LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE lë pas Pendarovskin, Osmani me 40 mijë vota më shumë se Tavari

• Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar dhe pritet numri përfundimtar i numërimeve. • Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit. • Sipas rezultateve të publikuara nga 59% e votimeve, Silanovska-Davkova, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %. • Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 ose 18.66 % të votave. • Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Sipas rezultateve të para, ai është i treti me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara. • Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit. Ai ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave. • Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më shumtë vota. • Kjo pasi në rundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit. • KSHZ, tha se në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale votuan rreth 49 % e qytetarëve me të drejtë vote. • Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:000, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta prano vullnetin e popullit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Bujar Osmani

TETOVË- Bujar Osmani shpall fitoren nga numrimi i votave. Gjithashtu Osmani i bën thirrje Arben Taravari, që pavarsisht goditjeve të ulëta të pranojë vullnetin e popullit. Osmani deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota.

"Më lejoni që para jush të shpallë fitore të thellë me dallim mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse ose në çdo komunë. Duke nisë në Jogonovcë, Hogoshinë, Vrapqincë, Bogovinë. Fitore të jashtëzakonshme në Strugë, në Qoshk, Zenelikovë në Ohër dhe fitore në Tetovë. Të dashur qytetarë, urime të gjithëve edhe një herë. Ju faleminderit për besimin. Kjo fitore e jona është e përbashkët. Fronti Eveopian po ngritet në një lokomotivë evropiane për popullin. Në emër të frontit dua tu jap fjalën se vota juaj është detyrimi im.

Dëshiroj t’i them dicka kundërshtarit tim. Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë me respekt, duhet të pranojmë vullnetin e popullit. Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike, shoqëria jonë është ende e ndarë. Prandaj angazhimi im programor është zgjedhja e presidentit me dy të tretat dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend," tha Osmani. 

2 VITE ME PARE

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

 

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë. Sipas KSHZ-së, me 65% të votave të numëruara deri tani në nivel shtetëror, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 110.108 | 18,93%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 224.044 | 38,51%
3. Stevçe Jakimovski – 5.341 | 0,92%
4. Bujar Osmani – 87.321 | 15,01%
5. Biljana Vankovska – 26.399 | 4,54%
6. Arben Taravari – 63.524 | 10,92%
7. Maksim Dimitrievski – 48.095 | 8,27%.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Bujar Osmani kryeson deri më tani në Tetovë, nis festa pranë zyrave të BDI-së

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Bujar Osmani

TETOVË- Bujar Osmani po kryeson deri më tani nga numrimi i votave në Tetovë. Ndërsa pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve. Gjithashtu nga numrimi i votave në në 74 qendra të votimit Bujar Osmani është ai i cili ka 38,7% të votave dhe Arben Taravari 36.86%.

Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44%. Po prin Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18%. Po ashtu deri tani janë numëruar votat në 1784 nga 3508.

2 VITE ME PARE

Reuters: Maqedonia e Veriut voton për president në provë para zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Votuesit në Maqedoninë e Veriut shkuan në kutitë e votimit të mërkurën për të zgjedhur presidentin në një test për zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm, në të cilat një opozitë nacionaliste po kërkon të rrëzojë socialdemokratët e qendrës së majtë në pushtet. Votimi i së mërkurës përball Presidentin Stevo Pendarovski, një kandidat i socialdemokratëve pro-evropianë, kundër Gordana Siljanovska-Davkova nga opozita VMRO DPMNE.

VMRO DPMNE ka fituar terren në vitet e fundit lidhur me zemërimin e publikut për ritmin e ngadaltë të pranimit të vendit ballkanik në Bashkimin Evropian. Ndërsa presidenca është një pozicion ceremonial, opozita shpreson të fitojë vrull për votimin më të rëndësishëm parlamentar më 8 maj.

"Unë mendoj se duhet të ketë ndryshime. Nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk ka fabrika, nuk ka punë, ka nevojë për disa ndryshime," tha pensionisti nga Shkupi Strahinja Zarovski.

Siljanovska-Davkova e opozitës pritet të marrë 19.2% të votave dhe Pendarovski 9.7%, sipas sondazheve të publikuara nga TV shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Bujar Osmani, kandidat i BDI-së, parashikohet të jetë i treti me 6.6%. Vendvotimet do të mbyllen në orën 18:00. Rezultatet priten të mërkurën vonë. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën në raundin e parë, një balotazh do të mbahet më 8 maj.

"Partia që fiton në raundin e parë do ta ketë më të lehtë të mobilizojë votuesit në raundin e dytë dhe në votimin parlamentar," tha analisti politik Petar Arsovski.

Kandidatura e Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në BE u prit me optimizëm në vitin 2005, por 19 vjet më vonë, ajo ka bërë pak përparim, pjesërisht për shkak të kundërshtimit nga anëtarët e BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë. Një marrëveshje e vitit 2017 për ndryshimin e emrit të vendit nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut i dha fund mosmarrëveshjes me Greqinë, por Bullgaria vendosi një veto në vitin 2020 mbi çështjet e historisë dhe gjuhës, që shumë maqedonas të Veriut thonë se sulmojnë identitetin e tyre kombëtar. Në vitin 2001 NATO e tërhoqi Maqedoninë e Veriut nga pragu i luftës civile gjatë një kryengritjeje etnike shqiptare dhe premtoi integrim më të shpejtë në BE dhe NATO. Ajo iu bashkua NATO-s në vitin 2020./ Reuters

2 VITE ME PARE

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve: Deri orën 13:00 pjesëmarrja arriti në 26.35%

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Kandidatët

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri orën 13:00 ishte 26.35%. Dashtevski tha se në përgjithësi procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa pengesa.

Pjesëmarrje më të lartë rezulton të ketë në Komunën e Novaci me 42,87%, ndërsa më pak ka në Komunën e Vrapçishtit 10.18%. Kreu i KSHZ tha se u kanë mbërritur 140 kundërshtime prej të cilëve 16 janë pranuar, 8 janë refuzuar si të parregullta dhe 9 refuzuar, ndërsa pjesa tjetër është në përpunim.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, voton kryeministri Xhaferi: Vendosim për drejtimin nga do të lëvizë vendi

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Pas votimit, Xhaferi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi. Sipas tij, në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet vitet e ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi.

“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane.

Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë. Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.

 

2 VITE ME PARE

Presidencialet në RMV, Ali Ahmeti: Referendum ku qytetarët do të përcaktojnë nëse janë për Evropën, të fitojë më i miri!

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Pasi hodhi votën e tij në Kërçovë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti  u shpreh për mediat se shpreson që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ai i cilësoi këto zgjedhje si referendum ku qytetarët do të përcaktojnë nëse janë për integrimin evropian dhe të ardhmen. Ahmeti shtoi se këto zgjedhje do të kenë impakt edhe në zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se uron që i gjithë ky apel që është bërë, që të pëmbushet, të ketë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike dhe të fitojë më i miri, sipas tij, ai që i ka bindur qytetarët mbi platformën dhe realizimin që do i bëjë në mandatin.

“Uroj që këto zgjedhje të jenë sipas të gjitha standardeve evropiane. Ne si shtet, jemi në objektiv të vendeve të Bashkimit Evropian, sepse njëri nga standardet më të domosdoshme që duhen  përmbushur, janë edhe organizimi i zgjedhjeve, standardet që aplikohen, uroj që procesi të shkojë mirë, edhe pse të gjitha partitë poltike kanë pasur angazhim në një proces të rregullt. Uroj që i gjithë ky apel që është bërë, që të pëmbushet, të ketë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike dhe të fitojë më i miri, ai që i ka bindur qytetarët mbi platformën dhe realizimin që do i bëjë në mandatin që do e fitojë.

Mendoj që mund të ketë edhe është natyrshëm të ketë impakt në zgjedhjet parlamentare, sepse e një rëndësie të veçantë janë këto zgjedhje. Këto nuk janë zgjedhje dosido, është një referendum ku do të përcaktojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, a janë për Europën, ardhmërinë, rregullimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me të gjithë fqinjët, mendoj që zgjedhjet presidenciale do të kenë impakt të drejtpërdrejt edhe në zgjedhjet parlamentare. Unë nuk dua të flas për situata hipotetike, ne kemi punuar që zoti Osmani të garojë për president të Maqedonisë së Veriut”, tha Ahmeti.

2 VITE ME PARE

Presidencialet në RMV, Bujar Osmani hedh votën në kuti: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, vendoset për integrimin ose izolimin, besoj në fitore!

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, i koalicionit Fronti Europian, Bujar Osmani ka hedhur votën e tij, teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale. Osmani tha për mediat se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai shtoi se sot do të vendoset për integrimin ose izolimin. Teksa inkurajoi qytetarët që të dilnin dhe të votonin, Osmani nuk nguroi të thoshte se beson në fitore të madhe këtë ditë. 

“Unë pres që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë, për shkak se këto zgjedhje janë vendimtare. Sot do të vendoset për integrimin ose izolimin. Pres zgjedhje të lira, demokratike, qytetarët të dalin sa më shumë. Të votojnë për të ardhmen. Unë besoj në fitore të madhe këtë ditë. Uroj zgjedhje të lira dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në votime. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Sot shpresoj fillimisht, zgjedhjet do të kalojnë në rang më të mirë”, tha Osmani.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë në këto zgjedhje. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme ndërsa opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

2 VITE ME PARE

Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet presidenciale, mes 7 kandidatëve në garë edhe dy shqiptarë

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO DPMNE
Foto ilustruese

MAQEDONI- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili është propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje merr pjesë me Gordana Siljanovska Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore, apo gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve. Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më së shumti vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.

Në të gjitha zgjedhjet presidenciale të deritanishme është siguruar censusi prej të paktën 40 për qind. Fushata elektorale ka zgjatur 20 ditë dhe është përcjellë me akuza të shumta mes kandidatëve. Rezultatet e para pritet të publikohen pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00.

Ato, sikurse edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, fillimisht do të publikohen nga shtabet e kandidatëve ndërsa KSHZ-ja do t’i publikojë më së voni deri nga mesnata e 24 prillit. Nga KSHZ-ja kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, për të dëshmuar, siç kanë thënë, se Maqedonia e Veriut mund të organizojë zgjedhje sipas standardeve evropiane.

Në këtë drejtim kandidatët për president kanë nënshkruar edhe një kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike, dhe për përmbajtje nga etiketimet dhe gjuha e urrejtjes. Temat që kanë dominuar fushatën kryesisht kishin të bënin me integrimet evropiane, ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor dhe ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Këto zgjedhje njëherësh vlerësohen si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj. Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

MPB-ja nuk ka bërë të ditur numrin e policëve të angazhuar në qendrat e votimit, por nga ky dikaster më herët kanë thënë se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrjedhës së procesit në pjesën perëndimore të vendit.

Marrë nga REL

zgjedhjet presidenciale ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen