LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton përballë Goros në Himarë, mbështetësit e tij nisin festën

•Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës. •Beleri ndodhet në paraburgim pasi u arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje për blerje votash. •Ai triumfoi në Himarë, me vetëm 18 vota diferencë •Ndërkohë, mbështetësit e Fredi Belerit kanë nisur festën në zonë.• Procesi i numërimit të votave është ndjekur nga afër edhe nga kandidati i PS, Jorgo Goro, si dhe nga Vangjel Dule, partia e të cilit është në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Prangosja e Belerit/ Ministri i Shtetit për Belerin: Veto pranimit të Shqipërisë nëse nuk qetësohet situata, do iu bllokojmë rrugën për BE

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Ministri i Shtetit dhe përfaqësues i qeverisë Akis Skertsos

HIMARË- Ministri i Shtetit Akis Skertsos është zotuar se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse Himara nuk qetësohet. Në një konferencë për shtyp, Skertsos e cilësoi të papranueshme dhe të pamendueshme sjelljen e qytetarëve të Tiranës për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë. Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në rrugën e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani. Lajmet që vijnë nga Shqipëria se Beleri ka fituar pastër zgjedhjet shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim,”- nënvizoi përfaqësuesi i qeverisë.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fitoi Himarën! Prindërit e Fredi Belerit: Ai është në burg, por e ka merituar të jetë i lumtur, vajza e përfaqësoi në zgjedhje: Duhej bërë!

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Nëna e Belerit

HIMARË- Fredi Beleri, i cili është ende në burg, ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Himarës. Megjithatë, edhe pas fitores së tij në zgjedhje, familja e tij nuk e ka kontaktuar. Hermiona Beleri, vajza e tij, duke folur për MEGA, komentoi fjalimin parazgjedhor që bëri duke përfaqësuar të atin.

“Ishte diçka që duhej bërë,”- tha 18-vjeçarja, duke përmendur se nuk ka mundur të kontaktojë me të atin gjatë numërimit të votave të fundit.

“Kur doli rezultati pati një shpërthim gëzimi. Presim gjykatën për ta nxjerrë nga burgu. Atë që dini ju, dimë edhe ne,”-shtoi ajo. 

Por çfarë thonë prindërit e Fredi Belerit?

Akoma më të lumtur për fitoren e Fredi Belerit janë njerëzit e afërt dhe në veçanti prindërit e tij, të cilët ndihen krenarë për djalin e tyre.

“Ky është gëzimi më i madh i jetës sime. Falenderoj edhe zotin Rama që i dha kaq shumë vlerë djalit tim dhe fitorja e Fredit është shpërblimi i tij për luftën që ka bërë që në moshën 19-vjeçare e deri më sot. Fredi është në burg, por Zoti ia dha gëzimin sot. Është dhurata më e mirë e jetës sime,”- vuri në dukje nëna e kryebashkiakut të ri duke folur për Alpha, ndërsa babai i tij është shprehur njëkohësisht “shumë i lumtur dhe i emocionuar”.

Në kamerën e Alpha ka folur edhe bashkëshortja e Fredi Bellerit , e cila u ankua se nuk e lejuan ta shihte bashkëshortin.

"Organet kompetente as sot nuk më lanë ta shoh. I mora rrobat, se kishte kaluar shumë ditë pa ndërruar dhe pa ushqim. Nuk më lejuan ta takoj sepse ka nevojë për një vendim nga prokurori. Fatmirësisht na lanë ti çojmë rrobat,"-shtoi ajo. 

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- Momenti kur Beleri shpallet fitues në Himarë, mbështetësit shpërthejnë në lot

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
festime nga mbeshtetesit

HIMARE- Këto pamje tregojnë momentin kur fitoi Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ndërsa mbështetësit shpërthejnë duke brohoritur.

Numëruesit, pas orësh të tëra në tension, pasi shikojnë se rezultati është në favor të Fredi Belerit, përqafojnë njëri-tjetrin e shpërthejnë në lot.

Mbështetësit e Fredi Belerit kanë nisur festën. Beleri ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua për "korrupsion aktiv" në zgjedhje për blerje votash. Procesi i numërimit të votave është ndjekur nga afër edhe nga kandidati i PS, Jorgo Goro, si dhe nga Vangjel Dule, partia e të cilit është në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

3 VITE ME PARE

Fredi Beleri në burg, por fitoi Himarën! Kryeministri grek: I lumtur, ia doli të zgjidhet kryetar bashkie

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Perspektiva evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke, deklaroi me tone të rrepta kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në Zografou.

Isha veçanëresht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti”, tha ai, duke theksuar se “rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”.- ka thënë Mitsotakis, raportojnë mediat greke.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fitorja e Belerit në Himarë, Celibashi: Ai është i mandatuari, çështja juridike s'ka lidhje me zgjedhjet

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kryebashkiaku i Himarës është Fredi Beleri. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se nëse nuk do të ketë kontestime, ai do të jetë i mandatuari për kryebashkiak. Situata juridike e Belerit, sipas Celibashit, nuk ka lidhje me zgjedhjet. 

"Ai është kandidat fitues, nëse nuk do të ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat që është shpallur deri tani, ai është zgjedhur i mandatuar për të qenë kryetar i bashkisë. Situata e tij juridiko penale është një çështje që nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, të paktën në momentin që jemi duke folur. Më pas do të shohim nëse do të kemi zhvillime të reja,"- tha Celibashi ndër të tjera. 

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Vetë Beleri reagoi nga burgu ku ndodhet dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai e ka konsideruar një fitore të demokracisë dhe u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që e kanë votuar. 

3 VITE ME PARE

"Babi nuk e di që ka fituar"/ Flet djali i Fredi Belerit: Ende nuk e kam takuar

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Petro Beleri

VLORË- Djali i Petro Beleri, djali i kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë një prononcim të shkurtër për Euronews Albania. Beleri u shpreh tepër i emocionuar dhe theksoi se sot është një ditë shumë e madhe për Himarën.

Në lidhje me gjendjen e babait në burg ai nuk dha shumë detaje, pasi tha se nuk i lejohet të komunikojë me të.

'Nuk e di ku është babai, duhet ta zgjidhim këtë. Ai nuk e di që ka fituar'-tha i riu.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Himariotët në festë pas fitores së Belerit, kërcejnë me këngë greke në lungomaren e qytetit

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Festa

VLORË- Himariotët po festojnë në lungomaren e qytetit me këngë e valle greke për Fredi Belerin, kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin. 

Edhe pse fituesi ndodhet në burg dhe akoma nuk dihet se si do të shkojë situata, kjo gjë duket se nuk i pengon ata të shprehin gëzim për rezultatin.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro./Dosja.al

3 VITE ME PARE

I burgosur për shit-blerje, fitoi në zgjedhje! Reagon Beleri: Demokracia dhe Himara fituan! Mirënjohës për ata që treguan burrëri

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Fredi Beleri

VLORË- 'Demokracia fitoi, Himara fitoi'-këto janë fjalët me të cilat e nis mesazhin e tij fituesi në zgjedhjet lokale për Himarën, Fredi Beleri. Në një mesazh të bërë në 'Facebook', Beleri shprehet mirënjohës për të gjithë personat që nuk iu nënshtruan terrorizmit. Po ashtu, ai thotë se nuk ka humbës pasi të gjithë janë qytetarë të Himarës. 

Deklaratë e Fredi Belerit:

"Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!"

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FESTA për fitoren e Belerit/ Banorët: Do e provojmë, po nuk na pëlqeu do e dërgojmë në shtëpi

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
banore në Himarë

HIMARË- Banorët e Himarës kanë nisur festimet pas fitores së Fredi Belerit me diferencë të ngushtë votash me kandidatin e PS Jorgo Goro. Teksa festojnë fitoren, banorët kanë treguar për zgjedhjen e tyre, duke thënë se pas 12 vitesh, ata po provojnë një tjetër dhe nëse as Beleri nuk iu pëlqen do e dërgojnë në shtëpi.

Ajo tha se “do ta dërgojnë në shtëpi edhe Belerin nëse nuk ju pëlqen”.

“Jemi të gëzuar për këtë gjë që ndodhi. Fitoi ai që ishte më i zoti. Dhe ai tjetri djalë himarjot ishte. Punoi 12 vjet. Tani do e provojmë dhe këtë, në qoftë se s’na bën e dërgojmë në shtëpi edhe këtë. Neve jemi të gëzuar për këtë që na ndodhi sot. E deshëm e votuam edhe jemi të gëzuar,-tha një banore.

 

3 VITE ME PARE

Fitorja e Belerit, qytetarët në Himarë: Fituam ndaj Ramës, s'jemi kundërshtarë me njerëzit

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Qytetari

HIMARË- Në Himarë ka nisur festa. Pas fitores së Fredi Belerit, qytetarët kanë mbushur qytetin duke festuar për fitoren e kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' i cili ndodhet pas hekurave. Banorët u shprehën për mediat se votuan atë që deshën ndaj janë të gëzuar.

'E deshëm e votuam dhe jemi të gëzuar. Ne flasim shumë mirë shqip, të dyja gjuhët i flasim. Ne fituam me Ramën, jo me Jorgo Goron. Fituam ndaj Ramës jo nga Jorgo Goros. Jemi mikëpritës ne. Nuk jemi kundërshtarë me njerëzit"

3 VITE ME PARE

“Beteja” për Himarën/ Mediat greke jehonë fitores së kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, festime për Fredi Belerin (VIDEO)

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Festime ne Himare

HIMARË- Një festë e madhe ka nisur jashtë një qendre votimi në Himarë, pasi Fredi Beleri fitoi ndaj kandidatit të PS-së Jorgo Goro. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës. Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata kanë nisur festën dhe janë drejtuar drejt sheshit kryesor.

“Skena festimesh janë regjistruar jashtë një qendre votimi në Himarë, teksa më në fund Fredi Beleri mbizotëroi ndaj kundërshtarit Jorgo Goro”, shkruan “Protothema”. 

“Fredi Beleri, i cili qëndron në burgun e Tiranës, ku u dërgua pas vendimit të prokurorit të Vlorës, ka luftuar nga kutia e parë deri në atë të fundit. Pas shpalljes së rezultatit, qytetarët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe festime, ndërsa shumë kanë kënduar edhe himnin kombëtar”.

 

Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgim pasi u arrestua për "korrupsion aktiv" në zgjedhje për blerje votash, ka siguruar fitoren. Më herët në mëngjes janë shënuar incidente. Për shkak të tensionit, numërimi i votave u ndërpre për disa minuta, shkruan "Protothema".

“Procesi i numërimit ka nisur në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe pas votimit nga 36 E.T. të bashkisë së zgjeruar, u zhvendosën në një hapësirë ​​të vetme në qendër të Himarës. Pas asaj që parapriu, me paraburgimin e Belerit për gjoja “blerje votash”, u shpreh frika për parregullsi gjatë numërimit, me qëllim ndryshimin e rezultatit në favor të të “zgjedhurve” të Ramës dhe deri më tani kryetari i bashkisë, Jorgo Goro.  Mediat shqiptare raportuan disa herë të dielën në Himarë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si "të pazakontë" pasi një nga kundërshtarët kryesorë ndodhet në paraburgim”. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fitorja në Himarë! Dule: Triumf! Lajmin ia dhamë Belerit, u gëzua

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, konfirmoi se Fredi Beleri e ka marrë vesh nga burgu lajmin se arriti që të siguronte fitoren për bashkinë e Himarës. Dule tha se Beleri ishte informuar nga avokati i tij, ndërsa theksoi se e kishte pritur shumë mirë fitoren.

“Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Hiamarë u thyer autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas. Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri.  Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Dule.

3 VITE ME PARE

Beleri fitoi në Himarë! Rama mbërrin në selinë e PS, kapet duke folur në telefon

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë rozë teksa rezultatet flasin për një fitore të PS në një pjesë të madhe të bashkive të vendit. Rama shihet duke hyrë në seli teksa është duke folur në telefon

Aktualisht PS ka fituar në 16 bashki, ku ka përfunduar procesi i numërimit ndërsa koalicioni “Bashkë fitojmë” vetëm në 3. Kjo vjen kur pak minuta më parë, Fredi Beleri, kandidati i 'Bashkë Fitojmë', fitoi ndaj kandidatit socialist, Jorgo Goro.

Një ditë më parë, Rama parashikoi se PS do të merrte më shumë se 50 bashki ndërsa opozita nga zero deri në 11 bashki./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Kutia e Dhërmiut' i jep fitoren! Beleri 'triumfon' në Himarë, mbështetësit e tij shpërthejnë në lot

Kutia e Dhërmiut ‘vulosi’ rezultatin! Fredi Beleri fiton

VLORË- Fredi Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë. Kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri, fitoi përballë kundërshtarit të tij, Jorgo Goros. Diferenca e tyre është vetëm me 19 vota në favor të Belerit.

Pas numërimit të kutisë së fundit, ajo e zonës së Dhërmiut, mbështetësit e tij shpërthyen në lot. Familjarët dhe mbështetësit e tij ishin në pritje të këtij lajmi, i cili vjen pas arrestimit të tij. 

Kreu i PDIU, Vangjel Dule ishte i pranishëm në momentin kur po kryhej procesi i numërimit. As ai dhe as familjarët nuk u prononcuan për mediat, duke u shprrehur se do të flasin në një moment të dytë.

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie arrest në burg, pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës. Duket se gara për këtë bashki, do të shkojë deri në kutinë e fundit./Dosja.al

jorgo goro fredi beleri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë