LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri. Braçe voton kundër shkarkimit të Xhaçkës

•Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të posaçme, ku u votuan 12 dekretet për emërim e shkarkim ministrash. •Edhe pse kryeministri Edi Rama shkarkoi 5 ministre mes të cilave Olta Xhaçkën, Evis Kushin, Frida Krifcën, Edona Bilalin dhe Milva Ekonomin, sot ai nuk ishte i pranishëm në seancë•Emrat e ministrave të rinj janë Igli Hasani, Ervin Mete, Arbjan Mazniku, Delina Ibrahimaj, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu dhe Anila Denaj. •Sot nuk u votua dekreti i Ministrit të Financave. •Parlamenti votoi shkarkimin e Metes si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. •Dekreti si ministër i Financave pritet të votohet nga Parlamenti në seancën e së enjtes. •Gjatë votimeve ra në sy vota kundër e Erion Braçes për shkarkimin e Olta Xhaçkës. •Para nisjes së seancës, përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri, por kërkesa e tij nuk u miratua.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ndryshimet në Qeveri, Bardhi: Nuk kanë rëndësi emrat, korrupsioni mbetet i njëjtë

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ndryshimet në Qeveri nuk e kanë zhdukur korrupsionin. 

Për gazetarët, Bardhi tha se problemi qëndron te kryeministri Edi Rama dhe jo te kabineti.

"Sa pari do të dua të ndajë shqetësimin me ju që edhe pse sot u formatua gjysma e kabinitetit qeveritar nuk u lejua një debat mbi këto ndryshime në qeveri. Nuk kemi asnjë shpjegim sepse në ditën e parë të shkollës, shkarkohet ministria e arsimit dhe emërohet një tjetër. Nuk kemi asnjë sqarim se përse është shkarkuar ministrja e Jashtme në një kohë ku përpara kemi Samitin e Berlinit. Ajo që vihet re është se edhe kur propozimet e Kryeministrit vijnë për votim ai është i paaftë që të vijë dhe të mbrojë ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar. Shqiptarët e kanë kuptuar se sa do makijazh që të bëjë Rama në kabinetin, vulën e korrupsionit që mban kjo qeveri nuk e heq dot. Nuk ka asnjë rëndësi së si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, ato njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Ramës. Problemi qëndron te Rama e jo te kabineti"

2 VITE ME PARE

Shkarkimi i Krifcës, Berisha: U infektua nga Xhaçka, i dha burrit tendera nga paratë e popullit

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për të gjitha ndryshimet e miratuara sot në seancën e posaçme në Kuvend.

“Kjo shëmbëllente me një takim të mafjozëve në të gjitha aspektete. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka e cila pasi e bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të kushtetutës u vërsul e papërmbajur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për shkarkimin e Frida Krifcës si Ministre e Bujqësisë, për të cilën thotë se u infektua nga virusi ‘Xhaçka’.

“Largimi i Krifcës e infektuar nga virusi Xhaçka, se ajo e pa që kur Olta e bëri Burrin strategjist, ‘po dhe ky burri im tha nuk është më pak se burri i Oltës’ dhe filloi ti japë tendera nga paratë e popullit shqiptar. Por, ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca.”- tha Berisha.

2 VITE ME PARE

"Doli një video e saj me grupin Bajri"/ Berisha: Rama anuloi emërimin e Spiropalit si ministre në momentin e fundit

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan miratuan dekretime e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama, ka folur për mediat. Ai hodhi akuza të forta, duke akuzuar edhe ministrat e rinj si të përfshirë në korrupsion. 

Mirëpo, nuk la pa përmendur edhe ministrat aktualë. Berisha tha se Rama anuloi në momentin e fundit emërimin e Spiropalit si ministre, pas një video të sajën me grupin Bajri dhe me Pëllumb Gjokën. 

“…Largohet Xhacka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë. Nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj. Po zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. I kishte bërë Spiropali përgatitjet. Një video që doli në rastet e fundit, në të cilën ajo bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën, në një hotel afër qendrës. Kjo detyroi, thonë, Ramën që ta anulojë emërimin e saj,” tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i jep “OK” ministrave të rinj, ja si votuan deputetët

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Kuvendi

TIRANË- Parlamaneti votoi sot ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i Olta Xhaçkës nga posti i ministres së Jashtme është miratuar me 95 vota pro dhe një kundër. Shkarkimi i Ogerta Mnastirliut nga ministria e Shëndetësisë me 108 vota pro ndërsa shkarkimi i Frida Krifcës është miratuar me 107 vota pro.

Anila Denaj u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër. Dekreti për emërimin e Arbian Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.

VOTIMET NË KUVEND:

Olta Xhaçka u shkarkua si ministre e Jashtme me 95 vota pro, 1 kundër

Ogerta Manastirliu u shkarkua si ministre Shëndetësie me 110 vota pro

Evis Kushi u shkarkua si ministre e Arsimit me 99 vota pro dhe 3 kundër

Frida Krifca  u shkarkua si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro

Edona Bilali u shkarkua si ministre Shteti për Sipërmarrjen me 102 pro dhe 4 kundër

Milva Ekonomi u shkarkua si ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Arbjan Mazniku u emërua ministër për Pushtetin Vendor me 73 vota pro dhe 35 kundër

Albana Koçiu u emërua si ministre e Shëndetësie me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër

Igli Hasani u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro dhe 33 kundër

Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Arsimit me 72 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim

Anila Denaj  u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër

Ervin Mete u lirua nga detyra si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër (Do të votohet për postin e ministrin në seancën e datës 14 Shtator)

2 VITE ME PARE

Votohet në Kuvend me 95 vota pro shkarkimi i Olta Xhaçkës, ja deputeti i PS që votoi KUNDËR (Emri)

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Votat

TIRANË- Maxhoranca votoi ditën e sotme shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të qeverisë Rama.

Ministrja Olta Xhaçka është shkarkuar nga posti i ministres së Jashtme, me 95 vota pro të PS dhe të PD-së, ndërkohë që ka rënë në sy vota kundër e deputetit Erjon Braçe, i cili ishte i vetmi që votoi kundër.

Ndërkohë që Igli Hasani, i cili e zëvendëson në detyrë, ka marrë vetëm 74 vota pro dhe 33 vota kundër.

Shkarkimi i Olta Xhackës si ministre e Jashtme

-1 votë kundër (Erion Braçe)

-95 vota pro

-95 pro, 1 kundër, asnjë abstenim

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Seanca në Kuvend për ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa e Bardhit drejtuar Nikollës

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.
Gazment Bardhi

TIRANË-Kuvendi sot do të miratojë dekretet me ndryshimet në qeveri, ndërsa pak orë para nisjes së saj, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon debat në seancë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Po ashtu ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Seancë/ Rama mungon, Parlamenti voton pa debat ndryshimet në Qeveri.

Seanca e Kuvendit është parashikuar që të nisë në orën 14:00, ndërsa ministrat e rinj pasi të dekretohen, do të betohen te presidenti Bajram Begaj./Dosja.al

seance plenare 11 shtator 2023 kuvend

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait