LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me grusht: Poshtë kriminelët, nuk tërhiqemi

• Protesta e Partisë Demokratike është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. • Kjo pasi një person qëlloi me grusht liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mori lëndime në faqe dhe në hundë. • Ngjarja ndodhi rreth 10 minuta pasi Berisha dhe Ilir Meta kishin dalë krah njëri-tjetrit kur Gert Shehu iu afrua dhe qëlloi numrin një të PD-së. • Në atë moment ndërhynë truprojat dhe e rrahën dhunuesin, i cili i është dorëzuar nga ekipit të “Shqiponjave” dhe është vënë në pranga. • Vetë Berisha u ringrit. Me fytyrë të nxirë nga grushti që mori, Berisha doli në podium dhe tha se Opozita nuk do të mposhtet kurrë. Për sulmin, akuzoi Edi Ramën. • Pas sulmit të Berishës nisën edhe reagimet. Surprizues, por nuk munguan, mes tyre përmendim Ambasadën Amerikane, ish-kryedemokratin Lulzim Basha, Enkelejd Alibeajn, etj. • Edi Rama dhe socialistët kanë heshtur ndaj akuzave deri më tani.• Në atë moment ndërhynë truprojat dhe e rrahën dhunuesin. I riu është identifikuar si Gentian Shehu. Personi në fjalë i është dorëzuar nga ekipit të “Shqiponjave” dhe është vënë në pranga. • Vetë Berisha u ringrit. Me fytyrë të nxirë nga grushti që mori, Berisha doli në podium dhe tha se Opozita nuk do të mposhtet kurrë. “Poshtë kriminelët”- thirri Berisha.

39 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Begaj dënon sulmin fizik ndaj Sali Berishës: Autoritetet të hetojnë ngjarjen

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Begaj po ashtu inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

DOKUMENTI/ Gert Shehu që goditi Berishën me grusht vuan nga probleme të shëndetit mendor, diagnoza, çrregullim psikotik i papërcaktuar

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Gert Shehu

TIRANË- Gert Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në dokumentin e publikuar nga mediat ditën e sotme rezulton se 31-vjeçari është shtruar tre herë në një klinikë private. Në letrën e lëshuar nga mjekët, shkruhet se Shehu ka ankth, frikë dhe dyshime në arsye, me konfuzime mendore. Ai është trajtuar me Risperdal dhe Tegretol. 

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Dokumenti

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Dhunimi i kreut të PD-së/ Mediat e huaja pasqyrojnë ngjarjen: Berisha me gjak në fytyrë

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Mediat e huaja kanë pasqyruar dhunën e ushtruar ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e opozitës. 'Reuters', 'Washingon Post', 'Mail Times', 'Apnews', 'Abcnews', 'Todaynews', 'Newsbomb.gr' i ka kushtuar një artikull dhunës së Berishës. Ata shkruajnë se Berisha ishte duke protestuar kundër Qeverisë Rama, në momentin që u dhunua nga një person i rastësishëm. 

'Reuters' shkruanUdhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

'Newsbomb.gr' shkruan: Kreu i opozitës Sali Berisha u sulmua nga një kalimtar i cili e goditi me grusht në fytyrë gjatë një demonstrate antiqeveritare.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

'Thyhet akulli'! Gazment Bardhi i del në mbrojtje Berishës pas dhunimit: Akt burracak i Edi Ramës, nuk tremb dot askënd!

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dënuar aktin e rëndë që ka ndodhur në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike ditën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dhunimi i Berishës është një akt pas të cilit qëndron kryeministri Edi Rama. Bardhi e konsideron të rëndë dhe kërkon që dhunuesit të vihen para drejtësisë. 

"Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit,"- shkruan Bardhi. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Berisha flet për grushtimin nga selia blu: Kjo ishte protesta e jetës, krimineli Rama bëri gjithçka të mos mbahej

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me dhunimin që iu bë sot në protestën e organizuar paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha e konsideroi protestën e jetës këtë të sotme, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka që të mos mbahej. Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj. 

"Ka qenë kryeprotesta e jetës. Ne faktuam që askush në botë nuk na mposht, nuk ka forcë që të na ndalojë, faktuam që në çdo rast ne mbetemi të pamposhtuar ndaj dhe të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi trimërie, të vazhdojmë....të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në të gjithë historinë. Atë që Rama po bën me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen e një armiku të tyre. Protestat, se çfarë mund të bëjmë ne faktuan sot se beteja të mëdha na presin përpara, do fitojmë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Berisha ngjit shkallët e selisë blu, s'nis fjalën para gazetarëve: Ma hapni pak Facebook-un

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kërkon me patjetër që mesazhi që kërkon të japë para qytetarëve, të transmetohet më gjerësisht se në ekranet shqiptare. Ai u kthye nga protesta dhe u ndal në shkallët e selisë blu, por nuk foli për gazetarët. Fillimisht Berisha piu ujë dhe më pas kërkoi celularin.

"Dua telefonin, ma hapni Facebook-un tim,"- tha kreu i PD-së. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu.

Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

FOTO LAJM- U godit me GRUSHT, njolla e gjakut ende në këmishën e Berishës

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Gjak në këmishën e kryedemokratit Sali Berisha. Edhe pse mbeti me shenja në fytyrë, Berisha vijoi fjalimet në podiumin e PD-së me shenja gjaku. 

Kjo është gjendja në të cilën është kreu i PD-së, Berisha ndodhet pasi u godit me grusht nga Gert Shehu, 31-vjeçari tashmë i arrestuar nga policia. Sipas një dokumenti, ky person, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo për saktësi, pritet që edhe policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar. 

Grushti ndaj Berishës, ndodhi në momentin që kryedemokrati doli nga selia e PD-së për t'ju bashkuar protestës. 

1 VITE ME PARE

Dy orë protestë, demokratët largohen nga Bulevardi, Berisha niset drejt selisë së PD

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Protesta

TIRANË- Demokratët largohen nga Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'. Pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, qytetarët pjesmarrës u larguan nga vendi në të cilën qëndruan përreth 2 orë. Demokratët, ndoqën kryetarin e PD-së, Sali Berishën, i cili është nisur drejt selisë blu. 

Protesta e ditës së sotme e opozitës mori një rrjedhë ndryshe. Ishte grushti i një qytetari ndaj Berishës, veprimi që shokoi të gjithë dhe tërhoqi vëmendjen nga kauza e protestës e paralajmëruar prej 1 muaji nga Berisha. 

Kryedemokrati pritet të mbajë një fjalim nga selia blu. 

1 VITE ME PARE

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar e skandalizuar pas dhunimit të kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Zëdhënësi i ambasadës së SHBA-ve thotë në një prononcim për Euronews se presin që autoritetet ta hetojnë ngjarjen. 

"SHBA reagon për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Nje zedhenes i ambasades se SHBA deklaroi: U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj nje anetari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojne plotesisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirine e fjales ne perputhje me ligjin,"- tha zëdhënësi. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

 

 

 

1 VITE ME PARE

'Skenë krimi'/ Berisha u GJAKOS, policia mbledh pecetat, sekuestrohet këpuca e autorit (PAMJET)

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Policia

TIRANË- Policia ka vendosur shiritat 'skenë krimi' në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', aty ku u dhunua kryedemokrati Sali Berisha. Në fotot e siguruar nga Dosja.al shihet se në tokë janë ende pecetat me gjak, me të cilat u pastrua Berisha, pasi u dhunua nga një 31-vjeçar. 

Në foto shihet grupi hetimor, i cili ka sekuestruar këpucën e autorit që qëlloi me grusht Berishën. 

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

31-vjeçari e grushtoi/ Berisha kërkon lirimin e tij: Fatkeqi ka shitur veten, autori i vertetë është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Gert Shehu, personi që e dhunoi sot në protestë, të lirohet nga qelia. Teksa fliste nga podiumi në shesh, Berisha i kërkoi policisë që ta lironin 31-vjeçarin, të cilin e konsideroi fatkeq. Berisha fajësoi vetëm kryeministrin Edi Rama për sulmin që i ndodhi.

"Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës,"- tha Berisha. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Berisha, mesazh për mediat e huaj: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave të huaja që të hetojnë kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga podiumi në bulevardin ku u mbajt protesta, Berisha tha se nëse Rama hetohet, do të zbulohen gjëra trronditëse sepse ai vepron si grup mafioz. 

Fjala e Berishës:

Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkomëbtar. Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij. Ai është kryeministri i vetëm që e përdor korrupsion për të lobuar kundër atyre që e denoncojnë korrupsionin e tij.
Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai të ka marrë ndonjë gjë.
Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, siç bleu edhe kreun e opozitës. Ai blen deklarata ambasadorësh kundër kundërshtarëve të tij, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij. Medieve evropiane dhe atyre amerikane u them investigojeni atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një reporter gjerman zbuloi se Edi Rama vepron si grup mafioz.
Ju garantoj që do gjeni gjëra tronditëse. Sot në Shqipëri ka ambasadorë që në shkelje të plotë të Konventës së Vjenës, bejnë gjithçka kundër opozitës, për emërimin e kreut të saj, duke akuzuar pa asnjë fakt apo dokument, liderin e shkelur me votën e lirë. Ndërkohë ulen krah për krah me vjedhësit e votës së lirë. Opozita shqiptare përballet me lotimin korruptiv të George Soros. Por ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pavarur në mbrojtje të vlerave që përfaqësojmë. Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë. Ndaj ftoj mediat që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan. Qyetarëve europianë u them se nuk është varfëria shkaku i këtij eksodi, por vjedhja që u bëhet atyre.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Çfarë di Berisha? Kreu i PD: Narkoeurot financuan një krim që kishin planifikuar ditën e sotme

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të kuptohet se sulmi që u bë sot ndaj tij ishte i planifikuar nga qeveria dhe se nuk do të përfundonte me vetëm një grusht. Në fjalën e tij në protestë, Berisha tha se sot ishte planifikuar që të kryhet një krim, i paguar me paratë e narkotrafikut, por nuk specifikoi se për çfarë e kishte fjalën. 

"Narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist,"- tha Berisha. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

U dhunua në mes të protestës/ Berisha: E kanë paguar me lekët e drogës, narkoeurot përdoren për çdo krim

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Gert Shehu, 31-vjeçari që e dhunoi në protestë është paguar me paratë e drogës. Në fjalën që mbajti në protestë, Berisha tha se narkoeurot futen në Shqipëri për të financuar krime. Një prej tyre, sipas Berishës, është ai që ndodhi sot. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar destabilizim në vend. Në fjalën e tij në protestën e mbajtur në shesh, Berisha tha se nëse në Shqipëri nuk ka votë të lirë, nuk do të ketë stabilitet në vend. 

"Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë. U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit. Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanikë. Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat? Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë,"- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha zero koment për sulmin ndaj tij, përshëndet Samitin: Mirë se vini, por Shqipëria sot është në rrezik

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Berisha flet pas dhunimit nga protestuesi: I uroj mirëseardhjen liderëve të Bashkimit Europian. Ne ishim në rrugën e ekonomisë së tregut. Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë, të gjithë ne sa jemi këtu, jemi shumë mirënjohës duke zgjedhur Tiranën për këtë Samit. Jemi fatkeq se përfaqësohemi nga një njeri që pushteti i të cilit qëndron mbi krimin, drogën dhe korrupsionin. Zonja dhe zotëri sot është dita që Europa dhe bota njihen me Shqipërinë. është mundësi e artë që të dhemi të vërtetën. Jemi me qëllimin që sot të jehojë edhe zëri i popullit opozitar. Nuk pranojmë që ky Samit të konsodirohej is një mbështetje për të dhe qeverëinë e tij. Shqipëria sot është në rrezik, para disa muajsh opozita doli me sloganin "Shqipëria në rrezik". Vetëm pasi u sollën në vëmendje, rreziku që i kanosej Shqipërisë

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE. Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve. Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në, forcën politike që në betejë për vlerat evropiane, me moton: E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj. Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë. Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur sot aty me ju. Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi. Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare. Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet. Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik. Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë. Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, e dimë ne shqiptarët. Në të shkuarën tonë, ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallim mes nesh dhe atyre ishte si mes natës dhe ditës. Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në e përmbysëm atë, por dolëm si një popull i uritur dhe u derdhëm në detra në eksode biblike. Sot, pas 31 vitesh, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë. Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë. Europa dhe bota dëgjuan se si hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale të shqiptarëve. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital. Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, që mori nga database e qeverisë, të dhënat personale të shqiptarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve për të ushtruar terror mbi shqiptarët. Përveç kësaj, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

1 VITE ME PARE

Berisha u qëllua me grusht në fytyrë, META jep PARALAJMËRIMIN: S'ka më fjalë, vetëm veprime. Rama e organizoi si skizofren

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin e sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se Rama ishte skizofren dhe shtoi se tani me gjestin e fundit nuk do të kishte më fjalë, por vetëm veprime kundër qeverisë dhe socialistëve. 

"Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës e veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!,"-tha Meta. 

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ "Kush të ka fut ty këtu?" Momenti kur neutralizohet personi që grushtoi Berishën, zbulohet çfarë i tha Erzen Breçani

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Momenti i shoqërimit

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin e neutralizimit të Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Ai shihet i gjakosur, gjysmë i zhveshur dhe në duar e mban Erzen Breçani, i angazhuar për mbrojtjen e ish-kryeministrit, njëkohësisht ish-zevendësdrejtori i Policisë së Shtetit. Breçani e pyet se ku e ka gjetur unazën, mjetin që siç duket ka përdorur për të qëlluar kryedemokratin. Më pas kërkon të dijë prej tij se kush e ka futur që të bëjë atë gjest, por përgjigjia e vetme që merr është: Për betimin që kam bo!

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Erzen Breçani: Ku e gjete unazën e? Ku e gjete unazën? Ku e ke gjetur? Kush të ka futur ty këtu? Kush të ka fut...

Gert Shehu: Për betimin që kam bo

Erzen Breçani: Lëshoje more, ik anej ti mos e prek. Mos ndërhy se është në dorë teme, s'e prek kush. Ik anej mer. Orrr.


Ngjarja ndodhi këtë mesditë në momentin që Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkuan turmës së protestuesve. Shehu, veshur me një bluzë kuqezi u fut mes turmës dhe qëlloi Berishën me grusht. Kreu i PD-së ra menjëherë në tokë. 

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM- I mavijosur në faqe dhe në hundë, Sali Berisha nuk heq dorë nga PROTESTA

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Dalin foto të tjera që tregojnë qartë nxirrjen e fytyrës që ka pësuar numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Edhe pse i lënduar, Berisha u ngjit në Foltore dhe nisi që të mbajë një fjalë shumë të shkurtër, duke i kërkuar protestuesve që të vazhdojnë me tubimin. 

PAMJET E BERISHËS SË DHUNUAR:

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha
1 VITE ME PARE

EMRI/ Ky është personi që dhunoi Berishën

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Gert Shehu është personi që ka goditur me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Shehu mësohet se është 31 vjeç, nga Kukësi dhe banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës.

I riu është zyrtarisht i arrestuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin që Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkuan turmës së protestës. 

1 VITE ME PARE

PAMJET/ Tullac me bluzë kuqezi, ky është personi që goditi Berishën me grusht në fytyrë, e neutralizoi Erzen Breçani

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Gert Shehu

TIRANE-  Personi që shihni në këto pamje ka goditur sot kryedemokratin Sali Berisha me grusht. Dosja solli e para pamjet dhe detaje nga incidenti i shëmtuar që "kremtoi" sot protestën e opozitës. Autori, emri i të cilit është Gert Shehu, goditi ish-kryeministrin, i cili ra përtokë dhe u ngrit por me shenjë në fytyrë dhe i gjakosur. Autori është tullac dhe i veshur me një bluzë kuqezi. Ai është arrestuar nga Policia. /Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Të veshura kokë e këmbë me të zeza/ Demokratet 'vajtojnë' emigrantët shqiptarë, SIMBOLI nxirret gomonia nga selia

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
protesta-simboli

TIRANË- Vijon protesta e organizuar nga Partia Demokratike sot Tiranë. Krahë pankartave kundër qeverisë Rama, nuk kanë munguar as simbolit thumbuese ndaj qeverisë. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga dosja.al demokratet shihen të veshura kokë e këmbë me të zeza, në shenjë vajtimi për emigrantët shqiptare që janë larguar masivisht nga vendi drejt Anglisë. Nga selia blu ato kanë nxjerë gomonen që përfaqëson, sakrificat e shqiptarëve për t'i larguar nga vendi pas keqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër qytetarët me pankarta në duar të janë afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ku shkruhet: "Edi Rama është mafia". 

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione të papritura, ku është sulmuar me grushte kryedemokrati Sali Berisha. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot. Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard./Dosja.al

1 VITE ME PARE

ME VD- Qëlloi me grusht Berishën, truprojat kapin 'në ajër' dhunuesin. E fusin në mes dhe nuk ndalen duke e qëlluar, u bashkohen edhe demokratët

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Pamje nga protesta

TIRANË- Dosja.al ka kapur momentin kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është dhunuar me grusht në fytyrë nga një person brenda protestës së tyre. Në moment, sapo e ka qëlluar truprojat e Berishës dhe mes tyre ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani.


Në moment e kanë neutralizuar dhe e kanë dhunuar për disa minuta duke e qëlluar me grushta dhe me shkelma, e më pas veç tyre janë bashkuar dhe qytetarët që kanë dalë në krah të Sali Berishës.

1 VITE ME PARE

Berisha flet pas goditjes, ngjitet në podium: Poshtë kriminelët!

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Berisha ne podium

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha është ngjitur në podiumin e ngritur nga opozita. "Poshtë kriminelët, rrofshin protestuesit",-tha Berisha.

Sali Berisha: Asgjë në botë nuk na mposht ne populli i opozitës populli i fitores, poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët ne do triumfojmë, rroftë opozita shqiptare nderim ju që jeni këtu për të protrestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve.

Vijon.../Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

ME FOTO/ U qëllua me grusht! Berisha ringrihet në protestë, i bashkohet turmës me fytyrë të nxirë

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ringritur pasi u qëllua me grusht në mes të bulevardit. Në foton e publikuar nga Dosja.al Berisha shihet që i është bashkuar sërish turmës së protestuesve. Në fytyrë duket se ka një shenjë të nxirë në anën e djathtë, vendi ku dhe i qëlloi një person me grusht. 

Berisha ka rënë përtokë pasi është qëlluar me grusht nga një person në protestën e PD. Personi që e qëlloi u neutralizua nga truprojat e ish-kryeministrit. Pamjet janë të rënda.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur kryedemokrati Sali Berisha qëllohet me grusht, bie direkt përtokë

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Foto nga vendngjarja

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha ka rënë përtokë pasi është qëlluar me grusht nga një person në protestën e PD. Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të momentit kur Berisha u godit në fytyrë. Kryedemokrati shihet teksa bie përtokë pas një goditje në fytyrë, ndërsa personi që e qëlloi u neutralizua nga truprojat e ish-kryeministrit. Pamjet janë të rënda./Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Goditet me grusht Berisha në protestë, ish-kryeministri gjakoset në fytyrë, dhunuesi qëllohet nga truprojat

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Dhunuesi dhe Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është qëlluar me grusht. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot. Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard. Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat. Truprojat kanë goditur autorin, identiteti i tëe cilit ende nuk dihet. Ish-kryeministri është gjakosur në fytyrë dhe shihet i lënduar. 

1 VITE ME PARE

Sali Berisha dhe Ilir Meta i bashkohen protestës

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me

TIRANË- Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike. Numri një i PD-së, Berisha është i veshur me kostum dhe kollare blu, ndërsa Meta është i veshur me bluzë të kuqe. Edhe pse deputetët i ishin bashkuar më herët protestës, Meta dhe Berisha dolën 20 minuta me vonesë.

1 VITE ME PARE

"E duam Shqipërinë si gjithë Evropa"/ Protestuesit e PD-së brohorasin me pankarta kundër qeverisë në duar

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
protesta e opozitës

TIRANË- "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa" ishin këto brohoritjet e protestuesëve të opozitës përgjatë rrugës së bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', teksa mbajnë edhe pankarta kundër qeverisë në duar. Simpatizantët demokratë që tashmë janë shpërndarë në kryeqytet kanë ndezur atmosferën teksa në duar valvisin flamuj të BE-së dhe kuq e zi, duke iu dhënë kështu një mesazh liderëve të cilët janë duke mbajtur fjalimin e tyre në Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor. 

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
protesta e opozitës

Deri më tani nuk ka patur incidente apo probleme nga ana e protestuesëve, pasi edhe vetë kreu i opozitës njoftoi se protesta do të jetë paqësore. Megjithatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, pasi mijëra forca policie kanë zbarkuar në terren teksa në disa akse rrugore kanë krijuar zinxhir, për të mos lejuar protestuesit të cënojnë sigurinë në perimetrin e zonës ku ndodhen edhe liderët evropianë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, protestuesit nisin marshimin Drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit'

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur! Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'. Me një banderolë-mesazh për Evropën, ata kanë filluar të ecin."Evropë na hidh një jelek shpëtimi", thuhet në banderolën që mbajnë në dorë protestuesit. Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhen ende në selinë blu dhe po diskutojnë në lidhje me protestën.


Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

1 VITE ME PARE

FOTO-GALERI/ Atmosferë nga simpatizantët e Berishës, protestuesit valvisin flamuj të BE-së dhe kuqezi

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
protestuesit e PD-së

TIRANË- Pas pak nis protesta e opozitës, dhe simpatizantët demokratë që tashmë janë shpërndarë në kryeqytet kanë ndezur atmosferën teksa në duar valvisin flamuj të BE-së dhe kuq e zi, duke iu dhënë kështu një mesazh liderëve të cilët janë duke mbajtur fjalimin e tyre në Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor.

Siç shihet edhe nga fotot që dosja.al disponon me dhjetëra protestues janë tashmë gati të nisin protestën e organizuar sot që do të nisë në orën 12:00, paralelisht me samitin historik në Shqipëri mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Deri më tani nuk ka patur incidente apo probleme nga ana e protestuesëve, pasi edhe vetë kreu i opozitës njoftoi se protesta do të jetë paqësore. Megjithatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, pasi mijëra  forca policie kanë zbarkuar në terren teksa në disa akse rrugore kanë krijuar zinxhir, për të mos lejuar protestuesit të cënojnë sigurinë në perimetrin e zonës ku ndodhen edhe liderët evropianë.

Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Gati për protestë/ Mblidhen demokratët në oborrin e PD, s'mungon as elementi "folk"

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me

TIRANË- Demokratët janë gati për protestë. Mblidhen demokratët në oborrin e Partisë Demokratike, e nuk kanë munguar simbolet me dy gishta dhe flamujt shqiptarë dhe ato të Bashkimit Europian. Po ashtu, duket se edhe në këtë protestë nuk mungon as elementi popullor, pasi një qytetar ishte i veshur me kostum. 

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Liderët evropianë në Samit me Ramën, Berisha futet me brohorima në selinë blu, thirrja: Tirana po zien!

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në sëlinë blu vetëm një orë para kohës kur ka lajmëruar që do të mbajë protestën masive në Tiranë. Me brohorima të shumta, flamuj e muzikë, Berisha është pritur nga mbështetësit e tij që e prisnin në oborr. Fjalët e vetme që tha para mediave ishin: Tirana po zien!

Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Policia bllokoi rrugët, por PD e ka një zgjidhje, zbulohet regjia lëvizëse e protestës, zbatohet porosia e Berishës

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Regjia e PD

TIRANË- Partia Demokratike e ka gjetur një zgjidhje për të mbajtur deklaratat nga folësit që do të drejtojnë protestën e sotme, pavarësisht se Policia e Shtetit u ka bllokuar rrugët.

PD ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës. Bëhet fjalë për një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë. Mbi të ka slogan të shkruar në gjuhën angleze, gjë që ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

1 VITE ME PARE

Berisha përsërit thirrjen për protestë: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në orën 12:00

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish thirrjen për protestë, teksa thotë se do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, duke risjellë pjesë të poezisë, Anës lumenjve të Fan Nolit, Berisha ka rikonfirmuar edhe njëherë orën e takimit në shesh për protestën. Nis në orën 12.00.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,"- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Sot Tirana po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

1 VITE ME PARE

Samit dhe protestë! Nisen rreth 800 demokratë nga Berati, rezervohen të gjithë autobusët e linjës me Tiranën

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Foto Ilustruese

BERAT- Rreth 800 demokratë janë nisur nga Berati në drejtim të Tiranës për të qenë prezentë në prostestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Mësohet se të gjithë administratorët e autobusëve dhe mikrobusëve të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos prenotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper'. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Ku do të protestojë Opozita? Shikoni si është blinduar Tirana, sheshi përballë kryeministrisë izolohet tërësisht

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Tirana e blinduar

TIRANË- Tirana është totalisht e blinduar për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që Opozita ka paralajmëruar protestë në orën 12:00. Nga pamjet që ju sjell Dosja.al shihet se i gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper'. 


Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen./Dosja.al

1 VITE ME PARE

“Europe right way, not the Rama way”/ Demokratët gati për protestë, do të marshojnë nga qendra drejt urës së Dajtit

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
Foto ilustruese

TIRANË- Liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, por edhe në oborrin e Partisë Demokratike po vazhdojnë përgatitjet. Demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro Samitit dhe Bashkimit Europian, kundër kryeministrit Edi Rama”.

Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt urës së Dajtit, ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse që ende nuk dihet se ku do fiksohet, ndërkohë që është parashikuar të flasin 12 demokratë, por ende nuk ka asnjë emër. E pasi të mblidhen edhe demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt urës së Dajtit, edhe pse Policia e Shtetit i ka paralajëmruar se nuk do t'i afrohen perimetrit të Sigurisë. 

1 VITE ME PARE

Tirana blindohet për Samitin/ Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora, gati për protestë

Samiti i BE në Tiranë, PD në protestë, Berisha goditet me
PROTESTA

VLORË- Kryeqyteti është blinduar dhe pas pak nis ceremonia e pritjes së lidervë evropianë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Por opozita nga ana tjetër, po bën përgatitjet e para për protestën që është thirrur të mbahet sot. Mësohet se rreth 1000 simpatizantë të Partisë Demokratike janë nsiur nga Vlora në mëngjes pak para bllokimit zyrtar të rrugëve në orën 08:00. Simpatizantët të cilët mësohet se janë organizuar në mënyrë private me mjetet e tyre për të hyrë në kryeqytet  janë nisur herët në mëngjes me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve.

Demokratët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në bulevardin përpara se të rrethohet zona nga forca të shuma policie për shkak të sigurisë së liderëve. Nuk dihet ende se cilin skenar do të ndjekin protestuesit. Vetë Berisha është shprehur se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me 'the prime thief of Albania' (grabitësin më të madh në Shqipëri), referuar kryeministrit Edi Rama. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë prezent në protestë, pasi sipas tij e kanë me detyrim të ngrenë zërin kundër qeverisë. Sipas Berishës, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë, por mbetet për tu parë se si do të zhvillohet duke qenë se Tirana është blinduar./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?