LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/ "Ngrihet" Kryesia, Bardhi: Do çregjistrohet Basha si kryetar, s'ka zgjedhje me 29 korrik. Ish-kryedemokrati: PD s'është pronë individuale, votojmë të shtunën!

• Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike së vulës, i mbledhur pasditen e së enjtes online, ka anuluar zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri. • Në më shumë se një orë, Gazment Bardhi tha se në mbledhjen e sotme u vendos që procesi për zgjedhjet e së dielës është antistatutor. • Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike. • Bardhi i bëri dhe një thirrje publike edhe Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të mos i përçajë edhe më tek demokratët. • Ish-kryedemokrati reagoi menjëherë duke u shprehur se më 29 korrik, demokratët do të shprehin vullnetin e tyre. • Këtë datë, Lulzim Basha e cilëson si një nga momentet më të rëndësishme për PD-në, duke theksuar se selia blu nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve. • Në mbledhjen e sotme, morën pjesë 245 anëtarë, u vendos gjithashtu pranimi i dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe asaj të Enkelejd Alibeajt si nënkryetar i partisë. Ndërsa, vlerësimin mbi dorëheqjet e nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, do të vendoset një herë tjetër. • Ndërkohë për pak në një konferencë për shtyp doli edhe Indrit Sefa, i cili sulmoi Bardhin duke e cilësuar si "ndihmësin" e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Bardhi, Indrit Sefa: Qesharake! Suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend, po i shërben Ramës

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Indrit Sefa

TIRANË- Sekretari Ligjor në Partinë Demokratike të vulës, Indrit Sefa i është përgjigjur Gazment Bardhit pas vendimit të Këshillit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD. Në një deklaratë për mediat, Sefa tha se Bardhi por përdoren nga Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, e cilësoi takimin e sotëm online e cilëson imagjinar, ndërsa ironizoi Bardhin për mbledhjen e sotme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI LIGJOR, INDRIT SEFA

Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi perfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.

I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames.

2 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i PD/ Një grup deputetësh kërkojnë çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi dhe Lulëlzim Basha

TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gazment Bardhi ka ngarkuar një grup deputetësh të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. 

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i PD i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Bardhi u pezullua Kryesia e Partisë Demokratike me argumentin se veprimet e saj që nga 6 qershori janë antistatutore. Po ashtu u  vendos që të anulohen zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023.

2 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas anulimit të zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e PD, Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur pezullimi i veprimtarisë së Kyesisë së kësaj partie. 

Ky vendim është marrë pasi Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë.

Gjithashtu veprimet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri në falsifikimin dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD-së.

Pezullimi i veprimtarisë mendohet deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

2 VITE ME PARE

Ç'do ndodhë nëse me 29 korrik mbahen zgjedhjet? Bardhi: Do e shihni, hap pas hapi!

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se do të kërkohet çregjistrimi i Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike, pasi ai ende figuron kryetar i PD-së. Lajmin e bëri me dije vetë Bardhi, ndërsa i pyetur se përse nuk e ndërmori më parë, Bardhi tha se nuk ishin krijuar kushtet e nevojshme. Ndërsa pyetjes nëse e ka marrë "malli" për Bashën, Bardhi nuk u përgjigj, por e kaloi me një buzqeshje. 

Po ashtu, evazive la edhe pyetjen se ç'do ndodhë nëse me 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD.  

PJESË NGA DEKLARATA PËR SHTYP:

Pati një përplasje në KAS për çregjistrimin e Bashës, pse u kujtuar sot? Iu pengonte Lulzim Basha?

Bardhi: Është një vendim që e merr vetëm Këshilli Kombëtar i PD, sekretari i PD, etj. Ka vetëm një rast kur unë mund ta thërras këshillin Kombëtar. Nuk kam pasur kompetencë për të mbledhur këshillin kombëtar. Procedura për çregjistrim? Kolegët do të marrin një vendim për të datën kur do t'i drejtohemi gjykatës. Grupi janë 7 deputetët që morën iniciativën për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Vendimi i Kryesisë i datës 6 qershor 2023 për hapjen e garës për kreun e PD është shfuqizuar sot, zgjedhjet janë anuluar.

Nëse do të mbahen zgjedhjet?

Bardhi: Hap pas hapi do të shikoni edhe rrugën që do të shikoni kolegët. Unë nuk flas dot me akte që nuk kanë ndodhur. Kolegët sot janë mandatuar për të ndjekur zbatimin e këtij vendimi.

Nëse Gjykata e hedh poshtë dosjen që ju dërgoni, mendoni që Lulzim Basha është bashkë me Edi Ramën?

Bardhi: Këto pyetje nuk janë për mua. Unë i qëndroj vendimit që ka marrë Këshilli Kombëtar. Edhe në këtë rast iu siguroj që do të prevalojë vendimi i institucioneve të partisë.

Kur do zgjidhet kryetari i ri?

Bardhi: Do të ketë një proces diskutimi të gjërë për të shikuar se cilat do të jenë hapat për ringritjen. Vetë nuk kam asnjë ambicje të tjerët janë të lirë për të garuar. Grupi i deputetëve është mandatuar për të ndjekur vendimet e Këshillit.

Sipas Statutit të PD, kush është zyrtari më i lartë i PD?

Bardhi: Si rregull janë nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.

A do e jepni vulën?

Bardhi: Unë as jap dhe as nuk e marr vulën. Nëse dikujt i intereson që të etiketohet si vulëhumbur kjo nuk është çështja ime

A i mungoni ju Lulzim Bashës, apo ai ju?

Bardhi: Natën e mirë...

2 VITE ME PARE

Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, Lulzim Basha i vendosur: Demokratët do shprehin vullnetin e tyre, PD s'është pronë e një individi

 

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të vulës. Zyra e shtypit ka ndarë fjalën nga takimi i tij i radhës, ndërkohë që njofton edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 29 korrik.

"Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët. Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringremë PD. Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve,"-tha Basha.

 

NJOFTIMI I PD-SË:

Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët. Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringremë PD. Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve. Ndonëse jemi përballur me një agresion të pandërprerë, nuk jemi mposhtur, as dorëzuar, por kemi qëndruar e qëndrojmë të vendosur për kauzat tona dhe më të vetëdijshëm se kurrë për vlerat që na bashkojnë e misionin që na thërret. Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është qëndrimi i palëkundur për interesin kombëtar dhe standartet euroatlantike të demokracisë, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme në politikë, ekonomi dhe kudo. Në një lidhje të re e të pastër me të djathtën historike, me njerëzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, me të gjithë anëtarët e partisë, qytetarët, intelektualët, gratë dhe të rinjtë, sipërmarrësit, fermerët dhe grupet e interesit, ne do të ndërtojmë alternativën më të mirë të Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare. Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar: Listat e hapura; Kufizimin e mandateve; Votën e diasporës; Vetting-un në politikë. Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut. Për këtë arsye: Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit; Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti; Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë; Zgjedhjen e drejpërdrejtë të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve. Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike. Sot ky është një mision i ri, më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie. Me shpresë të madhe dhe dhembshuri për fatet e çdo shqiptari, me besim tek Zoti, ta nisim së bashku këtë rrugëtim për Shqipërinë!

2 VITE ME PARE

A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës? Flet Gazment Bardhi: Ai është shumë i interesuar për rikthimin e ish-kryedemokratit

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës. Në deklaratën e tij për shtyp, Bardhi tha se Berisha do të ishte shumë i interesuar që Basha të rikthej në pozicionin që kishte, por nuk e ka zbuluar arsyen se pse. Ndër të tjera në fjalën e tij, ai gjithashtu i ka bërë dhe një apel ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të reflektojë dhe të mos e çojë partinë në një përplasje.

A do i bëni publik emrat që kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombetar?

Bardhi: E gjithë lista e anëtarëve dhe i gjithë dokumentimi përkatës që po përgatitet dhe po zbardhet do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës. Transparenca do të jetë e plotë. A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës?

Bardhi: Berisha është shumë i interesuar për rikthimin e Bashës. Apeli im për Bashën është që të reflektojë të mos çojë partinë në një tjetër përplasje. Të gjejë zgjidhje, ky nuk është momenti që në PD të ketë të tjera akte anti-staturore të paligjshme. Edhe Berisha pretendon që është zgjedhur kryetar i PD. 

2 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, Bardhi deklaratë për mediat: Kryesia nuk i ka marrë parasysh pasojat, kanë falsifikuar vulën dhe simbolet e PD

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulë, e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi mori disa vendime. Pas mbledhjes, Bardhi mbajti një konferencë të shkurtër për mediat, duke u shprehur se vendimi i Kryesisë së PD-së për të zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës, mund të çojnë demokratët në një tjetër përplasje. Sipas Bardhit, Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve të datës 29 Korrik 2023 brenda PD-së duke e konsideruar procesin antistatutor e fars dhe kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike.

"Këshilli Kombëtar i PD me pjesëmarrjen e 245 anëtarëve i njofton anëtarëve të Partisë qëndrimin: Këshilli Kombëtar si organi drejtues më i lartë konstatoi se thirrja e takimit në datën 20 qershor 2023 me pretendimin se u zhvillua mbledhja, shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së. Kryesia nuk i ka marrë parasysh pasojat, kanë falsifikuar vulën dhe simbolet e PD. Më 20 qershor nuk ka pasur asnjë mbledhje të vlefshme, të gjitha vendimet dhe qëndrimet janë nul dhe akte të pavlefshme. u vendos edhe anulimi i garës për kreun e PD, pranimin e dorëheqjes së ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Ngarkohen një grup deputetësh që të ndjekin hapat ligjor për përfaqësimin e PD në çdo institucion apo organ ligjor,"-tha Bardhi në deklaratën e tij për shtyp. 

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË KËSHILLI KOMBËTAR

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve: • Vlerësoi situatën shqetësuese të krijuar në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023, si dhe aktet e njëanshme dhe që po thellojnë përçarjen në parti; • Konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në datë 20.06.2023, me pretendimin se u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik dhe që garantojnë bashkëjetesën brenda partisë; • Vëren se takimi i datës 20.06.2023 fallsifikoi përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD, jashtë veprimtarisë institucionale të partisë, në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore, duke përjashtuar nga njoftimi qindra anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD; • Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij takimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike; • Vëren disa vendime dhe qëndrime antistatutore të Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilat nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përcarjen e mëtejshme të partisë;

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 44 të Statutit të PDSH, ne anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD,

VENDOSËM:
1. Konstatimin se në datën 20 Qershor 2023 nuk ka patur asnjë mbledhje të rregullt dhe statutore të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe asnjë vendim të vlefshëm statutor e ligjor të këtij organi.

2. Shfuqizimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë “Për organizimin e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”, si dhe të gjitha vendimet/udhëzimet apo urdhrat që kanë pasuar këtë vendim deri në datën e këtij vendimi të Këshillit Kombëtar. Anullimin e procesit për zgjedhjet e Kryetarit të PDSH që ishte njoftuar për në datën 29 Korrik 2023.

3. Pezullimin e veprimtarisë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

4. Pranimin e dorëheqjes datë 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes datë 17 Maj 2023 si Nënkryetar i Partisë Demokratike të z. Enkelejd Alibeaj.
5. Mbështetjen e plotë të të gjithë veprimtarisë së Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.
6. Grupi i deputetëve nismëtar i përbërë nga Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, ngarkohen që të gjithë sëbashku, ose përmes një përfaqësuesi ligjor të caktuar në mënyrë të përbashkët, të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e këtij vendimi, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të organeve statutore të partisë, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PDSH, si organi më i lart drejtues i Partisë, i autorizon që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë ti drejtohen (si palë: paditës, i paditur, kërkues, person i tretë, ankues, etj.), gjykatave të të gjitha niveleve, për të kundërshtuar cdo akt të njëanshëm që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe për të kërkuar cregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PDSH, sipas deklaratës publike të datës 21 Mars 2022, në regjistrin e partive politike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ditën e dokumentimit dhe protokollimit të tij nga organet përgjegjëse statutore. 

2 VITE ME PARE

“Më erdhi një email pa vulë e pa firmë”/ Gazment Bardhi injoron kërkesën e Flutura Açkës: Ishte tërësisht antistatutore

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi dhe Flutura Açka

TIRANË- Këshilli Kombëtar ka injoruar vendimin e Komisionit të Etikës, që ditën e djeshme shfuqizoi vendimin e Gazment Bardhit për mbledhjen e sotme të thirrur prej tij. Që në nisje të mbledhjes online, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se dje në mesnatë ka marrë një email anonim nga një adresë email në emrin e Flutura Açkës. Sipas tij në email kishte një dokument pa firmë dhe pa vulë, e po ashtu pa numër protokolli.

Sipas raportimeve, Bardhi mësohet se ka kërkuar që përpara se të kalohet tek miratimi i Rendit të Ditës, të diskutohet mbi këtë situatë, ndaj dhe 3 anëtarët e Komisionit të Drejtimit të Mbledhjes Dhurata Çupi, Bledion Nallbati dhe Lefter Geshtenja, u shprehën lidhur me situatën e krijuar.

QËNDRIMI I DEPUTETËVE:

Email i nisur në emër të një organi statutor të PD –së, siç është Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritet, është një shkelje e rëndë statutore për shkak se ky organ statutor nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar, nuk është konstituuar dhe për pasojë nuk ekziston. Nga ana tjetër, argumentet e dhëna në shkresën pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, me emrin e poshtëshënuar “Kryetari Flutura Açka”, janë tërësisht antistatutore dhe kanë si qëllim përhapjen e lajmit të rremë për moszhvillimin e mbledhjes, me qëllimin e vetëm të pengimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar në kushtet e parashikuara në nenin 46, pika 4 e Statutit, është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Formulimi i rendit të ditës i bërë prej Sekretarit të Përgjithshëm, është tërësisht statutor por në çdo rast ai mbetet një propozim për rend dite, sepse Rendi i Ditës së mbledhjes së Këshillit, miratohet në fillim të mbledhjes nga vetë Këshilli Kombëtar. Cilido anëtar i Këshillit Kombëtar që nuk është dakord me formulimin e propozimit për rend dite të bërë nga autoriteti statutor përgjegjës për thirrjen e mbledhjes – që në kushtet e pikës 4 të nenit 46 është vetëm Sekretari i Përgjithshëm – ka të drejtën që të bëjë kërkesa dhe propozime për riformulimin, ndryshimin, shtesën apo heqjen e pikave të Rendit të Ditës.


Pretendimi që votimi duhet të bëhet i fshehtë dhe mbledhja online nuk e mundëson këtë gjë është tërësisht i pabazuar në dy drejtime: Së pari, nuk ka asnjë rregull në Statut sesi kryhet votimi në rastin e aplikimit të nenit 46, pika 4 e Statutit dhe në çdo rast është vendimmarrje e Këshillit forma e votimit; dhe Së dyti, platforma elektronike ZOOM e përzgjedhur për pjesëmarrjen në mbledhje, mundëson teknikisht votimin e fshehtë në rast se Këshilli Kombëtar voton për të përzgjedhur “votimin e fshehtë” si formë votimi për vendimmarrjen e tij.

Dhe së fundmi, mashtrimi publik se Këshilli Kombëtar i PD nuk ka Rregullore të Brendshme është një shkelje e rëndë etike, për shkak se Këshilli Kombëtar jo vetëm ka miratuar Rregulloren e tij të Brendshme në mbledhjen e datës 15 Janar 2022,por mbi përmbajtjen e saj ka zhvilluar diskutime të gjata dhe ka bërë edhe ndryshime të shumta mbi draftin e propozuar nga grupi i punës. Ky është një fakt publik që rezulon të jetë pasqyruar gjerësisht në media në atë kohë.

Për pasojë, email anonim dhe shkresa anonime (sa kohë është pa firmë, pa vule dhe pa numër protokolli konsiderohet anonime dhe e rremë), e lëshuar në emër të një organi statutor të PD që nuk ekziston, është nul dhe nuk mund të diskutohet, shqyrtohet apo anullohet. Për pasojë, duhet të vijohet me mbledhjen dhe me miratimin e Rendit të Ditës.

2 VITE ME PARE

Bardhi "bllok" Lulzim Bashës/ Këshilli Kombëtar i PD së vulës anulon zgjedhjet për kreun e ri

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- 2 ditë na ndajnë nga data 29 korrik, por Gazment Bardhi ka vendosur të anulojë procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Partisë Demokratike të vulës. Këshilli Kombëtar i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka anuluar zgjedhjet e 29 korrikut me arsyetimin se procesi është anti-statutor dhe fars.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Pranohet dorëheqja e Bashës dhe e Alibeajt

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot “online” Këshillin Kombëtar. Në mbledhjen e sotme, Këshilli ka pranuar dorëheqjen e ish-kreut të PD Lulzim Basha dhe të nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, i cili gjithashtu mbajti postin e kryetarit të përkohshëm të Partisë Demokratike të vulës. 

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit të thirrur nga Bardhi, DOKUMENTI: Marrin pjesë 245 anëtarë, plotësohet kuorumi

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Foto ilustruese

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot "online" Këshillin Kombëtar. Siç edhe bëhet me dije, në mbledhje, të pranishëm gjithsej janë 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli Kombëtar. Megjithatë kanë mjaftuar për të plotësuar kuorumin.

MË POSHTË LISTA E PLOTË:

2 VITE ME PARE

Nuk tërhiqet! Bashën e ka kundër, Bardhi poston foto para mbledhjes së Këshillit Kombëtar: E ardhmja e PD, mbi çdo hall e interes personal!

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi duket se nuk është tërhequr nga mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në një reagim në Twitter, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit, Bardhi shkruan se e ardhmja e PD është mbi cdo hall apo interes personal.

"Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal!,"-shkruan Gazment Bardhi.

2 VITE ME PARE

Sefa: Mesazhe dezinformuese për të bërë pis procesin për kryetar të PD, me ta do merret drejtësia

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Indrit Sefa

TIRANË- Demokratët do të zgjedhin kryetarin më 29 korrik. Me anë të një reagimi për mediat, sekretari ligjor Indrit Sefa thotë se 29 korriku është një ditë e rëndësishme për shndërrimin e PD, në alternativën që presin shqiptarët. 

Ai flet për disa mesazhe që u dërgohen anëtarëve, në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD. 

Sefa njofton se rastet do të referohen në organet kompetente, për vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

Reagimi

Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD. Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.  29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.

2 VITE ME PARE

Bardhi mbledh sot Këshillin Kombëtar, reagon Kryesia: Po e përdor për arsye personale politike, të shtunën zgjedhim kryetarin

Mblidhet Këshilli Kombëtar të PD së vulës/
Partia Demokratike

TIRANË- Pasi Komisioni i Apelimit në PD shpalli të pavlefshëm Këshillin Kombëtar që Gazment Bardhi do mbledhë sot në orën 19:00, një reagim ka ardhur edhe nga Kryesia e PD. Vendimin e Bardhit për të mos u tërhequr, Kryesia e quan shkelje dhe vendim për arsye personale politike.

Komisioni i Etikës pranë Partisë Demokratike, e drejtuar nga Flutura Açka, shfuqizoi vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online, mbledhje e paralajmëruar për sot në mbrëmje. Në vendimin e publikuar nga PD, thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm, në kundërshtim me statutin e PD-së. 

Në fund, PD thotë se do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të çdo niveli.

Njoftimi

Ditën e djeshme me datë 26.03.2023 Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në Partinë Demokratike mori në shqyrtim kërkesën e Kryesisë së Partisë për vlerësimin e përputhshmërisë së  Vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Në vendimin e shkurtuar, të publikuar mediatikisht, i cili i është dërguar elektronikisht edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Komisioni shprehet se nuk provohet miratimin i kësaj rregulloreje nga Këshilli Kombëtar duke vendosur edhe shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm. Në reagimet e tij pas marrjes dijeni për vendimin e shkurtuar, Sekretari i Përgjithshëm ngre pretendimin se lajmi për miratimin e kësaj rregullore është publik dhe i shpërndarë gjerësisht nga organet mediatike. Ky reagim i Sekretarit të Përgjithshëm është një përpjekje për të fshehur të vërtetën e mosekzistencës së rregullores në tërësi dhe pikës 7 të nenit 9 në veçanti. Fakt ështe se nuk ekziston asnjë akt miratimi i kësaj rregulloreje dhe madje as në draft dokumentin e publikuar në media nuk ekziston asnjë pikë 7 e nenit 9 siç është pretendimi mbi bazën e të cilit është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtar.  Në këto kushte çdo pretendim i tij për mbledhjen e Këshillit Kombëtar bazuar në këtë pikë të nenit 9 është i sajuar dhe po përdoret nga z Bardhi për arsye personale politike. Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të çdo niveli. Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj. Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin e Partisë Demokratike dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj.

gazment bardhi keshilli kombetar i pd 27 korrik 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë