E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Qeveria do të propozojë që ata persona të cilët marrin deri në 50 mijë lekë pagë, taksimi të jetë zero. Propozimi fillestar ka qenë që paga dysheme e cila nuk do i nënshtrohej tatimit mbi të ardhurat do të ishte 40 mijë lekë në muaj, por kryeministri Edi Rama njoftoi sot se këtij drafti i është bërë një ndryshim duke shtuar dhe pagat deri në 50 mijë lekë. • Rama u përplas me deputeten e PD, Jorida Tabaku. • Deputeti i PD Dashnor Sula shkoi në parlament me shportë ushqimesh me vete, për të treguar çmimet e larta me të cilat tregtohen, por nuk e lanë që të futej në sallë bashkë me ushqimet. • Sula tha se do të dilte në protesta, duke iu bashkuar kështu thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha. • Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha se pen Balkan po bën që fermerët shqiptarë të falimentojnë. Ai tha se gruri vjen nga Serbia, ndërsa ai i Tërbufit ngelet stok. • Debate pati edhe mes deputetit Flamur Noka e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. • Deputeti Ervin Salianji foli për rritjen e kriminalitetit. • Senaca për masakrën e Srebenicës u vendos të mbahet më 7 korrik, rezoluta e Berishës u rrëzua. – Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji. -Debate me kryeministrin Edi Rama -Braçe flet për bujqërit -Dash Sula pretendon se deputetët pinë puro e hashash në lokalet pranë Kuvendit
36 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kuvendi është rikthyer sot në seancën e radhës plenare dhe veç debateve në sallë, vëmendjen e marrin edhe veshjet e deputetëve por edhe momentet pikante që regjia nuk i kap. Deputetet shihen të veshura elegante dhe herë me dominim të ngjyrave e herë bardhezi, mesa duket nuk janë shumë të përhapura ngjyrat e verës.
Në seancë është vënë re, edhe një batutë që kanë shkëmbyer ministrat e kabinetit Rama, që nuk i kanë kursyer as të qeshurat. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është afruar dhe i ka thënë diçka në vesh zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Mesa duket i ka thënë diçka për të qeshur...
TIRANË- Me doza të forta ironie, sikurse bën gjithnjë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Lushnja. Si pasojë e vështirësive të mëdha ekonomike, Korreshi tha në një intervistë për ABC Live se në Lushnje është e vështirë të martohesh pasi të gjithë kanë ikur nga vendi. Po ashtu, Korreshi thotë më tej se bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, ndërsa shton se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria. Ndërsa propozon që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark.
“Në fshatra janë djemtë beqarë se nuk u jep njeri nuse. Është hall i madh të martohesh në Lushnje. Nuk vjen njeri. Është për të qeshur, por me ikjen e gjykatës ky qytet po degradon ditë pas dite. Është vendim absurd i KLGJ. Krahas gjykatës duhet të kuptojmë që ikën edhe prokuroria. Është shkrirë gjykata e Kavajës dhe IEVP e Rrogozhinës nuk vjen në Lushnje, por shkon në Durrës. Unë jetoj në Lushnje, e përjetoj çdo ditë. Jetën time pasditeve, banoj në këtë qytet. Kam familjen, fisin, e shikoj që bizneset po kthehen në familjare. Nuk gjen djem për të punuar. Pronari punon vetë edhe banakier edhe kamerier. E vetmja mënyrë që ka popullaritet Lushnja është pjesa e bujqësisë, pavarësisht se edhe ata qahen. Vërtet mbjellin, por nuk shesin. Duhet një ndërhyrje e shtetit. Konkurrojnë shumë 200 fermerë dhe fitojnë vetëm ata që kanë teserën e PS. Unë do të propozoja që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark. Në numër popullsie kalojnë pesë qarqe. Ka rritje të punonjësve të bashkisë dhe zero shërbim,”- tha deputeti.
Krifca: Ministria e ka shqyrtuar me vëmendje dispozitën e ligjit. E kemi vlerësuar në fakt se përtej debateve politike ka propozim konkret për fermerët dhe bujqësinë. Kemi analizuar çdo dispozitë. Nuk do ndalem në detaje. Është e vërtetë që ligji i 2007 ka nevojë për ndryshime. Një rrugë është që të përgatisnim amendimin pjesor, apo të kryejmë një rishikim tërësor. Mendoj që e dyta është e duhura. Duhet përafrim me BE. Ndërhyja në ligjin e ri duhet parë për zhvillim të vazhdueshëm. Bujqësia jonë është në fazë zhvillimi dhe rritje. Qëllimi kryesor duhet të jetë politikë publike dhe fonde të vëna në dispozicion. Ndërkohë që si përfitues, bëjmë të mundur ndërhyrje në ferma.
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Ramës se do të propozohet taksimi zero për pagën deri në 50 mijë lekë. Ai u shpreh se u gëzua shumë kur dëgjoi zotimin pasi kjo ka qënë kërkesë e tij e thënë më parë në Komisionin e Ekonomisë. Në vijim, me tone të larta, Braçe tha se askush nuk dëgjon hallet e bujqve dhe nuk i mbështet, ndaj zgjedhin të largohen jashtë vendin e të mos punojnë tokat e tyre këtu.
U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitcarëve që e kanë çmuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma. E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje.
Tregtarët tanë e sjellin nga Serbia me 51 lekë ndërkohë që kanë grurë në Tërbuf dhe mund ta blejnë me 42 lekë. Si ka mundësi që nuk reflekton njeri?'
Po ashtu, deputeti deklaroi se do të votojë projektligjin e deputetit Agron Duka për bujqësinë, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””.
'Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.
TIRANË- 'Nuk keni mbaruar akoma'- ishte fjalia me të cilën iu drejtua kryeministri Edi Rama deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë seancës së sotme plenare, Rama deklaroi se deputetët e PD-së, janë viktima të gjuetisë më të madhe të shtrigave që ka ndodhur ndonjëherë në vend që nga viti 1990.
'Nëse vini këtu dhe thoni që shiko jemi në moment të dobët, por ne jemi këtu që t’ju tregojmë se kush jeni ju, do merrni përgjigje. Përsëri vini tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet. Nuk merrem me llafe, me thashetheme dhe me baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju. Nuk ka asnjë problem, dhe prandaj jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave që ka ndodhur në këtë vend pas vitit 1990. Juve po ju ndodh ajo që keni merituar, por prisni, prisni se ka akoma. Nuk keni mbaruar akoma dhe deri në fund e meritoni dhe deri në fund do t’ju ndodhë'- tha Rama.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të largohet nga salla. Kjo pasi sipas tij, seanca më parë, ai u shpreh Rama e ka ofenduar duke i thënë se "ka rrëshqitje". Ndaj dhe ai kërkon që Rama të largohet nga salla, ashtu si ai një javë më parë.
BISEDA Në SALLË:
Edmond Spaho: Kam ngritur të njëjtat çështje dhe jam përjashtuar për një fjalë që përdora për të treguar veshin e shurdhër. është e domosdoshme që të përdoret i njëjti standard. Po iu kujtoj që kryeministri ka përdorur fjalor ordiner, kur më është drejtuar në prezencë të ministreve të kabinetit. Askush nuk kërkoi përjashtimin e tij, edhe pse ai fjalor nuk përdoret as në rrugë.
Lindita Nikolla: Në respekt të rregullores dhe etikës do të jemi të barabartë.
TIRANË- Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë është duke vijuar seanca plenare ju pati dhe një interpelancë, jo të gjithë deputetët duken të përqëndtuar në diskutimet dhe debatet e zhvilluara.
Në transmetimin live të seancës, në fund të sallë kamerat kanë fokusuar një 'mbledhje' të vogël ndërmjet deputetëte të mazhorancës dhe opozitës.
Nga kamerat shihet se është deputeti socialisht Eduart Shalsi,Ensemvlera Zake, Bujar Çela, Blerina Gjylameti si edhe demokratja Emilia Koliqi duke bërë muhabet të pashqetësuar se për çfarë po flitet në seancë nga Petrit Vasili dhe Agron Duka.
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Parlamentin shqiptar vjen era puro, madje edhe hashash. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi që të tërhiqte deklaratën e tij, ndërsa pati dhe një ndërhyrje nga deputeti socialist, Pandeli Majko. Edhe ky i fundit iu bashkua fjalës së Nikollës dhe i kërkoi që të tërheqë deklaratën duke e cilësuar atë një fyerje për institucionin.
DEBATI NË SALLË:
Lindita Nikolla: Deklaruat se në kafen e Kuvendit pihet edhe hashash. Është fyerje e madhe se po thoni një të pavërtetë të madhe. Nuk akuzova asnjë. Po unë nuk pi asnjë duhan. Era e puros atje të mbyt, mund ta ngatërroj edhe me hashashin.
Pandeli Majko: Vërtetja ishte me vend. Kemi dëshirë t'i biem dhe vetes. Harrojmë që jemi dhe vetë. Ka shumë kolegë që pijnë edhe duhan, por ta trajtoni sikur iu dhemb zemra për fermerët. Mendoj që jeni njeri pasionant, por kur ngrini zërin, dua t'ju kujtoj diçka. Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm nxirrni anën e kundërt. Ju jeni përfaqësues të opozitës dhe opozita në thelb tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë. Para se të kërkoni nga maxhoranca duhet të ktheni pak kokën edhe nga vetja. Pavarësisht si flisni dhe bërtisni, para se t'i kërkoni maxhorancën, ktheni kokën dhe nga vetja.
Dashnor Sula: Me gjithë respektin për Majkon, në këtë moment ndjehem i zhgënjyer për qasjen që ai ka. Unë nuk i përkas vetes dhe familjes time. Në raport me të vërtetën do i them siç jam. Kujt i pëlqen, është zgjedhje e tij. është në nderin e Kuvendit, mos të shohim deri tek gardhi ynë, por ta shtyjëm më tej. Më dhemb shpirti, nuk jam hipokrit. Flas me pasion, ashtu siç foli Braçe. Nuk kam problem ta pranoj.
TIRANË- Kriza e çmimeve u bë shkak për debatin mes ministres se Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Ishte deputetja Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe, duke marrë borxh për borxhe, e duke rritur çmimet për qytetarët. Më pas Ibrahimaj deklaroi se nuk është e vërtetë që rritja ka ardhur vetëm nga rindërtimi por ka qënë bashkëpunimi mes qeverisë, bizneseve dhe individëve.
DEBATI:
Ibrahimaj: Nuk e di ku e gjeni guximin që opinionet t’i lexoni si fakte. Ju dëgjuat fjalën e Braçes dhe morët disa fjalë të shkëputura aty, disa fjalë nga raporti, e thatë se ekonomia nuk është rritur. Shifrat janë matematikë, jo opinion. Ritmet e rritjes ekonomike ishin të larta, duke tejkaluar pritshmëritë tona. Pagat shënuan rritje. Kam dëgjuar disa herë në këtë sallë nga ju të flisni për staklacionin, por që shifrat e pesë mujorit nuk e tregojnë këtë. Sigurisht rritja ekonomike nuk është në parashikimet që kishim te 5%, por është 3%. Nuk është e vërtetë ajo që thoni ju se rritja ka ardhur vetëm prej rindërtimit. Patëm rritje dhe në prodhim dhe në shërbime. Ekonomia jonë nuk do t’i dëgjojë fjalët e tua, por ka besim. Bizneset dhe individët kanë besim se qeveria do të marrë vendimet e duhura edhe në këtë krizë, dhe do ja dalim edhe kësaj krize, siç ja kemi dalë në krizat e mëparshme.
Tabaku: E diskutuam bashkë në komision, që nuk i kishit marrë masa, që po merrni borxh për borxhin, ky është shqetësimi. Nuk investohet në ekonomi. Vetëm këtu presioni i çmimeve ka hasur në paaftësinë e qeverisë. Kur shteti dështon që të sigurojë balancën në treg, atëherë ngrihet bordi. Ato kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë, ato vendosin për ju.
TIRANË- Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike do të shqyrtohet të hënën në Konferencën e Kryetarëve. Këtë e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sot në Kuvendin e Shqipëris%. .
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo që bie në sy është fakti se deputetja Ina Zhupa e cila kishte firmosur më herët e ka tërhequr firmën e saj, aksion që e ndërmori pas bashkimit me grupin e Sali Berishës. Ndërkohë më 9 qershor maxhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij komisioni.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri edhe një herë thirrje që rezervat buxhetore të përdoren për lehtësimin e pasojave sociale të rritjes së çmimeve. Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të produkteve bazë në tregjet botërore, ka shtrenjtuar kostot e jetesës së familjeve dhe ka rritur kostot e prodhimit të bizneseve. Po ashtu, paqartësia mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit të armatosur, ka shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.
Inflacioni në vend dhe në botë po regjistron nivelet më të larta të dy dekadave të fundit dhe Guvernatori tha se projeksionet aktuale sugjerojnë se pasojat e kësaj goditjeje do të jenë të ndjeshme edhe gjatë vitit në vazhdim.
“Banka e Shqipërisë është në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Bazuar në informacionin aktual dhe analizat tona, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare ka premisa të mjaftueshme për ti rezistuar goditjes dhe për të shmangur recesionin. Në këto rrethana, fokusi i politikave ekonomike duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar të vendit dhe për rritje të qëndrueshme e afatgjatë, dhe në ndihmën ndaj shtresave më në nevojë.
Ky fokus do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si dhe ruajtjen e fleksibilitetit buxhetor për të adresuar kontigjencat e mundshme në drejtim të lehtësimit të kostove sociale, pa dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik,”-tha ai.
Sipas tij, me tejkalimin e kësaj goditjeje, fokusi i politikave duhet të orientohet dhe njëherë drejt ndërmarrjes së reformave të nevojshme strukturore, të cilat do të çlirojnë potencialet prodhuese të vendit dhe do të ndihmojnë në rritjen më të shpejtë të mirëqenies së shoqërisë.
Guvernatori theksoi edhe njëherë zhvillimet pozitive në aktivitetin ekonomik gjatë vitit të kaluar. Kryefjala e zhvillimeve ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidimi. Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë e të gjithanshëm, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar u konsoliduan.
Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve.
Për më tepër, frytet e kësaj rimëkëmbjeje ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshëm i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.
Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv,” tha Sejko.
Sipas tij, kjo tablo pozitive zhvillimesh ka pasqyruar jo vetëm fondamentet relativisht solide të ekonomisë shqiptare dhe fleksibilitetin e sektorit privat të ekonomisë, por edhe reagimin e koordinuar, në kohën dhe me instrumentet e duhura, të politikës fiskale, monetare e financiare./Monitor.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka mori sërish fjalën në Kuvend për t'iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Noka tha se është shqetësuese fakti që në Kuvend përcaktohet se kujt do ti jepet fjala në Kuvend e kujt do t'i ndalohet. Po ashtu, ai shtoi se nëse Rama mban flamurin e antikorrupsionit atëherë ISIS mban flamurin e vendit që është kundër terrorizmit.
'Ajo që është shqetësuese është konstatimi permanent se këtu po përcaktohet se kujt i jepet fjala e kujt jo. Ti po varros demokracinë kryetare. Që Kryeministri të mbajë flamurin e antikorrupsionit është njësoj si të shohim ISIS që mban flamurin si vend anti terrorizëm. Opozitën e kanë zgjedhur qytetarët.'- tha Noka.
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot është futur në burg personi i tij pas zbulimit të 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ndër të tjera, ai kërkoi nga Rama që të mos flasë më shumë seç duhet pasi shumicën e grupit të tij e ka non grata, ka dy në burg dhe lista pritet që të jetë akomë më e gjatë në vijim.
'Mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregullat, sepse respektoi më së fundi rregullin edhe për ty dhe kjo është një gjë e mirë. Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. Ne me domatet do merremi, me ata katunarët tanë, ti merresh me tjerat. Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë e njeriut tënd. Si ishte ajo puna me “non gratat”, bëhu burrë njëherë, fol për non-gratat e tua, i ke me shumicë nbë grupin tënd. Kujto se c’ke thënë një vit më parë. Sot, duhet të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin, që ti ke bërë. Dhe meqë fole për reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sokollije para ca kohësh te Asambleja e PS dhe i tregoje SPAK-ut se c’duhet të bënte. Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni”, tha Alibeaj.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Partinë Demokratike është vulosur flamuri i non gratas. Gjatë seancës së sotme plenare, Rama tha se deputetët e PD-së nuk do të shfrytëzojnë dobësitë e tij e se janë në një kohë të vështirë ndaj iu këshilloi që të mos flasin.
'Kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi. Është rezultat i kërkuar me këmbëngulje prej nesh, jo prej jush. Unë besoj që kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne, jo ju. Ne këtu nuk jemi as për të mishëruar një përgjegjësi kolektive në raport me ligjin, as për të mbuluar shkeljet e ligjit të cilitdo nga ne. Do t’ju sugjeroja që mos ta harroni që Flamurin tuaj, jo Nokën, Flamur përshëndetje, e kam me flamurin udhëheqës të partisë tuaj, të lëvizjes suaj të madhe e keni të arkivuar me një vulë sipër, non-grata. Dhe për çfarë? Për korrupsion, për korrupsion madhor dhe jo nga KLSH i Leskos, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta. Për ta vënë në perspektivë çdo debat, qeveria nuk lufton këtë apo atë, nuk krijohet për të luftuar këtë apo atë, as opozita nuk është aty për të luftuar këtë apo atë. Ju vazhdoni merruni por do mbeteni aty. Ju thatë që në vendin tim, nuk do shfrytëzonit dobësitë e mia, nuk e kuptova mirë, por mbase ka të bëjë me faktin që ju si opozitë, si kopsht pa drekë po kaloni një moment të vështirë dhe ju jeni në një moment dobësie që ne nuk duhet ta shfrytëzojmë. Kjo nuk është një çështjes e shfrytëzimit të një momenti dobësie, por nëse jeni të vetëdijshëm se në çfarë momenti jeni bëni mirë ta qepni gojën. Nëse vini këtu dhe thoni se jeni në një moment të dobët, por jemi këtu t’ju tregojmë se kush jeni ju, atë herë sigurisht që do merrni përgjigje dhe përsëri vini te i njëjti gabim”, deklaroi Rama.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kërkoi replikë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama mirëpo u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ai mori fjalën duke thënë se shqiptarëve nuk iu intereson se nëse përkëdhelet nga Enkelejd Alibeaj apo nga kryeministri Edi Rama. Më pas Nikolla i hoqi fjalën duke i thënë se nuk ka të drejtë të flasë mirëpo debati vazhdoi nga ana e Nokës edhe pa mikrofon. Nikolla iu drejtua deputetit duke i kërkuar që t'i flasë ndryshe e jo sikur është në bisedë me shoqet e tij.
REPLIKAT:
Noka: Kërkoj replikë.
Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.
Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kështu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeaj. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen. Je drejtuese seance apo kukull që të kanë vendosur aty?
Nikolla: Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj. E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.
Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën
Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë
Noka: Më jepni fjalën!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmakut. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se arrestimi i tij është një nga provat e një ndryshimi rrënjësor të sistemit të drejtësisë.
"Kaloi nga domatet te dekriminalizimi, ishte një kapërcim shumë i madh nga tema. Dy fjalë kisha për këtë, fole për një linjë telefoni anti korrupsion, ajo ka qenë "alo doktor", jo linjë e qeverisë sonë, dhe dilte doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. Ndërkohë që, përkundrazi mua më vjen mirë që ju i përmendi ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor të cilin po e sjellim ne, jo ju. Nëse sot ka ish-ministra apo deputet, apo kryetar Bashkia të lidhur me partinë në pushtet që janë duart e drejtësisë kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi, rezultat i kërkuar me këmbëngulje nga ne, jo prej jush, kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju", tha Rama.
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Arrestimi i Kajmakut është bërë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti. Gjatë operacionit Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove. Droga ishte fshehur në një vazo me lule.
TIRANË- Opozita e duartrokiti vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila refuzoi që t'ia jepte të drejtën e fjalës kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, tentoi që të merrte fjalën pas përfundimit të fjalimit të deputetes së PD-së, Jorida Tabakut.
Nikolla i bëri të ditur Ramës, i cili u ngrit nga vendi i tij dhe ishte nisur në drejtim të foltores, që nuk do ta merrte fjalën. Deputetët e opozitës në sallë, duartrokitën e qeshën me të madhe për refuzimin që iu bë kryeministrit.
REPLIKAT:
Nikolla: Zoti kryeministër ju lutem nuk kemi kaluar ende te pika tjetër.
(Opozita duartroket)
Nikolla: Zoti Vasili është tërhequr, zoti kryeministër një minutë. Ju lutem, e prezanton nismëtari i cili është Zoti... okej. Fjala për procedurë kryeministrit.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmendi gjatë ditës së sotme ish-kryebashkiakun Agim Kajmakun, i cili është arrestuar nga autoritetet italiane. Ajo tha se Kajmakun e ka pasur përballë në zgjedhjet e 6 Marsit në Vorë. Më pas, Tabaku ironizoi maxhorancën duke thënë se ka Kajmakë të tjerë.
'E kisha në Vorë Kajmakun përballë më 6 mar përballë, çfarë të bëja, edhe në zgjedhje pa kundërshtarë po Kajmaku ishte atje. Ai dhe Kajmakët e tjetër, gjalpat e gjizat. Do gjejmë Kajmakun e radhës që do t’i dalin për zot. Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi me këtë situatë.'- tha Tabaku.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama replikoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Rama u shpreh se qeveria sigurohet që të ketë më shumë domate në eksport ndërsa PD thotë që vendi është në mjerim. Po ashtu, ai ironizoi opozitën duke thënë se deputetja Tabaku i jep ngjyrë filmit bardh e zi që ka PD.
'Ju shikoj që shkoni shpesh pranë domateve e zarvavatëve për të bërë propagandë. Ne sigurohemi që të kemi më shumë domate në eksport, e sigurohemi që ju të keni sfondin plot me domate, imagjino sikur mos të kishte fare. Ju dilni atje e me gjithë ato domate duken dhe më mirë në këtë vend të mjerë sipas jush.
Po të mendosh sikur jeni është të marrësh mikrofonin vetëm për ngushëllime. Të paktën del një si zonja Tabaku me domate e me mollë që i jep ngjyrë filmit tuaj, para jush Mëngjese Lufte duket si film Hollëoodi. Domatet janë fakte, mjafton të shikosh shifrat se përse nuk ngjisni ju me domante. Mos të hyjmë e të flasim te tema e plehrave se aty e keni kompetencën më të lartë, se jeni zhytur. Mos t'i hyjmë në atë pjesë. E fundit zonja Tabaku, si ka mundësi që një shifër e cila është në raport këtu, ju dhe atë e ktheni si problem. Kreditë e këqija sot, krahasuar me 24% kur ne morëm detyrën, ku gjendet kjo kurajo. Po të kesh mundësi korrekto pak punën e inflacionit e eurobondit, se dhe për mua që nuk jam shumë i lexuar, nuk shkon kjo që thoni ju se sa u rrit inflacioni ne morëm eurobond. Na e shpjegoni. Nuk është e vërtetë që e kemi marrë më shtrenjtë se të tjerët, e morëm në kohën e duhur.
Po me Kiev-in çfarë pate? Ku hynte, ç'lidhje kishte vizita ime në Kiev me domatet, i kemi ndarë punët, ju te domatet, ne ku na kërkon detyra.'- tha Rama.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se borxhi publik është rritur trefish. Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, Tabaku shtoi se qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar e me paketë të mbrojtjes fiskale. Ajo shtoi se duhet të kishin ndryshuar prioritetet mirëpo e shikon me shqetësim të ardhmen e financave publike.
FJALA E TABAKUT:
Ligji i amnistisë fiskale i hap rrugë një kapitali që nuk duhet të ishte ne diskutim. Vendos një rrezik të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe integrimin. Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror. Retorikën e qeverisë e kemi dëgjuar. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro, kur detyrimet për kontratat koncesionare zënë 12% të PBB, unë besoj që ky duhet të ishte një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, një kambanë alarmi për qeverinë.
Qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale. Duhet të kishin ndryshuar disa prioritete. Dëgjova me interes faktin që INSTAT ka prodhuar shifra lidhur me punësimin më të lartë ndonjëherë të shqiptarëve, të njëjtat institucione kanë prodhuar shifra për emigracionin më të lartë të shqiptarëve. Sa është forca e punës sot. Nëse Shqipëria zbrazet, është e kotë të thoni që është rritur punësimin se me një Shqipëri të zbrazur vetëm socialistët do punësohen nuk ka kush punësohet tjetër. Shpresoj që guvernatori, disa nga shqetësimet që unë ngrita dhe që i kam diskutuar edhe me të, t’i marrë parasysh, jo se jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo se s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike se Edi Rama sot është po nesër nuk është.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se do të propozojë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra. Gjatë seancës së sotme plenare, Rama tha se në rajon nuk ka taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, mirëpo së shpejti do të vijë propozimi i ri i menduar nga qeveria.
'E kam dëgjuar që ju thonë që ne taksojmë punën më shumë se kapitali. Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë…'- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria nuk i ka dhënë asnjë qindarkë Francesco Becchettit. Kjo u tha në kuadër të replikës me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Rama iu drejtua duke i thënë se përse ka ulur në atë mënyrë nivelin e komunikimit me shifta dhe interpretime që nuk janë të vërteta. Në lidhje me faturën e arbitrazhit, Rama tha se asnjë qindarkë nuk iu është dhënë asnjë personi e se ato që thuhen nga opozita janë budallallëqe.
'Zonja Tabaku nuk e kuptoj pse e keni ulur nivelin e kominikimit për budalliqe, minimumi, shifrat dhe faktet meritojnë konsensus, interpretimet janë çështje tjetër. E mora fjalën e dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni, 380 mln euro fatura e arbitrazhit, ku është kjo faturë? Nëse do na e tregoni faktike, jo hamëndje dhe konkluzione, por haktike hajde ta diskutojmë por ju nuk i thoni dot parlamentit dhe publikut se ka një faturë 380 mln që qeveria po e paguan. Mbase dhe ju keni lajmëruar se po paguhet një marifet i madh si ai që e përdorët dhe për të coroditur njerëzit para njerëzve, iu them se 0, asnjë qindarkë nuk iu është paguar as Becchetit e as kujdo tjetër, ballafaqimi vazhdon në cdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal. Keqardhje se ju edhe lexoni siç thoni vetë dhe mbani shumë shënime si thoni, e të flisni për 385 mln euro që nuk ekzistojnë është pak si e sikletshme.'- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama një ditë pas vizitës në zonat e luftës në Ukrainë është kthyer në Shqipëri ku ka marrë pjesë në seancën plenare që po mbahet në Kuvend. Në fotot e shkrepura nga LSA Rama duket i buzëqeshur teksa shkëmben disa fjalë me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Në krah të tij është ulur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila po ashtu ishte pjesë e delegacionit që vizitoi Ukrainën një ditë më parë. Një ditë më parë kryeministri Rama së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
TIRANË- Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se rritja ekonomike e Shqipërisë është në rritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike është galopante e se nuk ka rritje në papunësi. Po ashtu, ai shtoi se nga të dhënat e fundit të INSTAT është zbuluar se janë mbyllur të gjitha 'vrimat e zeza' që janë krijuar nga tërmeti dhe pandemia.
'Sot në Shqipëri nuk ka ngadalësim të rritjes ekonomike, vazhdon të jetë galopante, nuk ka rritje të papuësinë. Të dhënat e fundit të tregut të punës të INSTAT thonë se pjesëmarrja e forcave të punës është record 72%. Papunësia e rinisë është 20%, është sërish record. Është shumë kollaj të bësh të bardhën të zezë. INSTAT thotë se papunësia ka rënë në 11.3%, është njësoj si përpara krizës së tërmetit. Sa i përket kërkesës, asnjë nga mallrat kryesore të konsumit, përveç karburantit, nuk kanë rënie, por kanë rritje nga 6-10%. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të treja krizat. Në raport referohet me detaje çfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Biznesi i vogël ka mbushur menjëherë gropën e papuësisë të krijuar nga pandemia. Diskutimi a është kjo qeveri pro apo kundër qytetarit në nevojë dhe a e ka mbështetur apo jo, është pyetje retorike”.'- tha Ahmetaj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi ditën e sotme se vendi po përballet me një goditje e jo krizë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe parashtroi një paketë të re që sipas tij do t'i vijë në ndihmë dhe në mbështetje më të varfërve në vend. Deputeti deklaroi se duhet bërë rishpërndarje e barabartë për atë shtresë e cila është duke u goditur më shumë në këtë periudhë.
'Nuk kemi krizë, kemi goditje. Kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit. Rritja ekonomike e vitit 2022 pritet të jetë 3%, por do të jetë e zbehtë nga rritja e çmimeve. Inflacionin e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre cdo ditë. Është inflacion i ndjeshëm, është kthyer në inflacion me bazë të gjerë dhe pritet të mbetet në nivele të larta muajt në vijim. Populizmi nuk duhet të kthehet në barrë për ekonominë kombëtare. Buxheti që ndryshuam me aktin normativ ka akomoduar nevojat shtesë të ekonomisë, por edhe nevojat për të mbështetur të varfrit, por duhet rishpërndarje dhe kjo duhet bërë tani. Tani duhet një paketë e re mbështetje për ata që po goditen më fortë”, tha deputeti Braçe.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi me emra personat e vrarë në vitet e fundit në vend. Gjatë interpelancës me ministrin Bledi Çuçin, deputeti tha se nga viti 2014 e deri në vitin 2019 janë kryer 382 vrasje. Më pas ai përmendi me emra viktimat e vrasjeve, që nga Bilali, Alibej, Reçi e Duamni si dhe përmendi vrasjen e një nate më parë në Shkodër e sasinë e kapur të drogës në Durrës.
“Vrasje me tritol në mes të Tiranës, e trondit publikon kjo. Fluturon makinën në ajër, duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve. Në periudhën që drejtoni ju policinë, ka 18 raste vendosje tritoli. E kuptoni, që mund të livadhisin si t’iu dojë qejfi atyre. Të përfshirë janë forca të policisë, ose këto që i keni futur si patronazhistë e s’i kapni dot. Ka vdekur njeriu brenda komisariatit, për shkak të pakujdesisë. Një polic vrau kolegun po brenda komisariatit. Janë ngjarje të rënda. Nga 2014 deri më 2019 janë 382 vrasje, po i lë dy-tre vitet e fundit. E kuptoni ku ka shkuar gjendja? Arben Bilali, Alibej, Enver Borici, Xhelal Reci, Armando Dumani, dje vrasja në Shkodër. Tonelata me drogë kalojnë, është bërë rruga autostradë për trafikun e drogës”, u shpreh deputeti.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi informacion se nëse OFL i ka dërguar shkresë ish-ministrit Saimir Tahiri. Kjo pyetje u bë gjatë interpelancës së Salianjit me ministrin e brendshëm Bledi Çuçin në seancën e sotme plenare. Deputeti tha se paraardhësi i Çuçit ka qënë subjekt i këtij ligji mirëpo ngriti pikëpyetje se nëse iu është dërguar shkresa, duke kërkuar më pas që ajo të bëhet publike.
'Unë do pres kur t’i thoni me emra për të kuptuar si keni ligjëruar një pjesë të madhe të kontingjentit kriminal që ka qenë me ju dhe një pjesë tjetër që i keni gënjyer në zgjedhje e jemi sot në këtë situatë. Pse nuk del më kjo goca me syze pas 25 prillit? Ku janë sot? A ka pasur mbrojtje politike? Minimalisht 350 i ka kapur dekriminalizimi të cilët kanë qenë njerëz me dënime të rënda. Përgjigjeni dot drejtpërdrejtë? Ka fuqi ligji përballë njerëzve që janë me mbrojtje politike të PS? Ju dini të bëni më mirë mashtrimin. Jam më i prirur të besoj policinë e shtetit sesa ju ministër. Shkresa e policisë është ndryshe nga ministri politik. A janë njerëz që janë favorizuar, që janë përdorur? SPAK ka kthyer 51 raste, pra nga 2100 ka shkuar 200, i bie që 1900 të tjerë janë arkivuar se kanë qenë patronazhistë të PS dhe pastrojnë para dhe arsye pse Shqipëria futet në listën gri të pastrimit të parave. Kur ha qeveria, ministra e deputetë me ta, kriminaliteti është kjo që është. Po paraardhësi juaj në detyrë, i cili është subjekt klasik i këtij ligji, a i ka shkuar kjo shkresa dhe nëse po, a mund ta publikoni shkresën se nuk ka gjë për tu mbajtur sekret këtu. Na i bëni publik nëse ka pasur hetim për këtë njeri apo ka vetëm për disa të mbaruar që nuk dihet se ku janë. Ju i keni përdorur me lekë dhe makina luksoze këta për të kërcënuar, intimiduar dhe për të përdorur për fushatë për PS”, tha Salianji.
TIRANË- Në momentin kur po fliste në foltore, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, deputetët në Kuvend ishin të zhurmshëm. Kjo është vënë re nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cila kërkoi nga përfaqësuesit e PS që të kenë më shumë respekt.
'Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend.'- deklaroi Duma.
'Sigurisht që respekti në sallë ndaj dikujt që flet është diçka e logjikshme, çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin.'- tha më pas Felaj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste ka përdorur gjatë fushatës njerëz të krimit e vrasës me pagesë. Gjatë interpelancës së tij me ministrin Bledi Çuçin, deputeti tha se janë arkivuar disa vrasje pasi personat e përfshirë në ngjarje kanë lidhje me PS-së. E po ashtu, Salianji shtoi se gjendja e kriminalitetit në vend është shqetësuese pasi PS përdor të gjitha burimet për t'i bërë pjesë këta persona të fushatë, si dhe deklaroi se disa prej anëtarëve të PS-së, i kanë vëllezër e të tjerë lidhje fisnore.
'Thatë se hartuar disa praktika, ku i gjeni këto zoti ministër se besoj më shumë policinë e shtetit se ju. Na jepni emrat, pse këta 272 janë arkivuar? Se kanë qënë mbështetës të PS, se do ua them dhe me emra disa. Ja jua them, SPAK ka kthyer 51 raste, i bie që 1800 të tjerë janë arkivuar se kanë qënë të PS, janë ata që pastrojnë paratë përmes ndërtimit në Tiranë. Jua kemi thënë që dy ligjet janë vetëm për t'i ulur në tavolina, të gjitha anektodat që na thoshin se drejtues të policisë shkonin e thonin se po nuk e mbështetën PS, ua grisim letrën, kur ulet ha e pi qeveria me këta gjendja e kriminaliteti është kjo që është.
Ç'punë keni ju se ka rënë numri i vrasjeve. Më shumë se 100 vrasje të pazbardhura në këto vite, një nga personat, ky Dumani i famshëm ishte në kërkim, shkoi në mes të Elbasanit, gjejnë njëri tjetrin, policia nuk e gjeti dot. Ky që sot po bën namin, u plagos mori policinë që të shpëtonte. Të gjithë emrat aty, vrasës me pagesë, kontigjente më llum, i kemi me emra se si janë përdorur nga PS në fushatë. Na thoni ju ne ky ka qënë mbështetës i PD në fushatë. Na thoni a keni mundësi, a keni takat të bëni publik emrat e subjekteve që nuk janë në SPAK. Bindem se gjendja e kriminalitetit se është në këtë situatë se i keni përdorur me të gjitha burimet që kanë pasur për të kërcënuar dhe për të përdorur për fushatë për PS, ashtu si një pjesë e juaja i kanë përdorur dhe për t'u pasuruar, i kanë byrazerë, vllezër. '- deklaroi Salianji.
TIRANË-Në interpelancën me ministrin Bledi Çuçi, deputeti Ervin Salinanji ngriti pyetjen se ku ndodhet se ku ndodhet zëdhënësja e OFL-së që u etiketua si “vajza me syze”. Çuçi tregoi se aktualisht është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm. Ndërsa komentoi edhe atentatet me tritol, për të cilat gjeti një zgjedhje shumë "të thjeshtë". I kërkoi që të mos i shihnin. Më pas, kur e kapi gabimin shtoi se të mos i shihnin fishekzjarre për të ardhur në pushtet.
“Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm. Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Numri i turistëve rriten me herë nga viti në vit. Në lidhje me atë që thatë sa i takon pjesës së dështimit nga këto dy iniciativa që janë atipike, po iu lexoj disa statistika. Ju nuk e keni kuptuar se ligji i OFL ka qenë me mandat. Vetëm sekuestrimet janë 1680 njësi, ndërsa janë sekuestruar janë 917. Deri më tani, se procesi vazhdon. Një këshillë, nuk bëhet politikë me krimin. Nuk vihet në pushtet me kronikën e zezë. Mos i shihni ngjarjet me tritol, t'i adresojmë të gjithë bashkë. Mos i shikoni si fishekzjarre për të ardhur në pushtet. Besoj që bëtë një lapsus kur thatë se nuk iu interesojnë vrasjet brenda familjes. Duhet të japim shembullin e parë sesi duhen zgjidhur konfliktet,"-tha ai.
TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj i tërhoqi vëmendje deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit pasi ky i fundit përmendi anëtaren e OFL-së, e cila deklaronte sekuestrimet e OFL-së. Felaj i bëri të ditur Salianjit se e ka për detyrim që ta respektojë atë pasi është oficere e policisë së shtetit.
'Ju sjell me vëmendje se vajza me syze është oficere e policisë së shtetit, si deputet keni detyrimin që të respektoni të gjithë njerëzit. '- tha Felaj.

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, ai bëri me dije se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, por theksoi se për të fundit do të bëhen ndryshime. Sipas tij, do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën dhe se drafti është gati për vijimin e filtrimit, duke kërkuar edhe kontributin e opozitës.
"Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon askund. Në lidhje me procesin e Vettingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit. Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve. Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO,"-tha ai.
Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:
Nisja e aksionit të OFL ishte në vitin 2020 në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. OFL nisi si aksion dhe qëllim se do të vazhdohej në proces në vazhdueshëm. Rezultatet e OFL po i shtrijnë rezultatet e tyre. Nuk duhet të konsiderohen si të mbivendosur. Nuk ka dhe nuk do të ketë vakum dhe heshtje, pasi struktura punon për gjurmimin dhe pasurive të krimit. Në kushtet e nevojës dhe të reformës në drejtësi lindi nevoja për këtë akt. U godit krimi aty ku i dhëmb më shumë, aty tek pasuria. OFL ishte garanci më shumë për Policinë e Shtetit, sepse subjekti duhet të jepte llogari për pasurinë që kishin vënë. I nderuar zoti Salianji, konstatimi i bërë se ku operacion u përdor për qëllime elektorale, nuk qëndron, sepse është përdorur 2 vite para vënies në zbatim, në 2020. është miratuar para një viti dhe më pas është vënë në zbatim. Pra nuk është përdorur për qëllime elektorale. Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon askund. Në lidhje me procesin e Vettingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit. Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve. Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji parashtroi ditën e sotme disa pyetje publike në Kuvend sa i takon operacionit Forca e Ligjit, i njohur ndryshe OFL, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Deputeti e quan nismën si të krijuar për të vendosur gjoba dhe për të përfshirë grupet kriminale në zgjedhjet e Partisë Socialiste. Po ashtu, ai kërkoi të dijë nga ministri i Brendshëm se nëse ka pasur ish-deputetë, deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar.
DEKLARATA E SALIANJIT:
'Qeveria ka propaganduar 2 nisma që u bënë për 1 arsye të caktuar, për të vendosur gjoba ndaj subjekteve kriminale e për t'i përfshirë në fushatën e PS. Kontrolli i subjekteve kriminale u miratua në Kuvend një akt për masat parandaluese për krimet e rënda, i njohur si forca e ligjit. Daljet para mediave, lënë hapësirë që u bë për t'i përfshirë personat kriminale në pushtet.
Rama teksa fliste para policisë së shtetit u shpreh se specialistë të FBI do të vijnë në vend për të ndihmuar policinë, por para saj tha se do të bëhet vettingu në polici, nëse ndjekim llogjikën e Ramës, prandaj ka marrë dhenë krimi në vend. Për OFL, Rama trombetonte, ai thoshte se atdheu nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vila, nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në klube por duhet të jetë tmerri i tyre.
Nëse ka pasur luftë ndaj tyre, pse Shqipëria renditet në listën gri të pastrimit të parave, cilat pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti, dua të di se sa është nr i trajtuar nga OFL, cila është lista e plotë e subjekteve që ende nuk janë trajtuar, a ka ndërhyrje politike, a ka njerëz që janë favorizuar, a ka dy standarte. Sa prej rasteve janë kthyer nga ky organ për plotësim dokumentacioni? Sa policë e kanë kaluar vettingun, e sa pritet ta kalojnë. Këto janë pyetje që qëndrojnë, a janë arritur qëllimet? Se po e shohim në një nga hatatë, një nga kriminelët në SPAK, që janë të përfshirë në krime, që kanë marrë tendera e para publike, rastet e fundit e tregojnë këtë. Jemi në këtë gjendje ku në çdo moment tregojnë për tritol, kapje droge. A ka deputetë, ish deputet, ish ministra që janë subjekt i këtij ligji, e që ju i keni favorizuar për të mos i dërguar në këtë subjekt.'- tha Salianji.
TIRANË- Në datën 7 korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë në nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë nga pushtimi serb. Ku, ndër të tjera Kuvendi, me shumë gjasa do të shprehet me rezolute për genocidin serb në Srebrenicë. Lajmin e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe dakordësinë e mori edhe nga Enkelejd Alibeaj, i cili fillimisht kërkoi detaje pse çështja ishte shtuar në rendin e sotëm të ditës për votim. Përgjigjien ia dha zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj, e cila hodhi për votim propozimin, që nuk mori asnjë votë kundër, as ato të mbështetësve të Sali Berishës. Mesa duket më 7 korrik në Kuvend do të shkohet me dy projekt-rezoluta për Srebrenicën, por mbetet për t'u parë nëse socialistët do ta hedhin në votë tyren, një tekst alternativ që nuk është bërë ende publik për mediat, apo do të kërkojnë rikthimin për debat të dokumentit të depozituar nga PD. Por ndoshta kësaj here pa firmën e Berishës.
PJESË NGA DEBATI:
Alibeaj: Nuk dhatë shpjegim pse e keni shtuar në rendin e ditës. Edhe dje ju nuk e përfshitë në rend dite, besoj që kjo është shkelje së paku flagrante e rregullores. Këto ishin shkaqet për të cilat do duhet që ky Kuvend, jo vetëm të mbrojë të drejtat e deputetëve, por dhe të veprimtarisë normale të marrë masa për të rikuperuar situatën e rëndë të krijuar dje në konferencën e kryetarëve. Kërkesat tona i plotësonin këto elementë.
Felaj: Iu kërkoj mirëkuptim që të mbajmë seancë edhe në datë 7 korrik, për të kujtuar masakrën e Srebrenicës.
Alibeaj: Nëse ka kërkesa të tjera, sipas rregullave të procedurës, për ne s’ka asnjë problem, ne kërkojmë zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë. Dje ajo kërkesë u paraqit në konferencë nuk na u shpërnda paraprakisht. Nëse ka kërkese për atë përmbajtje për atë datë depozituar është e mirëseardhur do e keni mbështetjen tonë në këtë pikë.
Balla: Sa i përket çështjeve të kalendarit, dje në Konferencë, kam rikujtuar një vendim të Kuvendit më 12 maj lidhur me shqyrtimin e rezolutës. Kam kërkuar një datë për miratimin e një rezolte. Kam kërkuar 7 korrikun, ku natyrshëm me solemnitetin e domosdoshëm, të mbajnë fjalët e rastit dhe natyrshëm dokumenti të jetë një dokument serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsguente të qeverisë shqiptare lidhur me pandëshkueshmërinë në rastit e këtij genocidi dhe të ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Besoj dhe Alibeaj e shprehu në datë 7 korriku Kuvendi i Shqipërisë të ketë një moment të posaçëm për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë, përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevojat e momenti dhe kontekstit politik, si kurse ndodhi në rastin e këtij dokumenti serioz, të mirëpunuar kështu duhet të ndodh dhe në rastet të tjera se Kuvendi është i shqiptarëve, jo i politikave personale, këta individë nuk mund të rehabilitohen përmes rezolutave.
Mirëpo, një ndërhyrje kishte dhe nga anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, i cili u shpreh se socialistët kishin hedhur poshtë rezolutën e tyre, e cila ishte tërësisht e ngjashme. Megjithatë në kuadër të bashkëpunimit, u shpreh se nuk do të votonin kundër.
Tritan Shehu: Po iu them diçka, së pari projekti është paraqitur nga ne prej kohësh dhe nuk është diskutuar akoma nga ne. Pra është ende në fuqi. Por pavarësisht nga kjo, nuk kemi asnjë kundërshtim, le ta miratojmë në 7 korrik. Së dyti, dua t'ju kujtoj se dje në nuk keni shqytuar rezolutën tonë për genocidin serb në Kosovë. Qëllimi ishte të miratohej më 12 qershor, ditën e çlirimit të Kosovës.
Berisha dhe grupi i tij, depozituan kërkesën në Kuvend, por u rrëzua me pretendimin se maxhoranca nuk do të pranonte asnjë nisme m firmën e tij sepse ishte shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Bashkë me kërkesën për Srebrenicën, u rrëzua edhe kërkesa për njohjen e krimeve serbe në Kosovë.
TIRANË- Me shportë ushqimore me vete, si simbol për rritjen e çmimeve është paraqitur ditën e sotme në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Për mediat, deputeti u shpreh se të gjitha produktet që ka në shportë kushtojnë 30 mijë lekë e se janë të papërballueshme për një familje e cila është me asistencë. Po ashtu, ai deklaroi se për të kaluar muajin, një familje shqiptare duhet të shpenzojë 500 deri në 600 mijë lekë. Sula iu përgjigj pozitivisht pyetjes së gazetarëve se nëse do t'i bashkohet protestave që janë paralajmëruar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
'Produktet e shportës shkojnë 30 mijë lekë. Po të bësh një llogari të thjeshtë, duhen 500 ose 600 mijë lekë për tu ushqyer e për të mbushur barkun. Nuk bëhet fjalë për mish apo për fruta, çmimet janë të larta. Unë kam ardhur këtu sot në shenjë proteste, se kur hyjmë këtu përballemi me gardën e familjarë që kanë paga të ulëta e nuk i përballojnë. Unë gjej rastin që në emër të qeverisë, t'i japë familjeve asistencë, se nuk mund të bëjë asgjë me 40 mijë lekë në muaj. Të gjithë duhet të bëjmë sa kemi në dorë, qytetarët duhet t'i bëjnë presion qeverisë pasi janë të papërballueshme çmimet. Qeveria i ka të gjitha mundësitë, kemi rastin e Maqedonisë së Veriut që e ka zeruar TVSH-në për produktet e shportës. Të ulet me 14% cmimi i produkteve të shportës.
Opozita ka përgjegjësin e saj, e ka qeveria në radhë të parë. Mos harroni se format dhe mënyrat që t'i intimidojë protestuesit. Po unë do t'i bashkohet protestave' - tha Sula.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka protestuar për rritjen e çmimeve të shportës, duke u futur në Kuvend me një të tillë. Me kos, djathë e vaj, Sula ka hyrë në sallë, ku edhe do të bëjë propozimin e tij për t'i ardhur në ndihmë ekonomisë dhe familjeve shqiptare.
Në kuadër të protestave që kanë nisur në vend për rritjen e çmimeve, edhe ai u shpreh se do të kërkojë që të ulet me 14% çmimi i produkteve të shportës, ndërsa shtoi se mbështet të gjitha pretendimet e qytetarëve.