LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë greke, u përplas me 3 makina. Bashkë me të u arrestuan edhe 2 shqiptarë, njëri ishte Firedus Berberi

• Zbulohen detaje të reja janë zbuluar sot lidhur me arrestimin e Laert Haxhiut në Greqi. • Shqiptari në kërkim për vrasjen e dyfishtë në vititn 2017, Laert Haxhiu është arrestuar pas një ndjekjeje si nëpër filma nga oficerët e Janinës në shtetin fqinj. •Nga aksioni i djeshëm janë kapur dhe prangosur: Laert Haxhiu, Firdeus Berberi dhe Juxhin Bajrami. • Sipas mediave greke, i shumëkërkuari nga Lushnja u kap krejt rastësisht pasi i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës. • Ai nuk iu bind dhe i dha gaz makinës për t’u arratisur. • Gjatë ndjekjes, mjeti, i cili nuk ka mundur të ndalojë me sinjalin e policisë, ka përplasur tre automjete, ka ngecur në semafor dhe më në fund është ndalur kur ka përplasur një bordurë dhe ka shpërthyer një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. • Aty është vendosur në pranga. • Nga hetimet rezultoi se një nga tre të arrestuarit ishte një tjetër shqiptar, i cili kërkohej si pjesëtar i një grupi kriminal dhe akuzohej për vrasje dhe tentativë vrasjeje në Shqipëri. Gjithashtu ndaj tij ishte shpallur “njoftimi i kuq” nga Interpoli. • Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Juxhin Barjami nga Delvina, ndërsa në mjet ishte gjithashtu edhe 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje në Shqipëri, Firedus Berberi. Ky i fundit akuzohet se ka plagosur Johan Muçllarin, djalin e pronarit të hotel "Voloreka" në Pogradec. I njëti hotel është sulmuar me armë zjarri edhe nga Anterio Kaloshi, bashkëpunëtor i Orges Bilbilit të dy miq të Haxhiut. • Të tre janë arrestuar teksa po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22-vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim. • Ata i mori në Janinë një grek nga Athina. • Laert Haxhiut në makinë Policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke, 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PROFIL- Policia e kërkoi 1 vit resht për plagosje, i riu fshihej pas Laert Haxhiut në Greqi/ Kush është Firdeus Berberi, rrahu policët se i prishën festën

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Firedus Berberi

POGRADEC– Fideus Berberi është një prej personave që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohet për plagosjen e Johan Muçllarit. Ai u arrestua dje në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja, Laert Haxhiun. Plagosja e të riut në vitin 2022 erdhi pas konflikteve mes dy familjeve.

Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit. (SHIKO KËTU)

Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video. Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.

Megjithatë Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg, duke e lënë më pas dhe të lirë. Ditë e gjyqit, edhe dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut u shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Madje kishte dhe nga ata që i thoshin mirë ia bëre, duket i qëlluar me shishe në drejtim të efektivëve.

Lidhja me bandën e Lushnjes

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kishin organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Lidhja me bandën e Lushnjes bëhet me Anterio Kaloshin, i cili për sa kohë ka qenë në lirë, konsiderohet nga Policia si bashkëpunëtor i ngishtë i Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë. 

Mesa duket pas shpalljes në kërkim, Berberi ka kërkuar ndihmë nga "aleatët" në Lushnje, e është larguar në mbrojtjen e tyre në Greqi. 

3 VITE ME PARE

Ishte shpallur në kërkim, në makinë me Laert Haxhiun, arrestohet Firedus Berberi

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Firdeus Berberi

TIRANË- Firdeus Berberi është vendosur në prangat e Policisë greke, duke u bërë personi i tretë që prangoset së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu. 22-vjeçari ishte në makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja në momentin që u prangosën në Athinë, e më pas u zbulua se ishte arrestuar edhe i riu që ishte shpallur kë kërkim për plagosjen e JoHan Muçllarit. Berberi, 22-vjeç, do të ekstradohet në Shqipëri së bashku me Haxhiun, e sapoprangosur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”. Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari. Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Si ndodhi plagosja?

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 25 prillit, por Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës. Por ky nuk është atentati i parë që kryhet ndaj familjes Muçllari! Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin akuzohen se janë personat që kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshi ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Cila është arsyeja e këtyre sulmeve të njëpasnjëshme?

Gjithçka ka nisur pasi autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Edhe në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ia doli që të mbijetonte. Vetë biznemseni ka bërë shumë herë thirrje publikisht dhe ka kërkuar që të ndihmohet nga shteti, por ngjarjet e njëpasnjëshme tregojnë se nga vdekja i ka shpëtuar fati. E mesa duket ndjenja e hakmarrjes është transmetuar edhe tek fëmijët e tyre. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu në Janinë, iu sekuestruan edhe 1400 euro

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Laert Haxhiu

GREQI- Ky është automjeti tip BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu, në momentin kur po ndiqej nga Policia greke në Janinë pranë zonës së aeroportit. Ai ishte në mjet së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë.

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
BMW

Kurse personi i tretë, sipas mediave greke, është Juxhin Bajrami 35 vjeç, kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë

Në mjet u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu edhe 1400 Euro dhe 4 telefona celularë, të cilët mund të hyjnë në punë për hetime të mëtejshme. Pritet që celularët të çmontohen pasi me shumë gjasa ka biseda të "vyera" për të zbardhur ngjarje të bujshme kriminale në Shqipëri. 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Laert Haxhiut, udhëtonte me Juxhin Barjamin

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Laert Haxhiu

GREQI- Liria mori fund dje për Laert Haxhiun, të riun e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. 31-vjeçari nga Lushnja u vu në pranga në Janinë, nga një kontroll i rastësishëm në rrugë. Por në mjetin luksoz "X5" nuk ishte i vetëm. Drejtuesi i mjetit që erdhi nga Athina për të marrë banditin e rrezikshëm dhe një person tjetër nga një pikë kufitare (po ashtu shqiptar) kishte angazhuar Policinë në vitin 2021, pasi kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati në vitin 2021 kur iu vra kushëriri. 

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Marius Dhiamandi

Bëhet fjalë për Juxhin Bajramin, i cili u plagos gjatë atentatit ndaj biznesmenit Marius Dhiamandi, i cili u qëllua për vdekje në 16 nëntor 2016 para karburantit të tij në Tebë të Athinës. 

Autorët e vrasjes së tij dyshohet se ishin dy persona me origjinë shqiptare. Kjo sepse pasi iu afruan karburantit shkëmbuan disa fjalë me shënjestrën, pastaj e vranë.

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Pika e karburantit

Policia bëri lidhjen mes dy vrasjeve të ndodhura në muajin nëntor në Greqi: atë të Dhiamandit dhe të një falsifikatori dokumentesh identifikimi. Grupi kriminal kishte qarkulluar 5 milionë euro në 8 vite nëpërmjet tjetërsimit të identiteve dhe shumica e “klientëve” të këtij grupi kriminal ishin shqiptarë. Ndoshta klient ka qenë edhe Haxhiu, i cili qarkullonte me dokumente false gjeorgjiane. Për më tepër që tashmë i riu nga Lushnja shoqërohej me të afërmin e tij që i shpëtoi atentatit. Ndërkohë identiteti i shqiptarit tjetër, ende mbetet mister. 

3 VITE ME PARE

TENTATIVA E FUNDIT! "Rastësia" i vendosi prangat Laert Haxhiut në Greqi, u përpoq t'i ikë Policisë, por u bllokua. Kishte shofer dhe shokun me vete

LUFTOI deri në FUND! Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë
Laert Haxhiu

GREQI- Laert Haxhiu bëri tentativën e fundit për t'i shpëtuar prangosjes në Greqi, por nuk ia doli dot... Mediat greke kanë bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tij, duke zbuluar se kapja e tij ka qenë krej rastësore dhe jo pjesë e një operacioni të mirëmenduar. E gjitha ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës, teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz tip "BMW X6". Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi shkeli gazin.

Gjatë ndjekjes, mjeti ka përplasur tre automjete, por është ndalur vetëm kur është përplasur me një bordurë dhe i ka shpërthyer goma. Në atë moment i janë hapur edhe airbag-ët, të cilët e kanë bërë të vështirë arratisjen e tij, ndaj dhe ka përfunduar në pranga. Por nuk ishte vetëm në mjet, bashkë me të ishin edhe 2 shqiptarë.

Drejtuesi i mjetit që vonte nga Athina lëvizte me mjet, shqiptarin e rrezikshëm, kurse tjetri edhe pse i paidentifikuar me emër, njihet pasi në vitin 2021, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë që u qëlluan drejt pronarit të një pikë karburanti në Tebë dy vjet më parë. Deri më tani, këto janë detajet e para që kanë dalë nga kapja e të shumëkërkuarit, që duket se e ka arrestuar vetëm rastësia dhe jo Policia. 

Kush është Laert Haxhiu?

Haxhiu, përdorte dokumenta false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji. Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.

laert haxhiu arrestohet laert haxhiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet