LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Peleshi: Të vazhdojmë në shtator me procesin! Rama kthehet në Kuvend pas disa muajsh mungese

• Kuvendi ka nisur me përplasje dhe debate në seancën e sotme plenare. • Në fillim të nisjes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi llogari për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri. • Debati ka vijuar më tej me kryedemokratin Sali Berisha, i cili kërkoi futjen në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit. • Ndërkohë që nga mazhoranca ka dalë kreu i grupit socialist, Niko Peleshi ka deklaruar se kjo është më e mundshme të bëhet në shtator. • Taulant Balla vijoj më tej, duke theksuar se për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka një procedurë që duhet të ndiqet. • Deputeti demokrat Dashnor Sula foli sot në Kuvend lidhur me shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura. • Ai tha se në këtë mes ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK-un. Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. • Deputeti socialist Toni Gogu iu drejtua opozitës sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se ndodhen aty për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen. • Gogu tha se janë 200 mijë demokratë që mungojnë në mbështetjen e tyre ndërkohë që shqiptarë progresistë, sipas tij, që iu janë bashkuar PS-së. • Berisha iu drejtua deputetit socialist Toni Gogu sot në Kuvend duke i thënë se Biblën e lexon si Manifestin e Marksit. • Berisha tha se ai "u nxi" në Komisionin e Jashtëm të PE-së për atë që u tha për zgjedhjet që i cilëson si farsë elektorale. • Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, tha në Kuvend se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. • Ai theksoi se ende po bëhen shpenzime nga buxheti i shtetit për rinumërime.• Balla gjithashtu ka vijuar me komentet e qëndrimeve të opozitës për vjedhje votash. • Balla iu drejtua opozitës me thirrjen për të depozituar kallëzime zyrtare nëse kanë prova. • Berisha ka replikuar me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta. • Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.•  Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës. • Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka munguar prej disa muajsh në seancat plenare. • Rama mori pjesë edhe në votimet e projektligjeve. • Kreu i qeverisë ishte për herë të fundit në Kuvend në 18 nëntor të 2024 ku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionistëve. • Pranë Ramës shihen të ulur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri Taulant Balla. • Projektligjet janë miratuar vetëm me votat e socialistëve, pasi asnjë nga radhët e opozitës nuk ishte në sallë.

22 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Rama kthehet në Kuvend pas disa muajsh mungese, merr pjesë në votimet e projektligjeve

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
kuvendi

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë vijon ende seanca plenare e ditës së sotme. Pak më herët në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka munguar prej disa muajsh në seancat plenare. Rama mori pjesë edhe në votimet e projektligjeve. 

Kreu i qeverisë ishte për herë të fundit në Kuvend në 18 nëntor të 2024 ku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionistëve. Pranë Ramës shihen të ulur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri Taulant Balla.

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen eSeanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e

Edhe në seancën e sotme plenare nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Në fillim të nisjes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi llogari për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri. 

Debati ka vijuar më tej me kryedemokratin Sali Berisha, i cili kërkoi futjen në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ndërkohë që nga mazhoranca ka dalë kreu i grupit socialist, Niko Peleshi ka deklaruar se kjo është më e mundshme të bëhet në shtator. 

11 MUAJ ME PARE

Projektligjet për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve/ Braçe: Bujqit vihen në presion për ta lëshuar tokën për ndërtime

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe mbajti fjalën sot në foltoren e Kuvendit ku dhe diskutoheshin projektligjet për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve. Braçe tha se për mbrojtjen e bimëve duhet filluar nga mbrojtja e tokës, pasi toka bujqësore sidomos në Tiranë po jepen për ndërtime shumëkatëshe. Ai kritikoi edhe policinë e shtetit që ndërhyn ndaj banorëve që mbjellin shalqinj dhe pjepër në toka bujqësore që i takojnë shtetit.

"Pavarësisht se me ligj përafrojmë standarde te BE, elementi kyç është mbrojtja e tokës. Ta fillojmë nga A-ja. Dhe pa diskutim dhe përbërësve të saj. Shqipëria është në hall për mbrojtjen e tokës. Për normat e ulëta të fitimit nga puna bujqësore, bujqit po nxitojnë veçanërisht në Tiranë ta lëshojnë tokën për aktivitet m të lartë fitimi.

Toka po jepet për ndërtime shumë katëshe. Duhet të fillojmë nga mbrojtja e tokës. Nuk duhet të lëshojmë tokën bujqësore për ndërtime. Tirana po hyn në një rreth vicioz të habitshëm. Bujqit vihen në presion për ta lëshuar tokën për ndërtime, shihni Saukun, Farkën, Bërzhitën, Mulletin. Po ndërtohet në tokë bujqësore, zona rezidenciale.

Ç’punë kanë policët më këtë punë. Mbjellin shalqinj dhe pjepër në tokën e lumit, ç’punë kanë policia, ku hyn policia. Ja u marrin bujqve  që mbjellin për ta bërë panele fotovoltaike. Ça është kjo? Ku hyn policia e shtetit? Pse policia e shtetit bën përmbaruesin privat për një tokë që është e patjetërsueshme në emër të shtetit? Elementi i dytë është mbrojtja e ujërave. Që përdoren për vaditje. Edhe Semani dhe Shkumbini janë në agresionin e ujërave të zeza. I derdh kushdo. Në fund është klima", tha Braçe.

11 MUAJ ME PARE

"Pse po e shndërrojmë madhështinë në harresë?" Gjekmarkaj në Kuvend: I kemi një borxh Ismail Kdaresë, ja tre kërkesat e mia

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ngriti zërin për atë që ai e konsideron një mungesë të thellë dinjiteti shtetëror dhe kombëtar ndaj figurës së shquar të Ismail Kadaresë. Teksa ka radhitur vlerësimet më të larta ndërkombëtare që ka marrë shkrimtari, nga çmime letrare prestigjioze te dekoratat më të larta, përfshirë atë nga presidenti francez Emmanuel Macron, Gjekmarkaj kritikoi ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, për dështimin në përmbushjen e një premtimi publik.

"Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë? Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit? Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik", tha ai.

Demokrati tha se Kadare ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qyteterimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre. Sipas tij, shkrimtari rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë. Deputeti tha se librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes  njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh. 

Ndër të tjera Gjekmarkaj tha se k⌂rkon: ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari; organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij dhe krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.

Fjala e Agron Gjekmarkajt në foltore:

Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart. Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi. Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.

Sot flas i brengosur, arsyen e brënges do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë. Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë  në Olimpin e letërsisë botërore. Ai na nxorri nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe. Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njera nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.

Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qyteterimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre. Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë. Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes  njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh. Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë,  Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.

Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqiperisë. Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve  europiane të shqiptarëve. Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike. Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe. Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.

Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera. Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.” Por… çfarë bëmë ne? U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare. Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar. Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë! Fishten e Konicen po ashtu komunistet ! Tani unë kam të drejtë të pyes:

Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë? Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit? Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik. E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.

Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike. Të nderuar kolegë,

Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi. Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:

   1.    Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.
   2.    Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.
   3.    Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.

Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës. Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten. Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë  që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore. Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim. Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.

Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij. Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.   Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri! E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi. Si askush tjetër, para e pas Tij.   Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë! 

11 MUAJ ME PARE

"Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë!" Korreshi në Kuvend: Kur mendoj arrogancën edhe ndaj patronazhistëve, them shyqyr që nuk e kam babën

 

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Saimir Korreshi

TIRANADeputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën sot në foltoren e ku vendit ku tha se është mësuar që në Kuvend të flasë për hallet e popullit dhe fshatit, por kësaj here sipas tij, radha ishte për hallet e patronazhistëve. Korreshi tha se kur mendon arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët, por edhe deputetët, thotë "shyqyr që nuk e kam babën". Deputeti tha gjithashtu se Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë.

 “Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.

Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukëne kalamajve. Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba", tha Korreshi.

11 MUAJ ME PARE

"Taulant Zarfi, sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste!" Zhupa: Ka patur shtet elektoral, shpërndau çdo të mirë elektorale

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës. Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

"Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.

Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.

Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin", tha Zhupa.

11 MUAJ ME PARE

"Përfaqësues i krimit në Parlament!" Berisha i përgjigjet Ballës në Kuvend: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi për trafikim dhe porosi vrasjeje

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta. Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.

Ai shtoi se Balla është i faktuar se është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.

Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.

Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu...

11 MUAJ ME PARE

"Ngrije kokë! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhje!" Balla-Berishës: Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi

 

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, tha në Kuvend se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. Ai theksoi se ende po bëhen shpenzime nga buxheti i shtetit për rinumërime.  Balla gjithashtu ka vijuar me komentet e qëndrimeve të opozitës për vjedhje votash. Balla iu drejtua opozitës me thirrjen për të depozituar kallëzime zyrtare nëse kanë prova.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku që ndjek këtë seancë. Sepse gjithçka që dëgjojmë është një përsëritje prej shumë vitesh. Para zgjedhjeve ua kemi thënë që do vini përsëri me të njëjtin refren: ‘U vodh vullneti i shqiptarëve, u manipulua’.

Edhe pse po bëhet një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, për shkak të dakordësisë që kemi pasur bashkë prej 2012-s, mund të ndodhë rinumërimi. Po harxhohen para nga buxheti i shtetit, deri tani 200 milionë lekë e kusur. Të shpresojmë si ogur i mirë që në shtator të përcaktojmë qartazi edhe adresimin e ndoshta një prej rekomandimeve më kryesore të raportit të OSBE/ODIHR-it – të depolitizojmë komisionerët.

Si ka mundësi që ndodh gjithnjë e njëjta gjë? Edhe në 2017, edhe në 2021 doli Luli. Në 2025, tani po kuptojmë që Luli s’i paska pasur nga vetja... Që nga 1997, ti je një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha ndaj këtij vendi. Nga bashkëpunimi me Slobodan Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake... Citoj Thaçin që tha: marrëveshje Berisha–Millosheviç, solli Arkanin në Shqipëri. Apo edhe akuzat për vrasjen e Ilir Konushevcit, ushtar i UÇK-së. Ka dëshmitarë, dy pilotë që thonë se ti u dhe urdhër për të bombarduar jugun.

Mban mend ç’i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën, ngrije. Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën. U turre kundër drejtësisë. Mban mend ç’i ke thënë Maks Haxhisë, Arben Rakipit, Sollakut, Olsi Çelës, Altin Dumanit? Keni disa ditë që bëni konferenca për shtyp. Merrini dhe çojini në prokurori. Si ka mundësi që kanë mbaruar zgjedhjet dhe ju s’bëni një kallëzim? Se e dini shumë mirë që s’ka asgjë që qëndron. Qershia mbi tortë ishte vota e diasporës. ‘Vendosën GPS te fleta e votimit’ – tha njëri këtu (Noka). Ju për ne jeni fat i madh. Por për Shqipërinë, jeni fat i zi.

11 MUAJ ME PARE

"200 mijë demokratë mungojnë në mbështetjen tuaj!" Gogu-opozitës: Jemi këtu për të punuar e votuar, jo për të vajtuar humbjen

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Toni Gogu

TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu iu drejtua opozitës sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se ndodhen aty për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen. Gogu tha se janë 200 mijë demokratë që mungojnë në mbështetjen e tyre ndërkohë që shqiptarë progresistë, sipas tij, që iu janë bashkuar PS-së. Ai shtoi se në PS sot vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon.

"Ndërsa ne diskutojmë projekte konkrete që kemi sot, të marrin në konsideratë se jemi këtu për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen se shqiptarët e dinë se çfarë u ka ndodhur kolegëve tanë opozitarë. Ka ndodhur një vjedhje, e primareve në partinë e tyre dhe ndëhskimin më të madh e kanë marrë nga demokratët. Janë 200 mijë demokratë që mungojnë në mbështetjen tuaj ndërkohë që shqiptarë progresistë që iu janë bashkuar PS, vetëm janë shtuar.

Sot që flasim vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon. Pra nuk është rruga e vajtimit të humbjes, së një force të caktuar politike, të një të ardhme të dikujt, pra është e ardhmja e shqiptarëve dhe e fëmijëve tanë në diskutim dhe dritarja e mundësisë që ne kemi, për këto dy vite nuk do të jetë atje gjithë kohën", tha Gogu.

11 MUAJ ME PARE

"Ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit!" Berisha drejtuar Toni Gogut: U nxive në Komisionin e Jashtëm të PE-së për atë që u tha për farsën elektorale

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua deputetit socialist Toni Gogu sot në Kuvend duke i thënë se Biblën e lexon si Manifestin e Marksit. Berisha tha se ai "u nxi" në Komisionin e Jashtëm të PE-së për atë që u tha për zgjedhjet që i cilëson si farsë elektorale. Ai shtoi se raporti tha se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje të standardeve. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

E përsëris atë që i kam thënë parafolësit, se ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit. Ky njeri që flet këtu, u nxi, u bë sterrë në aulën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për ato që u thanë, qoftë në raport, qoftë në diskutime të deputetëve më kryesorë për farsën elektorale në Shqipëri. U nxi dhe doli bashkë me atë tjetrin, ishte me Etjen Xhafën, e imagjinoni ju apo jo. Kishte marrë Etjen Xhafën me vete dhe dolën të dy të nxirë. Çfarë tha eurodeputeti Gahler në atë fjalë?

Çfarë tha raporti? Raporti tha se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje të standardeve. Në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale. Se shteti elektoral është vepër... se krimi mori pjesë në zgjedhje. Pra, në qoftë se u bë një gjykim, kontrolli politik i drejtësisë, aty ishte ky, e keni të shkruar në raport, atë raport që ti e përshëndet për ta fshehur. Se bën një përshëndetje aty për ta fshehur. Nja tre herë të nxori Rama si automat.

11 MUAJ ME PARE

"Partia e krimit!" Spiropali i tërheq vëmendjen për fjalorin, Berisha: Do të ruash vendin!

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANA- Nuk kanë munguar përplasjet në seancën e sotme plenare në Kuvend teksa gjatë fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, kryeparlamentara Spiropali i tërhoqi vëmendjen. Arsyeja ishte sepse Berisha e cilësoi Partinë Socialiste si "partia e krimit". Pas tërheqjes së vëmendjes, Berisha iu drejtua Spiroaplit duke i thënë "do të ruash vendin".

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Sot partia e krimit..

Elisa Spirolali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin...

Sali Berisha: Do të ruash vendin...

11 MUAJ ME PARE

Petro Koçi drejtuar Berishës në Kuvend: Sali, je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Petro Koçi

TIRANA- Deputeti socialist Petro Koçi iu përgjigj në Kuvend kryedemokratit Sali Berisha i cili i tha se mbeti jashtë Kuvendit dhe listave për shkak të ndërhyrjes së bandave. Koçi tha se Berisha ishte i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Ai përmendi disa raste që sipas Koçit mbështesin këtë "tezë".

"Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996. E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.

E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër. Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh", tha Koçi.

11 MUAJ ME PARE

Berisha denoncon skandalin në Kuvend: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Dumani për një shkelje të pastër civile

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një shkelje civile. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se është e paimagjinueshme që me një çështje civile të pastër, të merret kreu i Prokurorisë së Posaçme. 

"Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues. Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool. Ky ishte krimi i tij. Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij? Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit? Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimni elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm. Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më. E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta. Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë? E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

"Petro, kush të nxori ty nga parlamenti?"/ Berisha: Ku janë Sara dhe Zeqineja

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që ka piketuar deputetët e rinj të zgjedhur nga PS-ja. Në Kuvend, teksa ka pyetur Petro Koçin se kush e ka nxjerr nga Kuvendi, duke nënkuptuar kartelet kriminale. Berisha më tej, komentoi rastin e kandidimit të kryebashkiakut të Himarës, duke deklaruar se emërimi i tij u ble përmes pagesës prej 10 milionë eurosh nga grupi i njohur si “Troplinët”.

"Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin.

Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto. Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj. Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale.

Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend. Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

"Ule atë gisht!" Spiropali drejtuar Nokës në Kuvend: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Flamur Noka

TIRANA- Nuk kanë munguar debatet edhe në këtë seancë plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pati një shkëmbim fjalësh me deputetin Flamur Noka i cili po fliste nga vendi gjatë kohës që fjalën në foltore e mori kreu i PD-së Sali Berisha.

Noka akuzoi Spiropali se nuk e sqaroi si duhej Berishën nëse do të duhej që fjalën ta mbante nga vendi apo nga foltorja. Nga ana tjetër Spiropali iu drejtua duke i tërhequr vëmendjen për fjalorin.

“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca. Përmbahuni. Jua kam dhënë fjalën disa herë për çështjen. Nuk mund ta merrni fjalën për procedurë me përsëritje. Ule atë gisht, fjalën e ka Berisha 10 minuta”, tha Spiropali.

11 MUAJ ME PARE

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Sula në Kuvend: Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK-un

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula foli sot në Kuvend lidhur me shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura. Ai tha se në këtë mes ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK-un. Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. 

"Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura e pafalshme të shkelësh kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, ku thuhet se institucionet e pavarura jo më vonë sesa qershori i vitit pasardhës të raportojë në Kuvend hde të miratojë rezolutat e tyre, është antikushtetuese që kuvendi i ri të marrë në shqyrtim raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare.

Pse ndodh kjo? Arsyeja është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. Kjo shmangie është e qëllimshme. Po aludohet se keni konsultë me qytetarët për këto raporte, nuk ka ndodhur kurrë. Pse sot në këtë sesion të fundit po ndodh një praktikë e tillë. Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK", tha Sula.

11 MUAJ ME PARE

"Rama është bërë famoz për dy arsye"/ Berisha në Kuvend: Narkoshtetin dhe farsën elektorale

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "Ramaduro i Europës". Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha e ka akuzuar Ramën për lidhje me kartelet e drogës dhe për zhvillimin e një farse elektorale pa precedent në vend.

Berisha ironizoi mënyrën se si është perceptuar Shqipëria në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se verës që lamë pas, në Bruksel, Strasburg dhe forume të tjera europiane, qeveria shqiptare u damkos si pjesë e strukturuar e krimit të organizuar.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori... duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap. Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

“Nuk shkruhet asgjëkund që Avokati i Popullit ju takon juve!" Balla drejtuar opozitës: Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla foli sot në Kuvend lidhur me kërkesën e opozitës për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Balla tha se opozita nuk ka dashur vetë që të zgjidhte Avokatin e Popullit. Ai shtoi se nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por, sipas tij, ka një rregull të pashkruar që e kanë respektuar thuajse gjithmonë.

“Nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar që e kemi respektuar gjithmonë, vetëm në një rast të vetëm që erdhi për pasojë të një marrëveshje politike më 17 maj 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri.

Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin.

Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.

11 MUAJ ME PARE

Kërkesa e PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Peleshi: Më e mundshme është të vazhdojmë në shtator, të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi foli sot në Kuvend lidhur me kërkesën e opozitës për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Peleshi tha se kjo është më e mundshme të bëhet në shtator. Ai shtoi se duhet të ulen dhe të dëgjojnë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita duke theksuar se maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë.

Unë kam kërkuar që të bëjmë një proces, si gjithmonë në zgjedhjet e krerëve të institucioneve të pavarura. Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita por maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë, të bëhet një diskutim dhe të arrihet në dakordësi paraprakisht.

Të gjithë propozimet e ardhura, që kanë kaluar procesin deri në komisione, janë propozuar nga opozita, dhe duhet të zhvillonim bisedime. Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve. Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator. Gjithsesi ne nuk kemi kundërshtim të vazhdojmë procesin e përmbylljes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit", tha Peleshi. 

11 MUAJ ME PARE

"Nuk pranoni kandidaturën e opozitës ndonëse plotëson çdo kriter!" Berisha në Kuvend: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri thirrje sot në Kuvend që të përfshihet në rend të ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Berisha tha se mazhoranca nuk pranon kandidaturën e opozitës ndonëse plotëson çdo kriter. Ai shtoi se në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, por sipas tij PS kërkon të impononojë nëpërmjet përjashtime.

"Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozitës ndonëse plotëson çdo kriter. Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht. Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë. Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij", tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi në Kuvend: Vendimi, shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mori fjalën sot në nisje të seancë plenare në Kvend ku foli për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri. Bardhi tha se vendimi për shtyrjen është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja e kuvendit. Ai vijoi të ritheksonte se duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura.

"Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve. Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, Kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër.

Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja e kuvendit”, tha Bardhi.

11 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë projektligjet për ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pjesë nga rendi i ditës:

1. Projektligji "Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë".
2. Projektligji "Për kontrollin e kufirit shtetëror".
3. Projektligji "Për shëndetin e bimëve".
4. Projektligji "Për shëndetin e kafshëve".
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin", i ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt".
7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve".
8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për "Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit".
9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport".
10. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar".

11 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend! Në rend dite projektligje si ai për sportin dhe ratifikimi i marrëveshjes së huas me BERZH

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e
Kuvendi

TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00, pritet të nisë seanca plenare në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë projektligjet për ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në seancën e 16 qershorit, nuk munguan debatet në sallë. Seanca u mbyll pas më shumë se tre orësh debate. Në përfundim të seancë u miratua me 72 vota pro dhe një kundër projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Opozita nuk ishte e pranishme në mbyllje të seancës dhe i vetmi deputet që ishte, demokrati Dashnor Sula, votoi kundër.

Pjesë nga rendi i ditës:

1. Projektligji "Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë".
2. Projektligji "Për kontrollin e kufirit shtetëror".
3. Projektligji "Për shëndetin e bimëve".
4. Projektligji "Për shëndetin e kafshëve".
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin", i ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt".
7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve".
8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për "Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit".
9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport".
10. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar".

Seanca plenare/ Berisha: Fusni në rend të ditës zgjedhjen e

sali berisha seance plenare 26 qershor 2025

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria