LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi i Kosovës diskuton TAKIMIN në Bruksel, opozita: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin humbën jetë njerëzit!

•Kuvendi i Kosovës mbajti sot një seancë të veçantë ku në rend dite ishte miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës. •Deputetët e opozitës kanë kritikuar Kurtin pasi pranoi planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. •Shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se ai ka pranuar draft-statutin e Asoacionit për të cilin humbën jetë njerëzish. •Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu Kodra tha se BE duhet të vendosë masa ndaj Serbisë si përgjegjëse në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator. •Ndërsa pranimin e drafitit për Asosacionin nga ana e kreut të qeverisë e cilësoi 'dëm të pariparueshëm'. •Një qëndrim ndryshe ka mbajtur, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur dhe se tani BE duhet të heqë masat ndaj vendit. •Në fund të diskutimeve, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e veçantë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Deliu: Kurti bëri dëm të pariparueshëm përmes pranimit të draftit për Asociacionin

Kuvendi i Kosovës diskuton TAKIMIN në Bruksel, opozita: Kurti pranoi
Blerta Deliu

KOSOVË- Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu Kodra tha se PDK i jep mbështetje iniciativës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate ta mbështesë Rezolutën e Parlamentit Evropian që e dënon në termat më të ashpra sulmin terrorist në Banjskë. Deliu Kodra para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se BE duhet të vendosë masa ndaj Serbisë si përgjegjëse direkte në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator.

“Megjithatë shteti i Kosovës, diplomacia e Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar, e as kapitalizuar sa duhet e si duhet këtë ngjarje në mënyrë që pozicioni i Kosovës të fuqizohet”, tha ajo.

Blerta Deliu foli edhe për dialogun në Bruksel, gjersa e pyeti kryeministrin Kurti pse ka kaq shumë jo transparencë në dialog dhe prej kujt po fshihet.

“Sa herë që Serbia e sulmon Kosovën, Kosova duhet të lëshoj pe diçka ndaj saj. Na sulmoi më 24 shtatori dhe me 26 tetor Albin Kurti pranoi një draft të Asociacionit…”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së tha më tej se Kurti i ka bërë dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të draftit dhe se njohja reciproke nuk është askund. 

Takimi i 26 tetorit në Bruksel

Më 26 tetor, krerët evropianë dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë mbajtur takime veçmas në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të rënë dakord lidhur me dokumentin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes së Bazë e që përmbante edhe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti pas takimit me liderët evropianë, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin. Ndryshe ka vepruar president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas deklaratës nga Qeveria e Kosovës, ai ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023.

2 VITE ME PARE

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur, BE duhet t’i heqë sanksionet

Kuvendi i Kosovës diskuton TAKIMIN në Bruksel, opozita: Kurti pranoi
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur nga foltorja e Kuvendit për takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur. 

“Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur. BE duhet t’i heq sanksionet. Qeveria ka marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes, prandaj duhet BE t’i heqë sanksionet. Besoj presidenti francez ndjehet mirë, Kosova e ka mbajtur fjalën”, pohoi ai.

Ai më tej shtoi se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së, Besni Tahiri deklaroi se deputetët e LVV-së kanë bojkotuar seancën dhe se nuk dihet arsyeja.

“Nuk është koha për beteja politike. Qëllimi është që si Kuvend të bëjmë një veprim duke shprehur falënderim në raport me rezolutën e Parlamentit Evropian. E shoh si veprim të papërgjegjshëm, si pamaturi”, tha ai.

Gjithashtu, ai deklaroi se LVV ka frikë të përballet me Kuvend.

“Nuk e di pse nuk janë këtu, e çka po i frikëson mos me qenë në Kuvend”, tha ai.

Seanca ka përfunduar pas deklarimit të disa deputetëve të opozitës.

2 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Gashi në Kuvend: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin organizoi protesta e humbën jetë njerëzish

Kuvendi i Kosovës diskuton TAKIMIN në Bruksel, opozita: Kurti pranoi
Arben Gashi në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË-  Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po raporton në Kuvend për dialogun.

“Kryeministri duhet të vjen dhe të raportojë në Kuvend. Kosova nën sanksione, kryeministri nuk raporton. Kryeministri pranon Asociacionin, prapë nuk raporton. Kryeministri i cili ka organizuar protesta të dhunshme pranon atë që njerëzit kanë shkuar në burg. Ka bërë marrëveshje të njëpasnjëshme, asnjëra nuk u zbatua. Ka pranu draft-statutin e Asociacionit. A duhet të jemi të informuar për këtë, si ndodhi që për diçka që kanë humbur jetën njerëzish, bëhet e pranueshme brenda natës”, deklaroi ai.

Gashi tha se Kurti ka pranuar kërkesat në Bruksel.

“Sjellja korrekte e Kosovës është arma jonë më e forta. Kurti duhet të vjen për raportim në Kuvend, nëse frikësohet nga argumenti atëherë nuk kemi çfarë bëjmë”. 

Takimi i 26 tetorit në Bruksel

Më 26 tetor, krerët evropianë dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë mbajtur takime veçmas në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të rënë dakord lidhur me dokumentin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes së Bazë e që përmbante edhe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti pas takimit me liderët evropianë, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin. Ndryshe ka vepruar president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas deklaratës nga Qeveria e Kosovës, ai ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023.

mblidhet kuvendi i kosoves 27 tetor 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës