LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin e mandatit deri në 60 ditë! Bardhi: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

•Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 8 minuta për shkak të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës, gardës dhe deputetëve socialistë jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit. •Pak minuta pasi nisi seanca disa nga deputetët e opozitës të cilët arritën të futeshin brenda në sallë kanë ndezur tymuese. •Kryetarja e Kuvendit Nikolla kaloi në votim pa diskutim pr/ligjet në rendin e dites duke miratuar me 74 vota rregulloren e re te Kuvendit, e cila parashikon deri në 60 ditë përjashtim të deputetëve. •Po me 74 vota u miratua futja e 'Oksidit të azotit' te lëndët psikotrope. •Ndërkohë u hoq nga rendi i ditës miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët pasi dje Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri me daljen e një vendimi më 18 janar 2023. •Deputetët e opozitës përsëritën sot skenarin e kaosit në Kuvend. •Fillimisht ata të përjashtuarit u përplasën me gardën e cila kishte bllokuar derën dhe nuk i lejonte ata të hynin. •Nga ana tjetër ka patur edhe përplasje mes tyre dhe deputetëve socialistë të cilët prisnin për të hyrë brenda. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat jashtë sallës së parlamentit, deklaroi se mazhoranca sapo miratoi nenin që e bën vendin pa opozitë. •Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk do të ndërpritet rezistenca e opozitës. •Ndërsa, Bardhi tha se nuk do të binden por do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese, ndryshimin e rregullores. 

24 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Çuçi i prerë: Deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen 60 ditë, kërkesën e SPAK për Berishën do ta votojmë

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Bledi Çuçi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se do ta votojnë për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha. Çuçi u shpreh se ata nuk kanë diskutuar mandatin e deputetëve të tyre për këtë pjesë, jo më të Berishës. 

"Pa diskutim, qëndrimi jonë është i prerë në këtë pikë. Ne nuk kemi diskutuar mandatin e kolegëve tanë kur SPAK kërkon një gjë të tillë në parlament. Ne do ta votojmë pro kërkesës së SPAK. Ne jemi në ushtrim të plotë të sovranitet që na kanë deleguar qytetarët dhe do vazhdojmë ta ushtrojmë. Është qesharake të mendosh që Bardhi do vijë të votojë heqjen e imunitetit të Berishës," tha Çuçi.

Duke folur për mandatin e Arben Ahmetajt, Çuçi u shpreh se shumë shpejt do të merret vendimi nga grupi për të.

"Ben Ahmetaj nuk është në Shqipëri, është çështje e drejtësisë. Shumë shpejt do merret vendimi edhe nga grupi," tha Çuçi.

Ndërsa për rregullorën e re të Kuvendit, Çuçi u shpreh se nëse deputetët do të ndezin zjarr në Kuvend do të përjashtohen me 60 ditë.

“Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Mazhoranca votoi përjashtimin e deputetëve deri në dy muaj, Meta: Vendim antikushtetues dhe i papranueshëm

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga mazhoranca të rregullores së re të parlamentit ku deputetët mund të përjashtohen 30-60 ditë në rast se prishin seancën plenare. 

Meta shkruan në një postim në Facebook se këto ndryshime sipas tij të njëanshme synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ai shprehet se  pezullimi i mandateve të  deputetëve është antikushtetuese dhe i papranueshëm.

POSTIMI I PLOTË:

Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.

2 VITE ME PARE

Rregullorja e re, ironizon Bardhi: Pse nuk e bën përjashtimin më mirë 4 vite

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar rregulloren e re të Kuvendit të miratuar nga Kuvendi ditën e sotme. Me anë të një deklarate pas përfundimit të seancës plenare, Bardhi ironizon duke thënë se më mirë ta bënin përjashtimin 4 vite. 

“Do ta vijojmë aksionin. S’ka forca sigurie apo akte të njëanshme që pengojnë opozitën të kërkojë respektimin e të drejtave të veta kushtetuese. Mund ta kishin bërë dhe 4 vjet, derisa të mbaronte kjo legjislaturë mos të na lejonin, se kuptoj arsyen pse e kanë bërë 60 ditë. E kishin bërë 4 vjet dhe kishin rënë rehat dhe të kishin shpall zyrtarisht diktaturën në vend. Do vazhdojmë të ushtrojmë misionin tonë dhe mandatin tonë. Me regjimin përplasesh se nuk do përqafohesh. Një njeri që qëndron në pushte me paratë e korrupsionit, e vetmja rrugë është përballja. Sa herë që mazhoranca përshkallëzon veprime ndaj opozitës është detyra jonë të përshkallëzojmë veprimet e tona," tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

PS miratoi ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Gazment Bardhi: Nuk do t’i bindemi, do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Gazment Bardhi

TIRANË- 

“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie. Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament. Ndryshimi do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

'Të shoh si karton jo si njeri'/ Noka përplaset me deputetin socialist, Metaj: Mos fol me atë gjuhë me 20 veta në mes

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Flamur Noka dhe Ilir Metaj

TIRANË- Mes përpjekjesh për të hyrë brenda, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplas në hyrje të sallës së seanca plenare me deputetin socialist, Ilir Metaj.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Ik andej.

Ilir Metaj: Hajde Muli

Flamur Noka: Je i fortë ëëëë

Ilir Metaj: Jena në punën tonë.

Flamur Noka: Të shoh si karton jo si njeri

Ilir Metaj:  Mos fol me atë gjuhë me 20 veta në mes 

2 VITE ME PARE

Mazhoranca miraton rregulloren e re të Kuvendit, deputët përjashtohen deri në dy muaj

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Kuvendi

TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare. Të gjitha projektligjet janë miratuar me shpejtësi ditën e sotme. Mes tyre është miratuar me 74 vota pro ndryshimet në rregullorën e re të Kuvendit.

Sipas rregullores, deputetët tashmë mund të përjashtohen deri në 2 muaj nëse krijojnë kaos dhe ndezin flakadanë. Por diçka që duhet theksuar në rregullorën e re është fakti që përjashtimi nga seanca shoqërohet me një shtesë në fund ku thuhet se gjatë këtyre 60 ditëve deputeti nuk mund të kryejë asnjë funksion. Sipas ligjin kjo është pezullim i mandatit dhe është antikushtetues si vendim.

Ndryshimi i Rregullores

Neni 1

Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.
Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”
“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.
Neni 2

Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”

“5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”
Neni 3

Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:

Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

2 VITE ME PARE

'Nuk e heq xhupin kam ftohtë'/ Korreshi refuzon të kontrollohet nga Garda: Po do të futem unë në skaner bëj radiografi (FOTO)

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Saimir Korreshi

TIRANË-  Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk lejon që ata të ushtrojnë kontroll. Korreshi nuk e hoqi xhupin për kontroll, ndërsa u ‘shtri’ në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.

Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O dashi mbaje pak të hy në skaner.

Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.

Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.

Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.

Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin. 

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Nikolla njofton mbylljen e seancës plenare

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
foto nga kuvendi

TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit,kryetarja e Kuvendit ka njoftuar mbylljen e seancës plenare. 

Vetëm një pjesë e deputetëve të opozitës ishin prezentë në seancë, ndërsa pjesa tjetër nuk janë lejuar të futen brenda pasi janë të përjashtuar. 

Seanca e sotme zgjati rreth nëntë minuta. 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Tymse në Kuvend, Nikolla i miraton projektligjet me shpejtësi

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është mbyllur në 5 minuta pas nisjes së saj. Për shkak të kaosit të ndodhur brenda Kuvendit, kryeparlamentarja ka njoftuar mbylljes së seancës.

Projektligjet që ishin parashikuar të diskutoheshin ditën e sotme, janë miratuar me shpejtësi dhe pa u diskutuar.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis seanca plenare, deputetët e Opozitës: Turp, turp

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Kuvendi

TIRANË- Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e sotme me kaos. Kjo pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar që futen në sallë.

Disa nga deputetët që janë futur në Kuvend, kanë thirrur në kor: Turp, Trup 

2 VITE ME PARE

'O plehra o rrugaçë, hajdutë'/ Dashnor Sula arrin të hyjë në sallën e Kuvendit, s'lë gjë pa u thënë deputetëve socialistë (VIDEO)

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Dashnor Sula në Kuvend

TIRANË- Pasi arriti të hynte në sallë, deputeti i PD-së, Dashnor Sula u është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të maxhorancës duke i quajtur ata, hajdutë. 

“O plehra, ju jeni të gjithë më të mirët, më të bukurit, o hajdutë. Ju të provokoni me zor. Kjo është kafshëri, nuk është njerëzillëk”, tha ai.

Shiko videon më poshtë: 

2 VITE ME PARE

“O legen, o burracak”/ Gazment Bardhi i bllokon Xhaçkës e Bushkës derën në Kuvend: Shko bëj gati kyçet e dorës ti për në SPAK

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vazhdojnë tensionet në hyrjen e Kuvendit. Deri tani kanë mundur të hyjnë në sallë disa prej deputetëve të opozitës. Ndërsa të tjerë ndodhen ende jashtë ku kanë tentuar të bllokojnë derën për deputetët socialistë. Ndërsa Olta Xhaçka tentonte të hynte, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi bllokon derën e Kuvendit ku ndodhet Garda, teksa i drejtohet se duhet të bëjë gati kyçet e dorës për në SPAK.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.

Xhaçka: Ik andej

Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.


Xhaçka: O legen, o burracak. 

2 VITE ME PARE

Berisha: Deputetët e narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha tha para mediave se, deputetë dhe ministra po rrinë jashtë vetëm që opozita të mos futet brenda. Berisha tha se, parlamenti për të gjithë këta është Edi Rama, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm se ky. Berisha tha se deputetët e mazhorancës janë të gatshëm të rrinë në oborr vetëm që mos të futen në parlament deputetët e opozitës.

"Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament. Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin. Për ta, parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm. Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë. Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament. Atëherë kjo është situata. Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka. Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin. Ku e kam Muhamet Veliun? Turpërim më të madh që të ka bërë ty dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka. Muhamet e ke parasysh se kur të garantojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

'Hapeni rrugën'/ Sula, Korreshi dhe disa deputetë të opozitës hyjnë në sallë, kontrollohen për kapsolla dhe flakadanë

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Kontrolli

TIRANË- Pas tensioeve dhe përplasjeve me Gardën, disa deputetë të opozitës kanë arritur të hyjnë në sallën e Kuvendit. Dashnor Sula, Saimir Korreshi dhe Edmond Spaho i janë nënshtruar kontrollit nga Garda pak para se seanca plenare të niste. 

"Hape rrugën se nuk mund të më kontrollosh ti mua fizikisht", tha Bylykbashi. 

Edmond Spaho dhe Saimir Korreshi ndezën flakadanë në seancë. Kryetarja e Kuvendit Nikolla kaloi në votim pa diskutim pr/ligjet në rendin e dites duke miratuar me 74 vota rregulloren e re te Kuvendit, e cila parashikon deri në 60 ditë përjashtim të deputetëve. Po me 74 vota u miratua futja e 'Oksidit të azotit' te lëndët psikotrope. 

2 VITE ME PARE

'Prej kujt e ruajnë Parlamentin?!'/ Noka: Nuk jam i përjashtuar, nuk respektoj asnjë vendim të kamikazëve të Ramës

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Flamur Noka

TIRANË- Ndonëse është i përjashtuar nga seancat pleanre për 10 ditë, deputeti i PD-së Flamur Noka nuk e ka njohur vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës. Jashtë sallës së Kuvendit ku pati tensione dhe përplasje me Gardën ai u shpreh për mediat se nuk njeh asnjë vendim të Lindita Nikollës. 

“E ruajnë godinën, a thua se Sulltan Murati ka zbritur këtu dhe ruan Kështjellën e Lindës. A ka demokraci këtu? prej kujt e ruajnë Parlamentin! Nuk jam i përjashtuar, nuk respektoj asnjë vendim të Lindës dhe të kamikazëve të Ramës. Nuk është hera e parë kjo gjë.”, tha ai. 

2 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi: Edhe Rama ka nevojë të ruhet me gardistë, më shumë punonjës sigurie sesa deputetë

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Noka dhe Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar gardën e vendosur në hyrje të Parlementit. Duke folur për mediat, Bardhi është shprehur se Rama ka nevojë që të ruhet nga gardistët, ndërkohë që ka theksuar se më shumë ka punonjës sigurie se sa deputetë. Po ashtu Bardhi ka shtuar se nuk ka asnjë dallim nga regjimi diktatorial me regjimin e sotëm. 

"Ne do tentojmë të hyjmë në respekt të mandatit. Mandatet i kemi të fituar përballë Edi Ramës dhe bandave të tij. Janë vota të popullit opozitar. Ne jemi këtu për ti përfaqësuar në këtë ushtrim që na i kanë dhënë qytetarët. Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Edhe Rama që të ushtrojë profesionin e tij ka nevojë të ruhet me gardistë. Ka më shumë forca sigurie sesa civile të administratës dhe deputetë. Më thonë cfarë dallimi ka një regjim diktatorial nga regjimi që po flasim. A është ky një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE? Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

'Asnjë deputet i opozitës në Parlament'/ Berisha: Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se asnjë nga deputetët madje dhe ata që nuk janë përjashtuar nuk po lejohet të marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare. Ai tha se Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamje nga brenda sallës së Kuvendit, garda në rresht edhe brenda Parlamentit

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Seanca

TIRANË- Garda nuk ështe vendosur vetëm jashtë Kuvendit, por edhe brenda. Videoja e mëposhtme, tregon se si është rreshtuar garda brenda sallës së Parlamentit, të cilën e ka rrethuar komplet.

Kjo ka sjell dhe reagimin e fortë të opozitës, të cilët dënojnë kaosin që po ndodh për shkak të gardës. 



2 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend, dëgjohen plasaritje, thyhet dera e Parlamentit

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin

TIRANË- Ne derën e Kuvendit po vazhdojnë tensionet, pasi garda nuk po lejon deputetët e opozitës që të futen në seancë. Kjo ka sjellë dhe acarimin e deputetëve, pasi nuk po lejojnë që të kryejnë detyrën e tyre. 

Në këto momente është dëgjuar dhe një plasaritje në Kuvend, ku dyshohet se janë thyer xhamat e derës së Kuvendit.

2 VITE ME PARE

Berisha: Sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Sali Berisha

"Ky është tmerri nga opozita i Edi Ramës, i cili si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament. Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit. Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura në Shqipëri. E patë Edi Ramën, i cili shkoi si palaço dhe kthehet si kloun. Bëri klounin në prani të drejtuesve të BE dhe udhëheqësve të BE dhe rajonit. Ai zgjodhi të bëjë klounin, rolin që i shkon më shumë se çdo rol tjetër. I depersonalizuar në mënyrë ekstreme, atij i mbetet të bëjë klounadën siç është. Parlamenti ja ku është dhe në Bruksel, siç e patë ju, ai u përpoq të mbulojë vendimin negativ për Shqipërinë, me një klounadë të turpshme për një drejtues," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Garda nuk e lejon të futet, deputeti Dashnor Sula u hidhet sipër: Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka tentuar që të futet në sallën e Kuvendit, duke u hedhur sipër gardistëve. Kjo pasi ata nuk po e lejojnë që të futet në Kuvend, edhe pse ai nuk është i përjashtuar. 

Garda është rreshtuar mëngjesin e sotëm në dyert e Kuvendit, duke mos lejuar që deputetët të mos hyjnë fare në seancë. 

“Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni”, tha Dashnor Sula.

2 VITE ME PARE

Berisha: Akti ndaj gazetarit Qyno është një akt tipik i një regjimi policesk, është një rrëmbim shtetëror

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin
Dashnor Sula

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha tha se, nuk ka akt më të shëmtuar se sa të rrëmbesh që gazetar i cili ka publikuar dokumente. Kryedemokrati e cilësoi këtë veprim të SPAK si një akt kriminal, antikushtetues që kryhej dikur nga policia sekrete e Enver Hoxhës.

Berisha tha se, ky rast do ndiqet me forcën më të madhe kundrejt atyre që kanë kryer këtë sulm kundrejt gazetarit Qyno, i cili thjesht ka kryer punën e tij korrekte. Berisha tha se dosja Dumani është shitur, dhe në vend që të arrestohen bashkëpunëtorët e krimit në SPAK, arrestojnë gazetarët.

"Akt më i shëmtuar në historinë e vendit ndaj medieve, të rrëmbesh një gazetar pse ka publikuar dokumente, është akt kriminal, antikushtetues, është akt që kryhej vetëm nga falangat e policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Ne do e ndjekim këtë me forcën më të madhe për të bërë përgjegjës të gjithë ata që kanë kryer dje këtë akt ndaj një gazetari, i cili për hir të së vërtetës ruan një korrektesë të admirueshme në raportet që i bën publikut për kronikat e tij. Ky akt vinte si një maskim që anëtarë të grupeve kriminale në SPAK, i bëjnë veprimtarisë së tyre. Ata shesin dokumente, duan të informojnë me çdo kusht bandat dhe krimin, por një gjë është e sigurt, asnjë gazetar nuk mund të marrë asgjë në dosjen e tyre nëse ata nuk shesin dokumente dhe nuk i nxjerrin. Ndaj akti ndaj gazetarit Qyno është një akt tipik i një regjimi policesk, është një rrëmbim shtetëror, është i dënueshëm dhe unë ftoj mediat në Shqipëri dhe në botë të reagojnë me forcën më të madhe ndaj këtij akti antikushtetues, çnjerëzor, që shkon në përmasat e një terrori, një pengmarrje dhe tejkalon çdo lloj imagjinate. Edhe njëherë e them, dosja Dumani është shitur. Nuk ka asnjë shans tjetër që Elton Qyno të ketë shkuar dhe shkulur nga dosja e prokurorit bisedën e bërë. Prandaj dhe ata në vend që të hetojnë bashkëpunëtorët e krimit në SPAK, ngatërrojnë adresën dhe arrestojnë gazetarë, të cilët kurrë nuk duhet të deklarojnë burimin. Gazetari që deklaron burimin, merr përsipër hjekësin, i cili është gjithmonë më i ligë se dorasi. Ndaj dhe akti është në rrafshin moral, më i ulëti që mund të bëhet," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me gardën

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin

TIRANË- Seanca e sotme plenare pritet që të vazhdojë me tensione. Kjo pasi garda e urdhëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk po lejon deputetët e opozitës që të mos futen në seancë plenare. 

Deputetët e opozitës po tentojnë që të futen në ambientet e Kuvendit, por Parlamenti është mbushur me punonjës të gardës.

2 VITE ME PARE

8 minuta seancë! Mes kaosit, PS voton rregulloren e re për pezullimin e mandatit deri në 60 ditë! Bardhi: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

 

seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër