LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa prej deputetëve trondit Kosovën, kreu i LDK-së: Nuk ndihem i rrezikuar

• Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetët, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi janë kërcënuar. Kjo pasi një grup personash, ende të paidentifikuar kanë planifikuar një atentat ndaj tyre. Lajmi u bë publik dje, ndërkohë që sot Policia e Kosovës ka nisur hetmet dhe ka konfirmuar se është angazhuar me rastin në fjalë. • Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Qëllimi është identifikimi i grupit që kishte planifikuar të kryente këtë atentat dhe shkaku. • Vet Abdixhiku është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar nga atentati dhe se ua ka lënë këtë në dorë autoriteteve që ta zgjidhin çështjen. • Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala është shprehur se atentati ndaj kreut të kësaj partie dhe disa deputetëve të tjerë ka prapavijë politike. Shala tha se kjo gjë shkon përtej LDK-së, por shtoi se nuk kanë kundërshtarë politikë jashtë Koosvës. • Ai u shpreh se mendon se bëhet fjalë për një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së që kanë formuar dy organizata, njëra vepron në Kosovë dhe tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës, sipas Shalës, ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj kreut të LDK/ Abdixhiku: Nuk ndihem i rrezikuar

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme. Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

3 VITE ME PARE

Lidhja Demokratike e Kosovës denoncon në polici kërcënimet ndaj zyrtarëve të saj

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në një njoftim të policisë, por pa ndonjë hollësi.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike thanë se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj zbulimi kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një debati në Radio televizionin “Dukagjini” tha se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.

“Mund të konfirmoj që jemi informuar për këtë çështje për një lloj planifikimi dhe lloj njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës, individë që kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga ajo që na është thënë ne del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, tha zoti Shala.

Zoti Shala tha se sipas informatave kërcënimet për atentat kanë të bëjnë për motive politike nga një rrjet i gjerë personash.

“Unë mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzish në Kosovë, në disa vende të Bashkimit Evropian dhe pretendohet për dy organizata, njëra nga të cilat pretendohet se vepron në Kosovë, tjetra jashtë Kosovës dhe ajo organizatë që vepron jashtë Kosovës ka marr përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, tha zoti Shala duke nënvizuar se nuk mund të jap më shumë hollësi.

Mediat lokale thanë se përveç kryetarit të LDK-së, kërcënimet ishin drejtuar edhe ndaj ish kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetëve Arben Gashi e Armend Zemaj. Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti më i vjetër politik në Kosovë, aktualisht në opozitë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Armend Zemaj: Nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa

KOSOVË- Deputeti Armend Zemaj ka reaguar pas kërcënimeve për atentat ndaj tij si dhe kolegëve të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zemaj në Kanal 10 ka thënë se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve. Zemaj ka thënë se rastin ua kanë besuar organeve të sigurisë dhe nuk janë te interesuar ta marrin drejtësinë në dorë, por sipas tij nëse evidentohen me saktësi se planifikuesit janë shqiptarë do të përballen me ta edhe personalisht.

“Në fund të fundit edhe siç e thotë populli: “Dy duar janë për një kokë”. Pra nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal, të ju them të drejtën. Nëse organet e evidentojnë se ata janë shqiptarë, ata (planifikuesit e atentatit) duhet ta kenë edhe një përgjigje pse e kanë marrë këtë veprim, edhe para drejtësisë edhe para drejtësisë së Zotit. Nuk munden mu anashkalua këto gjëra. Është shumë e rëndë që kur nuk i ke borxh askujt, dikush dëshiron të eliminojë fizikisht vetëm pse je oponent politik. Është tepër e rëndë vetëm ta mendosh në aspektin personal”, deklaroi tutje Zemaj.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

3 VITE ME PARE

Kërcënimi ndaj Abdixhikut, Policia: Po marrim të gjitha masat e nevojshme

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Policia e Kosovës ka reaguar për kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Abdixhikut, nënkryetari i LDK-së: Ka prapavijë politike, për ekzekutimin janë angazhuar dy organizata

LDK në shënjestër! Plani për atentat ndaj Abdixhikut e disa
Kujtim Shala

KOSOVË- Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala është shprehur se atentati  ndaj kreut të kësaj partie dhe disa deputetëve të tjerë ka prapavijë politike. Në një prononcim për mediat pas publikimit të këtij lajmi, Shala tha se kjo gjë shkon përtej LDK-së, por shtoi se nuk kanë kundërshtarë politikë jashtë Koosvës. Ai u shpreh se mendon se bëhet fjalë për një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së që kanë formuar dy organizata, njëra vepron në Kosovë dhe tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës, sipas Shalës, ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet i kemi marrë sot. S’ka të bëjë me një aktivitet konkret, por ka të bëjë me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politikë dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë. Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së. Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata. Njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani. Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht,”- ka thënë Shala.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

atentat ndaj lumir abdixhikut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës