LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka nevojë për prerje kokash. Meta: Partitë politike nuk janë biznese familjare

• Mbrëmjen e sotme po zhvillohet mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë. • Të pranishëm janë drejtuesi i partisë, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë, mes tyre edhe Monika Kryemadhi. • Kjo e fundit para nisjes së mbledhjes ka u paraqit me një mesazh të koduar në veshjen e saj, me një bluzë e cila mbante shkrimin "Ja ku jam". • Gjatë fjalimit të saj me nota kritike në mbledhje Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka në prioritetet e saj përjashtimet apo prerjet e kokave, sepse nuk ka çfarë të presë. • Ajo u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme. • Më tej tha se shumë nga të pranishmëve në mbledhje iu thonë të distancohen nga ajo sepse shumë shpejt do të shkojë në burg. • Pas kësaj ajo theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun. • Nepotizmi është një ndër temat që ka përplasur dyshen Meta-Kryemadhi dhe opinionet e tyre. • Kryemadhi tha se në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi, sepse sipas saj PL vlerën dhe bazën e ka te familja. • Nga ana tjetër, Meta ka mendim krejt ndryshe. Ai shprehet se partitë politike nuk duhen përdorur si biznese për familje të caktuara, ku përfshiu dhe familjen e tyre.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Meta: SPAK-u torollaku të hetojë kë të dojë, ta harrojë se mund ta sjellë vërdallë PL-në

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në mbledhjen e Komiteti Drejtues iu drejtua sërish Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se të hetojë kë të dojë.

Meta tha se SPAK nuk mund të përdorë "njerëz të dobët në PL të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celular, letra, e ti përdorë ata kundër Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës"

Meta: Për SPAK-un-tarallakun, Ilir Meta është këtu do të jetë gjithmonë këtu. Edhe në ’92-sh në kohën e madhërishmit të parë, kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për t’u larguar jashtë vendit që të mos arrestohej. Përgjigja ime ishte pse prisni një javë, ja ku më keni, bënin punën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri një prokurore të më intimidonte ngaqë isha i vogël, 22 vjeç. Rrinte bënte poza.

A më ke thirrur i thashë. Unë jam deputet dhe nuk kam ardhur për të kaluar kohën me ty. Tani jemi miq me kauzat tona të drejta për demokraci. SPAK-tarollaku të hetojë kë të dojë, Ilir Metën e cilin të dojë. SPAK-torollaku nuk mundet të përdorë njerëz të dobët në PL të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celular, letra, e ti përdorë ata kundër Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës. Florinjtë e Ilir Metës?

Ku janë shkojnë t’i marrin? Te Abi Bank. Shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. Po ta shoh situatën keq do vë një krevat te nënë Selvia. Plus që kemi selinë. Partinë e Lirisë ta harrojë SPAK-tarollaku që mund ta sjellë vërdallë se i ndodh ajo gjë që mund të jetë shembull për të gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoni që luftonte korrupsionin. Ku përfundoi ajo? Me valixhe.

2 VITE ME PARE

"Askush mos qajë hallin e Monës", Meta: Monën e kemi yll bote, mund të votohet pas statutit dhe unë...

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues, se Konventa mund të thirret në çdo orë. 

Meta tha se shumica kanë edhe hallin e deputetes Monika Kryemadhi, për të cilën tha se ky nuk është problemi i Monikës por i atyre që përdorin lidhjen e saj me Metën.

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz. Presidenti i Partisë së Lirisë duhet të ketë të drejtë në çdo orë të thërrasë konventën. Ça janë këto burokraci. Ky është një regjim mafioz të cilin do ta mundim me një reagim shumë dinamik. Kam dëgjuar këtu ‘keni hall me Monën’. Monën këtu e kemi është zemra jonë. Mona është deputete. Nuk është problem i Monës, por problemi është ia tyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën. Këto liri nepotike nuk mund të shërbejnë si alibi. Të gjithë ata që kanë hallin e Monës, Monën e kemi yll bote.  

Askush mos qajë hallin e Monës, Mona është deputete e Fierit dhe do ta tundi për Fierin. Mona ka një eksperiencë të shkëlqyer. Mona pas statutit mund të votohet për në kryesi dhe unë do vazhdoj të shërbej në PL në komisionin e bujqësisë apo në komisionin që drejton Genci. Kjo historia e Monës nuk është e Monës, kjo është një histori tjetër, është e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos dhe kakofoni, të mos ketë llogaridhënia, mos të ketë organizim, mos ketë axhende, mos ketë afate, të mos ketë lista të qartë të votuesve. Sepse mesa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Këtu nuk është problemi të rrimë në opozitë, por për të shpëtuar Shqipërinë nga një bandë që ka zënë për fyti dhe kërkon të përzërë këta të rinjtë që kanë mbetur Ne duhet të lëvizim, të japim shpresë. Partia do ketë demokraci maksimale, të flasë kushdo dhe të dëgjohet këtu. Ama kur vjen te vendimet që merren, ka ekzekutim vendimesh.

 

2 VITE ME PARE

Nepotizmi përplas Metën dhe Kryemadhin/ Deputetja: Partia jone bazën dhe vlerën e ka te familja! Kreu i PL: Partitë nuk janë biznese familjare

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
monika kryemadhi, ilir meta

TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë kanë mbajtur fjalën e tyre drejtuesi, Ilir Meta dhe deputetja njëkohësisht bashkëshortja e ij, Monika Kryemadhi.

Nepotizmi është një ndër temat që ka përplasur dyshen dhe opinionet e tyre. Kryemadhi tha se në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi, sepse sipas saj PL vlerën dhe bazën e ka te familja. 

Kryemadhi: Sa i takon nepotizimit dua t’ju them një gjë. Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Partia jone bazën dhe vlerën e ka te familja. Institucioni i familjes ndërton institucionin e shtetit.

Nga ana tjetër, Meta ka mendim krejt ndryshe. Ai shprehet se partitë politike nuk duhen përdorur si biznese për familje të caktuara, ku përfshiu dhe familjen e tyre. 

MetaE përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës që bie në kundërshtim me Kodin e Etikës që nuk është miratuar ende. Po habitem me ata që nuk e kuptojnë çfarë është nepotizmi. Po flasim për parimet më demokratike. Partia më e madhe demokratike në botë duke çrrënjosur nepotizmin dhe duke instaluar meritokracinë. Nuk duhen bërë partitë instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Ilir Metës dhe familje të tjera dhe sidomos organizatën e Rinisë që është atrofizuar nga nepotizmi.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan.

Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre.

2 VITE ME PARE

"Iu thonë distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg", Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
monika kryemadhi

TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, mbajti fjalën e saj edhe deputetja Monika Kryemadhi.

Kryemadhi tha se shumë nga të pranishmëve në mbledhje iu thonë të distancohen nga ajo sepse shumë shpejt do të shkojë në burg. Pas kësaj ajo theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.

2 VITE ME PARE

"Votat nuk bëhen me like dhe share", Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL: Ndër tradhtarët e partisë jam dhe unë

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. 

Gjatë fjalimit të saj me tone kritike, Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka në prioritetet e saj përjashtimet apo prerjet e kokave, sepse nuk ka çfarë të presë.

Ajo u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme.

Kryemadhi: Në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj. Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbtyllura.

Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës.

Votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duke zgjidhur probleme. Detyra jonë është ti hapim, sytë njerëzve, të forcojmë institucionin e familjes sepse familja e vogël bën familjen e madhe. Detyra e një anëtari të partisë nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover.

2 VITE ME PARE

"O paskemi mysafire", Meta mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, përgjigja e Kryemadhit: Ne jemi të shtëpisë!

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
ilir meta, monika kryemadhi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, ku është takuar me Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së dhe Monika Kryemadhin, ish-drejtuesen e kësaj partie. 

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.

Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për këdo. Pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër "mesazh". Në bluzën e saj shkruhej anglisht "Here I am", që përkthehet në shqip "Jam këtu". 

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së/ Mbërrin Kryemadhi, "mesazhi" i koduar në veshjen e saj (FOTO)

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Në këtë mbledhje siç është paralajmëruar nga kreu i PL-së, Ilir Meta pritet të merren vendime të rëndësishme. 

Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për kedo. 

Ndërkohë pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër "mesazh". Në bluzën e saj shkruhej anglisht "Here I am", që përkthehet në shqip "Jam këtu". 

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së, Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë

Mbledhja e Komiteti Drejtues të PL-së/ Kryemadhi: Partia nuk ka
monika kryemadhi

TIRANË- Partia e Lirisë pritet të mbledhë rreth orës 18:00 Komitetin Drejtues Kombëtar. Pak para nisjes së kësaj mbledhje ka reaguar ish-drejtuesja e kësaj partie, Monika Kryemadhi. 

Ajo shkruan në rrjetet sociale, se "meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik."

Më tej shton se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për kedo. 

POSTIMI:

Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL.

partia e lirise monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen