LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi, përplasje PS-PD, Berisha: 6 padi për Ballën

• Miratohet akti normativ për kompensimin e biznesve që ndërtojnë vepra publike është miratuar në Kuvend, pas debateve të shumta. Në votim kanë marrë pjesë 109 deputetë nga të cilët 75 kanë votuar pro, 22 kanë votuar kundër si dhe 1 abstenim.•Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit ka sjellë debate mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend. •Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se akti është pjesë e paketës anti-krizë, ndërsa shtoi se do të përfitojnë 300 kompani ndërtimi, të cilave do t’u kompensohet 5-30% e materialeve të ndërtimit. •Grida Duma akuzoi qeverinë se nuk janë 300 komani, por një grusht ndërtuesish që do të favorizohen nga qeveria. • Erion Braçe kërkoi që të reflektohet edhe tek paga e punonjësve. •Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se nëse do të jetë e nevojshme do të miratojnë një paketë tjetër në vjeshtë për përballimin e krizës. •Sipas aktit normativ, rreth 300 kompani do të përfitojnë 5-30% kompensim për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut deri në përfundimit e situatës së krizës të shkaktuar nga situata globale ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve. • Nuk kanë munguar detabet e tjera. •Ina Zhupa foli për arsyet për të cilat duhet protestuar më 7 korrik. •Vangjel Dule dhe Arbana Vokshi ngritën zërin për arsimin dhe provimet e Maturës. •Sali Berisha u përplas me socialistët dhe paralajmëroi 6 padi ndaj Taulant Ballës. veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. • Në fund të lejohen diskutime për çështje që janë jashtë rendit të ditës. • Seancën e sotme nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama pasi ndodhet në Madrid në Samitin e NATO-s.

33 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

75 vota pro, miratohet akti normativ për kompesimin e bizneseve që ndërtojnë vepra publike

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Kuvend

TIRANË- Akti normativ për kompensimin e biznesve që ndërtojnë vepra publike është miratuar në Kuvend, pas debateve të shumta. Në votim kanë marrë pjesë 109 deputetë nga të cilët 75 kanë votuar pro, 22 kanë votuar kundër si dhe 1 abstenim.

Ky akt normativ i hap rrugë kompensimit nga shteti të 300 kompanive të ndërtimit që kanë projekte publike. Këtë gjë deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar, pasi sipas tyre qeveria po i ndan lekët me oligarkët.

1 MUAJ ME PARE

Akuza të forta/ Dule: Qeveri e oligarkë, s'pyesni për qumështin, por vetëm për beton e hekur

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë se mbështet oligarkët dhe se nuk pyet për qytetarët. Nga foltorja e Kuvendit, Dule tha se ministret e qeveria janë kthyer në klientë të oligarkëve dhe e vetmja gjë për të cilën interesohen janë çmimi i hekurit dhe betonit, e jo ai i produkteve bazë. 

"Kriza ka dy anë, ata që përfitojnë dhe ata që humbasin. Dikush fiton dhe dikush humbet, shuma në fund është zero. Qeveria është një nga fituesit e kësaj krize. Shifrat i dini, janë në rritje të dukshme.  Për kohezionin social dhe paqen sociale, se shoqëria jeton në kushte te pabarazisë. A i keni këto kritere në politikëbërjen tuaj. Çfarë bëri politika gjermane? Reduktoi çmimin e benzinës me 30 cent. Qytetari gjerman që ka të ardhurat për frymë 49 mijë dollarë e blen benzinë më lirë se sa qytetari shqiptar. Përse i propozon Kongresi Ramës që të heqë taksën federale? Deklarata e timonierit tonë, gjeniut të financave, thonë; taksat e naftës nuk do të hiqen. S’ka protestë me foni dhe drita apo me X5. A e shikoni mjerimin tuaj politik dhe retorik zonja të nderuara. Ju vini sot me një akt normativ me të cilin nuk përpiqeni që të fshihni karakterin tuaj klasor. Pozicionoheni me oligarkët. Nuk ju intereson çmimi i miellit, i karburantit, por i hekurit i çimentos, pasi janë klientët tuaj. Jeni qeveria e oligarkëve. Ju nuk keni përgjegjësi qytetarët. Juve jua keni vjedhur votën. Ju jeni qeveria, që nuk janë më klientët tuaj oligarkët, por ju klientët e tyre. Ju vini sot për të konkretizuar me ligjvënie në parlament interesat tuaj. Ju vini dhe miratoni një akt normativ që është kryekëput i interesave të korrupsionit. Ju përmenda herën e kaluar masat e marra nga qeveritë e kaluara. Juve as që ju intereson, as që e diskutoni. Ju intereson vetëm korrupsioni nga i cili ushqeheni. Do t’ju kujtoj duke përfunduar një thënie të një tragjediani që thoshte, qeveritari duhet të ketë tre gjëra parasysh, të qeverisë me ligje dhe qeveria nuk zgjat përjetë, nuk i kini parasysh këti gjëra, nuk i bëni mirë llogaritë. Vini me akte normative pa u përpjekur t’i fshihni nga qytetarët. Kini parasysh që do të doni të fshiheni por nuk do të gjeni se ku,"- tha Dule. 

1 MUAJ ME PARE

Dalja e tezave të maturantëve, Kushi: S'i kontrollojmë dot, ka avancuar teknologjia

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka justifikuar daljet e tezave të provimeve të maturantëve me avancimin e teknologjisë. Nga foltorja në Kuvend, Kushi tha se nuk është diçka e mirë dalja e tezës, por 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces nuk kontrollohen dot. Ajo krahasoi provimet em turës me mbledhjet e PD-së ku tha se edhe pse janë 20 persona të pranishëm, gjithçka del në gazeta. 

"Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje me mundësitë që ne kemi, por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që në 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri. Dalja e tezës patjetër që nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces. Jam e sigurt që ju mezi prisni, në mos të them që interesoheni vetë të gjeni ndonjë mësues që të bashkëpunojë me ju e të nxjerrë testet. Më kujtoni mbledhjet e kryesisë së PD ku 20 veta jeni dhe çfarë diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi, por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtë, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda. Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit. Ne do marrim masa dhe për këtë, por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot. Teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk e parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë me aparatura të përshtatshme për të fotografuar testin,"- tha Kushi. 

1 MUAJ ME PARE

VD-"Mungon insulina", Manastirliu: Kemi 17 lloje, dysheku i duhet spitalit, jo Ficos

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha në Shqipëri mungon insulina e se kanë mbetur të sëmurët pa mjekim. Ngë vendi në Kuvend, Manastirliu tha se në librin e rimbursimeve janë 17 lloj insulinash. 1.5 mln lekë për rimbursimin e insulinave, Farmacitë që tregtojnë bashkë ka 17 lloj insulinash. Referuar akuzave për dyshekun e porositur nga Albana Fico, drejtoreshë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, Manastirliu tha se ajo është procedurë që po bëhet për mobilimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme.

"S’do bëj replikë se e dimë shumë mirë në këtë sallë se personi që ngrihet këtu dhe thatë të pavërtëën është ai q shpreson se njerëzve t’ju fshihet kujtesa. Arsimi i madh i juaj është kujtesa. Njerëzit e dinë mirë se si e keni lënë shëndetësinë. Ajo që thatë është e pavërtetë. Në librin e rimbursimeve janë 17 lloj insulinash. 1.5 mln lekë për rimbursimin e insulinave, Farmacitë që tregtojnë bashkë ka 17 lloj insulinash. Meqë përdorët dhe procedurat që ndjekin spitalet tona, QSUT, ju ftoj që mos të hidhni baltë, Koha juaj ka ikur një herë e mirë, e s’do kthehet më. QSUT, nëpërmjet agjencisë së blerjes së përqendruar, është duke realizuar një procedurë që të mobilojë Spitalin e Sëmundjeve të brendshme. Janë spitale të reja që po ndërtohen në vendin tonë. Mos vijoni gënjeni dhe mashtroni, Shqiptarët ju mbajnë mend si njeriu i Gërdecit, i 97. Ky zotëri thotë se insumandrapit dhe insultart mungon dhe është pa mjekim. Kur merresh me justifikimin e shtratit dopio në zyrë, këto nuk të duken gjë. Mund të flasësh një ditë të tërë, dhe s’mund të më japësh një argument se pse u dashka që drejtoresha të porosit shtrat dopio. Zonja Konomi përmendi këshillin e Sigurimit, mos e lavdëro për meritat e mia, se e dëmton atë. Vetëm sa e ul më poshtë. Janë të gjitha angazhimet e qeverisë së mëparshme,"- tha Manastirliu.

1 MUAJ ME PARE

VD-Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Nga Kuvendi, ai tha se Shqipëria ka përmbushur çdo kusht dhe se ky është një lajm i mirë për vendin tonë. 

"Ka një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Java e ardhshme do të jetë një javë solemne, ne do të kalojmë një proces që nuk është i thjeshtë, është i gjatë, por Shqipëria ka përmbushur çdo kusht të mundshëm. E kërkova fjalën pikërisht për të dhënë këtë lajm të mirë,"- tha Balla ndër të tjera. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot, Gedafi mbetet Gedaf! Spiropali: Atje çove djalin e preferuar me flokë të lyera

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministrja Elisa Spiropali janë përplasur në Kuvend. Berisha krahasoi kryeministrin Edi Rama me ish-udhëheqësin libian Muammar Gaddafi që u vra në vitin 2011 dhe tha se ministret sot sillen njësoj si rojet e Gaddafit. Por, Spiropali replikoi me të dhe tha se Berisha ka dërguar njerëz tek Gaddafi e konkretisht 'djalin e preferuar', referuar ish-kryedmeokratit Lulzim Basha. 

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Të mos ju përdorë asnjëherë Edi Rama për imazhin e tij. Se edhe Gedafi mbante 12 badigarde, por Gedafi Gedaf mbetej. Edhe Rama hajdut ishte dhe hajdut mbetet. Le të marrë jo 14 gra, por 36 dhe ti bëjë ministre përsëri është hajdut, nuk e shplani dot ju atë.

Elisa Spiropali: Përmendi këtu Gedafin, po te Gedafi çove djalin e preferuar Sali, e cove te ato lëkundëset. E gjesdisje me flokë të lyera, të kthyera mënjane. S’ka më këtu as Gedaf, as sjellje gedafore. Ska më sëmundje të tilla këtu, e morët përgjigjen në 2013. Pushteti u duket shumë i largët dhe prandaj bërtisni edhe më fort.

1 MUAJ ME PARE

VD-"Stolisni kolltukun", Spiropali-Dules: Ju protestën e katranit, kapeni pas flokëve të Saliut

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale

Elisa Spiropali: Dule kam një pyetje për ju, do e stolisni protestën e katranit që foli tani. Duhet të dini se nëse ka një stoli që i është rënë në qafë këtij kuvendi, ai është fjala e gjuhës shqipe. Të eruar nga inati dhe mllefi ata i largohen pushtetit. Është e njohur sindroma ah ç'kam bërë unë kur isha aty dhe ah ç'do bëja po të isha aty. Janë katandisur që gjuhen e kane kthyer në mjet kriminal të besimit. Nuk ka krim më të madh, sesa ta kthesh sallën e kuvendit në një arenë të tillë të shpërdorimit të gjuhës shqipe. Ne sot duhet të diskutimin me gjuhën që na takon. Po ç’ti bëjmë ne që ju jeni kapur pas flokut të Saliut. Sa më shumë kapeni pas flokëve të tij, për qytetarët jemi ne këtu që përpiqemi. Vetëm ju nuk merreni me qytetarët, ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun. Ju jeni stolia dhe bizhuja e grupit. Ne jemi përballur me krizat, duke ideuar dhe realizuar projektin social. Këtë nuk ja mohoni dot qeverisë shqiptare. Po të ishin ato spitale dhe ato qendra shëndetësore ahur që latë ju, të jeni të sigurt që kushedi sa çudira do kishim parë me shëndetësinë shqiptare

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi ç'të bëjmë

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se ministrat e mbajnë Ramën për 'brand'. Gjatë fjalës në Kuvend, Ekonomi pohoi fjalët e Berishës, duke thënë se Rama është një 'brand' ndërkombëtar, duke theksuar se në çdo detyrë që kanë marrë në arenën ndërkombëtare kanë dalluar nga të tjerët.

"Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik. Ai që është brend do të marketoj ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE, mos harroni zërin që kemi sot në NATO. Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

VD-Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju respektojmë si motrat tona

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka kërkuar drejtueses së seancës plenare Ermonela Felajt, që të zbatohet rregullorja etike në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Spaho tha se ata i respetojnë ndërkohë që mbrapsht marrin pseudonimet, katran, bagëdi e tufë.

Edmond Spaho: Zonja drejtuese e seancës

Ermonela Felaj: Ju lutem zoti Spaho, mund ta leme zotin Spaho të flasë se ka kërkuar fjalën për procedurë

Edmond Spaho: Zonja drejtuese e seancës kam dashur t’ju tërheq vëmendjen për të zbatuar rregulloren, zonja stolie përmendi fjalën katran, një javë më parë na quajët bagëti, sot tufë, do kontrolloni veten, ne përpiqemi t’ju respektojmë si femra, si motrat e nëna tona, por mos harroni që jeni politikane, nuk mund të kapërceni më keq se meshkujt, ju po e kultivoni këtë klimë, të të folurit sikur….përmirësoni ju lutem.

Ermonela Felaj: Keni qenë me kërkesë për tu përjashtuar nga Kuvendi për mungesë etike, ndërkohë që asnjë nga zonjat nuk e ka kaluar limitin.

1 MUAJ ME PARE

VD-Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani ‘brend’ Ramën

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar në lidhje me mungesën e insulinës në vend. Duke folur nga vendi në Kuvend, Berisha tha se sipas mesazhit, në Tiranë prej 30 ditësh nuk gjendet insulina.

"Po ju lexoj këtu mesazhin që më thotë, të lutem informoi ato zonja që flasin sikur nuk jetojnë në tokë, që prej 30 ditësh nuk gjendet insulina. Ka mijëra të sëmurë që duhet të mjekohen. Së pari lidhur me Gadaffin ishte ish-ministri që më tha se çadra e tij rrethohet nga 99 truproja. Siç i thotë Milva Ramës, ata i thonin ylli i Saharasë sepse ishin në shkretëtirë. Ju keni detyra të tjera dhe jo para tij, por para qytetarëve. Ti i thua brand , ajo i thoshte ylli i Saharasë. Ka kuptim të imitosh atë të Gadaffit," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Trëndafila në tavolinat e deputetëve të Kuvendit, një minutë heshtje viktimat e popullsisë çame

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Sot në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të javës çame kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat. Në tavolinat e deputetëve ishin vendosur edhe trëndafila të kuq në shenjë respekti për viktimat e genocidit.

Ndërsa kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

Po ashtu, adresoi edhe faktin që kryediplomati grek Nikos Dendias deklaroi në Shqipëri, para homologes së tij Olta Xhaçka, se nuk e njihte fare si çështje.  

 

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Berisha paralajmëron padi për Ballën: 6 i kam gati për ty, shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Sali Berisha
 

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se do të përgatiste 6 padi ndaj tij, pasi e kishte akuzuar se kishte prona në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz.

"Ky Gentian Sharra aty (nënkupton Taulant Ballën) ka deklarauar se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz. Do të ketë 6 padi. 3 civile dhe 3 penale. Do të dalë edhe ai në kërkim si Gentian Sharra i tij,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

48-vjeçari u arrestua më 19 maj pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që hapi dosje e zbardhi shumë ngjarje. Sharra rezulton i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas.

Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Por ashtu, Berisha që prej daljes së emrit të tij në skenë, ka aluduar për lidhje me Taulant Ballën, duke pretenduar se kanë edhe biseda telefonike. 

1 MUAJ ME PARE

Fico kërkoi dyshek dopio, Berisha në Kuvend: Ç’i duhet në zyrë, s’kisha dëgjuar kurrë

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale

Sali Berisha: Miliona euro mobilime zyrash, midis të tjerash edhe ajo që nuk kisha dëgjuar kurrë, një shtrat dopio. Por çfarë i duhet shtrati dopjo Ficos në zyrë. Por pse çfarë është zyra, dhomë gjumi?

Vijon…

1 MUAJ ME PARE

VD-Berisha denoncon vëllain e komandantit të Gardës: Artan Sako mori tender me 99.9% të fondit limit

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vëllain e komandantit të Gardës që ka marrë tender me 99.9% të fondit limit. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se përfituesi i këtij tenderi ishte Artan Sako. Ai po ashtu ka thënë se ky nuk është i vetmi pasi ka dhe shumë të tjerë, duke përmendur këtu dhe Salillarin.

"Por edhe kjo të politikave tuaja çnjerëzore, kjo është një vjedhje e hapur, zonja dhe zotërinj, të dashur qytetarë dhe qytetare, ka shumë kohë që tenderat fitohen me 99.9% të fondit limit, kam kohë që i hetoj dhe kjo më rezulton. Nuk ndodhte kurrë më parë. Do ta jap me 99.9% tenderin, por do të japësh 30% të kësaj shume dhe megjithëse janë fitues e dini ju që ndërtuesi i vilës në Pajë, i brendit të Milva Ekonomit e Ramës fitoi tenderin në këtë mënyrë, është vëllai i kamandantit të Gardës, ishte për mirëmbajtjen e rrugëve në Korçë. Por s’është vetëm ky, ka edhe të tjerë, ke Salillarin," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

“Stolisni kolltukun”, Dule hap debat, Kushi: Kërko ndjesë. Deputeti: Do e thoja dhe për Manjën, ka tjetër kuptim

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka debatuar me ministren e Arsimit Evis Kushi. Nga fotlorja e Kuvendit, Dule tha se e vetmja gjë që bëjnë minister është të ‘stolisin’ vendin në Kuvedn, por Kushi nuk e priti mirë këtë gjë. Ajo tha se Dule duhet të kërkonte ndjesë, por deputeti u shpejguar. Ai tha se stolisje ka kuptimin e zbukurimit të diçkaje, të të dhënit vlerë dhe nuk ishte me kuptim negative. Dule shtoi më tej se të njëjtën gjë do të thoshte edhe për ministrin Ulsi Manja.

Pjesë nga debati:

Vangjel Dule: Le të fillojmë dallimin mesa ty që kanë përgjegjësi dhe atyre që s’kanë. Me kë jeni ju, me fituesin apo humbësin? Sot qytetari gjerman që ka të ardhura për frymë 49 mijë dollarë e blen naftën e benzinën më lirë se një shqiptar që ka 5 mijë dollar të ardhura për frymë, nëse i ka edhe ato. Zonja ju pozicionoheni me oligarkët, stolisni kolltukun, nuk ju intereson çmimi i qumështit, por për betonin dhe hekurin, sepse janë klientët tuaj ata. Për këto interesoheni ju, jeni qeveria e pligarkëve, nuk janë më olgarkët klientët tuaj, jeni ju klientët e tyre dhe vini sot për të konkretizuar me ligj interesat e tyre. Ju përmenda herën e kaluar masat e marra nga qeveritë e kaluara. Juve as që ju intereson, as që e diskutoni. Ju intereson vetëm korrupsioni nga i cili ushqeheni. Do t’ju kujtoj duke përfunduar një thënie të një tragjediani që thoshte, qeveritari duhet të ketë tre gjëra parasysh, të qeverisë me ligje dhe qeveria nuk zgjat përjetë, nuk i kini parasysh këti gjëra, nuk i bëni mirë llogaritë. Vini me akte normative pa u përpjekur t’i fshihni nga qytetarët. Kini parasysh që do të doni të fshiheni por nuk do të gjeni se ku.

Evis Kushi: Unë në fakt e kërkova fjalën për të thënë diçka në lidhje me aktin normative, por dua ta nise me të Opozitës. Dua ta nis me kolegun Dule që deklaroi se minister stolisin kolltuqet, është e disata herë që kur Opozita nuk ka argumente, të përdorë shprehje diskriminuese, seksiste. Të gjitha shkollat janë ndërtuar me terren sportive, biblioteka e kështu me radhë. Rindërtimi ka ecur me ritme të mira, por që nga lufta e nisur në Ukrainë, bota po sheh një tjetër situatë. Unë e mbështes këtë akt normative sepse është një mundësi për të zgjidhur rritjen e çmimeve, përfshirë ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave. Ndaj ju ftoj dhe jut ë Opozitës ta votoni.

Lindita Nikolla: Shoh këtu zotin Vangjel Dule

Vangjel Dule: Po, edhe për replikë, por edhe ma kërkoi zonja ministre. Unë ndjesën e kam pjesë të kulturës time por apologji aty ku nuk ka faj apo gabim nuk bëj. Do t’ju sugjeroja të mos viktimizoheni kur nuk ka vend për viktimizim, por niseni nga vetja. Predispozicioni im do të ishte pozitiv. Do të thosha të njëjtën gjë pot ë ishte edhe Manja, edhe ai e stolis podiumin e ministrin njësoj si ju. Nëse kekuptoheni vjen nga gjuha ime amëtare, stoliso do të thotë i jap vlerë, e zbukuroj. Do të dëshiroja të pushoni së qeni përmbarues të mendimeve të mbrpashta të atij që i shkoni nga pas, shoqëria pret më shumë nga ju.

1 MUAJ ME PARE

VD-"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: Pse s'erdhe, kemi 5-fishuar eksporter, për 1 hektar japim 80 litra naftë

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Taulant Balla dhe Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka replikuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla për fermerët. Gjatë fjalës në Kuvend, Zhupa ka thënë se fermerët do të jenë të parët që do të protestojnë, pasi ata janë më të harruarit dhe të lënët pasdore. Ndërkohë që Balla tha se qeveria ka bërë për fermerët dhe se sot ka 5 herë më shumë eksporte se sa në vitin 2013.

Ina Zhupa: Folët për fermerët, për bujqësinë, ata do të jenë të parët në protestën e 7 korrikut, bëtë një festë për grurin, tani po e shikoj se çfarë bëkemi ne vërtet për grurin. Nuk mund të bëni festën e grurit pasi i keni lënë fermerët të harruar. Ata do të jenë aty në protest. Fermerët i ndani të njerkës e të nënës dhe u keni vënë fasha orare për aplikime. Kemi pagën minimale më të ulët në Evropë dhe rajon dhe nuk i shkon mendja askujt që me këto çmime të larta të ndryshojë paga. Këto janë të dhëna zyrtare. 

Taulant Balla: Më fal, përmende shumë mirë sepse the që deputetët ishin në festën e grupit, do kishe bërë të mirë të vije, ishte një festë e hapur. Jeni deputete e re dhe kam repsekt, por mos e filloni me gënjeshtra, thatë që qeveria nuk jep për grurin, por e keni gabim. Aty shtoni që për 1 hektar, qeveria jep 80 litra naftë, që me çmimin e sotëm i bie 160 euro. Prandaj ajo tabela jote bie poshtë, për fat të mirë sado që ta hidhni ju poshtë, ky është një vit i mbarë për bujqësinë sepse edhe në Lushnje ka pasur rritje. Sot kemi 5 herë më shumë eksporte se sa në vitin kur e morëm nga ju.

1 MUAJ ME PARE

VD-Zhupa liston ARSYET: Më 7 korrik proteston fermeri, i riu dhe pensionisti, i keni ndarë të nënës e të njerkës

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka listuar arsyet se përse do të bashkohen në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Gjatë fjalës në Kuvend, Zhupa tha se jemi vendi me inflancionin më të lartë përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, qumësht djathë, vezë. Ajo gjithashtu ka shtuar se në protestë do të dalin të gjithë shqiptarët pasi kjo qeveri i ka ndarë qytetarët si të nënës dhe të njerkës.

"Të nderuar qytetarë, ne sot kalojmë një akt normative që edhe njëherë tjetër tregon interesin e kësaj qeverie e kësaj maxhorance për tu kujdesur posaçërisht pë rata që janë më të pasurit e për të harruar ata që janë më të varfrit e që realisht preken nga kriza ekonomike që po kalon çdo shqiptar. Dua të listoj çdo arsye për të cilën ia vlen që të protestoj më 7 korrik. Ne jemi vendi me inflacionin më të lartë përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, qumësht djathë, vezë. Konkretisht në këto kategori inflacioni është 11% dhe 18% dhe nuk është rastësi që nuk ju bën fare përshtypje kjo rritje dhe kjo pamundësi që kanë qytetarët shqiptarë. Por t’ju bënte përshtypje mund të ndryshonin TVSH-në për produktet bazë, duhet t’i bëjmë presion kësaj qeverie për të ndryshuar TVSH-në për produktet bazë, ne paguajmë më shumë se në çdo vend në rajon. folët për fermerët, për bujqësinë, ata do të jenë të parët në protestën e 7 korrikut, bëtë një festë për grurin, tani po e shikoj se çfarë bëkemi ne vërtet për grurin. Nuk mund të bëni festën e grurit pasi i keni lënë fermerët të harruar. Ata do të jenë aty në protest. Fermerët i ndani të njejrkës e të nënës dhe u keni vënë fasha orare për aplikime. Kemi pagën minimale më të ulët në Evropë dhe rajon dhe nuk i shkon mendja askujt që me këto çmime të larta të ndryshojë paga. Këto janë të dhëna zyrtare. Ne kemi arsye për të protestuar edhe për pensionistët. Kolegët tanë përmendën çmimin e qershive dhe qershitë që hidhen se nuk ka treg, takova nënë Feriden dhe më tha që nuk e kam provuar qershinë këtë sezon sepse nuk më del që të blej ilaçe. U keni dhënë 30 mijë lekë shtesë pensionistëve, për në qershor si t’ja bëjnë ata? Po në korrik? Kalojmë tek shëndetësia, shëndetësia është skandaloze, siç e tha dhe gazetari Skëndaj, spitalet janë bosh sepse nuk ka të shtruar të infektuar, ndërsa të sëmurët ngjeshen në pavione. Nuk ka urgjencë, nuk ka shtretër. Po i lini njerëzit të vdesin në rrugë. Kemi të rinjtë, të gjitha testet pa asnjë dallim dolën ndërkohë që ishin duke u zhvilluar, të gjitha dolën në rrjetet sociale, kjo gjë tregon që sistemi ynë i meritës ka dështuar. Doli një maturë për faqe të zezë. Ka grupmosha që duan të largohen nga vendi. Për ta mbyllur dua t’ju them që nëse nuk flasim, nuk kanë sit ë na dëgjojnë, nëse nuk kërkojmë, nuk kanë si të na japin," tha Zhupa.

1 MUAJ ME PARE

DEBAT në Kuvend/ Ibrahimaj: Kemi rritur ekonominë. Sula: Gënjeni në dritën e diellit

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka debatuar me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në lidhje me rritjen ekonomike të vendit. Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj tha se rritja ekonomike në vend ka ardhur si pasojë e politikave të qeverisë, ndërkohë që Sula u shpreh se ministrja po gënjen në dritën e diellit. 

Delina Ibrahimaj: Do vazhdoni të dilni me ton populist dhe pa thelb. Vazhdoni të mos i dëgjoni propozimet tona. Rritja ekonomike nuk vjen vetë, vjen si pasojë e politikave. Mund të përmend shifra për Shqipërinë dhe rajonin. Kuptoni shifrat dhe i analizoni. Nuk doni që të kuptoni se mbështetja e qeverisë për këtë krizë është 44 mld lekë. Rezultatet tregohen më shifra. Populli bindet me akte. Braçe e përmendi fare mirë për të përballuar krizën, asgjë.

Dashnor Sula: Ministrja mu referua që gënjeva. O gënjen ministrja, o Banka Botërore. Po gënjeni në dritën e diellit, e nuk iu bën syri tërr.

Delina Ibrahimaj: I sugjeroj që të merret me çështjen që i përkasin. Reduktimet e normave të TVSH nuk kanë pasur efekt në çmim. Ndërhymë në subvencion. Ne dhamë edhe ndihmë për rritjen ekonomike. Politika ka qenë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Ervin Salianji

TIRANË- Ulja e numrit të lopëve është përmendur nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë seancës së sotme plenare. Me ironi ai deklaroi se shqetësimi më i madh që ka kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erion Braçe është ulja e numrit të lopëve dhe jo largimi i qytetarëve nga vendi. 

“Për të kuptuar se cili është realiteti, shikoni për çfarë bëhet diskutimi në publik, ka nisur një diskutim mes kryeministri ministres e deputetit se iu kanë humbur lopët. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz. Këta bëjnë sikur nuk shohin dhe shqetësimi më i madh qenka se ka rënë numri i lopëve”, tha Salianji.

1 MUAJ ME PARE

VD-Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, Salianji: Politikë zhvatje

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se me anë të aktit normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, qeveria po kryen politikë zhvatje. Deputeti tha se qeveria i shërben vetëm kriminelëve të cilët pastrojnë paratë në kryeqytet. 

'A duhet të penalizoheshin këto kompani pasi nuk i kanë kryer punët me afat? Këtyre u jepen lekë shtesë. Nuk kryhen punimet në rrugë, në këtë situatë këta marrin dhe më shumë para. Për të kuptuar realitetin, shikoni se për cfarë bëhet diskutimi. është bërë diskutim se kanë humbur lopët, ndërkohë që për fermerët nuk ka ndihmë. Dje u vendos tritoli, e 7-ta Shqipëria për drogën. Paratë vendi i ka marrë duke zhvatur qytetarët. Nuk ndihmohen familjet në nevojë. Ca të votosh, që atyre t'u jepet para, që të marrin dhe më shumë e të fitojnë. Kjo është politikë zhvatje, e hapur me ligj. Cfarë ndodh me këto para? Një pjesë e madhe po i bëjnë pastrim në Tiranë. Ndërtimet rriten e burimi i parave nuk dihet se nga vjen.Ngaqë nuk ka prioritete ndodh që shteti të vihet në shërbim të kriminelëve. Ja ku keni atë sot në Elbasan, dy zv.drejtorë policie, pasi kanë manipuluar ngjarjen për interes të PS. Për shkak se është një qeveri që i shërben vetëm një grupi njerëzisht prandaj ka përfunduar gjendja në këtë formë. '- tha Salianji. 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e 7 korrikut/ Korreshi ironizon Berishën, konfirmon pjesëmarrjen në protestë: S’jam pjesë e strukturave

 

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Saimir Korreshi

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i pyetur nga gazetarët para seancës plenare në Parlament, konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Berisha. I pyetur në lidhje me batutën e tij lidhur me kostumin, nëse do ta pranonte sido që të ishte, ai foli dhe për preferencat e tij. 

"Masë për kostum nuk na kanë marrë me thënë të drejtën, nuk e di si do e qepin, por për të marrë pjesë në protestë unë kam thënë nuk e ndërroj, do ta marr. Strukturat janë dyzuar, të pyesin jo po me kë je ti. Nuk të pyesin më a je kundër qeverisë, po a je me Lulin apo me Saliun. Ka ngelur një pyetje që do zgjidhje. Dhe unë mendoj se duhet të ketë një zgjidhje në Partinë Demokratike dhe nuk ka më struktura, ka demokratë, njerëz kundër kësaj qeverie që duan të vijnë protestë. Kjo është zgjidhja që të shkohet në protestë kundër qeverisë, jo se je me njërin apo me tjetrin. Po tani nëse do të jetë një këmbë më i shkurtër një më i gjatë nuk shkon, jo për gjë, por duhet depiluar pastaj,”- tha ai.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

1 MUAJ ME PARE

VD-'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë që marrin fonde publike

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme se akti normativ që po diskutohet ditën e sotme nuk po trajtohet në mënyrën e duhur. 

Dashnor Sula: Ky akt nuk është akt gabim, por mënyra sesi serviret, duke pasur parasysh që kjo qeveri nga 1 tetori 2013 deri më tani ka qeverisur me 112 akte normative. Kjo qeveri i bën aktet normative sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se duhet të indeksohen. Po pse të kompensohen kompanitë e ndërtimit që marrin fonde publike, nuk indeksohen qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. Filozofit që na tregon ministrja nuk janë të vërteta. U ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj, ua zgjidh hallin pensionistëve? Po ato kompani ndërtimi janë aty që ndërtojë kullat këtu, a e dini ju ministre që çdo katër kate-pesë kate janë pa leje. Këto kulla janë në proces legalizimi për të shmangur taksën 12% të bashkia. A e dini ju qeveritare ca janë ato kulla te liqeni, që janë pa leje. Katër kate pa leje të 15-katëshim te këndi i lojërave te liqeni, ju fusni në burg fshatarët për një avlli. Pjesa tjetër që marrin fonde, vjedhin dhe i pinë gjakun qytetarëve. 8 persona janë në kërkim ndërkombëtar dhe vazhdojnë aktiviteti ekonomi. Janë kulla të personave që kanë lidhje me qeveritarët me politikanët”, tha Sula.

1 MUAJ ME PARE

VD-Braçe sërish kundër Ramës: Se thoni i ka numëruar gabim lopët Erioni. Bujku po del me humbje, duhet bursa

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me shifrat e bagëtive në vendin tonë, duke vënë edhe njëherë alarmin për rënien e tyre. Në fjalën e tij nga Kuvendi, Braçe tha se fermerët kishin nevojë urgjente për një bursë, pasi tregëtarët por përfitojnë nga ta. Po ashtu, ai e ka konsideruar një veprim të duhur aktin normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit. Por ka bërë disa krahasime, Braçe ka krahasuar qeverinë e Edi Ramës me atë të Sali Berishës, ku tha se ky i fundit në kohën e krizës në vitin 2008-2009 i përplasi kompanitë në dyert e bankave për të marrë kredi pasi i detyroi për të plotësuar kontratat që kishin me qeverinë. Braçe tha se qeveria në atë kohë shkoi edhe me tej, duke miratuar një VKM që ndalonte kompanitë që nuk kishin plotësuar 70-75% të kontratës të konkurronin në kohë krize, ndonëse ne kohë krize. Megjithatë ngriti shqetësimin edhe për rrogat e punëtorëve.

"Duhet të jemi realist, të qetësojmë tregjet. Ta lëmë politikën dhe populizimin. Si ka mundësi që vijoni propagandën e frikës? Që jemi në situatë të vështirë nuk e mohon kërkush. Shqipëria ka kaluar situata të vështira edhe në kohën tuaj. Bëtë ndonjë paketë ju për të ndihmuar qytetarët? Rritët ndonjë ndihmë ekonomike ju? Të kthehemi në realizëm. Ato rrugët që mbarojnë nuk është interesi i qeverisë. Ky akt normativ nuk mjafton, duhet një tjetër akt ligjor që e detajon. Për mua kompanitë që kanë përfituar një kontratë me 90% të fondit limit nuk duhet kompensuar; kompanitë që kanë nënkontraktuar çmimet e prokurimit nuk duhen kompensuar; kompanitë që janë afateve për probleme nga 2020-2022, nuk duhen kompensuar. Neni 8/2 është skandaloz. Kompanitë e përfshira në mashtrime nuk duhen kompensuar. Do paguajmë më shtrenjtë hekurin, rënën. Por për punëtorët do paguajmë? Apo do vazhdojmë që t'i paguajmë me rrogat e vitit 2020? Po konkurohemi për punëtorët, për fat të keq, ata janë një hap para nesh. është rritur ekonomia, bujqësia ishte +0.01%. Do thoni që i ka numëruar gabim Erioni për të vënë në siklet në qeverinë? S'kam asnjë siklet në këtë punë, por është sektori që nuk përfiton asgjë. Fitojnë sektorë të tjerë, por ky jo. Turit iu poq shalqiri, duhet të dalë në treg. E dini çmimin? 10 lekë. E dini sa shitet jashtë? Shitet me 33 cent. Karteli i grumbulluesëve po përcakton çdo gjë, e po u bën gjëmën bujqërve. Ka fatura të parregullta, ramë dakord edhe me importuesit. Pikërisht për këtë arsye do të them sërish këtë: duhet bursa e bujqësisë. Duhet rikthyer konkurenca në treg,"-tha Erion Braçe.

1 MUAJ ME PARE

Akti normativ/ Gjylameti: Efektet do ia shikojmë muajt e fundit të vitit, nuk është rast për t'u votuar kundër

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Blerina Gjylameti

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi nga deputetët e opozitës që të mos votojnë kundër aktit normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. Nga foltorja e Kuvendit, Gjylameti tha se efektet e aktit normativ do të shikohen në muajt e fundit të këtij viti. 

'Çoroditje totale për këtë diskutim. Ka një coroditje se nuk dini të drejtoni ato që ju kanë votuar. është bërë për mbështetje për bizneset, për familjet që nuk kanë mundësi. Dëgjuam nga ju të njëjtat diskutime, ndani mendjen se për cfarë do të diskutoni. Efektet do ia shikojmë në muajt e fundit të vitit e do të shikojmë se do të na japë mundësi për familjet e biznesin. Nuk mund të zhvillohet turizmi nëse nuk ka infrastruktë, nuk mund të zhvillohet bujqësia nëse nuk ka investime. 

Pa dashur të diskutojmë të njëjtat çështje, them që  shikojeni me vëmendje aktin normativ, nuk është rast për të ngritur dorën e për të votuar kundër, është një rast që njerëzit duhet të marrin vendime të jashtëzakonshme.'- tha deputetja. 

1 MUAJ ME PARE

Genocidi serb në Srebrenicë, PS dorëzon në Kuvend rezolutën: 11 korriku ditë përkujtimi

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka paraqitur në Kuvend një draft rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. Drafi i cili është paraqitur nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste pritet të miratohet në seancën parlamentare të 7 korrikut. Nëse miratohet kjo rezolutë javën e ardhshme 11 korriku do të shpallet Dita e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

PROJEKT-REZOLUTË

PËR PËRKUJTIMIN DHE NDERIMIN E VIKTIMAVE TË

 GJENOCIDIT NË SREBENICË

Duke mbajtur parasysh Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë, Konventën mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statutin e Romës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Aktin Final të Helsinkit, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane dhe dokumentet e tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut;
Duke iu referuar Aktgjykimit të Apelit, Rasti Nr.: IT-99-33, 19 prill 1993 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ku masakra në Srebrenicë është njohur dhe e pranuar si gjenocid; Vendimit të apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të gjenocidit dhe se të njëjtat duhet të quhen me emrin e vërtetë: Gjenocid; Aktgjykimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Rastin Nr. IT-09-92-T, 22 nëntor 2017 dhe vendimin e Apelit të Mekanizmit të Përhershëm Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin MICT-13-56-A, 8 qershor 2021;
Bazuar në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB 827 të datës 25 maj 1993, 1551 të datës 9 korrik 2004 dhe 1575 të datës 22 nëntor 2004;
Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë si dhe me vlerësimet e raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Evropës, ECRI, miratuar në 22 mars 2017;
I njëzëshëm me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, zotit Josep Borrell, si dhe të Komisionerit Olivér Várhelyi mbi gjenocidin në Srebrenicë;
Në mbështetje dhe zbatim të përparësive të Republikës së Shqipërisë të përcaktuara për mandatin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022 -2023 si dhe programit e punës së Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin qershor 2022, që ka në qendër respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e Debatit të Hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare”, të zhvilluar me datën 2 qershor 2022;
Me vullnetin e palëkundur për të kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike në Evropë, e veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor;
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit;
Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptimin e plotë dhe simpatinë e sinqertë ndaj tërë të lënduarve gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë;
Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit;
Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidatëve për anëtarësim në BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet demokratike, sipas të cilave mohimi dhe mosdënimi publik i gjenocidit në Srebenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe aspiratat evropiane;
U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombëtare e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës.
U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë.

Shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimet, veprimet dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, dhe rendi global i marrëdhënieve midis shteteve.
Duke vlerësuar dhe përkrahur angazhimin serioz, profesional e në frymë të lartë përgjegjësie të Qeverisë shqiptare në përmbushje të rolit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, i kërkon Qeverisë që:
Të vazhdojë angazhimin e saj në mbrojtje të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të saj, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere të Këshillit të Sigurimit, BE, OSBE dhe Këshillit të Evropës;
Të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke iu referuar vendimit të Parlamentit Evropian, të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë;
Të japë tërë kontributin e saj në mbështetje të thellimit të reformave dhe proceseve demokratike për konsolidimin e një shoqërie ku sundon ligji, drejtësia dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor, fryma e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit Evropian, si rruga e vetme për të kapërcyer urrejtjen dhe ndarjet, për të promovuar drejtësinë mbi bazën e të cilës ndërtohet paqja, siguria dhe pajtimi mes popujve në rajon, Evropë e më gjerë.
Të punojë parreshtuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Përendimor, në frymën e respektit reciprok, parimeve të barazisë, frymës së pajtimit dhe mirëkuptimit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të drejtë, duke forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare mes vendeve si dhe kontaktet mes njerëzve, në të mirë të paqes, sigurisë, përparimit ekonomik e shoqëror për cdo vend dhe rajoin në tërësi.

1 MUAJ ME PARE

VD-Kriza e çmimeve, ministrja Ekonomi: Ekonomia jonë ka rezistuar, njerëzit kanë vënë lekë në bankë

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Milva Ekonomi, ministre

TIRANE- Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma për dështimin e qeverisë në ndërhyrjen e rritjes së çmimeve. Ekonomi tha se qeveria ka marrë masat e duhura. Sipas ministres, situata ekonomike është e qendrueshme, madje sipas saj, shqiptarët kanë vendosur edhe para mënjanë.

Në fakt duke menduar se ishte orë ekonomie që duhet të vendosej në shinat e caktuara që ne diskutojmë doja të thoja se sot INSTAT ka publikuar të dhënat e GDP-së. Meqë jemi duke monitoruar të dhënat është fakt se rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%). Duke parë këtë shifër kemi vënë re që gjërat janë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar. Po të shihni të dhënat e Agjencisë së Depozitave, njerëzit që kanë depozita, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar më shumë se 2 mln. Vlera e depozitave të siguruara kishte shkuar në mbi 3 trilionë lekë. INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve të familjeve për grupe me nga 20% dhe vumë në dukje se paketa e rezistencës jep kuptim për pensionistët dhe ata me pagë që ne e çuam në 40 mijë lekë të reja. Me paketën e rezistencës këto grupe ia dolën me rritjen e inflacionit. Shifrat janë të rëndësishme dhe paketat në ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam për disa sektorë. çmimet në tregjet globale nuk varen nga ne. 

Milva Ekonomi, ministre

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Akti normativ/ Duma: Ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj, votojeni për ato të 10-të. Tallje!

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Grida Duma

TIRANË- Me tone të larta, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kundërshtoi aktin normativ që po diskutohet në seancë plenare për kompensimin financiar të çmimit për materialet e ndërtimit. Ajo u shpreh se qeveria shqetësohet më shumë për t'i dhënë kompensim peshqve të mëdhenj sesa për interesat që kanë qytetarët. Duke e quajtur tallje, me ironi, deputetja tha se mund të votohet akti për 10 persona që i vënë në rresht. 

'Na pyesni neve nëse jeni të djathtë? Veten e keni pyetur nëse jeni të djathtë, e keni dhënë me koncesion Shqipërinë, keni dhënë çdo burim me koncesion dhe detyrimin e check-upit. Ekonomia e tregut është e djathtë. Nuk kisha parë ndonjëherë në komisionin e shëndetësisë 12 deputetë, e di se çfarë ndodh, them si ka mundësi këta që duhet të kenë pronar votuesin, i gjykojnë keq. Pronari i vetëm që ishte aty ishte kryeaksioneri. 140 deputetë janë mbledhur për aktin normativ për tendera. Ju sot jeni mbledhur që më të pasurit u japin urdhëra që të vini në komisione. Pronari ynë i vërtetë janë shqiptarët, ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj e marrin apo jo kompesimin, unë nuk kam më patetizëm të them që, ju i keni lënë njerëzit të lypin para jush, ju flisni që e falni, ca falni ju? Ju ia merrni 400 mln që iu janë shtuar nga vaji e orizi e ua coni këtyre të tjerëve. 300 kontrata thoni se janë. Kur i pyet përfaqësuesve të qeverisë nëse do të marrin kompension, jo thonë. 

Po juve që nuk vini kurrë në komisione,flisni për paketa 30 mijë lekë në muaj, në europë nuk ndodh kjo se trajtohen me dinjitet. Qytetari shqiptar është taksa pagues se paguan dhe te nafta, se është taksë. Thatë se nuk ka problem që nuk dhamë mendim se komisioni e ka dhënë mendim pasi është dhënë mendimi. Deputetët socialiste thanë miratojeni direkt. Ata kërkuan që qytetari të rri në terr. Tallje tallje tallje. Ju e keni të qartë, nuk shkoni te votuesi, ju votoni më të pasurit, kjo ju bën juve autokratët e tranzicionit. Mos mendoni se keni guxim ju? Cfarë keni rritur në ekonomi? Ndërtimet? Ju deklaruat vetë në komision, më të madhen peshë ua ka dhënë energjia, tani që ju nuk jeni as të majtë dhe të djathë e di por votojeni sot votojeni për ato të dhjetë që do t'ju sjellin prapë në rrjesht. Vazhdoni mos votoni për ato miliona që bërtasin për bonusin e qerasë, aty i keni ato të tërmetit. '- u shpreh Duma. 

1 MUAJ ME PARE

VD-'Kursimet janë rekord'/ Ahmetaj: Do prezantojmë paketë tjetër ndihme, çmimi i naftës është i lartë

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendës kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se kursimet janë rekord në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Ahmetaj deklaroi se qeveria ka dhënë mbështetjen për 3 vitet e fundit për qytetarët e se do të vijojë me paketë të re në vjeshtë. Po ashtu, ai pranoi se çmimi i naftës në vend është i lartë mirëpo paralajmëroi opozitën që të mos gënjejë pasi ka vende të tjera që kanë çmimet më të larta. 

'Gjithë kjo histori duhet parë si e tërë, pastaj të kalojmë te shifrat e te detajet ekonomike. Cfarë ka bërë qeveria në 3 vite? Ftoj të gjitha palët që të analizojnë veprimet e qeverisë në të tre vitet që kanë kaluar, janë 3 vite krize. E para është marrë nga qytetarët që kanë humbur shtëpitë. Cfarë bëmë në pandemi? Injektuam për familjet në nevojë, prekëm për gati gjysëm milionë qytetarë, sot është fakt, shiheni si qytetarët apo deputetë. Po pastaj, vjen kategoria e 2-të, sipërmarrjet e vogla. Po ata që paguajnë më pak? Pjesa më e madhe nuk paguajnë asnjë taksë. Nuk do t'i taksojmë, madje tavanin në vazhdimësi do ta rrisim. Nuk ka asnjë diferencë dhe ndryshimi në atë piketim dhe te sipërmarrja e vogël. Vazhdojmë me ndikimin e Ukrainës. Qeveria bëri paketë injektuese për pensionistët, e para nuk ndryshon filozofia, i mbajtëm çmimet si asgjë tjetër. E njëjta gjë doli dhe për fermët, do të shtojmë dhe për fermerët një 500 milionsh, kemi ndihmë për peshkimin. Qeveria ka bërë të njëjtën gjë, ka mbështetur qytetarin e zakonshëm. Po sa janë rritur çmimet thanë deputetët këtu? Cfarë bën qeveria, nuk ka ngelur shtresë në Shqipëri pa u mbështetur, sa u mbështetën? Qeveria vepron brenda mundësive të veta, kur premton e gjitha është në raport me mundësinë. Kjo është ajo që po bëjmë, po injektojmë në ekonomi në një mënyrë shumë transparente. Për ju që dhe për një deputet që e kupton ekonominë, çfarë ka ndodhur? është rritur, nuk ka lidhje me paketat e qeverisë, po ka ka. Cila është arsyeja? Juve e shikoni se ndërtimi dhe tregtia, janë të etura, dhe bujqësia ka rritje të ndjeshme. Vuan pasojat e kostove të rritura që nga nafta e të tjera, nga se vjen kjo? Se ne vijmë e flasim kodra pas bregut. Po pyetjet pse janë rritur kursimet i bëni? Janë dyfishifrore, ka rrezik për ekonominë. Çmimet e larta janë kolerë ekonomie, si luftohet? A kur nuk rrisim energjinë, është instrument. është rekord injektimi. Ne jemi të majtë, kemi mbështetur qytetarin në nevojë, pensionistët,. Ndërtimi dhe tregtimi janë dy faktorë shumë të mëdhenj. Ju thoni se cmimi i naftës në Shqipëri është i lartë, sigurisht që po po jo më i larti, mos i gënjeni qytetarët. Ju i keni humbur shtresën e oligarkëve. '- tha Ahmetaj. 

1 MUAJ ME PARE

VD-'Ekonomia po rritet'/ Ibrahimaj: Pa bordet do ishte shtrenjtuar nafta, 6 mld lekë për kompensim

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se qeveria do të kompensojë me 6 miliardë lekë kompanitë e ndërtimit për shkak të rritjes së materialeve që përdorin. Gjatë fjalës së saj për aktin normativ, Ibrahimaj shtoi se janë rreth 300 kompani që do të provojnë përmes faturave rritjen e materialeve të ndërtimit. Po ashtu, ajo deklaroi se ekonomia e vendit është në rritje. 

'Që prej fillimit të agresionit rus qeveria në mënyrë të vazhdueshme po bëjmë debate publike, kemi diskutuar gjatë, mbi efekte luftës dhe masat që mund të merren për parandalimin e efekteve. Ky akt është pjesë e paktës anti-krizë, zgjidhja e problematikave te rritja nga rritja e hekurit. Rritja  e çmimeve të këtyre produkteve në tregje nuk filli me luftën, por që në 2021 nga kërkesa. Shifrave në Shqipëri, nga viti 2020, çmimet e çimentos janë rritur me 47.8%, me dhjetorin e këtij viti janë rritur me 20%. Hekuri 56%, dhjetori këtij viti me 30%. Kjo situatë nuk ndodh vetëm në Shqipëri, në gjithë botën, rajonin. Ndërtimi zë 8% të punësimeve. Ne do mbështesim ato biznese që jo vetëm të vijojën vazhdimësisë  e ciklit ekonomik, por që të mbajnë edhe normat e punësimit.

Kemi ngadalësim me 1.6%, dy muajt e fundit ka pasur një impakt në ngadalësimin e këtij sektori, qeveria ka detyrë të ndërhyjë që të garantojë rritje ekonomike, Ky akt prek investimet në infrastrukturë dhe rindërtim, që janë jetike për ekonominë  e vendit dhe pasojat e tërmetit. Procedurat e përfitimit të kompensimit janë përcaktuar me detaje. Realizmit të një kontrate shtesë që kryhet pas kati normativ. Rritja është nga 5-30%. Përfitues janë rreth 300 kompani, numër i lartë kontratash që janë t lidhura që prej fillimit të përcaktimit të këtij akti. Efekti është 6 mld lekë që jo domosdoshmërisht dhe përdoret, fondi do dorëzoihet bazuar në faturat dhe në një analizë ët këtyre punimeve. Ne do njohim deri në 30% të shpenzimeve të lidhura me këto produkte.

Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit", tha Ibrahimaj.

1 MUAJ ME PARE

VD-'Ankohet' për ministren, Spaho: Ka fjalimin e njëjtë si për Butrintin e Ukrainën

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi ditën e sotme se ministrja Delina Ibrahimaj lexon të njëjtin fjalim si në seancat e kaluara. Ai kërkon seriozitet dhe profesionalizëm kur flitet për aktin normativ. 

' Kemi një rend dite dhe duhet të jemi strikt. Nuk është normale që ministrja e financave vjen me të njëjtin fjalim si Butrinti, me të njëjtën fjalë si debati me Ukrainën. Do të ishte e udhës që të bënim një diskutim, shumë më profesional po të na thonë 5 fjalë që të ketë lidhje me aktin normativ. '- deklaroi Spaho. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në listë pa më pyetur fare

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Arbi Agalliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, u shpreh se ia nuk është pyetur teksa i vendosën emrin në grupin e punës së organizimit të protestës. Në fjalën e tij para mediave, para se të futej në Kuvend, Agalliu tha se emri i është shtuar në listë pa e pyetur fare. 

"Emri im është vënë në atë grup pune pa më pyetur fare. Unë apo rrjeti im dhe të gjithë demokratët e ndershëm do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me refuzimin e varfërisë dhe korrupsionit nga kjo qeveri,"-tha ai.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

1 MUAJ ME PARE

VD-Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e Bulqizës s'u jepet asnjë investim

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme se miniatorëve nuk u jepet asnjë kompensim. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohej akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, Çupi tha se janë disa kategori që nuk kanë marrë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë se sa është numri i kontratave që përfitojnë dhe cilët janë ata.

Përfaqësuesve të qeverisë u kanë bërë disa pyetje sa është numri i kontratave që përfitojnë emrat e kontratave edhe sa është fondi total nga buxheti. Më është përgjigjur vetëm 6 miliardë lekë, ndërkohë pyetjeve të para më thanë që do jepnin me email informacion, akoma nuk kam marrë përgjigje. Qytetaret e qarkut Dibër kur dëgjojnë që shpërndahen këtu me një firmë dhe vullnetin e qeverisë dhe kur shohin varfërinë ekstreme minatorët e Bulqizës banorëve që s’u jepet asnjë investim kam gjithë të drejtën të bëj pyetje e të bëj debat këtu”, tha ajo.

 
1 MUAJ ME PARE

VD-Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam falje publike nga Greqia

Kuvendi/ Miratohet akti për kompensimin e çmimeve për materiale
Shpetim Idrizi

TIRANË- Deputeti Shpëtim Idrizi kërkon falje nga qeveria greke për deklarata e bëra në lidhje me komunitetin çam. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se qeveria greke thotë se çështja çame nuk ekziston mirëpo deputeti u përgjigj se vetëm në sallën e Kuvendit janë 5 deputetë që janë çam. 

'Kjo seancë vjen pas javës çame. 27 qershori, dita e gjenocidit mbi çamërinë. Si asnjëherë më parë unë kam parë këtë kauzë, ky parlament ka nderuar kujtimin e çamëve çdo vit, na kujton se kemi ende çdo vit një dramë njerëzore. Sot dua t'ju kujtoj konventat kombëtare. Shqiptarët sot e kësaj dite nuk gëzojnë dot pronat e tyre, shkak shteti i sotëm grek. Ato kanë një përgjigje foshnjërake, që e përsërisin kudo, këtë çështje nuk e njohim, nuk ekziston. E thënë kështu, më kujton atë njeriun që fut gishtat në vesh e mbyll sytë për të mos shikuar atë që ekziston. Ne kemi të bëjmë me disa komponente, unë dua t'i them nga këtu: Kush nuk ekziston? 

Si unë në sallë janë dhe 5 deputetë të tjerë që janë çamë e që ekzistojnë. Ne shqiptarët e çamërisë nuk jemi rastësisht këtu, jemi këtu si pasardhës të atyre që u dëbuan vetëm se ishin shqiptarë. Ju e dini shumë mirë se në zgjedhjet e fundit ishin mbi 30 kandidatë çamë. Ky arsyetim është jo serioz i diplomacisë greke. 

Kërkojmë nga Greqia një falje publike, ne nuk e bëjmë përgjegjës shtetin e sotëm grek. Të kërkosh falje nuk është tabu. '- u shpreh Idrizi. 

seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll

Policia aksion në call Centre

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila

Faza e 11-të e operacionit 'Restart'/ Do transportonin drogë me kamion drejt Turqisë, 2 të arrestuar