LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha akuza Gonzatos: Nuk mund t'i imponosh shqiptarëve standarte të përkatësisë së shumëfishtë gjinore. PS kërkon përjashtimin e kryedemokratit për 30 ditë

• Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot projektligjin për barazinë gjinore, një nismë e qeverisë që synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave. • Projektligji u miratua me 77 votat pro të mazhorancës, e kundër votuan 36 deputetë të opozitës. • Projektligji për barazinë gjinore ka ngjallur sërish debate, pasi Partia Socialiste ka propozuar 22 amendamente që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “burrë” dhe “grua”. • Kryedemokrati për ligjin për barazinë gjinore, tha se ky është një moment i rëndësishëm për të nxjerrë në pah pasojat e rrezikshme që sjellin ligje të tilla. • Sipas tij ky ligj nuk ka të bëjë me mbrojtjen e barazisë gjinore, por me një ideologji të rrezikshme që synon të përmbysë rendin natyror dhe themeloret e shoqërisë. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për 30 ditë nga Kuvendi. • Ndërkohë, Balla kritikoi ashpër Berishën, pasi sipas tij sulmoi ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. • Balla theksoi se ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE. • Sipas tij, Berisha gënjeu në fjalën e tij në Kuvend, kur tha se në ligjin për barazinë gjinore, përfshihet përkatësia e shumëfishtë gjinore. • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu për fjalën binar. • Pasi Gogu e quajti diskriminues, Berisha iu përgjigj duke thënë se fjala binar nuk është as diskriminim as fyerje.• Në fund, Kuvendi ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte procedurën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. • PS dhe PD kanë bërë votat bashkë për të miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

25 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Protesta te kryeministria! Berisha: Akti i sotëm i parlamentit krahasohet me Kushtetutën e 76'-ës, kur Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Në një reagim të fortë ndaj aktit të fundit të mazhorancës duke miratuar ligjin për ‘Gjininë’, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka krahasuar këtë vendim me kushtetutën e vitit 1976, që e ktheu Shqipërinë në vendin ateist të vetëm në botë. 

Duke përshëndetur qytetarët që protestuan gjatë gjithë ditës, Berisha e cilëson këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj familjes dhe edukimit të fëmijëve, duke e vendosur Shqipërinë në një rrugë të veçantë krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Sipas tij, ndërsa shumica e vendeve europiane ruajnë sistemin aktual edukativ, Shqipëria po shkon drejt një ligji që cenon themelin e strukturës familjare, duke detyruar qytetarët të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Prononcimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Ju përshëndes shumë përzemërsisht për protestën tuaj gjatë gjithë ditës. Për një nga çështjet më themelore të njeriut, të familjes dhe të shoqërisë shqiptare.

Ky akt i sotëm i parlamentit është një akt që mund të krahasohet me Kushtetutën e 1976-ës, kur Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë, ose me aktet e hiperkolektivizimit të plotë të pronës, po prapë ato familjen nuk e shpërbënë. Kurse në fakt ky është akti i shpërbërjes së familjes.

Është akti në të cilin fëmijët i merren familjes dhe u jepen edukimit shtetëror sipas moralit të shumë gjinive e të tjerë e të tjerë. Unë jua thashë dhe këtu, që tani fjalën do ta kenë qytetarët. Dhe ne nuk do të pajtohemi kurrë gjersa në Shqipëri, siç është në 21 vende anëtare të Bashkimit Europian. Janë 21 vende anëtare të Bashkimit Europian që kanë refuzuar dhe nuk kanë këtë ligj. Kanë sistemin që kemi ne sot. 21 vende.

Pesë vende, Shqipëria sot bëhet e gjashta, e kanë këtë, këtë ligj. Ne do rrinim me shumicën e tyre. Por Edi Rama i bën të gjitha këto për të mbijetuar, ne do bëjmë gjithçka që ai t’i ketë ditët e shkurtra, ju e thatë, parlamenti është parlament jo legjitim, i dalë mbi rrëmbimin e votës, krimin dhe faktorë të tjerë.

Ka disa ditë që ne po projektojmë të ndërmarrim protesta dhe ato protesta do kenë vetëm një vend, para kryeministrisë. Tani ai ka dalë i qartë, me tunele, Llogara, Belinda është masha e tij, ajo ka firmos sepse i ka thënë o bëj këtë o të… dhe të gjitha këto duhet t’i marrim me vendosmëri.

Se ne kemi të drejtë.

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Ky ligj i hap rrugën instalimit të ideologjisë post-marksiste, tani fjalën e kanë qytetarët shqiptarë. PD kundër çdo forme diskriminimi gjinor

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Pas miratimit me votat e mazhorancës të projektligjit për ‘Gjininë’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke e denoncuar si një sulm ndaj rendit juridik dhe vlerave themelore të shoqërisë shqiptare. Ai e cilëson këtë ligj si hapësirë për përhapjen e ideologjisë post-marksiste dhe nënvizon se vendimi është marrë pa debat të gjerë dhe në shkelje të rregullave bazë parlamentare.

Berisha thekson se PD do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtje të familjes dhe kundër çdo forme diskriminimi gjinor, duke u përqendruar tek fuqia vendimtare që, sipas tij, tashmë e kanë qytetarët shqiptarë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Votuan kundër familjes, gjinisë. E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota e tyre dhe qëndrimi i tyre.
Faktikisht, parlamenti është thjesht formal, sepse s'po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për një ligj që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post-marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës.
Por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike është e përcaktuar absolutisht kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston.
Kurse, ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit në një seri nenesh, kodet e vendit që përbëjnë bazën e sistemit juridik, dhe ligje të tjera.
Me akte të tilla, Edi Rama kërkon të blejë kohë dhe influenca, por kohërat do t'i ketë të shkurtra.
Faleminderit.

6 MUAJ ME PARE

Opozita "bëhet bashkë" me PS! Miratojnë me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Foto ilustruese

TIRANA- Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme me 105 vota pro dhe vetëm 1 votë kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Vendimi erdhi pas bashkimit të votave të opozitës me mazhorancën socialiste, duke shënuar një moment bashkëpunimi në Kuvend për një nga çështjet kryesore të reformimit politik.

Më herët gjatë seancës, deputetët miratuan projektligjin për “Barazinë Gjinore” me 77 vota pro dhe 36 kundër, ndërsa rrëzuan kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me procedurën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

6 MUAJ ME PARE

Opozita kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Begajt, rrëzohet me 77 vota kundër propozimi i demokratëve

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha

TIRANA- Kuvendi ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte procedurën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Me këtë votim, procedura për shkarkimin e Kreut të Shtetit konsiderohet e mbyllur, duke mos marrë miratimin e shumicës parlamentare.

6 MUAJ ME PARE

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro e 36 kundër

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Foto ilustruese

TIRANA- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi projektligjin “Për barazinë gjinore” me 77 vota pro dhe 36 kundër.

Nisma e qeverisë ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e të drejtave të njeriut dhe të trajtimit të barabartë midis grave dhe burrave.

6 MUAJ ME PARE

Miratohet në parim projektligji për Barazinë Gjinore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha

TIRANA- Parlamenti ka miratuar projektligjin për “Barazinë Gjinore”, pasi Partia Socialiste kërkoi ndërprerjen e debatit dhe kalimin e nismës në votim. Sipas deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, vendimi për mbylljen e diskutimeve u mor për të shmangur tensionet në sallë.

Projektligji u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër, duke synuar përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut.

 

6 MUAJ ME PARE

PS kërkoi distancim nga debatet, kalon në votim Projektligji për Barazinë Gjinore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha

TIRANA- Parlamenti ka kaluar për votim projektligjin për “Barazinë Gjinore”, pasi Partia Socialiste kërkoi ndërprerjen e debatit dhe kalimin e kësaj nisme në votim.

Sipas deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, vendimi për mbylljen e diskutimeve u mor për të shmangur tensionet në sallë. 

 

6 MUAJ ME PARE

Balla propozoi ndërprerjen e diskutimeve në Kuvend! Kundërshton opozita, Berisha refuzon të largohet nga foltorja

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Kuvendi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi ndërprerjen e diskutimeve gjatë seancës plenare të sotme, duke kërkuar mbylljen e debatit. Ky propozim u kundërshtua menjëherë nga opozita, e cila kërkoi vijimin e seancës. Situata u tensionua më tej, pasi ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të largohej nga foltorja.

6 MUAJ ME PARE

"Duan ta kalojnë ligjin kur kombi është në gjumë"/ Berisha: Kukulla e Sorosit po sjell propozimin që amerikanët ia rrëzuan me votë Kamala Harris

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e maxhorancës për vendosjen e ligjit për barazinë gjinore si pika e 17-të e diskutimit, nënkupton se do ta kalojë debatin për këtë ligj të rëndësishëm dhe kontrovers në orët e vona të natës, larg vëmendjes së publikut.

Berisha theksoi jashtë kuvendit se kukulla e Sorosit po sjell propozimin që amerikanët ia rrëzuan me votë kandidates Kamala Harris. Pas këmbënguljes Peleshi vendosi që pr/ligji të afrohej në rend dite, të shqyrtohet tek pika 12, që diskutimi i bie të jetë pasdite.  

"Për të fshehur krimin e tyre monstruoz, për të fshehur zëvendësimin e të drejtës me ideologjinë më monstruozë të kohës, që është ideologjia e ekstremit të majtë. Ideologji që synon shpërbërjën e familjes, vlerave të saj. Ideologji e cila ka vënë në epiqendër identitetin e gjinisë njerëzore, gjininë si të tillë, për të shkatërruar, për t’i mohuar të drejtat themelore të njeriut, për të atakuar të gjitha besimet fetare dhe nocionet e librave të shenjtë për familjen. Për të vendosur kontrollin e plotë mbi fëmijët dhe gjininë e tyre, jo atë që kanë lindur, por ato që u cakton shkolla dhe shteti nëpërmjet metodave me stimulime me hormone dhe të gjithë të tjerat.

Këta kanë caktuar orën 3 të natës për debatin për këtë ligj. Pra, këta duan të kryejnë një krim monstruoz në një kohë kur kombi është në gjumë. Unë u garantoj se ndryshimi i këtij ligji do jetë përparësi absolute abrogimi i tij.
Gjithçka e bazojnë në mashtrim. Konventa e Stambollit, e firmosur nga PD, në mënyrë absolute nuk bën fjalë për përkatësi të shumëfishta gjinore. Nuk bën fjalë për gjini me diversitete të shumta. Po, bën fjalë për mosdiskriminim e burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, të cilit ne i qëndrojmë.

Ligji që citojnë këta mashtrues është ligji i orientimit seksual të çdo individi. Ai ligj nuk është kundërshtuar nga autoritetet fetare të vendit. Kam pasur rastin që me atë ligj të konsultohem edhe në Vatikan për shkak të një vizite, dhe kanë qenë plotësisht dakord. Pra, nuk kanë asnjë ngjashmëri. Është ligj identik me nenin që shpallte Shqipërinë ateiste. Sepse nëse ndërhyn në themelet e vlerave hyjnore, faktikisht ti rikthehesh tek shoqëritë parafetare, tek shoqëritë ateiste, tek shoqëritë të cilat Marksi kërkonte t’i ndërtonte me humbjen e pronës, këta duan t’i ndërtojnë me mohimin e gjinisë.

Vetëm një gjë u kujtoj, mos harroni premtimin elektoral të zonjës Kamala Harris, e cila u zotua se emigrantëve ilegalë, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë gjininë, do t’u marr përsipër me shpenzime shtetërore, operacionet dhe procedurat e ndryshimet të gjinisë. Kjo ishte oferta e kandidates, të cilën qytetarët amerikanë e hodhën në shumicë të madhe me miliona e miliona vota kundër saj. Dhe këtë ofertë, këtë ligj, këtë nen e sjell në Shqipëri kukulla e Xhorxh Sorosit, Edi Rama. Ne do të qëndrojmë fuqishëm këtu në parlament, por nga ana tjetër ne nisim betejën pa kthim para ndërtesës së Këshillit të Ministrave," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, Këlliçi: Fyeu deputetët e opozitës

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha

TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi të përjashtojë Taulant Ballën. Në fjalën e tij në Kuvend, Këlliçi tha se Balla kërcënoi, intimidoi dhe ofendoi deputetët e PD-së.

“Kreu i grupit parlamentar të PS fyu drejtëpërdrejtë deputetët e opozitës duke përdorur termin ‘Nuk jam si këta që lehin!’ apo ‘nuk jam si rraca e këtyre’. Kërcënoi deputetin Balliu. Duke i thënë ta tregoj unë ty, se ‘me ty merrem unë’. Ndërkohë intimidoi deputetë të tjerë duke i thënë mashtrues e gënjeshtarë. Në emër të grupit kërkoj të merret masa për përjashtmin e deputetit Taulant Balla për fyerje të përsëritur ndaj deputetëve të opozitës. Ndërpri seancën merr 10 minuta pushim, verifiko kamerat dhe verifiko qëndrimin që ka PD" tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca për 10 minuta

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë për 10 minuta ditën e sotme në Kuvend. Ndërprerja ka ardhur për shkak tensioneve të shumta që ka pasur në Kuvend. 

 

6 MUAJ ME PARE

Berisha replikon me Ballën: Askush nuk i respekton ambasadorët më shumë se unë, por dua më shumë vendin dhe kombin tim

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës duke mohuar se ka fyer ambasadorë apo përfaqësues të huaj. Berisha theksoi se ka kërkuar vetëm sqarime mbi një direktivë evropiane që, sipas tij, lidhet me përkatësinë gjinore të shumëfishtë.

Berisha deklaroi se nuk ka askush që i respekton më shumë ambasadorët se ai, por shtoi se dashuria për vendin dhe kombin e tij është mbi çdo gjë. Ai solli si shembuj raste kur ka denoncuar ambasadorë që, sipas tij, kanë mbështetur korrupsionin dhe kanabizimin e vendit, duke përmendur rastin e Saimir Tahirit dhe blerjen e një vile me çmim të dyshimtë nga një ish-ambasadore.

"Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit, sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe as nuk fyej asnjë ambasador as përfaqësues të huaj. Po i kam kërkuar zotërisë së tij që t’u paraqesë shqiptarëve, meqenëse i ka lejuar vetes të ndërhyjë në procedurën e brendshme të parlamentit dhe këtu nyk ka të keq, t’u paraqesë shqiptarëve se cila direktiva evropiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Kjo e para. Së dyti, nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë. Por dua më shumë vendin tim dhe kombin tim.

Kur një ambasador dilte në krah të Saimir Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë për punën e jashtëzakonshme të Tahirit në luftën kundër drogës, sigurisht mbështeste themelimin dhe krijimin e narkoshtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoja atë. Kur një ambasador blinte vilën me 4300 euro metri katror aty ku ishte 1300 euro, natyrisht nuk mund të mos e denoncoja të si hajdute. Ai denoncim i shërbeu BE dhe përgjegjësi i OLAF-it, që u korruptua prej Vllahicës, la detyrën dhe bëri edhe burg. Kështu që unë as i kam lejuar dhe as i lejoj vetes të fyej një ambasador, por kam mbrojtur dhe do mbroj në mënyrë të palëkundur interesin e shqiptarëve dhe interesat e vendit tim," tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Turp që do të mbetet në analet e Kuvendit"/ Strazimiri: Ligji për barazinë gjinore u miratua në shkelje të procedurave

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Gent Strazimiri

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së miratimit të ligjit për barazinë gjinore në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Strazimiri e cilësoi procesin si të nxituar dhe në shkelje të procedurave parlamentare. Ndër të tjera, demokratik tha se ligji është miratuar pa respektuar rregullat dhe afatet e nevojshme për shqyrtim.

“Duhet t’ju informoj se është kaluar në shkelje të procedurave për ligjin për barazinë gjinore. Të mbetet në analet e Kuvendit ky turp, kjo dashakeqësi dhe ky nxitim për ta miratuar ligjin,” deklaroi Strazimiri./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Po riktheni Kushtetutën ateiste"/ Berisha: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të protestojnë para Kuvendit me kaq zemërim

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se, miratimi i projektligjit për barazinë gjinore përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj familjes tradicionale dhe vlerave fetare të shqiptarëve. Berisha akuzoi mazhorancën se po përpiqet të rikthejë “Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës”, duke e maskuar atë me etiketa evropiane.

Ai theksoi se kurrë më parë komunitetet fetare nuk kanë protestuar me aq zemërim para Kuvendit dhe se kjo tregon shqetësimin e thellë që ligji ka shkaktuar në shoqëri. Sipas tij, në asnjë direktivë të Bashkimit Evropian nuk ekziston një referencë për gjini me “diversitet të gjerë” apo për “përkatësi të shumëfishta”.

"Pra, çfarë kanë bërë ky grup sorosianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar? Edhe ajo që erdhi, e rritur, e mëkëmbur dhe e pasuruar familjarisht me fondet e monstrës së njerëzimt, Xhorxh Soros, dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në ora 2 të natës. E kanë vendosur në pikën 17. Këtë ligj, i cili de facto përmbys Kodin e Familjes, që sanksionon se familja bazohet në gruan dhe burrin, në nënën dhe babain. Por tani duhet të shkruhet në përkatësi të shumëfishta gjinore, në gjinitë me diversitet të gjerë. Ky ligj i hap rrugën krijimit të fermave të grave, të cilat do lindin fëmijë të askujt.

Është vazhdimi i ligjit që refuzuam këtu parlamentin tjetër. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të vijnë të na protestojnë me aq zemërim para parlamentit si sot. Po riktheni Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës dhe po i jepni ngjyra evropiane. Nuk ka asnjë lidhje me direktivat evropiane. Dhe ata që e paraqesin, u kërkoj njerëzisht të na thonë ku është direktiva, ku shkruhet në dokumentet e BE për përkatësinë e shumëfishtë gjinore apo për gjini me diversitet të gjerë. Në cilin dokument është e shkruar kjo? Në asnjë.

Duan të marrin rastin e veçantë, t’ia imponojnë shoqërisë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë re tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë. Kjo që bëni ju. A e di pse i bëni këto o zotëri? I bëni për të shpëtuar se jeni mafia më e rrezikshme në Europë. Dhe ata, të cilët duhet t’u denoncojnë ju për shkak të këtij ligji, u mbrojnë ju. A e di pse e bëni këtë ju? Se jeni hajdutët më të mëdhenj në Europë, dhe ata të cilët duhet t’u denoncojnë ju, për shkak të këtij ligji u mbrojnë ju," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"O namuzqar"/ Balla: Ngrejë kokën o Sali! Nuk flitet në ligj për përkatësi të shumëfishtë gjinore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij Kuvend u 'përplas' me Kryedemokratin Sali Berisha. Balla deklaroi se Berisha gënje në fjalën e tij në Kuvend, kur tha se në ligjin për barazinë gjinore, përfshihet përkatësia e shumëfishtë gjinore.

“O namuzqar, ngrejë kokën o Sali. Gënjeve për përkatësin e shumëfishtë. Ti je gënjeshtar sepse nuk e di fare. Nuk ka përkatësi të shumë fishtë gjinore” tha ai./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Ju kërkoni të përmbysni familjen dhe vlerat e saj"/ Berisha: Në asnjë nga direktivat e BE nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për të nxjerrë në pah pasojat e rrezikshme që sjellin ligje të tilla si ky që po diskutohet sot. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se ky ligj nuk ka të bëjë me mbrojtjen e barazisë gjinore, por me një ideologji të rrezikshme që synon të përmbysë rendin natyror dhe themeloret e shoqërisë.

Sipas tij, ky ligj i rrezikon vlerat e familjes, duke sjellë një transformim radikal të identitetit gjinor dhe duke kërcënuar të drejtat themelore të qytetarëve, veçanërisht të prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo seancë është një seancë krejt tjetër nga çdo seancë që keni ndjekur gjer sot. Këtu kanë sjellë një ligj të quajtur në thonjëza për barazinë gjinore, por një ligj kryekëput ideologjik, i cili bazohet absolutisht në përmbysjen e rendit gjinor binar shekullor dhe mijëvjeçar. Në përmbysjen e familjes dhe vlerave të saj. Në përmbysjen e librave të shenjtë dhe moralit të tyre. Në përmbysjen e të drejtës prindërore për edukimin e fëmijës së tij. Në përmbysjen e çdo standardi të njohur gjer sot. Theksoj dhe ritheksoj një mijë herë se do mbetem i paepur në bindjet e mia dhe në programet e partisë për barazinë midis burrit dhe gruas, për barazinë midis nënës dhe babait, midis motrës dhe vëllait.

Por, pikërisht kjo barazi sot zhduket. Sot merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në binaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë dhe baba, tashmë transformohet në përkatësi të shumëfishta gjinore. Tashmë transformohet në gjini me diversitet të gjerë duke përmbysur Kushtetutën e Shqipërisë, nenet themelore të saj të lirive dhe të drejtave të njeriut, të lirisë së besimit, të të drejtave të prindërve mbi fëmijët e vet. Përmbyset kodi i familjes dhe kodet e tjera. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky ligj i doktrinës post-marksiste, ekstremit të majtë më të rrezikshëm të kohërave, sepse Marksi nuk shkoi më përçudnimin dhe transfigurimin e familjes. Marksi përcaktoi shkatërrimin e pronës private për ndërtimin e njeriut të ri.

Kushti i Marksit për njeriun e ri, ishte njeriu pa pranë. Kushti i post-marksistëve për njeriun është njeriu pa familje. Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE. Ekspertë të shquar kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE, në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Në asnjërën prej tyre nuk flitet për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë. T’u thotë shqiptarëve, se direktivat janë aty. Sepse ky ligj, është hedhur poshtë në 21 vende anëtare të BE. Sepse ky ligj, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016. Sepse ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin. Sepse ky ligj, gjobit udhëheqësit fetarë, shpirtërore, në qoftë se ata besimtarëve do u parashtrojnë mësimet e Kuranit, Biblës, Talmudit. Sepse ky ligj, de facto, në shoqërinë post-marksiste godet familjen, godet identitetin familjar të bazuar në bizaritetin biologjik," tha Berisha.

6 MUAJ ME PARE

"Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës"/ Debate në Kuvend, Balla- Berishës: Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore...

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Taulant Balla 

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla kritiko ashpër Kryedemokratin Sali Berisha, pasi sipas tij sulmoi ambasadorin e BE  Silvio Gonzato. Balla theksoi se ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE.

"Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate europiane. Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegime," tha Taulant Balla./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Qytetarët do nisin betejën para kryeministrisë"/ Berisha në Kuvend: Nuk ndodh kurrë që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale!

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se nuk ndodh kurrë që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale dhe se sjellja e mazhorancës tregon mungesë respekti për ligjin dhe parimet themelore. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Berisha akuzoi drejtuesit e grupit parlamentar kundërshtar për manipulim dhe për përdorim të statistikave false për të mashtruar publikun, duke përmendur edhe kërkesën absurde që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet.

Berisha theksoi se paketa fiskale është burimi i vërtetë i krijimit të buxhetit dhe se lënia e saj jashtë tërbon procesin legjislativ.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet. Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë. Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë. Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale. Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti. Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët. Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Berisha-ambasadorit të BE: Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e Bashkimit Europian bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ligjin e ri për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e familjes dhe identitetin gjinor natyror. Berisha jashtë Kuvendit ka deklaruar se ky ligj, i mbështetur nga ideologjia post-marksiste, përmbys normat e trashëguara të shoqërisë dhe e çon atë drejt një sistemi të identiteteve gjinore të shumëfishta, duke cënuar thelbin e familjes tradicionale shqiptare.

Berisha ka kërkuar nga ambasadori i Bashkimit Europian të sqarohet se cilat direktiva evropiane parashikojnë përkatësi të shumëfishtë gjinore, dhe ka theksuar se ky ligj është një përpjekje për të imponuar në shoqërinë shqiptare një doktrinë të ekstremeve të majta, që përmbys çdo koncept të pranuar deri tani për identitetin gjinor dhe dinjitetin e individëve.

"Unë po të garantoj që nuk kam shprehur këtu, për arsye kohe dhe të tjera, as dyzet përqind të asaj që ky ligj përfaqëson. Sepse ky ligj zotëri, me ndryshimin e fundit, bën fjalë për përkatësi të shumëfishta. Bën fjalë për diversitete të gjëra identiteti. Dhe identiteti me diversitete të gjera, e kupton vetë, se jam burrë, nuk jam burrë, jam grua, nuk jam grua. Unë them atë që ekspertët e të drejtës evropiane kanë shkruar. Në asnjë nen të direktivës evropiane nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, as për identitete gjinore me spektër të gjerë. I ka thënë një përgjigje shumë të qartë Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut, Gjykata Kushtetuese franceze, e cila ndaloi në vitin 2016 në një gjykim pranimin e gjinisë neutrale. Që gjinia neutrale është shumë më pak, se këtu bëhet fjalë për diversitet, bëhet fjalë për dërgimin e qenies njerëzore gjer në kafshi, gjer në poligamizëm, gjer në poliandrizëm.

Për çdo familjar që i lexon këtu, këto përkufizime heqin çdo lloj arritje në trashëgiminë shekullore të konsolidimit të familjes. Po, shoqëria ka qenë poliandrike, poligamike, përsëri sot ka disa fise të tilla afër Himalajave, por shoqëria e civilizuar ka evoluar në statusin binar, biologjik binar, atë që ka dhënë Zoti dhe që e ka konsoliduar në shekuj. Këtu nuk po e ekzagjeroj fare. Se nëse hyn më shumë, ligji përmbys gjithçka. Është atentati më i rrezikshëm që është bërë ndaj qenies njerëzore. Tejkalon doktrinën e Marksit, është post-marksiste. Ata që po protestojnë aty, nuk do mund të lexojnë më Kuranin. Në qoftë se ata nuk pranojnë përkatësinë e shumëfishtë, në qoftë se ata nuk pranojnë gjininë në diversitetin e gjerë të saj, ata dënohen aty. Mirëpo ata në libra kanë të shkruar gjininë burrë dhe grua.

Është shumë, shumë e vërtetë. Këta nuk flasin më as për gjininë neutrale. Këta flasin për përkatësi të shumëfishtë. Pra jo të dyfishtë, që është e sanksionuar në Kushtetutë, e sanksionuar në Kodin e Familjes, e sanksionuar në të gjitha kodet. Kjo përmbyset. Ligji vendos censurën e plotë mbi besimet fetare duke mos i lejuar të shprehen. Por në themel të Biblës dhe Kuranit janë vlerat e shenjta të familjes dhe të njeriut. Nuk është e vërtetë. Mos i pranoni të tilla. Ata edhe disa vërejtje që morën parasysh, i kanë rikthyer. Por ata mbrëmë në një rast të pazakontë, afër mesnate lëshuan një deklaratë ku thuhej se fotografia që kishte publikuar Taulant Balla me qëllim mashtrimin ishte një fake. Se është një goditje shumë e rëndë e lirisë së fjalës. Sepse nëse thua se ka dy gjini, gjobitesh.

Sepse nëse kërkon nga shkolla që fëmija im është vajzë, ti dënoheh sepse ata do i japin hormone, do bëjnë gjithçka ta nxisin të ndryshojë gjininë. Ky është ligji faktiksht i përmbysjes së një shoqërie dhe ideoliogjimit të saj me doktrinën e ekstremit të majtë. Doktrinën më të zezë që ekziston sot në botë. Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare.
Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

 "Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania"/ Zhupa- socialistëve: Dixhitalizimi qenkan sms, kjo është Shqipëria...

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
 Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke folur nga foltorja e Kuevendit tha se shteti që krijoi Edi Rama është Diella, e Albania dhe kjo është Shqipëria dixhitale dhe shqipëria e SMS. Zhupa komentoi edhe mungesën e zv.kryeministres, Belinda Ballukut sot në seancë. Zhupa iu drejtua socialistëve duke u thënë se ku e kanë zv.kryeministren, e cila pak ditë më parë u mor e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë, atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu apo se ndjente rivalite se kush i jepte epitet më të spikatura kryeministrit. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? Pse nuk e keni këtu të bëjë interpelancën me kolegun Balliu. T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto para të buxhetit që doni t’i kaloni pa paketë fiskale vetëm që të vidhni. Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët. 

Kush do ta marrë si do ta marrë. Anuloje këtë, e fut këtë. Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania kur do t’i bëjë sms e zv kryeministrit. Kjo është Shqipëria dixhitale, shqipëria e SMS. Dixhitalizimi qenkan sms. Shqipëria e sms. Ky është shteti i e-maileve nga të kërkuarit dhe i sms-ve nga të arrestuarit," tha Zhupa./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria"/ Berisha: Duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Ramën

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
sali berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja kundër projektligjit do të çojë drejtpërdrejt te Kryeministria dhe se përgjegjës për këtë iniciativë është Kryeministri Edi Rama. Duke folur para mediave, Berisha akuzoi ministren dhe autorët e ligjit si produkte të ndikimit të George Soros dhe i quajti “klike sorosiane”, duke i cilësuar përpjekjet për të ndryshuar konceptin e familjes si një “transfigurim” i vlerave shqiptare. Lideri i opozitës nuk la pa përmenduar as mesazhet e zv.kryeministres Belinda Balluku me Ervis Berberi. 

"Pyetja juaj është shumë e drejtë absolutisht. Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria. Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen. Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë.

Kështu që beteja jonë është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rrama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më. Sepse kukullat e tij janë mjerane. Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Buxheti për vitin 2026/ Taulant Balla: Ta miratojmë brenda 15 dhjetorit, rriten pagat dhe pensionet

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Taulant Balla

TIRANË- Kreu socialist i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se buxheti për vitin 2026 duhet të miratohet para 15 dhjetorit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se me këtë buxhet do të rriten pagat dhe pensionet. Balla foli dhe se si do të ndahet buxheti për pensionistët, duke u shprehur dhe se do të përfitojë edhe Policia e Garda.

“Pensioni urban të shkojë 40 mijë lekë, mesatarisht 22 mijë lekë. Pensioni rural, në 2013 nuk ekzistonte, ne synojmë ta çojmë në 18 mijë lekë. Nga janari 2026, pensionet do rriten çdo muaj. Këtu nuk përfshihet bonusi dhe indeksimi. Pensioni urban, për ata me vite të plota, do rritet çdo muaj 1800 lekë. Nga 1 janari 2026, falë këtij buxheti rritet paga minimale, për 307 mijë punonjës në këtë vend, shkon 500 euro. Jo vetëm paga minimale, janë edhe paga të tjera në sektorin shtetëror. Edhe për Policinë e Shtetit. Ministri i Financave bëri prezantimin siç e përcakton rregullorja, në Konferencën e Kryetarëve. I ftoj kolegët ta miratojmë kalenderin e posaçëm të këtij buxheti”, tha Balla./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Ligji për barazinë gjinore/ Berisha: Produkt i demonit Xhorxh Soros, qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha kritikoi ashpër projektligjin për barazinë gjinore dhe e cilësoi atë si një produkt të demonit Xhorxh Soros. Duke folur për mediat para Kuvendit, Berisha theksoi se qëllimi i ligjit është shkatërrimi i familjes si qelizë e shoqërisë dhe është i bazuar në doktrinën post-marksiste, më çnjerëzore,  që përmbys Kushtetutën dhe kodet e vendit.

Ndër të tjera, Lideri i opozitës, akuzoi autoritetet se po përpiqen të ndryshojnë identitetin gjinor të individëve përmes ligjit dhe se, në emër të përafrimit me Bashkimin Evropian, po imponojnë një ideologji që cenon liritë themelore të individëve, si liria e besimit dhe e shprehjes.

"Sjellin në parlament një ligj të doktrinës post-marksiste, doktrinës më çnjerëzore që qarkullon sot në botë, doktrinë që dallon nga ajo e Marksit, sepse ajo bazohej në shkatërrimin e pronës private, kurse kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, si themeli i një shoqërie. Ky ligj, i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys Kushtetutën e vendit. Përmbys kodet e vendit. Përmbys trashëgiminë pozitive mijëravjeçcare dhe penalizon, ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj, binaritetin e saj natyral, biologjik. Penalizon ligjet, Kushtetutën e vendit, nenet e familjes.

Penalizon dhe përmbys nenet e lirisë së besimit. Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. De facto, në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është edhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj, për shqiptarët, i garantoj se është identik dhe i njëjtë me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist në Kushtetutën më të keqe të vendit, atë të vitit 1974. Në germë nuk e shpreh këtë ligji, por ligji duke detyruar iudeoligjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversitetin e vet, ligji de facto dorëzon përfundimiisht Kuranin, Biblën, Talmudin në duart e censurës dhe të shtetit.

Dhe pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moralë të besimeve fetare, nuk do mund t’i lexojnë ato ashtu siç janë sepse do konsiderohen se diskriminojnë. Por ligji ndëshkon prindërit, të cilët do mund të penalizohen në rast se duan që djali i lindur i tyre djalë, këta duan që ai të rritet djalë dhe vajza, vajzë. Pra në qoftë se ata i çojnë në shkollë me qëllim që t’u respektohet identiteti gjinor, ata do dënohen sepse faktikisht tani e tutje identitetin gjinor nuk do e përcaktojë natyra, biologjia, por do e përcaktojë shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore, me diversitetin e tyre.
Të gjitha kodet e vendit bien.

Edhe njëherë, pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh në ëktë ligj, sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të gjërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta. Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij.

Ligji, de facto, shënon vendosjen e ekstremit të majtë, pasi pas miratimit të tij zhvlerësohen të gjitha përcaktimet ligjore të mëparshme të Kushtetutës, kodeve dhe triumfon çnjerëzorja, triumfon ajo ideologji, e cila për ët krijuar njeriun e ri, komunizmi njeriun e ri do e krijonte njeriun pa pronë, kurse post-marksisti, njeriun e ri e ka me gjini të shumëfishtë apo me diversitet të gjerë gjinor. Kjo është një lloj tiranie ideologjike që vendoset mbi këtë popull. Dhe i garantoj shqiptarët që do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë gjer në anulimin e këtij ligji. Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend/ Mbahet një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Fato Nano

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në rend dite në seancën e sotme janë raportimet vjetore të disa institucioneve, projektligji për barazinë gjinore, si dhe votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ.

Për projektligjin për barazinë gjinore pritet të ketë debate, ndërsa para nisjes së seancës është mbajtur edhe një protestë para Parlamentit kundër këtij projektligji./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

Mblidhet sot Kuvendi/ Nga projektligji për barazinë gjinore tek raportimi i 4 institucioneve ja çfarë përmban RENDI I DITËS

Miratohet me 77 vota pro Projektligji për Barazinë Gjinore/ Berisha
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të rradhës në orën 10:00. Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance janë parashikuar raportimet vjetore të disa institucioneve, projektligji për barazinë gjinore, si dhe votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ.

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së dështoi në seancën e kaluar, pasi opozita braktisi sallën, pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. Projektligji për barazinë gjinore pritet të ngjallë sërish debate, pasi Partia Socialiste ka propozuar 22 amendamente që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “burrë” dhe “grua”, duke hequr termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”.

Në rend dite janë gjithashtu aktet normative për ndryshimet në buxhetin 2025 dhe për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Gjithashtu raportime do të japin edhe disa institucione, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit, Departamentin e Administratës Publike, Komisionin e Prokurimit Publik dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 31, datë 4.11.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27.10.2025 dhe 30.10.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)


3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

6. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

8. Raporti i veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 164, pika 2 të Kushtetutës, nenit 31 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu (jo më
shumë se 20 minuta)
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

9. Raporti i veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2024. (Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pireni (jo më shumë se 20 minuta)
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

10. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Fiorent Zguro (jo më shumë se 20 minuta)
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

11. Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 10, pika 2, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për
dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, znj. Gentiana Sula (jo më shumë se 20 minuta)
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

12.Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

13. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

14.Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

15.Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

16.Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

17.Projektligji “Për barazinë gjinore”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

18.Projekligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

19.Projektvendimi “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 112, pika 3, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit të projektvendimit

20.Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
Koha e votimit të projektvendimit

21.Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
Koha e votimit të projektvendimit

22.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve
për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/Dosja.al

seance plenare 6 nentor 2025

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria