LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha vjedhjet e Ramës! "Sherri" mes tyre nisi për foton me Kamala Harris

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vendi ndodhet në një moment kritik. • Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se narkoshteti kundërmon sot më shumë se kurrë më parë në Shqipëri dhe në botë. • Lideri i opozitës u shpreh më tej se Erion Veliaj paralelizoi arrestimin e tij, me rrëmbimin e kryetarin e bashkisë nga FARC-u në Kolumbi. • Për këtë kreu i PD-së tha se procedurat ligjore për këtë rast, nuk u shkelën njëlloj si ato të FARC-ut. Në fund, Berisha tha se PD vazhdon të mbështesë arrestimin dhe dënimin e tij. • Berisha deklaroi se Veliaj është në dijeni për të gjitha vjedhjet, që Kryeministri Rama ka bërë në urbanistikë duke shtuar se Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi kandidaten për presidente Kamala Harris, ndërsa Edi Rama as nuk bëri dot fotografi. • Sipas Berishës nga ky rast filloi ndarja e madhe mes Ramës dhe Veliajt. 

7 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i qytetarëve është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Foto ilustruse

TIRANË- Sali Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vetëm zëri, energjia dhe entuziazmi i qytetarëve është përgjigja e vetme ndaj asaj çfarë ai e quan "narkoregjim". Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se eksperti më i shquar i antimafies në Itali ka deklaruar se Shqipëria është më keq se narkoshtet.

Kryedemokrati tha se mediat perëndimore dëshmojnë se degët shqiptare të karteleve të Amerikës latine, janë përcaktuese të çmimit të kokainës në Europë. 

"Ndaj dhe një diskutim, ne nisim një proces, i cili duhet të shënojë fjalën e qytetarëve, zërin e tyre të fuqishëm kundër këtij regjimi. Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i tyre është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi. Ua them këtu ju, ka jo pak njerëz që mërziten se Berisha thotë për narkoregjim, për narkoshtet, kur eksperti më i shquar i antimafies në Itali thotë se Shqipëria është më keq se narkoshtet. Dhe ai, burrë trim, thotë më keq, se atje nuk bën dot hetim, se t’i nxjerrin të gjitha.
Ndërsa aksionerët e regjimit zemërohen pse unë flas për narkoshtet.

Në një kohë kur janë po mediet perëndimore që dëshmojnë se tashmë degët shqiptare të karteleve të Amerikës latine janë përcaktuese të çmimit të kokainës në Europë. Ai që përcakton çmimet, ai ka aksionet më të mëdha. Ai është më kryesori. Pra, është moment historik, t’i dalim zot qytetarëve shqiptarë, vullnetit të tyre të dhunuar. Pasi ka vjedhur votat dhe mandatet, tani thotë sus, nuk u lë të flisni. Njëlloj si auditit që i thotë nuk do më kontrolloni se unë do vjedh sa të dua. Edhe ne na thotë, do vjedh prapë thotë, prandaj nuk do më kontrolloni. Por absolutisht kurrë jo më!" tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Për të parë egërsinë e Ramës, shihni se ç’bën me Erion Veliajn!

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se për të parë atë çfarë ai e quan "egërsinë" e Kryeministrit Rama, duhet të shihni se çfarë po bën me rastin e Erion Veliajt. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se opozitës iu hoq e drejta e interpelancës, e drejta e debatit dhe e drejta e komisionit hetimor.

"Ndaj dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme. Natyrisht do mblidhen edhe forumet e tjera të PD. PD ka kryesinë, ka këshillin kombëtar. Por që ne, të na e heqë si me auditin, një nga një të gjithë drejtat kushtetuese, ai është një, po ne nuk jemi një, ne jemi 600 mijë. Të na heqë të drejtën e interpelancës. Të na heqë të drejtën e debatit. Të na heqë të drejtën e komisionit hetimor. Po pse shkojmë ne aty? Shkojmë për të thënë se jemi deputetë? Po çfarë vlere kemi ne kur ne nuk arrijmë, nuk kemi mundësi të përmbushim detyrimet më themelore ndaj zgjedhësve tanë.


Duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë vlere kemi ne. Ne stoli e një bande që ka instaluar një narkoshtet këtu nuk bëhemi. Nuk mund të bëhemi kurrë. Për të parë egërsinë e tij, shihni se ç’bën me Erion Veliajn. Belindës do ia bëjë edhe më zi. Unë e kam parë që janë gëzuar socialistët me të. Por u them socialistëve se nuk është gjë Lubia se ç’do jetë Linda për ju. Po ato janë punët e tyre, nuk na interesojnë fare ne. Sepse këtu kodi i të drejtave themelore të njeriut nuk ekziston më."/Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Farsa elektorale/ Berisha: Kemi mbi 2 mijë dokumente që duam t’ua paraqesim shqiptarëve

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se opozita ka mbi dy mijë dokumente, të cilat duan t’ua paraqesin shqiptarëve mbi mënyrën si u votua gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se vëzhguesit ndërkombëtarë nxorrën rezultatet se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, asnjë socialist nuk kishte guxuar të shprehet dhe se zgjedhjet nuk ishin të lira.

Berisha tha se viktimë e kësaj situate është opozita dhe mbi 500-600 mijë qytetarë opozitarë, të cilëve iu shkelmua vullneti i tyre. Në lidhje me mënyrën si është votuar gjatë këtyre zgjedhjeve, Berisha tha se Partia Demokratike është përpjekur të ndjek çdo votë dhe mënyrën si u respektua, si u hodh dhe si ndodhi. Në lidhje me këtë vëzhgim, lideri i opozitës tha se ka mbi 2 mijë dokumente që dëshiron t’ua paraqes qytetarëve.

"Edi Rama kundërshton auditin, që në qoftë se ka një mënyrë për të provuar se je duke vjedhur, është të mos pranosh të auditohesh. Në qoftë se ka një gjë, një fakt që provon se je hajdut, thua ik se nuk do më kontrollosh. Si nuk do të të kontrolloj? Ka refuzuar auditin e shtetit. Ai nuk mund të auditohet sepse për të duhet të vjedhë sa të mundet, sa të dojë. Kjo është e vërteta. Vijmë tek komisioni tjetër. Zgjedhjet e 11 majit, jo nga ne, por nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u damkosën në mënyrën më përfundimtare, më të fuqishme si farsë elektorale. Doli raporti përfundimtar, asnjë socialist nuk ka guxuar të shprehet, të thotë gjysmë fjale për të. Jo. U kërkuan vëzhguesve me kërcënim, ku i keni faktet ju të provoni këto që shkruat në raportin paraprak, i kanë tani faktet të nxira me faqe të tëra. Kush është viktimë e kësaj? Është opozita. Janë mbi 500-600 mijë qytetarë opozitarë, të cilëve iu shkelmua vullneti i tyre. Dhe tani njësoj si me auditin, kam vjedhur, por nuk do më kontrollosh. Tani nuk i thotë një njeriu, por u thotë 600 mijë shqiptarëve që ua vodha votat, por nuk do më kontrolloni.


Pra, u kërkua debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, u refuzua. U kërkua komision hetimor, po ua them qytetarëve, se duhet ta dinë qytetarët një gjë se ne jemi zotuar me qindra herë para tyre se do mbrojmë votën. Por mënyra jonë e mbrojtjes së votës nuk është me automatikë, as guerile. Mënyra jonë e mbrojtjes së votës është kjo që bëmë. Ne u përpoqëm të ndjekim çdo votë, sa mundëm, si u respektua, si u hodh, si ndodhi. Dhe ne kemi, duhet ta dinë qytetarët, unë gjithë verën atë kam bërë para tyre, por ato që ne kemi paraqitur nuk janë as një e dhjeta e tyre, dhe ne kemi tani mbi 2 mijë dokumente dhe duam t’ua paraqesim shqiptarëve. Ky thotë qepeni se jam unë këtu, nuk u lejoj. Pra, edhe na vjedh votën, edhe nuk na lejon të bëjmë transparencën, të bëjmë detyrën tonë. Dhe njëherë, votën ne nuk e mbrojmë me armë. Jo. E kam theksuar dhe e theksoj gjithnjë. Por ne këtë herë e bëmë mbrojtjen e votës. Kush do, le të lexojë raportin.
Ata që kanë punuar për këtë detyrë, ata kanë qindra e qindra komunikime me vëzhguesit. Qindra komunikime të vazhdueshme. Dhe të gjitha këto së bashku patën rezultante një raport të drejtë, të ndershëm në mbrojtje të votës së shqiptarëve. Tani ai thotë jo, ajo është një letër e vdekur, mbylleni, nuk u kejoj të paraqisni fakte para shqiptarëve se si ai vodhi votat. Hajdutin e keni kapur, por nuk u lejoj fare të merreni me të. Njësoj si me auditin, u thotë nuk do më kontrolloni mua, guxo po deshe. Na thotë edhe ne, po ne përfaqësojmë 600 mijë. Kështu që në mënyrë absolute kurrë nuk mund të pajtohemi." tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama nuk lejon hetimin për McGonigalin sepse kjo do e damkoste atë dhe do zemëronte miqtë e tij në Europë dhe SHBA

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kryeministri Rama nuk e lejon hetimin për McGonigalin sepse, sipas tij kjo do e demkoste atë dhe do zemëronte miqtë e tij në Europë dhe SHBA. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh emri i Edi Ramës, sipas mediave amerikane më serioze, të bazuar në dosjen e gjykatës së Uashingtonit citohet 13 herë.

Nga zyra e selise blu, Kryedemokrati deklaroi se Kryeministri Rama korruptoi njeriun kryesor, i cili kishte mision kryesor të mbronte kombin amerikan nga korrupsioni. Ai u shpreh se këtë e thotë gjykatësi i çështjes në vendimin e tij.

Në fund, Berisha tha se opozita po merret me këtë rast, në mënyrë që t’i jap Edi Ramës dhe McGonigalit atë që meritojnë për qëndrimin në Shqipëri, si dhe të kontribuojnë në hetimin e tij, apo në njohjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri.

"Por, historitë e tyre nuk kanë fund. Tani rikthehemi ne tek problemi ynë. Cili është qëndrimi i tyre ndaj opozitës? U shpreh në mënyrën më të qartë se kurrë këto javë të parlamentit që kulmuan me ditën e djeshme. Gjatë këtyre javëve të parlamentit, çfarë u provua? U provua se për t’i mohuar fjalën opozitës, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë parlamentin. Ishin të gatshëm de facto të asgjësonin parlamentin dhe parlamentarizmin. Nuk kishte ndodhur kurrë kjo. Ishte hera e parë. Se si mundesh të pranosh kryeministër të miratosh programin 4-vjeçar dhe programin për 28 minuta, tregon se je një pasardhës besnik i Enver Hoxhës, një bastard i Kim Jong Unit apo Gedafit se kush në botë nuk e bën këtë akt të tillë. Jo, Enver Hoxha nuk e bënte një akt të tillë. E patë, dy ditë ka zhvilluar parlamenti që kur është hapur. Dhe ato dy ditë u shpëtuan nga duart, se doli Taulant Balla e tha, o këto, ose do i votojmë. Por kulmi i tyre arriti dje. Ne paraqitëm të drejtën në përputhje me Kushtetutën, kërkuam të ushtrojmë të drejtën e komisioneve hetimore, mision kryesor i opozitës, kontrolli. Kaq ka opozita.

Kontrollin po, e ka, e ka mision kryesor. Ajo opozitë që nuk bën kontroll, ajo nuk është opozitë. Ajo është pseudo-opozitë. Është letër kot. Në qoftë se nuk kontroll dot sistemin, çfarë bën aty? Filloi me refuzimin e ministrave për t’u paraqitur para jush në komisione, me refuzimin e interpelancave të Ramës, me refuzimin e komisioneve dhe kulmoi me refuzimin e dy komisioneve hetimore parlamentare të një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare. Jo vetëm për opozitën. McGonigali është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Emri i Edi Ramës, sipas medieve amerikanë më serioze, të bazuar në dosjen e gjykatës së Uashingtonit, në atë dosje citohet 13 herë. Edi Rama, publikisht ka deklaruar krenarinë e tij për miqësinë me McGonigalin. Tani duhet të jemi të hapur dhe të vërtetë. Edi Rama e korruptoi njeriun kryesor që kishte mision kryesor të mbronte kombin amerikan nga korrupsioni. E thotë gjykatësi në vendimin e tij, nuk e them unë. Edi Rama e pagoi atë për aksionin direkt kundër opozitës. Edi Rama e futi atë në hetime të pista, të turpshme, të padenja. Me Tom Doshin dhe Durim Bamin, i çoi në Vjenë që t’i hetonte. Se e ka porositur Durimin, Ilir Meta ta vriste Tomën apo të mos e vriste. E kuptoni? Presidenti i Republikës tani të hetohej për një trillim të mirëfilltë dhe merrej, paguhej kryezbuluesi i SHBA për hetimin në Vjenë, vend neutral.

Ka akt më të turpshëm? Dorian Duçka dhe Agron Neza, bashkë me McGonigalin takonin prore këtu biznesmenë që kanë pasur kurajën të dalin publikisht dhe t’i denonconin dhe u kërkonin 1-2 milionë për t’u hequr sanksionet. 5 milionë e me radhë. Kjo është veprimtari e fuqishme kriminale e Edi Ramës, McGonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës, por e vërteta, edhe e kompanisë që solli mbrapa dhe e kontraktoi Edi Rama për t’u marrë me opozitën. Siç vërtetohet nga dokumentet. A ka opozitë në botë që nuk do kërkonte hetimin e këtij problemin? Nuk besoj që një opozitë i thotë vetes opozitë dhe nuk merr përsipër hetimin. Dosja shqiptare nuk ka dalë e tëra në gjykatën amerikane dhe ne mund të kontribuonin më shumë me hetimin tonë parlamentar. Sigurisht që kjo do damkoste më shumë Ramën dhe do zemëronte miqtë e Ramës në Europë dhe SHBA. Por ne nuk e bëjmë as për të zemëruar, ne e bëjmë që t’i japim Edi Ramës dhe McGonigalit atë që meritojnë për qëndrimin në Shqipëri dhe të kontribuojmë në hetimin e tij, apo në njohjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri. Refuzuan, nuk lejuan. Kjo është hera e dytë, nuk e lejuan edhe njëherë tjetër." tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi për foton me Kamala Harris", Berisha: Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se hoteli 20 katësh, me vlerë 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se Erion Veliaj është në dieni për të gjitha vjedhjet, që Kryeministri Rama ka bërë në urbanistikë.

Berisha tha Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi kandidaten për presidente Kamala Harris, ndërsa Edi Rama as nuk bëri dot fotografi. Sipas Berishës nga ky rast filloi ndarja e madhe mes Ramës dhe Veliajt.

"Pra, i solla më shumë këtu për të pasur të qartë çdo shqiptar se çfarë regjimi është i instaluar këtu. U them këtu, se ne që kemi memorien e kohës së shkuar, nuk kanë asnjë dallim, përveç kësaj seance publike, nuk kanë asnjë dallim veprimet e tjera nga qëndrimi që mbante Enver Hoxha ndaj armiqve të tij, Identik! Por ama nuk kanë asnjë dallim edhe armiqtë, se edhe ata ishin mëkatarë, nuk ishin kurrë të pafajshëm, por kishin kryer krime kundër shqiptarëve. Por edhe këta janë mëkatarë. Edhe këta kanë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Por krijimi i ngjashmërisë është dëshmi flagrante e narkoshtetit, e narkodiktaturës. U ndala këtu për të theksuar se ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo. Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta.

Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë. Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama. Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës. Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin. Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë. Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës. Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre." tha berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Veliaj tha se e rrëmbyen njësoj siç bëri FARC-u në Kolumbi duke shkelur të gjithë procedurat ligjore

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një nga protestat që PD ka bërë më mirë, është ajo e arrestimit të Erion Veliajt. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se Erion Veliaj paralelizoi arrestimin e tij, me rrëmbimin e kryetarin e bashkisë nga FARC-u në Kolumbi.

Për këtë kreu i PD-së tha se procedurat ligjore për këtë rast, nuk u shkelën njëlloj si ato të FARC-ut. Në fund, Berisha tha se PD vazhdon të mbështesë arrestimin dhe dënimin e tij.

"Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt. Po! Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani. Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij. Kjo është e vërteta, që ta dini. Është Edi Rama. Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm. Të dy nuk i merrte dot. Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët. Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.

Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë. Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej. Jo, tha, nuk munda. Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha." tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Është një moment kritik për vendin, opozitën dhe opozitarizmin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Veliaj i di të gjitha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vendi ndodhet në një moment kritik. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se narkoshteti kundërmon sot më shumë se kurrë më parë në Shqipëri dhe në botë.

Nga zyra e selisë blu, Berisha tha se prokurori i cili ka firmosur thirrjen e Belinda Ballukut në SPAK, është përballur me kërcënime nga Altin Dumani. Gjithashtu, lideri i opozitës tha se ky prokuror është kërcënuar edhe nga ministri Manja.

"Kjo mbledhje e grupit parlamentar thirret në një moment kritik për vendin, në një moment kritik për opozitën dhe opozitarizmin. Ju jeni dëshmitarë se ngrehina e narkoshtetit, e qelbur nga koka, kundërmon sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botë. Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj. Një të mijëtën! Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt kaluari i vërtetë, do të themi atë që është, për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj. Ai prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e një personi që bashkë me Edi Ramën kanë zhdukur miliarda në tendera në këtë vend, ai u përball me kërcënime vrasësish, me kërcënime indirekt të bosit të tij, Troplinit në krye të Skapit, por edhe me kërcënime direkt të kryeministrit nëpërmjet telefonit të faqezi Manjës, Ulsi Manjës.

Shikoni se ku jemi. Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë? Kjo është e vërteta. Dhe kur merr ca mesazhe Ramaduro, e qep gojën sepse ishte vetë personazh që duhej t’i hiqej pasaporta. Por, pavarësisht nga kjo situatë, ai zgjedh të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij kriminale. Përdor të gjitha mjetet e propagandës kundër opozitës, dhe jo vetëm propagandës, dhe mbrojtjen e krimeve të tij." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete