LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë deputetët e PD, Kryesia merr vendimin: Zgjedhje për kryetar më 29 korrik 

• Nisi në orën 17.00 të pasdites, e u mbyll orët e para të mëngjesit të sotëm. • Pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike (ajo e vulës) doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së. • Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik. Gjithsej anëtarët e Kryesisë së PD-së me të drejtë vote ishin: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu • Vetë, para se të votonte, Jorida Tabaku hoqi dorë nga posti i saj si nënkryetare e Partisë. • Veprimi i saj ka sjellë tensione në mbledhje, pasi disa kolegë të saj zgjodhën që të largoheshin fare nga takimi. • Bëhet fjalë për deputetët: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi. • Deputetët që kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohej kryetari i ri. Po ashtu, ishin të gatshëm të bashkëpunonin edhe me kryedemokratin Sali Berisha për bashkimin e PD-së. • Teksa po largoheshin, rrugën ia kanë prerë mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët i kanë sharë dhe ofenduar, madje për pak sa nuk ka kaluar në dhunë fizikë. • Por edhe me largimin e deputetëve, situata nuk u qetësua. • Teksa anëtarët e kryesisë vazhdonin dhe mbanin diskutime, grupi i mbështetësve së Lulzim Bashës, ish-kreut të PD-së, u mblodhën sërish para derës për të kërkuar zgjedhjet të reja për kryetar. • Madje deputetët që ishin brenda në sallë dhe kishin qëndrim ndryshe kanë qenë në shënjestrën e tyre, duke u ofenduar nga të gjithë personat që ishin grumbulluar jashtë godinës. • Ndërsa situata nuk ishte e qetë edhe brenda, pasi kolëgët i kërkonin llogari njëri-tjetrit se përse nuk ishin aktivë në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Tani mbetet që të shpallen kandidaturat për kryetarin e ri, pasi Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturave. Fushata nis nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas më 29 korrik, mbahen zgjedhjet.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

'U cënua siguria dhe mirëqenia'/ Ofendimet dhe kërcënimet në selinë e PD, 'Safe Journalist': Gazetarët sulmohen verbalisht në Shqipëri

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Kamera

TIRANË- 'Tensionet jashtë selisë së Partisë Demokratike kanë cënuar sigurinë dhe mirëqenien e gazetarëve shqiptarë'-kështu citon raporti i fundit i 'Safe Journalist', i cili dënon agresionin që ndodhi një natë më parë jashtë selisë së partisë politike. 

Sipas 'SJ', gazetarët e mediave të ndryshme janë penguar të raportojnë dhe janë sulmuar e kërcënuar verbalisht herët në mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Partisë Demokratike. Ky veprim, sipas tyre, pengon jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve.

Ata përmendin edhe gazetarët që janë cënuar të kryejnë punën: Osman Stafa nga News 24, Ardit Hoxha nga EuroNeës, Andon Kello nga MCN, Ermal Rizai nga Syri Tv dhe Isa Myzyraj nga Ora News.

Rrjeti SafeJournalists, i kërkon Partisë Demokratike që të distancohet nga ky incident dhe të dënojë veprimet e mbështetësve të saj.

REAGIMI:

Gazetarët e mediave të ndryshme janë penguar të raportojnë dhe janë sulmuar e kërcënuar verbalisht herët në mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Partisë Demokratike (PD). Ky veprim, i kryer nga simpatizantët e ish-Kryetarit të Partisë Demokratike, pengon jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve.

Gazetarët Osman Stafa nga Neës 24, Ardit Hoxha nga EuroNeës, Andon Kello nga MCN, Ermal Rizai nga Syri Tv dhe Isa Myzyraj nga Ora Neës nuk u lejuan të kryejnë detyrën. Individë, dyshohet se mbështetës të z. Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, u përpoqën t'u hiqnin kamerat dhe mikrofonin, i shtynin gazetarët, i bërtisnin, i shanin dhe i kërcënonin me dhunë fizike dhe sharje të tjera nëse vazhdonin të filmonin dhe raporti. 

Gazetari Isa Myzyraj ka raportuar në Facebook se mbështetësit e Lulzim Bashës shajnë dhe shajnë anëtarët e opozitës së PD-së. Kërcënimet kanë vijuar ndaj gazetarëve të pranishëm në ambientet e takimit. Myzyraj tha se një grup personash i kanë kërkuar që të fikin kamerat dhe të mos regjistrojnë. Gazetari Osman Stafa deklaroi gjithashtu se disa individë mbështetës të Bashës kanë ushtruar dhunë verbale, kërcënime, ofendime dhe tentativa për dhunë fizike ndaj gazetarëve pranë selisë së Partisë Demokratike.  

“Dhuna verbale, kërcënimet, fyerjet dhe tentativat për dhunë fizike ndaj gazetarëve në orët e para të mëngjesit pranë selisë së Partisë Demokratike janë një kambanë alarmi jo vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetarëve. ”, shkruan Myzyraj në postimin e tij në Facebook. 

Blerjana Bino , studiuese e SafeJournalists në Shqipëri, tha: “Sulmi i fundit ndaj gazetarëve në mbledhjen e Partisë Demokratike është një tregues shqetësues i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri, duke nënvizuar pasigurinë e vazhdueshme të lirisë së shtypit. Ai nënvizon nevojën thelbësore që partitë politike, anëtarët e tyre, mbështetësit dhe publiku i gjerë të respektojnë rolin dhe hapësirën e gazetarëve. Ky është gjithashtu një kujtesë fillestare se si ndjenjat antimediatike nga politikanët dhe përdorimi i gjuhës nxitëse kundër gazetarëve mund të nxisin kërcënime fizike, duke gërryer themelet thelbësore të gazetarisë së pavarur dhe profesionale”.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i kërkon Partisë Demokratike që të distancohet publikisht nga ky incident dhe të dënojë veprimet e mbështetësve të saj. Pritet një deklaratë zyrtare, ku do të pranohet ashpërsia e situatës dhe do të përshkruhen veprimet për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet. Rrjeti më tej kërkon që të zbatohen masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen, duke garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

2 VITE ME PARE

Dha dorëheqjen nga Kryesia/ Flamur Hoxha ironizon: Nuk jam në lartësinë e duhur

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së. Dorëheqjen nga posti i tij e dha pas mbledhjes së djeshme, e cila u zhvillua për më shumë se 10 orë. Pas vendimit për të lënë të lirë postin që ai mbante, Flamur Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.

“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie,”-deklaroi ai.

Po ashtu, bashkë me të nga Kryesia u dorëhoq edhe deputetja tjetër Ori Nebijaj është dorëhequr nga Kryesia, ndërsa më herët Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.

2 VITE ME PARE

Dhuna në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha: Skenar i Ramës, e bënë gangsterë dhe rrugaçë

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Lulzim Bashës mbi gazetarët dhe deputetët në mbledhjen e kryesisë së PD-së së vulës. Berisha u shpreh se dhunë kanë ushtruar gangsterë dhe rrugaçë, të cilët kanë kërcënuar dhe fyer gazetarët dhe deputetët. Po ashtu Berisha u shpreh se ky ishte një skenar i Ramës.  

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha: Mendimet ndryshe duhen respektuar, dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së PD-së ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se ata janë një familje politike dhe se mendimet ndryshe duhen respektuar. Ndërkohë që për dhunën e shkaktuar nga mbështetësit e tij, Basha ka dënuar çdo përpjekje për tensionim të situatës.

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike. Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

2 VITE ME PARE

“Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin”/ Salianji akuzon Bashën: Presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar gjendjen që janë përballur deputetët e PD-së që nuk menduan njësoj si Lulzim Basha për zgjedhje të reja brenda PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji e ka përshkruar Bashën si një langaraq me Ramën ndërsa me demokratët bën si gangëster. Po ashtu Salianji shkruan se demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që sipas tij po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë.

Postimi i Plotë:

Langaraq me Ramën, gangëster me demokratët që e mbështesin! Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavaresisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti! E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme!Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnē katandisjen e një njeriu qē u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve! Dhuna e insipruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq! Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike! Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë!

2 VITE ME PARE

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
PD

TIRANË- Mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së së vulës është shoqëruar me debate, dhunë dhe ofendime të shumta nga mbështetësit e Lulzim Bashës. Të gjithë deputetët që nuk kanë pranuar zgjedhje për kryetar të PD-së, janë sulmuar nga mbështetësit e Bashës.

Ata që mendonin se zgjedhjet duhet të nisnin nga degët dhe më parë kishin përgatitur një platformë publike janë ofenduar, janë sharë, u është bërë vazhdimisht presione gjatë mbledhjes dhe kur janë larguar, janë kërcënuar nga një grup personash që mbështesnin Lulzim Bashën. Gazetarit i Oranews, Isa Myzyraj, që ka përshkruar situatën në një status në Facebook, edhe gazetarët që filmonin janë kërcënuar dhe rrezikonin të goditeshin. 

"Dhuna verbale, kërcënimet, sharjet dhe tentativat për dhunë fizike që janë ushtruar ndaj gazetarëve në orët e para të mëngjesit pranë selisë së Partisë Demokratike janë një këmbanë alarmi jo më vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetatëve. Një grup personash të cilët qëndronin jashtë dyerve ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PD, mbëahtetës të Lulzim Bashës, pasi shanë dhe ofenduar disa deputetë të PD që dolën nga mbledhja, këcënuan gazetarët që të fiknin kamerat dhe të mos regjistronin asgjë.

Më pas ata shanë, ofenduan dhe tentuan të dhunojnë fizikisht gazetarët rreth orës 01:40. 5 gazetatët që ndodheshin aty disponojnë video dhe incizime audio nga e gjithë skena, për aq sa na u lejua. Siguria e gazetarëve është rrezikuar seriozisht sot në të gdhirë, ndaj politikanët e lartë të PD duhet urgjentisht të urdhërojnë mbështetësit e tyre që të ndalojnë menjëherë këto sjellje të rrezikshme që dëmtojnë lirinë e medias, dhe vënë gazetarët në rrezik. Unë personalisht jam i tronditur nga sjellja e grupit mbështetës të Lulzim Bashës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese e kanë të gjithë skenën të dokumentuar nga kamerat e kryesisë së Kuvendit," shkruan Myzyraj.

2 VITE ME PARE

U largua në mes të mbledhjes së kryesisë, reagon Bardhi: Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi nuk janë mjete politike

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e kaluar për të vendosur mbi fatin e partisë. me anë të një postimi në Twitter, Bardhi ka shpjeguar edhe arsyet se përse ka ikur nga mbledhja para se të përfundonte, duke theksuar se dhuna verbale, presioni dhe shantazhi nuk janë mjete politike. Po ashtu Bardhi ka dënuar dhunën dhe ofendimet kundër deputetëve të PD-së nga mbështetësit e Lulzim Bashës. 

Postimi i Bardhit:

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Pas debateve në mbledhje, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia e PD-së

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
PD

TIRANË- Mbledhja e kryesisë së Partis Demokratike të vulës është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta. E për rrjedhoj dy deputetë kanë vendosur që të japin dorëheqjen e tyre në postet që mbajnë brenda PD-së. 

Fillimisht ka qenë Flamur Hoxha, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së po kështu dhe nga funksioni që kishte në Kryesi. Pas tij ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në kryesi edhe Oriela Nebiaj.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Pak pushim në mes mbledhjes, Alibeaj pi cigare me kolegët, e shoqëron Bejko dhe Kapllanaj

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Mbledhja e Partisë Demokratike të vulës ditën e djeshme është shoqëruar me tensione të shumta. Debatet e shumta duket se e kanë bërë disa nga anëtarët e kryesisë që të kenë nevojë për pak pushim në mes të mbledhjes. 

Në foton e mësipërme shihet Enkelejd Alibeaj, i cili po pi një cigare i shoqëruar nga Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj.

2 VITE ME PARE

ME VIDEO/ “Turp t’ju vijë! Na keni torturuar”, MOMENTI kur mbështetësit e Bashës shajnë dhe kërcënojnë deputetët e PD

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Pamje nga përplasje

TIRANË- Dalin pamjet e momentit kur mbështetësit e ish-kryedemokratit Lulzim Basha u përplasën me deputetët e Partisë Demokratike që u larguan nga mbledhja e Kryesisë. Pamjet e siguruara nga "Dosja.al" tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë, që do të diskutonte për kryetarin e ri të PD-së.

Demokratët debatojnë, ndërkohë që mbështetësit e Bashës i kanë paralajmëruar edhe që të mos shkojnë më në zonat e tyre pasi nuk do i mirëpresin. 

"Po na torturoni, nuk ua kemi për borxh. Na keni torturu, po përfitoni në kurrizin tonë. T'ju vijë turp! Turpin me bukë e kam ngrënë unë, ju keni qëndruar atje si mbretër. Turp të të vijë. Ishalla se të shoh në... Unë kam bërë aq sa mundem, kam bërë maksimumin,"-dëgjohet teksa thoshin demokratët teksa diskutonin me deputetët. 

Mirëpo në një moment, mbështetësi i Bashës (personi me bluze në ngjyrë rozë) u afrohet edhe gazetarëve që ishin të pranishëm. Gazetari i cili po filmonte ul kamerën e më pas ky person largohet. 

 

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen EMRAT, kush votoi PRO hapjes së garës për kreun e PD! Tabaku abstenim

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen të plotë emrat që votuan "pro" hapjes së garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, ku vetëm 2 ishin kundër. Për "jo" e dhanë votën, Jonila Godole dhe deputeti Flamur Hoxha, ndërkohë që Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj, të treja kanë abstenuar.

LISTA E PLOTË: 

VOTUAN PRO

1. Enkelejd ​Alibeaj
2. Flutura​ Açka
3. Jemin ​Gjana
4. Taulant Zeneli
5. Endri​​ Hasa
6. Indrit​ Sefa
7. Kreshnik​ Çollaku
8. Roland ​Bejko
9. Gentian​ Gaba
10. Agron ​Kapllanaj
11. Arbi​​ Agalliu
12. Fitim ​​Zekthi
13. gazmend​ koduzi
14. Merita ​Bakiu
15. Orjola ​Pampuri
16. Taulanda ​Jupi
17. Xhemal ​Gjunkshi

VOTUAN KUNDËR

1.Jonila Godole
2.Flamur Hoxha

ABSTENUAN

1.Jorida Tabaku
2.Juela Hamati
3.Oriela Nebiaj

2 VITE ME PARE

Jonila Godole: Duhet një analizë për situatën në PD, të mos nxitohemi për kryetarin

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Jonila Godole

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole ka deklaruar se gjëja më e rëndësishme në PD duhet që të jetë një analizë e përgjithshme. Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes, Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri. Po ashtu, ajo u shpreh se PD duhet që të tregoj që është një parti ndryshe.

“Unë kam prezantuar një propozim se si mund të shkojmë në zgjedhje dhe pika e parë më e rëndësishme ishte analiza. Në PD ka mbaruar analiza e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu që të mos na ndodhë kjo gjë që ndodhi sot. Sot iu thash, kujdes kolegë ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë sot për të zgjedhur dhe filluar votimin për kryetar. Nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe, është një parti e cila mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen thellë, duke shkuar te baza por duke pyetur edhe simpatizantët e PD. Dje vetëm pasi ta kemi këtë mendim të bazës, ti analizojmë, të nxjerrim disa mësime, ca nuk shkon me PD që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta. Unë e jam shumë e sigurt që ka edhe 700 mijë të tjerë që do të donin ta votonin PD, por me një lidership të ri. Çfarë do të thotë lidership i ri. Një lidership i cili del nga analiza, nga votimet me një zgjedhje transparente. Unë propozova një analizë të thelluar dhe një nisje të procesit se si do bëhej kjo analizë me një grup pune ku do ishin të përfshirë, anëtarë të kryesisë, deputetë dh ekspertë të pavarur të jashtëm që të ishim shumë objektiv, te sëmundja, kush është diagnoza, nga se vuan PD dhe pastaj të niste procesi i votimeve, strukturat dhe pastaj gara për kryetar”, tha Godole.

2 VITE ME PARE

Bejko: Deputetët braktisën mbledhjen se s’u morën parasysh propozimet, thikë pas shpine për PD!

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Roland Bejko

TIRANË- Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim, ndërsa lidhur me zgjedhjet e reja për kryetar tha se nuk mund të zhvillohen në gusht. 

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma,”- thotë Bejko.

Deputetët që braktisën mbledhjen e djeshme janë: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi.

2 VITE ME PARE

Pasi refuzoi propozimin e Bardhit, Jorida Tabaku jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarës së PD-së: Na duhet dakordësi

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Jorida Tabaku

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të vulës Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen nga postet partiake. Mësohet se Tabaku këtë vendim e ka marrë pas mbledhjes së djeshme të kryesisë dhe ka mbajtur vetëm postin e deputetes. Para se të merrte këtë vendim, Tabaku refuzoi edhe ofertën e Gazment Bardhit, i cili propozoi që të bëhej kryetare e PD-së dh më pas të ngrihej një grup për të diskutuar dhe negociuar me PD-në e Berishës. 

Deklarata e Tabakut: 

Faleminderit për durimin dhe për pritjen e gjatë. Kryesia e PD mbas një mbedhje 8 orë të gjatë vendosi për të vazhduar përpara me procesin e zgjedhjeve në parti. Kërkesa ime dhe dëshira ka qenë e vetme dhe e thjeshtë, mos nxitohemi dhe t’I japim demokratëve një process të drejtë, real dhe që na nderon. Të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemi. I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atë. Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërsim të njëjtat gabime! Pyetja që sot duhet t’i bëjmë vetes është nëse duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njënashme, duhet të përfshijmë këdo.

Me vlerësimet maksimale për deputetët dhe kontributin e tyre, kolegjit të kryetarëve dhe kontributin e tyre dhe të gjithë ato që kanë qëndruar. I premtova anëtarëve të kryesisë që do të qëndroj deri në fund, derisa mund të gjejmë një zgjidhje që i përfshin të gjithë në process. Të mos nxitohemi! Pas vendimit të kryesisë për të vazhduar procesin zgjedhor, kërkova që të gjejmë një dakordësi për mënyrën si?! Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmnton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret! Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD!

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Tabaku nuk pranon drejtimin e PD-së, çfarë ndodhi në mbedhjen e kryesisë mbrëmë

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Jorida Tabaku

TIRANË- Mbledhja e PD-së së vulës ditën e djeshme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme. Fillimisht Gazment Bardhi ka propozuar që në krye të PD-së të vendosej Jorida Tabaku dhe më pas të vazhdonin bisedmet me PD-së e Berishës. Por ky propozim është hedhur poshtë nga Tabaku, e cila nuk ka pranuar që të marrë vendin e kryetares së PD-së. 

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe. Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar. 

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie, Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi. Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Mbledhja e PD-së, mbështetësit e Bashës ofendojnë dhe tentojnë të godasin deputetët

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë
Militantet e Bashes

TIRANË- Teksa mbledhja e Partisë Demokratike të vulës ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, një grup mbështetësish të deputetit Lulzim Basha kanë shkuar jashtë selisë për të kërkuar vendimin për zgjedhje të reja. Por pasi situata është tensionuar akoma më shumë të parët që kanë braktisur mbjedhjen janë Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi.

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë share dhe ofenduar nga mbështetësit, ndërkohë që disa prej tyre edhe kanë tentuar që të dhunojnë deputetët e gazetarët aty pranë.

2 VITE ME PARE

Pas 10 orësh debat hapet gara për kreun e PD, kryesia: Zgjedhjet për kryetar do mbahen në 29 korrik

10 orë debate! Mbështetësit e Bashës ofendojnë

TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka marrë vendimin për zgjedhje të reja për lidershipin e saj. Pas më shumë se 19 orësh debate, kryesia e PD-së ka hedhur poshtë propozimin e Grupit Parlamentar për të mbajtur fillimisht zgjedhje nëpër degë e më pas për kryetarin e partisë. Ky vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e kryesisë.

Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Por në fund të mbledhjes kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Po ashtu brenda 15 korrikut do të bëhet evidentimi i plotë i anëtarësisë, ndërkohë në brenda muajit shtator do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm

Vendimi i Kryesisë së PD-së:

 PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1.      Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

a.      Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

b.     Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

c.      Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2.      Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

a.      Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

b.     Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

c.      Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

d.     Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3.      Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

4.      Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5.      Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë