm 5% pushtet u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal, monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazëm, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi një herë, apo tri herë në qytete apo vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit potencialë që votuan më shuëmse një herë ishin në total 547 mijë të tillë. Në Bashkinë e Vlorës ata arritën në 29% të zgjedhësve të Vlorës. Në Bashkinë e Vorës 15%, Prrenjas 28%, Rrogozhinë 16%, Sarandë 35%, Përmet 29%, Malësi të Madhe 23%, Kurbin 30%, Konispol 34%, Has 18%, Kamzë 21%, Durrës 23%, Shkodër 16%, Devoll 20%, Delvinë 34%, Bulqizë 10%, Mallakastër 11% dhe kështu me rradhë.
Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj krahas faktorëve të tjerë. E denoncoj në Parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me para nën dorë qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundër jush për të shkelmuar vullnetin tuaj dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.
Kombi i fuqishëm polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qendroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen veçse mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale. Unë kam bindjen se qindra mijëra shqiptarë idealistë që votuan për opozitën do të ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë. Por jam këtu për të denoncuar qendrimin antikombëtar, antishqiptar, sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës, vasalit të Beogradit me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.
Të dashur miq! Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet me faktorin ndërkombëtar. Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme, sulmet antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës. Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Aleksandër Vuçiç. Dje, televizioni i zyrës së Edi Ramës në mënyrën më kriminale shpalli publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen. A ka nxitje më të madhe të konfliktit, se sa kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë? Ata që mendojnë se Edi Rama e ka personale me Kurtin, mashtrojnë veten. Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetaritdhe ish-kryeministrit të Kosovës, ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa. Nuk kurseu padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kjo vetëm e vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç. Këto sulme që Rama i bën ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, Këto mashtrime dhe trillime të paimagjinueshme, identike me ato të televizionit shtetëror të Beogradit se Kosova ka zgjedhur luftën, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.
U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit, kërkoi të njihen reciprokisht dhe pastaj të normalizohen marrëdhëniet. I dërguar gjerman për Ballkanin, Sarrazin deklaroi duke mos rënë dakord me Kurtin për veprimet e tij, por deklaroi se nga Beogradi erdhën emisarë dhune, edhe ne falanga dhune, edhe në hulihanë të cilët sulmuan KFOR-in. Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Po kështu, me dhjetëra e dhjetëra politikanë dhe analistë të tjerë bëjnë një analizë më gjakftohtë, kurse ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar. Nga ana tjetër beson se me këto qëndrime do mund të lehtësojë veten nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë, aty ku është McGonigal. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre.
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, ndërkohë që ka akuzuar opozitës së ata janë të fundit që duhet të flasin për korrupsion.
“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë? Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jemi bashkë. E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin” tha Braçe.
Braçe po ashtu ka folur edhe për çmimet e larta të produkteve në vend. Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, Braçe ka deklaruar se çmimet e ushqimeve në botë janë ulur, ndërkohë që këtu vazhdojnë të mbeten të njejtat.
“Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë me 22.1%, ndërkohë që çmimet e drithërave në raport me prillin e këtij viti ranë me 4.8%, me një vit më parë kanë rënë me 25.3%. Çmimet e vajrave vegjetal, kanë rënë gjatë muajit maj në raport me prillin me 8.7%, ndërkohë me një vit më parë 48.2%. Çmimet i mishit me 1% në muajin prill dhe me 5% në raport me një vit më parë. të vetmet që kanë pësuar rritje janë çmimet e sheqerit. Kam një pyetje për ata që bëjnë pazar, keni verifikuar të këtë rënë çmimi i vajit, i bukës sa ka rënë çmimi i drithërave. Më e rëndësishme se sa të shahemi e të tregojmë me gisht secilin është të bëjmë tregjet të funksionojnë, ata që janë matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, përsa kohë të bien çmimet në tregjet ndërkombëtare, të reflektohen edhe këtu. Askush nuk po mbjell sot, për shkak karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën e ha karkaleci nesër. kam folur sot në këtë senacë që në shkurt dhe sot verifikoj se nuk është marrë asnjë masë. Sot po shoh se sa e parëndësishme është që të jesh deputet, Sot kur ngreh një problem, merren me ty jo me problemin," tha Braçe.
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar faktin se sa të arrestuar dhe të akuzuar ka nga radhët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se në vend që të distancohen para se të ndodhin korrupsioni, këta e bëjnë këtë gjithmonë pas. Po ashtu Sula ka theksuar se PS-ja ka krijuar Grup Parlamentar në burg.
"Shiko, mos sot neser ju do të paguani. Zoti nuk harron. Moj zonja Ministre po ju të distancoheni para se të ndodhi ngjarja, po ju gjithmonë distancoheni pas ngjarjes. Ju keni krijuar grup parlamentar në burg. Ministra,drejtora sa të duash në burg. Thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet. Shkoni kontrolloni tenderat. Nuk janë kryer punë fare. Zoti ju dhëntë mendje. Zoti Bardhi është proletrar. kjo është e vërteta, por do vi dita që do të paguani," tha Sula.
TIRANË- Një debat i nisur në Kuvendin e Shqipërisë është shuar shpejt. Teksa demokrati Gazment Bardhi kërkon fjalën për replikë, në Foltore u përplasën Dashnor Sula dhe Erion Braçe. Bardhi kërkoi sërish fjalën për replikë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre. Por i kërkoi që replikën t'ja bënte një koleg, në këtë rast deputeti Sula. Po në të njëjtën kohë u ngrit edhe deputeti Erion Braçe u ngrit për të marrë fjalën.
PJESË NGA DEBATI:
Bardhi: Më jepni fjalën.
Felaj: Nuk iu takon. Po të kishit të drejtë do e merrnit fjalën.
*Çohet Braçe edhe Dash Sula, Foltorja rrethohet nga Garda.
Felaj: Braçe e keni mirëkuptimin...
Braçe: Patjetër me një kusht që të mos qajë.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen pas arrestimit për korrupsion të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Si replikë, nga Foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu tha se ajo vetë distancohet plotësisht nga ngjarja. Ndërsa shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.
“Distancohemi plotësisht! Cilido që shkel këto parime duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji. Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që kur kam marrë poste publike. Rasti duhet të hetohet deri në fund. Nëse del të përballet me pasojat e ligjit. Ky ka qenë objektivi im që kur kam marrë detyrën. Rasti është i rëndë, duhet hetuar. Nëse del, ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me ligjin. Çdo person që merr detyrën në subjektin publik merr dhe përgjegjësinë para ligjit. Kjo është arsyeja pse e iniciuam dhe e bëmë reformën në drejtësi. Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Unë e kuptoj që e keni të vështirë për ta kuptuar këtë. E keni të vështirë sepse dikur kush ishte në hetim vazhdonte të drejtonte institucionet nga shtëpia. Kush vriste, drejtonte institucione të larta. Ndaj, sot ju se kuptoni dot qëndrimin tim dhe tonin për këtë gjë. Të gjithë të barabartë përpara ligjit. Zakoni juaj tashmë dihet, ju doni të bëheni, avokatë, prokurorë e gjykatës. Ju doni të bëni këto role dhe doni të vërtisni politikisht. Por falë zotit, sot kemi drejtësi dhe organe drejtësie të pavarura. Dhe unë ndryshe nga ju i respektoj,”-tha Manastirliu.
TIRANË- Zv/kryeministrja, e njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjeitkës, Belinda Balluku i ktheu përgjigje deputetit të Partisë Demokratrike, Gazment Bardhi pas akuzave të këtij të fundit për korrupsion. Në replikën e saj, Balluku tha se Bardhi është votuar si deputetet nga populli por u shërben interesave individuale të kompanive private, pasi sipas saj ajo paguhet prej tyre. Sipas saj, ai ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, dosje që bien ndesh me interesat publike.
"Sekretarja ime dhe unë dhe besoj që me të gjitha përpjekjet që keni bërë ju dhe kolegët tuaj, SPAK një organ i pavarur. Sa është tarifa juaj dhe e kolegëve për të ndërtuar çështjen në GJK? Jeni ofruar për të marrë para për të dërguar çështje në Kushtetuese, ndërkohë që çështjet që iu çoni atje kanë të bëjnë me interesin publik. E dini shumë mirë çfarë çështje keni çuar. Thirrja jotë në 2021 kushtoi jetë njerëzish në Elbasan. Nuk e di nëse je personi i duhur për të folur për etikë, korrupsion etj. Shyqyr zotit nuk ka mbetur në dorën tënde. Kush hyn dhe kush del nga burgu nuk është në dorën e qeverisë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me drejtësinë. Do t'ju duhet disa vite që ta kuptoni këtë. Jeni rritur me idenë që drejtësia është në dorën e babait tuaj spiritual, por jo. Çështjet i ke çuar në SPAK, do vendosin ato se çfarë kemi bërë ne. Ti që vihesh për t'i shpërbyer popullit, sa para paguhesh?,"-iu përgjigj Balluku-Bardhit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë një pyetje kryeministrit Edi Rama lidhur me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Në fjalën e tij, Gazment Bardhi tha se prej ditës, Dako po hyn dhe po del shumë shpesh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por nuk dihet përse.
"E keni vënë re, sa herë i shpërthen një skandal korrupsioni në nivele të larta, Edi Rama nuk di asgjë. Nuk dinte asgjë për Saimir Tahirin, megjithëse ne ia thoshim përditë. Nuk dinte asgjë për inceneratorët, megjithëse ne, prapë, i denonconim përditë. Me shumë gjasë, nuk do të dijë asgjë as për Vangjush Dakon, i cili po hyn e po del shumë shpesh nga SPAK këto kohë. Fraza e vjetëruar e tij se nuk bëhet mburojë për askënd shërbën vetëm sa për demagogji. Dalja nga burgu e Saimir Tahirit i rrëzoi gjithçka dhe provoi se Edi Rama është peng i korrupsionit. Ai është një minues i vërtetë i demokracisë sonë dhe përfaqëson një shans të humbur për mirëqenien e shqiptarëve,"-tha Gazment Bardhi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka diskutuar lidhur me arrestimin për korrupsion të sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha nga Foltorja e parlamentit se kjo qeveri ka rritur tarifën e korrupsionit në 40%. Po ashtu, Bardhi kërkoi nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që të japë dorëheqjen e saj.
"Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit, ka shkuar 40%. Kryeministri njihej si MR.10%. Sot kemi një kryeministër me një etje të pakufijshme për pushtet. Duan të besojnë se është një rast i izoluar. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Aty ku ka vullnet, presioni ushtrohet me të vërtetë. Merrni rastin e Moldavisë, atje po ushtrohet luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Shqipëria në fakt është vite dritë ndaj Moldavisë. Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionit. Cili nga ju sot do të dalë që tarifa e korrupsionit nuk është 40%? Na mjafton ne ky rast i SPAK, ndaj në vend që ta sulmojmë duhet ta inkurajojmë. S'ka asnjë shpresë që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë. Korrupsioni është problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbizotëron? Mos harroni nga 10% kur e mori për herë të parë pushtetin, e çoi në 40%. Korrupsioni na ndalon që të begatohemi. E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans,"-tha Gazment Bardhi.
Fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në seancën e sotme
Këto ditë mësuam se qeveria e ka rritur tarifën e korrupsionit. Nga një tender modest orej 8 milionë lekësh i Ministrisë së Shëndetësisë kuptuam se tarifa e korrupsionit në qeverinë e Edi Ramës ka shkuar 40%. Kur kryeministri i sotëm i hyri politikës, ai njihej si mr.10%shi. Ky është një politikan që e bazoi karrierën e tij tek korrupsioni dhe prej 25 vitesh nuk njeh të ndalur. Sot, kemi një kryeministër me një etje të pakufoshme për pushtet. Sa më e madhe dëshira për pushtetin, aq më i madh korrupsioni. 40% vjedhin këta vetëm me një tender, por duan që populli të besojë se ky është një rast i izoluar, se këta nuk janë te gjithë kaq hajdutë. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Dhe ka shumë të drejtë. Aty ku ka vullnet, korrupsioni luftohet me të vërtetë. As nuk bëhet teatër, as nuk ushtrohet presion ndaj drejtësisë. Merrni rastin e suksesshëm të Moldavisë. Aty po ndodh një luftë spektakolare kundër korrupsionit, sepse në krye të kësaj lufte qendron një kryeministre e ndershme, e zgjedhur me votë të lirë dhe që ka frymëzuar të rinjtë, profesionistët, shoqërinë moldave për t’u bërë pjesë e kësaj beteje. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë. Pas dy dekadash e gjysëm në pushtet, Edi Rama jo vetëm nuk ka bërë kurrë asgjë për të luftuar korrupsionin, por ka ndërtuar një sistem shkatërrues për demokracinë. Cili nga ju sot kolegë të maxhorancës do të dalë e të më thotë që tarifa e korrupsionit në qeverinë tuaj nuk është 40%? E keni të pamundur të mohoni faktet që SPAK-u ka sjellë në rastin e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë. A na mjafton ne ky akt i SPAK-it? Absolutisjt që jo! Prandaj, në vend që ta sulmojmë, duhet ta inkirajojmë. E di që është e vështirë, e di që qeveria, kryeministri, emisarët e tij janë në përpjekje te vazhdueshme oër të kontrolluar drejtësinë, por s’ka asnjë shpresë tjetër konkrete që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë! Korrupsioni është një çështje që prek çdo aspekt të jetës sonë. Jo më kot ai zë vendet e para në çdo sondazh dhe hulumtim të shoqërisë sonë. Mbi 80% e shqiptarëve e shohin korrupsion si problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Dhe me të drejtë! Sepse korrupsioni përkeqëson shërbimin në sistemin tonë shëndetësor. Përkeqëson arsimin e fëmijëve dhe të rinjve. Korrupsioni mbyt të drejtat e njeriut. Korrupsioni vë në rrezik sigurinë kombëtare. Korrupsioni dëbon njerëzit nga atdheu i tyre. Korrupsioni zbraz buxhetin e shtetit për të mbushur xhepat e qeveritarëve. Korrupsioni dobëson njerëzit e zakonshëm dhe fuqizon njerëzit me pushtet dhe krimin e organizuar.
Çfarë vlere ka rritja e pagave, kur korrupsioni mbretëron në Shqipëri? 40% e taksave tuaj të nderuar qytetarëve vidhen. 40% e pasurive kombëtare vidhen. Mos harroni! Nga 10%, kur mori për herë të parë pushtet, Edi Rama e ka çuar në 40% taksën e korrupsionit. Mendoni sa shumë kemi humbur nga korrupsioni në shëndetësi, në arsim, në infrastrukturë. Një vend kaq i vogël dhe kaq i pasur sa ne, duhet të ishte një Zvicër në zemër të Ballkanit. Por korrupsioni na ndalon të begatohemi. Na ndalon të punojmë në vendin tonë dhe të fitojmë nga djersa jonë.
E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja zonja dhe zotërinj ministra! E kuptoj që ju krijon alergji lufta kundër korrupsionit. Por psh ju mund ta ndihmoni drejtësinë drejtpërsëdrejti. Zonja zëvendskryeministre sa e keni taifën e korrupsionit në Ministrinë tuaj? E keni biseduar me sekretarin tuaj të përgjithshëm? Me pjesën e luanit të fondeve të rrugëve dhe energjisë, ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Por pyesni e na thoni!
Edhe ju zonja Ministre e Financave, në ministrinë tiaj duhet të jeni në një garë të fortë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvatur sa me shumë nga fondet publike përmes tenderave dhe procedurave korruptive. Në diskutim sot nuk vihet më a merrrni 40% të vlerës së tenderit, por sa më shumë se kaq merrni! Pyeteni edhe ju Sekretarin tuaj të Përgjithshëm për normën e gjobës me tenderat në ministrinë tuaj. Nëse nuk je e kënaqur prej tij, pyet sekretarin e Përgjithshëm të paraardhësit tënd. Njerëzit e tij i lëviznin paratë e korrupsionit me thasë nga njëra shtëpi në tjetrën, derisa përfunduan në shtëpitë e sanitarëve.
Zonja Ministre e Shëndetësisë, si ka mundësi që heshtët për skandalin në ministrinë tuaj? Duke mos u distancuar nga aktet korruptive të bashkëpunëtorëve tuaj më të afërt, ju dëshmoni se korrupsioni i Sekretares suaj të Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ju tregoni se jeni pjesë dhe i shërbeni një sistemi të kalbur nga korrupsioni.
Do të ishte në nderin tuaj të jepnit dorëheqjen! Të tregonit me fakte se nuk jeni bërë pis. Të tregonit me vullnetin tuaj të lirë dhe jo me propagandë boshe se e mbështesni drejtësinë dhe i hapni rrugën drejtësisë për të hetuar deri në nivelet më të larta, deri tek ju! Por ju e humbet këtë shans! Nëse ju ngushëllon si fakt, nuk jeni e vetmja. Ju mësoni nga më profesionisti në punë korrupsioni. Nga kryetari juaj legjendar që u kap me presh në duar me McGonigalin dhe vazhdoi të sillej sikur s’kishte ndodhur asgjë.
E keni vënë re, sa herë i shpërthen një skandal korrupsioni në nivele të larta, Edi Rama nuk di asgjë. Nuk dinte asgjë për Saimir Tahirin, megjithëse ne ia thoshim përditë. Nuk dinte asgjë për inceneratorët, megjithëse ne, prapë, i denonconim përditë. Me shumë gjasë, nuk do të dijë asgjë as për Vangjush Dakon, i cili po hyn e po del shumë shpesh nga SPAK këto kohë. Fraza e vjetëruar e tij se nuk bëhet mburojë për askënd shërbën vetëm sa për demagogji. Dalja nga burgu e Saimir Tahirit i rrëzoi gjithçka dhe provoi se Edi Rama është peng i korrupsionit. Ai është një minues i vërtetë i demokracisë sonë dhe përfaqëson një shans të humbur për mirëqenien e shqiptarëve. Historia na ka mësuar se regjimet autoritare janë ndërtuar mbi korrupsionin. Kjo që kemi ne sot nuk është demokraci. Kush thotë të kundërtën, gënjen veten dhe këdo tjetër. Ne nuk mund të nisim të prosperojmë pa nisur të luftojmë seriozisht korrupsionin. Edi Rama ka dështuar ta bëjë këtë, sepse ai ble zgjedhjet. Stabiliteti që ai i ofron komunitetit ndërkombëtar është një fasadë e rreme, e ndërtuar mbi një sistem korrupsioni që gëlon në çdo qelizë të qeverisjes. Kjo duhet të ndryshojë! dhe e vetmja mundësi që kjo të ndodhë, në mënyrë që të mos na shembet mbi kokë çatia e ngrënë nga korrupsioni, janë zgjedhjet e lira, të pandikuara nga blerja dhe korrupsioni. Për Shqipërinë, ky është shpëtimi i vetëm! Problemi më i madh sot në Shqipëri është se njerëzve u ka shteruar besimi se politikanët mund të ndryshojnë diçka. Me të drejtë. Diskutimi i tyre, për fat të keq, është se cila nga palët politike ka berë mënshumë korrupsion se tjetra. Humbja e besimit të njerëzve është një lajm i keq për vendin. Por sot, dua të them mijëra të rinjve dhe të rejave që mendojnë kështu, se nuk kanë plotësisht të drejtë. Në ketë sallë ka njerëz të ndershëm që mund ta ndryshojnë këtë situatë katastrofike. Në këtë sallë, ka politikanë që e kanë provuar veten se nuk i dorëzohen korrupsionit. Kjo është një situatë emergjente qe duhet ndryshuar. Ne, të dashur qytetarë, mund ta ndryshojmë së bashku, me kurajo, me guxim, me ndershmëri!
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ngritur sërish në Kuvendin e Shqipërisë çështjen për kërkesën me debat që ka dorëzuar lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Tritan Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka problem mos shqetësohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
PJESË NGA FJALA:
Tritan Shehu: Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës, kjo na bën që të mblidhemi sot këtu sikur të jemi parlamenti i Marsit apo Jupiterit. Kemi paraqitur një kërkesë për gjenocidin serb. Ka një vit dhe akoma nuk është futur në diskutim. Realisht, veçanërisht sot, kur ngjarjet kanë precipituar në një mënyrë të rrezikshme. Mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës të autorit të gjenocidit, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Unë do them diçka, zanafilla e gjithçkaje është ai geoncid, dhunë, ajo shtypje e madhe që u finalizua me vrasjet masive të viteve 90. Pa e dënuar, pa e njohur atë s’kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi, nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid.
Felaj: Kjo seancë ka objektin e përcaktuar.