LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, eksperti kërkon 3 javë kohë për të përgatitur raportin, Korreshi: Po na bëni për budallenj

• Këshilli i Legjislacionit është mbajtur ditën e sotme për të diskutuar për mandatin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj ka marrë poztën e investitorit strategjik. • Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. • Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar. • Por opozita këtë kohë e quan zvarritje dhe tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqëzimin e mandatit të saj. • Deputeti Gazmend Bardhi tha se zvarritja ishte e qëllimshme dhe akuzoi për këtë drejtuesen e këshillit, Ermonela Felaj për mosthirrjen e mbledhjes për 2 muaj. • Po ashtu edhe deputeti Enkelejd Alibeaj e quajti një precedent të rrezikshëm e quajti këtë praktikë të Kuvendit. • Ndërkohë që deputeti Saimir Korreshi ironizoi faktin se 10 juristë nuk arrijnë dot të lexojnë një vendim gjykate.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, eksperti
Olta Xhaçka

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar. Por angazhimi i tij u kundërshtua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan vendimin e shumicës parlamentare një tallje me ekspertin dhe me Gjykatën Kushtetuese dhe një synim për të mbrojtur kolegen e tyre nga heqja e mandatit të deputetit.

Kjo është një tjetër zvarritje e procesit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pas një mbledhjeje në mars ku PS ngriti pikëpyetje për vendimet dhe në një mbledhje tjetër në fillim të prillit kërkoi ndihmën e ekspertëve.  Por Felaj, u justifikua me faktin se Kuvendi nuk ishte mbledhur gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Deputeti Gazmend Bardhi tha se zvarritja ishte e qëllimshme dhe akuzoi për këtë drejtuesen e këshillit, Ermonela Felaj për mosthirrjen e mbledhjes për 2 muaj.

“Eksperti është i juaji, ne s’kemi nevojë për të lexuar vendimet,” iu drejtua ai kolegëve të mazhorancës, duke shtuar se, se kjo rrugë e zgjedhur prej tyre ishte një sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Një precedent të rrezikshëm e quajti këtë praktikë të re të Kuvendit edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “nuk mund të bëhet interpretim i vendimeve të GJK-së”.

Eksperti Loloçi tha se nuk kishte asnjë konflikt interesi me palët e përfshira në procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të bënte detyrën e tij e do të kthente përgjigjet sipas opinionit të tij për pyetjet që do t’i drejtonin deputetët.

Relatorja e çështjes nga PS, Klotilda Bushka, shtroi një dyzinë pyetjesh të cilat lidheshin kryesisht me detyrat që i lindnin Kuvendit  nga leximi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese  dhe nëse ishte e arsyeshme që për zbatimin e tyre, do të nevojiteshin amendime ligjore apo në rregulloren e Kuvendit.

“Ju garantoj që askush nuk do ta përdorë ekspertizën tuaj për arsye politike,” iu drejtua ajo Loloçit.

Ndërsa Bardhi e pyeti ekspertin nëse kishte pasur raste më parë kur Kuvendi kishte vënë në diskutim zbatimin e vendimeve të Kushtetueses.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi. Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend duke i cilësuar antikushtetuese vendimet e mazhorancës. Në vendimin tjetër GJK pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.

Marrë nga Reporter.al

3 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës, Korreshi: Jemi apo bëjmë si budallenj, 10 juristë nuk dinë të lexojnë një vendim gjykate

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, eksperti
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku është diskutuar mandati i Olta Xhaçës. Duke folur në mbedhjen e Këshillit, Korreshi ka theksuar se sipas mazhorancës duhen 10 juristë për të lexuar një vendim gjykate.     

“Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë. Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër, neuro-psikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, tha Korreshi.

3 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës, Alibeaj akuza: Po e mbroni, ekspertiza do të keqpërdoret. Bushka: Askush s’do ta përdorë emrin

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, eksperti
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme dhe është diskutuar mandati i Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në mbledhje, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se Xhaçka sipas tij duket qartë që është marrë në mbrojtje nga mazhoranca, por shtoi se ekspertiza profesionale mund të keqpërdoret politikisht. Ndërkohë që deputatja socialiste Klotilda Bushka ka deklaruar se ata kanë vullnetin maksimal për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka theksuar se është ofenduese që thuhet se do të keqpërdoret eksperti.

Alibeaj: Kuptova që eksperti ka pranuar thirrjen nga departamenti juridik. Kam përshtypjet që askush nuk  e krijon dot idenë  e plotë të detyrës që do të marrë përsipër, Që të vendoset në kushte optimalë për të marrë vendime apo jo, i duhet t’i bëhen me dije edhe disa karakteristika të tjera të procesit. Pra brenda një organi politik, të jetë zemra e ekspertizës, por që nuk i shpëton dot lojës meskinë të politikës dhe këto duhet t’i bëhen me dije ekspertit. Ekspertiza e dhënë profesionale mund të keqpërdoret politikisht dhe ky është një rrezik. Me shumë gjasë herët apo vonë nuk besoj që do të ndodhë që kjo çështje të mos shkojë në GJK. Mazhorancë duket qartë që e ka marrë në mbrojtje përfaqësuesin e vet në qeveri dhe do të përdorë atje leximin që eksperti i ka bërë çështjes dhe do të jetë ky argumenti kryesor që do të përdoret. Këto janë çështje që ju duhet të ja kishit bërë me dije ekspertit. Më vonë do të komplikohet, këto kisha për të thënë drejtuar Këshillit.

Bushka: Është vullneti ynë maksimal për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është ofenduese të thuhet që do të keqpërdoret eksperti. Kemi disa dilema që nuk lidhen me rastin konkret, por me balancat në demokraci. Askush nuk do ta përdorë as emrin dhe as ekspertizën tuaj, për lojëra politike.

 

3 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Po talleni me vendimet e Gjykatës dhe reformën në drejtësi

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, eksperti
Gazment Bardhi

TIRANË- Mandati i Olta Xhaçkës ka krijuar debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca po kërkon që të zvarris zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutës. Bardhi tha se kjo është një tallje që po i bëhet Kushtetutës dhe ligjeve të Kuvendit.

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zvarritur zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zvarrisni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetëm. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi në ligjet e reformës në drejtësi kur ju talleni me vendimin e gjykatës kushtetuese. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata kushtetuese. Keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që ka marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni në gjykatë dhe të vendosë gjykata. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese. Vendimi i gjykatës Kushtetuese na ka dhënë të drejtë ne, ju shkelët Kushtetutën, tani duhet të zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe t’ia kaloni çështjen asaj gjykate për shqyrtim”, tha Bardhi. 

keshilli i legjislacionit mandati i olta xhackes gazment badhi saimir korreshi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale