LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Salianji është i dënuar sepse guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri! Noka: Të bllokojmë porte, aeroporte si edhe institucione të arsimit të lartë

• Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje urgjente pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me një vit burg deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babalja". • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, ndaj zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. • Ai tha se asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze. • Berisha shtoi se Salianji në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi i vërtetë i demokratëve. • Berisha u shpreh se Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori. Berisha më tej shtoi se Salianji denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte. • Berisha tha se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. • Ai shtoi se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. • Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ata janë në një situatë ku Edi Rama ka shpalosur si alternativë për të marrë mandatin e tij burgosjen, arrestimin e eksponentëve të opozitës, drejtuesve të saj. • Më tej shtoi se qëllimi është vetëm një, një qeveri teknike për zgjedhje sa më të barabarta. • Sipas Berishës në vend nuk ka sovranitet të brendshëm. • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se të denoncosh krimin e lidhur me kryeministrin Edi Rama, sipas tij, do të thotë të të ndërsejnë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje. • Berisha tha se sot më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. • Ai shtoi se qëndrimi i tyre do jetë: një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. • Ai më tej shtoi se Rama e ka shndërruar në dënime ndaj tyre për fajin e vetëm se denoncojmë krimin. • Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. • Ai shtoi se jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së opozitës ka propozuar që të përshkallëzojnë aksionin e tyre në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit. • Sipas asaj që raportohet, Noka ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura që të zhvillohen protesta në çdo qark. • Po ashtu Noka ka shprehur mendimin për bllokimin e akseve rrugore, porteve dhe aeroporteve, si edhe institucioneve të arsimit të lartë.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, merret vendimi, protestë më 6 tetor

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Foto nga takimi

TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën më 6 tetor. Ky vendim i demokratëve vjen pas diskutimeve të për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime të shumta për hapat e ardhshëm të opozitës. Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Në këtë mbledhje deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

Ajo ka shtuar se kanë një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Ajo ka shtuar se nuk u  intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Zhupa: Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme, një domosdoshmëri! Gjekmarkaj: Po t’i ndodhte PS-së, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Foto nga takimi

TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime për hapat e ardhshëm të opozitës. Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në këtë mbledhje deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

Ajo ka shtuar se kanë një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Ajo ka shtuar se nuk u  intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër. Ai tha se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Diskutimet:

Zhupa: Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit.

Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Sot kemi marrë mesazhe pafund nga qytetarët. Nuk duhet të llogarisim numrat që do të jenë në protestën e parë ose të dytë, por duhet të llogarisim që të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo lidhet edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike.

Gjekmarkaj: Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka propozon protesta në çdo qark: Të bllokojmë porte, aeroporte si edhe institucione të arsimit të lartë!

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së opoztës ka propozuar që të përshkallëzojnë aksionin e tyre në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit.


Sipas asaj që raportohet, Noka ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura që të zhvillohen protesta në çdo qark. Po ashtu Noka ka shprehur mendimin për bllokimin e akseve rrugore, porteve dhe aeroporteve, si edhe institucioneve të arsimit të lartë.

1 VITE ME PARE

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbeldhjen e Kryesisë së PD-së u shpreh se Rama fushatën e tyre elektorale e ka shndërruar në burgosje ndaj opozitës. Ai më tej shtoi se Rama e ka shndërruar në dënime ndaj tyre për fajin e vetëm se denoncojmë krimin.

Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. Ai shtoi se jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. 

Fjala e Berishës:

Demokrate e demokratë, unë e kuptoj se nuk ka gjë më normale se sa të gjithë ju dhe ne së bashku të konstatojmë dhe mendojmë se jemi në fushatë elektorale. Por në fakt, Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në terror ndaj nesh. Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në burgosje ndaj nesh. E ka shndërruar në dënime ndaj nesh për fajin e vetëm se denoncojmë krimin. Për fajin e vetëm se bëjmë avokatinë e qytetarëve. A mundet pra të ecim në këtë mënyrë?


Të mos harrojmë, si unë, si ju, sot në studiot televizive, fatmirësisht ka edhe analistë gazetarë, të cilët demaskojnë, damkosin çdo natë këtë regjim. Është e vërtetë kjo. Pse ua them unë këtë? Ua them që të mos fetishizojmë fjalën. Është koha e veprave. Nuk jam kundër fjalës, të kuptohemi, unë e vlerësoj shumë fjalën, por tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes. Çdo njeri që mendon ‘business as usual’ në këtë fushatë ku arrestohet kryetari i partisë dhe problemi nuk është se u arrestua, po si do bëhet me arrestimin e tij, dënohet me burg tjetri pse dënoi krimin dhe problemi është se nuk është krimi, por është ai fajtori. Këto zhvillime duhet të jenë një elektroshok për çdo demokrat.


Midis jush, dhe është normale, po edhe midis drejtuesve të tjerë më gjerë, me të drejtë shtrohen pyetjet: a janë të gatshëm njerëzit për t’u përballur? Do theksoj dy momente. Betejat janë të guximtarëve. Dhe u garantoj ju se 500 guximtarë, 300 guximtarë, 50 guximtarë janë një detashment që mund të trondisë në themel këtë regjim. Por këtu nuk bëhet fjalë për 500, për 50, të jeni të sigurt se janë mijëra e mijëra demokratë që presin udhëheqjen tuaj, që presin mobilizimin nga ju, që presin frymëzimin nga ju.

Ne jemi në një provë të madhe, një provë e tillë sa... Çfarë ndodh? Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë. Në jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin. Jo, nuk është kjo, absolutisht nuk janë shqiptarët këta. Ka një problem, shqiptarët duan mobilizim, duan organizim, duan udhëheqje.
Nuk ka më trima, harrojeni këtë. Jo! Në të gjithë historinë e tyre, me 50 të zeza të numëruara, dy i kanë ata, inteligjentë dhe trima. Ai që nuk gjen trimëri tek shqiptari është frikacak për vete. Ai që i merr për budallenj, ka problem me veten e tij.

1 VITE ME PARE

"Përballje dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut!" Berisha: Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se të denoncosh krimin e lidhur me kryeministrin Edi Rama, sipas tij, do të thotë të të ndërsejnë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje. Berisha tha se sot më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Ai shtoi se qëndrimi i tyre do jetë: një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot është një thirrje, opozita e cila në vlerësimin tim, pavarësisht nga problematikat, nga dobësitë, nga të metat, nga kompleksi, por ajo përsëri është një opozitë e vërtetë. Përsëri deputetët e saj bëjnë gjithçka të jenë interpretë të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë. Të denoncosh krimin e lidhur me Edi Ramën, do të thotë të të ndërsejë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje.

Do të thotë të të vendosë në arrest pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Do të thotë të të dënojë me burg. Atëherë, në këtë situatë, në këtë gjendje, apo kësaj situate, opozita duhet t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb. Të dashur anëtarë të kryesisë së PD, të dashur demokratë, të dashur qytetarë! Sot, më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Secili prej nesh ka bërë dhe do bëjë detyrën e vet me denoncime në emër tuaj, në emër të qytetarëve. Por, këto janë absolutisht të pamjaftueshme.

Këto vetëm sa kanë nxitur, kanë inkurajuar dorën e zezë të terrorit të qeverisë ndaj opozitës. Atëherë, cili do jetë qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut. Me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka që të mos ketë opozitë.

Me këtë regjim që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig. Po prapë të kthehemi edhe njëherë aty ku theksova, pa një opozitë sovrane, nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi gjer në darkë sfidonte të gjithë botën. Po ishte Shqipëria një vend sovran? Ishte një vend pa sovranitet të brendshëm. Kjo betejë duhet të kuptohet jo betejë për individin, as për Salianjin, as për Berishën, as për Metën, as për Mediun. Por kjo betejë është një betejë për një opozitarizëm që i bën të qartë qeverisë se nuk mund të veprojë kurrë kështu siç po vepron.

1 VITE ME PARE

"Duhet të dalim ballë për ballë për të mbrojtur opozitarizmin", Berisha: Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm!

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ata janë në një situatë ku Edi Rama ka shpalosur si alternativë për të marrë mandatin e tij burgosjen, arrestimin e eksponentëve të opozitës, drejtuesve të saj. 

Më tej shtoi se qëllimi është vetëm një, një qeveri teknike për zgjedhje sa më të barabarta. Sipas Berishës në vend nuk ka sovranitet të brendshëm.

Fjala e Berishës;

Çfarë ndodh sot? Sot po kundërshtove narkodiktatorin, tani nuk e fsheh, do merrem personal me ju, thotë. Ju e keni parë ultimatumet dhe paralajmërimet që i bën kryetarit të grupit parlamentar dhe nënkryetarit të PD, Gazment Bardhi. Sot u dënua Salianji, por ai me Salianjin ai mbaroi punë.
Sot iu përvesh kryetarit të grupit parlamentar, sepse guxoi të rikthejë në skenë Olsin trafikant. Dhe se ai u përpoq për të njëjtin skenar. Çfarë do të thotë kjo? U garantoj se secili që të denoncojë krimet dhe aferat e Edi Ramës, do të ketë hakmarrjen e pamëshirë të tij.


Të nderuar anëtarë të kryesisë, demokratë! Pra, ne jemi në këtë situatë. Në një situatë ku Edi Rama ka shpalosur si alternativë për të marrë mandatin e tij burgosjen, arrestimin e eksponentëve të opozitës, drejtuesve të saj. Për të mbjellë terror, për të mbjellë dhunë në një kohë që opozita po bën gjithçka për rikthimin në Shqipëri të votës së lirë. Kam dëgjuar disa herë analistë që shprehen se Sali Berisha po kërkon qeverinë teknike në mënyrë që mosrealizimi të justifikojë humbjen e zgjedhjeve. Unë u them ju të dashur demokratë, kurrë nuk është ai qëllim. Qëllimi është vetëm një, një qeveri teknike për zgjedhje sa më të barabarta. Me bindjen më të thellë dhe absolute se zgjedhjet i fiton opozita.


Ata që mendojnë dhe interpretojnë ndryshe, ata gabojnë. Ata ndoshta edhe pa dashje e mbrojnë Edi Ramën. Po pse e them këtë? E them se çdo njeri që ka kulturë minimale elektorale e konstaton se Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama grabit zgjedhje dhe se Sali Berisha dhe PD po përpiqet me të gjitha format që të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Por, rikthehemi te momenti. Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin, të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin e vendit.


Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ku shtypet një opozitë, e cila bën të gjitha përpjekjet për funksionimin e Kushtetutës, për funksionimin e ligjeve, për funksionimin e rregullores së parlamentit. Por këto të gjitha shpërblehen me arrestime. Shpërblehen me burgosje, shpërblehen me dënime, që të gjitha antiligjore, që të gjitha antikushtetuese, që të gjitha hakmarrje primitive. Ku shkojmë atëherë?

1 VITE ME PARE

"Kjo nuk ndodh as në Rusinë e Putinit!" Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Rama kërkon të fitojë mandatin e katërt duke burgosur opozitën

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Berisha tha se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Ai shtoi se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, nuk ka asnjë vend tjetër në Europë, asnjë vend, që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. Pra, unë mendoj dhe besoj se sot për çdo demokrat është e qartë një strategji, e cila synon shndërrimin e një opozite, e opozitës në një opozitë pa vlerë.

Në një opozitë, kundër të cilës qeveria duke shkelmuar Kushtetutë, ligj dhe rregullore, mund të ndërmarrë çdo akt, çdo sulm. Me gjithë përpjekjet e saj të mëdha për të kontribuar edhe në këto kushte në procesin ose në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri. Por ndaluni pak. Ju e patë Edi Ramën në zgjedhjet e majit të vitit 2023. Më thoni pak demokratë, cilin mandat nuk rrëmbeu ai, që përcaktoi se duhet ta rrëmbente? Që të gjitha pa përjashtim, ku ai përqendroi të gjithë egërsinë e narkoshtetit.

Çfarë po ndodh tani? Tani po vazhdon i njëjti proces. Cilin mandat nuk heq ai? Cilin lider të opozitës nuk burgos ai për të fituar mandatin e ri? Është kështu apo jo? Pra, në qoftë se Edi Rama mandatin e vitit 2021 e fitoi duke shpenzuar shuma kolosale për riparimet për tërmetin, duke përdorur bandat, mandatin e vitit 2023 e fitoi duke ndëshkuar opozitën. Mandatin e vitit 2025 do ta fitojë duke burgosur opozitën.

A është kjo reale apo jo? Kur ka ndodhur në Shqipëri ndonjëherë, në cilin vend të Europës ndodh që tre liderët kryesorë të jenë në procese politike? Në cilin vend në Europë ka ndodhur që t’i rrëmbehet me polici mandati kryetarit fitues të bashkisë? Në cilin vend ka ndodhur që deputeti që guxon të denoncojë vëllain e ministrit trafikant, të dënohet me një vit burg? Në asnjë, në asnjë. As në Rusinë e Putinit, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.

1 VITE ME PARE

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Salianji është i dënuar sepse guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri! Noka: Të bllokojmë porte, aeroporte si edhe institucione të arsimit të lartë

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Durim Bami nuk u dënua për kallëzim të rremë, kurse Salianji dënohet vetëm pse është opozitar! Ky është një akt lufte

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë përmes një lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori.

Berisha më tej shtoi se Salianji denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte. 

Kreu i PD-s theksoi se ky është një akt lufte që na shpallet. Sipas tij është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër. 

Fjala e Berishës; 

Por, të dashur anëtarë të kryesisë, të dashur demokratë, unë do u sjell një rast tjetër.
Durim Bami, i cili mori përsipër të kallëzoje se Ilir Meta kishte porositur tek ai vrasjen e një eksponenti të lartë politik. Fund e krye mashtrim. U gjykua për kallëzim të rremë dhe shkoi në shtëpi të vet.


Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori. Por denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte. Por, theksoj një moment këtu, diktatura komuniste kishte ligje që po të sulmoje kryeministrin verbalisht apo ministrin, dënoheshe. Ligjet e vendit nuk kanë një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë, edhe më keq se padinë e bën krimineli, e bën trafikanti.


Pra, miqtë e mi, ky është një akt lufte që na shpallet. Është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër. Ne kemi tre vite që bëjmë një përpjekje që vendi të ketë një opozitë të vërtetë. Ne veprojmë me të gjithë- pavarësisht nga e gjithë dhuna, bëjmë gjithçka që të kemi një opozitë brenda të gjitha rregullave, ligjeve të rendit.
Vendimet tona shumëzohen me zero, pavarësisht se ato në parlament mund të jenë 100 përqind kushtetuese. Jo vetëm një shpërfillje e plotë e atyre të drejtave kushtetuese që kemi, por Edi Rama, për mandatin e katërt, u rikthye në origjinën e tij plotësisht.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Salianji është i dënuar sepse në emër tuaj guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, ndaj zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai tha se asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze. Berisha shtoi se Salianji në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi i vërtetë i demokratëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje zonja, zotërinj anëtarë të kryesisë së PD. Zotërinj drejtues të kësaj mbledhje.
Zoti Noka, zoti Bylykbashi, zoti Bardhi, zoti Boçi, zoti Paloka. Ju përshëndes ju të gjithëve. Përshëndes të gjithë anëtarët dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të kryesisë së PD, të thirrur me urgjencë pas një ngjarje plotësisht të parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri.

Sot, deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa prestanome i Fatmir dhe Edi Ramës, u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, ndaj zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Me këtë akt, të dashur qytetarë, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.

Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë, zgjodhën narkoshtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin. Të dashur demokrate e demokratë, sot Geron Xhafa prestanome i Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, arriti të dënojë deputetin guximtar Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë.

Ai zgjodhi midis kokëuljes, midis indiferencës, midis moskokëçarjes, zgjodhi t’i thotë derrit, derr. T’i thotë kriminelit, kriminel. Pavarësisht se ai ishte vëllai i ministrit të brendshëm dhe byrazer i kryeministrit. Pra, ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen ndaj jush. Zgjodhi më dinjitozen, më të guximshmen. Nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se Geron Xhafa drejton trafiqet nga Vlora, ndërkohë që është i dënuar në Itali dhe ka mburojën e vëllait të tij dhe sivëllait Edi Rama. Nuk shpifi, nuk mashtroi. Ai ishte i dënuar, ai vazhdonte drogën. Pra, sot Ervin Salianji është i dënuar se në emër tuaj, se për ju, ai guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri.

1 VITE ME PARE

Apeli vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij, Salianji mbërrin në selinë e PD-së, merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ka mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Kjo mbledhje ishte lajmëruar të niste rreth orës 20:00 ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve.

Më parë u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar i PD, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Nga ana tjetër ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge, denoncim i cili për Prokurorinë dhe Gjykatën ishte i rremë.

1 VITE ME PARE

Vendimi i Apelit për Salianjin/ Pas Grupit Parlamentar, PD mbledh me urgjencë Kryesinë, çfarë pritet?

"Protesë më 6 tetor" Mbledhja e Kryesisë së
Deputetët e PD

TIRANA- Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji me një vit burg. Mësohet se PD ka thirrur Kryesinë në një mbledhje urgjente sot në orën 20:00, ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve.

Më parë u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar i PD, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Nga ana tjetër ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge, denoncim i cili për Prokurorinë dhe Gjykatën ishte i rremë.

mbledhja e kryesise se pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë