"Mesazhet në telefonin e Bardhit fabrikim i nisur nga SPAK"/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për qeveri teknike
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS 3 T...
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i qytetarëve: Na anuluan oraret e operacioneve, as nuk na lajmëruan ...
•Ka zgjatur vetëm 8 minuta seanca e sotme plenare. •Mes kaosit, tymueseve dhe kapsollave, u votua me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024. •Kaosi nisi para nisjes së seancës, ku demokratët u përplasën me gardën, duke kthyer karriget përmbys. •Më pas, kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi leximin e pikave të rendit të ditës, deputetët e PD hodhën kapsolla në sallë. •Nikolla përjashtoi nga seanca plenare deputetin Asllan Dogjani. •I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili qëndroi në heshtje, e më pas mori pjesë në votim. •Kujtojmë se Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk ishin të pranishëm në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku protestuan duke ndezur flakadanë.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur për mediat jashtë parlamentit lidhur me seancën e sotme plenare. Ai e ka cilësuar si një “revolucion të karrigeve” veprimet e deputetëve të opozitës në Kuvend.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për miratimin e buxhetit në një seancë plenare që zgjati rreth 8 minuta, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në komisione dhe me grupet e interesit.
“Revolucioni i karrigeve, e patë ju seancën e rradhës. Është kthyer komplet në qesharake kjo histori. Buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë që ka pasur në komisione. Ne nuk i merrnim dot me zor që të hynin në komisione. Janë konsultuar me të gjitha grupet e interesit, mbledhjet kanë qenë të hapura. Diskutimet kanë qenë shteruese. Aty debatohet, aty hidhen alternativat. Seancat plenare bëhen për të miratuar. P a diskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita”- tha Çuçi.
TIRANË- Ekspertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të kontrolluar sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.
Në seancën e cila zgjati rreth 8 minuta, u ndezën tymuese dhe kapsolla nga deputetë e opozitës. Sot, mes kaosit dhe tensioneve u miratua me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024.
Para nisjes së seancës deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës. Tensionet mes palëve nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm, 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit pas përfundimit të seancës. Ai është shprehur se mazhoranca e ka djegur Kushtetutën, duke shtuar se tanimë parlamenti po funksionon në kushtet e një Junte dhe thekson se ky është buxheti i parë që godet shtresën e mesme atë më demokratike.
“E ka djegur kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike. E pate sot se si në mënyrë tinzare dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme.
Do të taksohen deri në 23% profesionet e lira. E pate edhe sot që kishte amandamente nga deputetë e PD dhe u hodhën poshtë. E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues,“ tha ndër të tjera Salianji.
TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi dhe u mbyll tensione. Teksa kryeministri Edi Rama po futej në sallë, deputetët e opozitës kanë nisur të brohorasin.Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.
Sakaq në sfond mes zhurmave dëgjohet teksa deputeti Salianji thotë se karriget nuk do të vidhen ashtu si buzheti.
“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.
“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.
TIRANË- Është miratuar me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024. Menjëherë pas votimin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen seancës së sotme plenare.
"Hapim votimin për miratimin e buxhetit 2024. 74 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenin. Këtu mbyllet seanca. Seanca tjetër do ju njoftohet.", tha Nikolla.
Katër deputetët që votuan kundër ishin: Flutura Açka, Andia Ulliri, Merita Bakiu dhe Seladin Jakupllari.
Kujtojmë se edhe sot kaosi dhe tensioni nuk munguan në Kuvend. Para nisjes së seancës deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës. Tensionet mes palëve nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm, 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Asllan Dogjani. Vendimi erdhi me pretendimin se Dogjani hodhi tymuese në Kuvend. Ajo iu drejtua deputetëve duke u thënë se nuk mund ta marrin peng Kuvendin duke kryer veprime të tilla.
Në sallë nuk ishin të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë./Dosja.al
TIRANË- Në momentin kur kryeministri Edi Rama u fut sot në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës nisën thirrjet “Turp, turp” dhe po ashtu ndezën tymueset dhe nisën t’i bien tavolinave. Në sallë u dëgjuan edhe 2 shpërthime, që sipas raportimeve ishin kapsolla.
Ndërkohë kryeparlamentarja, vazhdoi miratimin e projektligjeve.
Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që ata tentuan të futen në Kuvend, ku iu bë një kontrolli i rreptë dhe më pas në ambientet e brendshme të sallës, teksa vendosën karriget e deputetëve para foltores.
TIRANË- Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është përplasur me njërin prej gardistëve në Kuvend, teksa ky i fundit tentoi ta pengonte të kalonte tek dera që ishte e mbyllur.
DEBATI:
Isuf Çela: Kujt ja kap dorën ti o lepurush, shiko shiko, më shiko mua.
Dhurata Çupi- gardistit: Po ti, atë prek me dorë
Gardisti tjetër: Është e mbyllur dera.
TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pak minuta para nisjes së seancë plenare ku nuk kanë munguar ofendimet edhe sharje
“Legena”, “Të q*i nënën”, dëgjohen deputët duke thënë teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes tyre.
Ndërsa një tjetër bërtet: “More qelbësira, na thyet duart.” Tensionet mes Gardës dhe deputetëve të opozitës nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores.
Sot në Kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
TIRANË- Tensione në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë krijuar kaos në sallë, pasi tentuan që të hidhnin karriget pranë foltores. Por, Garda krijoi një kolonë, duke mos lejuar një gjë të tillë, edhe pse karriget u hodhën shumë pranë tyre. Kjo solli tensione dhe debate nga ana e opozitës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati shpërtheu në ofendime ndaj tyre.
"Na thyet duart me karriget"- dëgjohet të thotë ai.
TIRANË- Deputetët e opozitës, janë paraqitur në ambientet e Kuvendit rreth një orë pa nisur seanca plenare.
Demokratët kanë kthyer përmbys karriget, ku dhe janë përplasur edhe me punonjësit e Gardës. Sic shihet edhe nga fotot , deputetët kanë mbledhur në mes të sallës disa nga karriget.
Sot në Kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
TIRANË- Sot në Kuvend pritet seanca plenare e radhës, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024
Garda e Kuvendit është vendosur në gatishmëri për të bërë të mundur mbajtjen e rregullit gjatë seancës. Siç shihet nga fotoja, gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit duke mos lënë deputetët e opozitës që të krijojnë kaos.
Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
TIRANË- Gazment Bardhi, është një prej deputetëve të Partisë Demokratike që është përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Mirëpo, në platformën 'X', ai ka ndarë një video nga brenda Kuvendit, ku tregohet se Garda ka mbërritur në sallë 1 orë para nisjes së seancës.
Bardhi thotë se kjo është salla e Gardës dhe jo e përfaqësuesve të qytetarëve.
REAGIMI I BARDHIT:
Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.
Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda. pic.tëitter.com/GmCZHi5M33
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) December 7, 2023