LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë! Mjekët nën hetim, e ëma: E dhunoi policia

• Vdekja e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që ndërroi jetë në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisësë Tiranës nuk ka ende një ekspertizë përfundimtare, edhe pse i riu tashmë është përcjellë për në banesën e fundit. Familja ka hapur dyert e mortit e presin ngushëllime për djalin e tyre të vetë, por kryedemokratike ka rikthyer akuzat për dhunim nga ana e efektivëve që u përballën për herë të fundit me Kurtin, mbrëmjen e 19 tetorit. • Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një foto ku Kurti shihet i shtrirë në spital, duke marrë serum, me trupin e zbuluar, në të cilin shihen dhe mavijosje. Krah kësaj pamjeje të rëndë, Berisha shkruan se jetën Kurtit nuk ia ka marrë gëlltitja e dy qeseve me kokainë, siç doli në ekspertizën paraprake, por dhuna e ‘xhelatëve’, referuar policisë. • Pas publikimit të kësaj fotoja janë vënë nën hetim edhe mjekët që ndodheshin në tund në spitalin e Traumën mesnatën e 19 tetorit, pasi pamjet kundërshtojnë deklaratën e tyre. Bluzat e bardha u shprehën më herët se 32-vjeçari kishte shkuar pa jetë në duart e tyre, por fotoja tregon të kundërtën. • Hetimet vijojnë ende, por Opozita e ka kthyer në kauzë vdekjen e Kurtit dhe në orën 18:00 të ditës së sotme do të dalin në protestë kombëtare. Partisë Demokratike pritet t’i bashkohet dhe Partia e Lirisë. Reagime për Kurtit ka pasur nga ana e politikës, por sot është rrëfyer vetë nëna e tij. • Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë. Ajo thotë se i biri e kishte fobi policinë dhe se nga kjo botë ka ikur i dhunuar nga duart e tyre. Mustafaj hedh poshtë pistën e ekspertizës që ka dalë në përfundimin se ka gëlltitur kokainën që të mos arrestohej, duke shtuar se djali i saj do ta kishte hedhur lëndën narkotike.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tritan Shehu për foton e Lear Kurtit në spital: Është perfuzion venoz, i jepet edhe nëse s’ka shenja jete, mjekët bëjnë sforcon e fundit

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sqaruar foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë në spitalin e Traumës. Ai thotë se kjo foto nuk tregon domosdoshmërisht që 32-vjeçari është gjallë në momentin që ka shkuar në spital. Sipas tij, ajo që po merr Kurti në spital është një perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete, një përpjekje e fundit për ta risjellë në jetë.

“Akuzohen se i paskan vendosur një serum të ndjerit Kurti, ndërsa kanë deklaruar arritjen e tij në spital pa jete!! Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund të ketë.Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë fatkeqin. Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime sic është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartësi të gjendjes e ecurisë,”- shkruan Shehu.

3 VITE ME PARE

Akuzat e nënës së Lear Kurtit/ Berisha: Banda me uniformë i mori shpirtin me dhunë

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Lear Kurti

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së nënës së Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e policisë pak ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje që dyshimet e nënës së Kurtit që shprehet se djali i saj është dhunuar nga policia, të merren parasysh.

“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”-tha Berisha.

Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë. Ajo thotë se i biri e kishte fobi policinë dhe se nga kjo botë ka ikur i dhunuar nga duart e tyre. Mustafaj hedh poshtë pistën e ekspertizës që ka dalë në përfundimin se ka gëlltitur kokainën që të mos arrestohej, duke shtuar se djali i saj do ta kishte hedhur lëndën narkotike.

3 VITE ME PARE

E PLOTË/ Biseda e fundit dhe frika e Learit nga policia! Rrëfimi i nënës së përlotur: Djali iku i dhunuar, i grushtuar dhe i qepur 'nallbançe'

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Fatmira Mustafaj dhe Lear Kurti

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë.

“Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr”, thotë e ema e Lear Kurtit në intervistën ekskluzive për News 24.

Kur keni biseduar për herë të fundit me Learin?

Ishte ora 11 pa pak dhe i thashë “hajde mi nën se u bëmë për mall”. Më tha do vij. i thashë “a ta vë dushin?”. Jo më tha se jam i pastër dhe do sjell një gjë. i thashë nuk dua asgjë, vetëm të jesh mirë. E pyeta a je brenda në shtëpi se “ti e di si është nata”. Mos ki merak më tha “nesër do rri gjithë ditën me ju”. E kam bërë gjumin copa copa.

Biseda ka qenë natën që ndodhi ngjarja. Cfarë ndodhi më pas? Kush iu informoi?

Shokët e Learit më thanë hajde. U thashë “mos më thoni që është në burg ose në spital”. Më morën dhe shkuam te Spitali Ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj shkuam te morgu. Atje më çuan këta se mua nuk më thonin gjë. Burri ndërkohë e kishte marrë vesh. Nga 11 pa pak që fola me Learin, në 11 e pak ai ka ndërruar jetë. Atje u bëra keq si çdo nënë. Më thanë që është në morg dhe u thashë “nuk na lënë me e pa?”. Më thanë është në gjendje kome. i thashë që dua ta shikoj. Shkoi dhe burri deri poshtë, por ishte e rrethuar me policë.

Arritët ju ose bashkëshorti që ta shikonit trupin e Learit?

Fare, fare. Në ato momente humba ndjenjat. Nuk e di se sa kam qëndruar shtrirë. Ishte ora 3 dhe Leari kishte ndërruar jetë shumë herët. Më thanë që ka ndërruar jetë djali. Nuk e mendoja kurrë, ai ka qenë shumë i fortë. Ai nuk ishte vetëm, çuni im, ishte çuni i gjithë Tiranës se vetëm mirë bënte. Edhe për sëmundjen që kam dëgjuar nëpër lajme, nuk e di pse thonë kështu gjërash, por ai gëzonte një shëndet të plotë. Nuk kemi pasur asnjë recetë, asgjë. Vetëm kur e regjistrova te Tajvani për badigard, i kam hapur një kartelë. Dua të them që Leari gëzonte një shëndet të plotë. Hashash pinte, por që të ketë pasur shenja dobësie, apo të këputej jo.

Ju të nesërmen e tërhoqët trupin e pajetë, e hapët arkivolin, e patë djalin?

Unë e hapa, sa e ngrita kapakun u tmerrova. Kishte të qepura nallbançe, ishte i mavijosur. Supozimet e mia janë që ai njeri ishte i dhunuar dhe iku i dhunuar. Se çfarë nxjerrin këta që ka futur qese, është e pabesueshme. Kur e ndjejnë të rinjtë që ndiqen, gjithmonë e hedhin. Pashë edhe sot që kishte një hematomë. Ishte i grushtuar, i masakruar. Ai ka marrë goditje të tmerrshme.

E keni takuar shokun e Learit që ishte bashkë me të?

Dje në darkë që kam folur i thashë “hajde merr rrobat dhe më sill rrobat e Learit”. Edhe ai ishte i shokuar. E kam parë vetëm në varreza. E njihja personin që rrinte me Learin. Shokët më thonë se ka qenë i shokuar. Unë e di shumë mirë se ai njeri ishte shumë i fortë, përballonte shumë gjëra. Ai ka ikur i dhunuar dhe i tmerruar. Këtu nuk ka shtet, këtu të rinjtë shikojnë orën dhe thonë “bobo”. Leari im nuk e meritonte këtë, vetëm ai e di si iku. Me shenjat që kam parë, ai është i dhunuar.

Keni kërkuar informacion? Keni marrë avokat?

Kemi marrë avokat, janë shokët e djalit që më kanë adresuar. Unë dua të hiqen njollat që kanë vënë mbi djalin tim dhe të kërkohet drejtësia. Pse këta fëmijë i marrin dhe i rrahin, pse nuk prangosen dhe t'i mbajnë brenda. Leari ka ikur i tmerruar prej këtej. Ai ishte njeri që duronte shumë. Edhe pa bukë të ikte, nuk e di ku e gjente gjithë atë forcë.

Ju thatë se kishte shenja, kush dushoni se e ka dhunuar Learin?

Vetëm Policia. Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. I erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”. i thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar.

Çfarë kërkoni nga institucionet?

Unë flas dhe ne emër të të gjitha nënave, që çdo të ri që kapin në rrugë, këta policët nuk e di janë të shkolluar, a janë prindër, por i kapin dhe përdorin forcën. Të rinjtë janë të tmerruar dhe prandaj ikin. Policia këtu është bërë e tmerrshme, nuk kanë siguri të rinjtë. Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjies, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr. Fëmijët janë të pafajshëm. Të rinjtë e sotëm janë shumë të mirë, por janë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit dhe sidomos në këtë mënyrë.

Ka pasur disa protesta ditët e fundit…

Nuk i kam parë fare. kam qenë shumë i lidhur me çunin. Burrit i thashë “do jemi vetëm ne të dy, unë e di që ai është i dhunuar”. Prandaj kërkova ta shikojmë deri në fund masakrën që i bënë fëmijës.

Marrë nga BW

3 VITE ME PARE

Fotoja tronditëse e Lear Kurtit në spital, Boçi: Më gjykoni si politikan, si baba s'më ndaloni dot ta publikoj, dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë thirrje për daljen në protestë që pritet të mbahet këtë pasdite në orën 18:00, në të cilën kërkoht drejtësi për vdekjen e Lear Kurtit në duart e efektivëve të policisë. Në një postim në Facebook, Boçi ka ripublikuar foton e Kurtit, ku ky i fundit shihet i shtrirë në spitalin e Traumës dhe me pranga në duar. Krah fotos, Boçi shkruan se si politikan mund ta gjykojnë për publikimin e kësaj fotoje të rëndë, por si baba nuk mund të qëndrojë pa reaguar. Ai shton më tej se ky, që sipas tij vret, duhet gjunjëzuar. 

Postimi i plotë: 

TË “VRASIM” VRASJEN
Akoma nuk jam i bindur për drejtësinë e nxjerrjes së kësaj foto-je të tmerrshme me Lear-in të shtrirë, duke pritur nga Zoti paqen e amëshuar për jetën që ai mori SHTETI i RAMËS.
Si politikan më shigjetoni me çfarë nuk ju pëlqen (për foton)!
Është e drejta juaj.
Por si baba, ama askush nuk më ndalon ta bëj këtë foto gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi!
Sepse si politikan duhet të mbaj grushtat të mbledhur fort, për t’i mos lëshuar mbi fajltorin, gulçin ta gëlltis në stomak si të ishte shije ekzotike e zemërimin ta kyc në shpirt.
Por si baba me forcën e revoltës mos më thoni asnjë fjalë!
Sepse si i tillë dua të shemb nga hidhërimi e zemërimi pengesa, male, ndërtesa e midis tyre atë “Pallatin” e rremë të drejtësisë të shndërruar në holl, ku nga halli i pushtetit DREJTËSIA ekzekutohet çdo ditë.
Dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës, deri sa nga fryma t’i dalë vetëm një herë një tingull i vetëm ndjese.
Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë, ligësinë, urrejtjen që ka instaluar për JETËN në këtë vend të shndërruar në hapësirë boshe, ku ka vetëm ndërtesa të larta dhe aspak, lartësi gëzimi, entuziazmi, lartësi përulje ndaj njeriut, lartësim vlerash dhe virtytesh.
Dua ta vras heshtjen, apatinë, mpirjen, mospërfilljen e shoqërisë për të lindur aty revoltën e NJERIUT për jetën.
Për jetën si jetesë, jo për jetën si vdekje e ngadaltë që pret të përmbushë ditët e saj të hirta.
Dua ta vras politikën pa ndjesi, pa përgjegjësi, politikën me ylber, por pa njeriun brenda që bën talljen publike të jetës e familjes në marshet funebre të mitingjeve kryeministrore.
Por kjo nuk bëhet as me shkrime të veçuara e as me thirrje te veçuara, por duke u bërë bashkë kundër së keqes.
E bashkë të vrasim së pari frikën, pastaj shpërfilljen që të mund të vrasim më në fund vrasjen, vrasjen shtetërore!
Që ajo mos të mund të vrasë JETËN, qytetarin, fëmijët e të rinjtë tanë.
Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë!

3 VITE ME PARE

Rasti i 32-vjeçarit/ Lapaj ngre disa PYETJE: Pse vdiq Lear Kurti?

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Adriatik Lapaj

TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur disa pyetje për vdekjen e të riut, Lear Kurti. Ai deklaron se ka gjykuar këtë çështje e cila vijon prej ditësh, e se ka nxjerrë disa pyetje të cilat mund të çojnë në një analizë më të detajuar. 

Ai pyet se përse një person i cili ecën në rrugë duke folur në telefon, klasifikohet nga policia si person i dyshimtë. Po ashtu, Lapaj kërkon të dijë se përse nuk është dërguar në spital kur është parë që ishte pa ndjenja, e përse nuk është lejuar i ati që ta shikojë. 

POSTIMI I PLOTË I ADRIATIK LAPAJ:

PËRSE VDIQ LEAR KURTI?

Si njeri i fushës së ligjit kur bëhet fjalë për ngjarje policore kam gjykuar se duhet folur bazuar në fakte. Përmbahem në çastet e para e nuk nxitohem. Pas më shumë se 48 orë nga ngjarja, tashmë në lidhje me humbjen e jetës së 32 vjeçarit Lear Kurti ka fakte mbi të cilat mund të bëjmë një analizë e të ngremë disa pyetje:

1. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit (si media ka publikuar) pas ngjarjes është pretenduar se:

"Në datën 19.10.2022 ora 23.07 pranë market "Lufra" në rrugën "Riza Çuka" gjatë patrullimit punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë konstatuar një person të dyshimtë duke qëndruar përpara këtij marketi."
Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike nga Euro Neës Albania rezulton i pavërtetë. Nga pamjet e publikuara nga media duket qartë që shtetasi Lear Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon. Në asnjë çast nuk duket që sjellja e tij të lërë shkas për ta klasifikuar si person të dyshimtë. Në asnjë çast ai nuk ka qenë duke qëndruar përpara një marketi, por duke ecur në rrugë të vetë.

Pyetje: Përse duhet të thotë të pavërteta Policia e Shtetit në lidhje me dinamikën e ngjarjes?

Përse një shtetas që ka qenë duke ecur në rrugë e duke folur në telefon është klasifikuar si person i dyshimtë dhe është vënë në ndjekje policore?

2. Rezulton se nga informacioni policor i referuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit pas ngjarjes është pretenduar gjithashtu se:

"Për verifikimin e tij punonjësi i policisë D.H e ka pyetur për gjeneralitetet dhe adresën e banimit dhe pasi ka mësuar se quhej Lear Kurti dhe nuk ishte banor i zonës i ka kërkuar atij një dokument identifikimi, por në këtë moment ai është larguar me vrap. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra ai është neutralizuar nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar në komisariat."

Ky informacion policor pas publikimit të pamjeve filmike rezulton të ketë mangësi pasi nga pamjet duket që shtetasi në fjalë i rrethuar nga disa punonjës policie ndodhet i shembur në tokë në gjendje të fikti. Një prej punonjësve të policisë e ngre, por duket se trupi i të riut është i këputur.

Pyetje:

Përse është dërguar në Komisariat dhe jo në spital një njeri që duket pa shenja jete?

Përse i janë vendosur pranga një personi të shoqëruar dhe aq më shumë në gjendje të fikti?

Përse nga pamjet në spital rezulton se në pjesën e ijeve të tij ka shenja që ngjajnë me ato të mavijosjes nga goditjet mekanike?

3. Nga të dhënat zyrtare rezulton se Lear Kurtit i është bërë autopsia brenda 5 orëve nga ngjarja. Babai tij ka pretenduar se nuk është lënë ta shikojë trupin e djalit.

Ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 "Për autopsinë" në nenin 2 përcakton se: "Autopsia që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjekoligjore nuk mund të kryhet pa kaluar 12 orë nga çasti i vdekjes. Në raste të jashtëzakonshme autopsia mund të bëhet edhe në një interval kohe më të shkurtër, por jo më parë se katër orë pas vdekjes dhe vetëm pasi vdekja të jetë vërtetuar nga dy mjekë."

Ka arsye pse autopsia bëhet pas kalimit të 12 orëve. Koha bën që hematomat të bëhen të dukshme e për pasojë rezultatet e autopsisë të jenë më të plota. Gjithashtu koha shërben që të vërtetohet dhe vdekja.

Pyetje:

Përse është shkelur ligji Nr.7830 datë 15.06.1994 "Për autopsinë" në nenin 2?

Përse nuk është lejuar babai ta shikojë trupin e tij para autopsisë?

Përse është nxituar me bërjen e autopsisë duke shkelur ligjin?

Cila ishte rrethana e jashtëzakonshme që të detyronte kryerjen e autopsisë përpara afatit të përcakuar nga ligji?
Në orën 18.00 është thirrur protestë. Sa kohë nuk ka përgjigje përsa pyeta ka vend për të kërkuar përgjigje.

Çfarë ndodhi më 19 tetor?

Lear Kurti u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

3 VITE ME PARE

'Mbërriti i vdekur'/ U publikua FOTO-ja ku Lear Kurti po merrte serum, vihen në hetim mjekët e Traumës

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Fotoja e Learit (blur) dhe spitali

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës. Hetimi ka nisur për faktin se pak ditë më parë, spitali i Traumës ka deklaruar se Lear Kurti mbërriti pa shenja jete në spital. Mirëpo, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një foto të të riut, i cili ishte i shtrirë në krevatin e spitalit, duke marrë serum. 

Natën kur Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital. Hetimet po vijojnë dhe pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që sipas ekspertizës, Kurti ndërroi jetë pasi gëlltiti qesen me kokainë dhe kaloi në overdozë.

Ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja. Ajo tregoi për 'News24', përjetimin e lajmit tronditës që nga orët e vona të mbrëmjes së 19 tetorit e deri në momentin e varrimit. Mustafaj fajëson policinë dhe shtetin. 

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

3 VITE ME PARE

'Djalit iu dërgua një letër para 10 vitesh'/ Nëna e Learit: Ai më tha duhet të iki, policinë e ka pasur fobi

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Lear Kurti

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për vdekjen e djalit të saj. E përlotur, ajo ka treguar se 10 vite më parë, djalit të saj iu dërgua një letër për gjyq, për një çështje që është shpallur i pafajshëm. Ajo ka treguar se në momentin që djali i saj mori letrën në dorë, kërkoi që të largohej ngfa vendi pasi kishte frikë se do ta dënonin. Po ashtu, Mustafa, tha se Leari e kishte shumë fobi policinë, pasi e ndalonin shumë shpesh për kontrolle.

'Iu dërgua një letër që do paraqitej në gjyq, më tha ma duhet të iki jashtë se këta do më kalbin brenda, ai u bë i frikësuar. Unë i thashë mos ki frikë, mos e mbaj mendjen, ne e kemi marrë dhe avokatin, më tha si të rri këtu, policinë e ka pasur shumë fobi, sa herë që dilte me shoqen e tij, policia e kapte. Por ishte i pastër. Këtë rast, ai njeri a ka vrapu nuk e di por vetëm i dhunuar. Unë kërkoj që çdo të ri që ta kapin në rrugë, e kam parë dhe me sytë e mi, këto policat nuk e di a janë të shkolluar, por që i tmerrojnë të rinjtë, ndaj ikin. Nuk ka siguri këtu, ndaj të rinjtë janë të tmerruar. Sidomos në lagjen tonë, ai më thoshte po më erdhi e keqja nga këto do më vijnë. 

Ai më thoshte nuk më pëlqen kjo botë, ishte fëmijë i përgatitur për jetën, dinte 4 gjuhë, ishte fëmijë i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Fëmijët janë të pafajshëm, policat kanë një farë, që duhet të paraqiten në polici me 15 dorëzime, ndërkohë kapin dhe të pafajshëm. Atyre iu është caktuar një detyrë, çunat janë shumë të mirë por të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. '- tha nëna e të riut. 

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

3 VITE ME PARE

'Djali ka ikur i tmerruar'/ Nëna e Learit: Shtet nuk ka! Policia e ka dhunuar, shokët e donin

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Fatmira Mustafa

TIRANË- Familja e Lear Kurtit ka dyshime se djali i tyre është dhunuar nga policia e shtetit. Nëna e 32-vjeçarit, ka treguar se ka parë shenja dhune dhe hematoma në trupin e djalit. Fatmira Mustafa ka shtuar më tej se Leari ishte një djalë që e donin të gjithë shokët dhe lagjia. 

'Kur e pashë ishte një tmerr, unë mendoj se ai ishte i dhunuar, iku i dhunuar, se çfarë thonë jo futi, e pabesueshme, kur ndiqen, gjithmonë e hedhin e jo nuk gëlltitin. Nisur nga shenjat, pashë dhe sot që kishte një hematomë, ai ishte i grushtuar dhe masakruar, ai ka marrë goditje të tmerrshme.  Dje i thashë shokut që më sill rrobat e djalit, e kam parë dhe në varreza. Nuk kam fol fare me të, shokët më thonë se ai ishte i shokuar, e di shumë mirë se ai ishte shumë i fortë, ai vetëm i dhunuar dhe i tmerruar ka ikur. Këtu nuk ka shtet, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë obobo, kjo lagjia jonë është e sulmuar shumë. Me shenjat që kam parë ai ishte i dhunuar tmerrësisht. Policia e ka dhunuar se shokët e donin shumë, ato ia dinin natyrën dhe e pranonin.'-tha Fatmira Mustafa për gazetaren Klodiana Lala.

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

3 VITE ME PARE

'Shokët e tij më treguan'/ Nëna e Lear Kurtit: Unë humba ndjenjat, ishte çuni i gjithë Tiranës, hashash pinte

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Fatmira Mustafa

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervistë për “News24”, ajo ka thënë se djali i saj kishte shenja dhune. Ajo ka treguar se askush nuk i tregoi se djali i kishte ndërruar jetë, deri në momentin kur u zgjua pasi humbi ndjenjat.

Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit?

Nëna e Lear Kurtit: Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha se do ndërrohem. Me tha nuk dua dush se jam i pastër. E pyeta a je në shtëpi? Më tha mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju. E kam bërë gjumin copa copa.

Pyetje: Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?

Nëna e Lear Kurtit: Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te spitali ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë. Unë humba ndjenjat. Ai ishte çun i mirë, i gjithë Tiranës. Tani si çdo i ri, do e pranoj, hasash pinte.

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

3 VITE ME PARE

SHOKUESE/ Berisha publikon foton e Learit në spital: Ka hematoma, xhelatët nuk i hoqën as prangat!

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!
Lear Kurti

TIRANË- Momenti i fundit nga spitali i Lear Kurtit. Kjo pamje rrënqethëse, është bërë publike nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në foto duket 32-vjeçari, i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës, pasi kishte ndërruar jetë. Në duart e tij duken ende prangat ndërsa Berisha thekson se hematomat që i riu mban në trup, janë shkaktuar nga goditjet e efektivëve.

'Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet!'- shkruan Berisha përkrah fotos. 

LEAR KURTI/ Berisha nxjerr foton e rëndë nga Trauma: E vranë!

Sipas policisë 32-vjeçari vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t'i ikur efektivëve.  

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

lear kurti vdes lear kurti fatmira mustafaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë