LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës! Berisha: Të ngrejë flamurin e shpëtimit të Shqipërisë

• Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. • Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha i cili përmes një video-lidhje ka mbajtur fjalën e tij. • Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se  Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Më tej ai shtoi se dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij. •  Pas fjalës së Berishës Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar vendimin për të ndryshuar datën e protesës së paralajmëruar të 6 tetorit. • Gjatë fjalës së tij deputeti, Edi Paloka theksoi se kjo protestë do të mbahet më datë 7 tetor, ditën e hënë në orën 18:00. • Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit. • Ai tha se mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. •  Paloka shtoi se mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet më datë 7 tetor në të gjithë rrugët e Tiranës. • Pas vendimit për shtyrjen e protestës më datë 7 tetori mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa janë zbardhur detaje. •  Deputeti Flamur Noka u është drejtuar të gjithë anëtarëve duke u thënë se për protestën e 7 tetorit duhet të angazhohen të gjithë dhe me disiplinë. • Ai u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të jenë “gati për luftë”. • Noka më tej është shprehur se të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje ndërsa theksoi se ata duhet të harrojnë komunikimet me grupet ëhatsapp. •  Sipas tij ata janë në luftë dhe nuk e kanë luksin të angazhohen përmes kësaj mënyre. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Jemi në luftë", porosia e Nokës për protestën e 7 tetorit: Dilni në terren, mos komunikoni me Whatsapp! Nuk është serioze

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Mbledhja

TIRANË- Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD, Flamur Noka u është drejtuar të gjithë anëtarëve duke u thënë se për protestën e 7 tetorit duhet të angazhohen të gjithë dhe me disiplinë. Ai u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të jenë “gati për luftë”.

Noka më tej është shprehur se të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje ndërsa theksoi se ata duhet të harrojnë komunikimet me grupet Whatsapp. Sipas tij ata janë në luftë dhe nuk e kanë luksin të angazhohen përmes kësaj mënyre. 

“Ideja e parë ka qenë  bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët, harroni komunikimet me grupet Whatsapp. Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është  serioze


Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët duhet të shpërndahen në zona. Jemi në luftë , t’i përgjigjemi me disiplina të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendoje kush. O fitore, o vetëm fitore”, ka thënë ai.

1 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës!

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Mbledhja

TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD-së pas fjalës së Sali Berishës ka miratuar vendimin për të ndryshuar datën e protesës së paralajmëruar të 6 tetorit. Gjatë fjalës së tij deputeti, Edi Paloka theksoi se kjo protestë do të mbahet më datë 7 tetor, ditën e hënë në orën 18:00. Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Më tej ai tha se Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë. Më tej ai tha se mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Paloka shtoi se mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet më datë 7 tetor në të gjithë rrugët e Tiranës.

"Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike: Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës," tha ai.

1 VITE ME PARE

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë! Të ngrejë vetëm flamurin kombëtar, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së përmes një video-lidhje. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se duhet të hidhen në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Ai shtoi se këto instrumente nuk janë 600 mijë shqiptarë që na kanë votuar zgjedhjet e fundit pasi sipas tij mjaftojnë vetëm disa mijëra prej tyre që sot janë gati në këmbë për rezistencë të qëndrueshme, pa kthim, deri në fitore. Berisha tha se ata po presin udhëheqjen e shqiptarëve, frymëzimin, orientimin, organizimin dhe mobilizimin e tyre.

Fjala e Berishës:

Burgosja e Ervin Salianjit, duhet të jetë për çdo demokrat, për çdo qytetar, arrestimi pa asnjë fakt, dokument i Sali Berishës në shtëpi, persekutimi i liderëve të tjerë të opozitës, rrëmbimi i mandatit të kandidatit të opozitës në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, të gjitha këto së bashku janë kushtrime për opozitën, për PD-në, të përballet me këtë armik që çdo ditë bën çdo gjë për asgjësimin e tyre. Miqtë e mi, duhet të jemi të vetëdijshëm se sot çdo qëndrim me duarkryq, çdo qëndrim në mbrojtje, është lojë për Edi Ramën.


Është fitore për Edi Ramën. Ndaj dhe ne do kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, ka instrumente për të mashtruar, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, me revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vend këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive, e të drejtave, e dinjitetit, e qenies së shqiptarëve. Dhe sot është koha që të përdorim të gjitha këto instrumente. Të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Këto instrumente nuk janë 600 mijë shqiptarë që na kanë votuar zgjedhjet e fundit, jo, mjaftojnë vetëm disa mijëra prej tyre që sot janë gati në këmbë për rezistencë të qëndrueshme, pa kthim, deri në fitore, por presin udhëheqjen tuaj, frymëzimin tuaj, orientimin tuaj, organizimin tuaj, mobilizimin tuaj.


Ndaj dhe kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës. Për përgjigjen tonë me datën 6 tetor. O sot o kurrë, pa kthim, të paralizohet qeveria gjer në vendosjen e qeverisë teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë. Vetëm kështu Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, Kushtetutës. Vetëm kështu ndalohet rrokullisja e saj dhe shoqërisë sonë drejt abiseve të historisë.
Por thirrja ime nuk është sot vetëm për ju të dashur demokratë.


Kjo thirrje është për çdo shqiptar pa dallim partie, përballë narkodiktaturës nuk ka demokrat, socialist, pa parti, të majtë ose të djathtë, sot çdo vijë ndarëse që ekziston dhe do ishte e ndershme në një situatë normale, është fshirë. Nuk ka vijë ndarëse kur përballë ke diktaturën e krimit, drogës, korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Prandaj sot çdo shqiptar është me ose kundër diktaturës. Dhe sot që hekurat e burgut hapen që të futet një djalë i ri e i pafajshëm, çdo shqiptar duhet ta kuptojë se edhe mosreagimi është një mbështetje ndaj diktaturës. Sepse edhe opozita ndaj opozitës është mbështetje e diktaturës.


Prandaj ndasive ton le t’u bëjmë një pauzë sepse një armik i vërtetë ka krijuar nevojën e bashkimit të mbarë shqiptarëve. Prandaj me 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë dhe të ngrejë vetëm flamurin kombëtar, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë. Sepse demokracia, zgjedhjet e lira, sovraniteti, nuk i përkasin vetëm një partie, u përkasin të gjithë shqiptarëve. Vetëm bashkë, shqiptarët e fitojnë këtë luftë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin, pra të gjitha pushtetet!

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së përmes një video-lidhje. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet, zgjodhi të mbrojë të vërtetën.

Më tej Berisha tha se deputetët e opozitës burgosen se denoncojnë krimin e organizuar ndërsa shtoi se shtrohet pyetja se kush do ti mbrojë qytetarët. Ai theksoi se Rama ka vendosur modelin unik të vjedhjes 100 përqind të fondeve, Olta Xhaçkën që del mbi parlamentin, mbi Gjykatën Kushtetuese dhe e shndërron Shqipërinë në republikën e saj, kjo gjykatë dënon me burg Ervin Salianjin. Berisha tha se shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, kanë kundër tyre presidentin, kanë kundër tyre drejtësinë, kanë kundër tyre krimin e organizuar, kanë kundër tyre narkoshtetin.

Fjala e Berishës: 

Ervin Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet, zgjodhi të mbrojë të vërtetën. Zgjodhi të mbrojë interesin e çdo qytetari të këtij vendi dhe jo vetëm të Shqipërisë. Mafia nuk ka kufi, mafia nuk ka atdhe, ajo është një rrezik jo vetëm për një komb, por po kaq edhe për kombe të tjera. Mirëpo, kur deputetët e opozitës burgosen se denoncojnë krimin e organizuar, vetiu shtrohet pyetja: kush do i mbrojë qytetarët, kush do i mbrojë fëmijët etyre, kush do jetë avokati i aspiratave të tyre, kush do përballet publikisht me trafikantët, me gjobëvënësit, me kriminelët?


A do ju mbrojë qeveria e Edi Ramës, që pret në zyrë njëra pas tjetrës vëllazëritë e drogës, kartelet e Sinaloas? A do ju mbrojë presidenti që sillet si një noter i kreut të narkoshtetit shqiptar? A do ju mbrojë drejtësia që është sot njësh me krimin, e cila në vend që të çojë përpara hekurave Edi Ramën për vjedhjet dhe plaçkitjet e mëdha të këtij kombi, për tradhtitë e tij kombëtare, për përpjekjet e tij për ndezjen e konflikteve në Kosovë dhe ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiç? Në vend se të çojë prapa hekurave Erion Veliajn, që ka vendosur modelin unik të vjedhjes 100 përqind të fondeve, Olta Xhaçkën që del mbi parlamentin, mbi Gjykatën Kushtetuese dhe e shndërron Shqipërinë në republikën e saj, kjo gjykatë dënon me burg Ervin Salianjin.


Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, kanë kundër tyre presidentin, kanë kundër tyre drejtësinë, kanë kundër tyre krimin e organizuar, kanë kundër tyre narkoshtetin, pra të gjitha këto pushtete, të cilat janë më shumë se pushtetet që kishte diktatori i fundit komunist në vitin 1991, janë aktualisht instrumente të mobokracisë, diktaturës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të shqiptarëve të Edi Ramës. Të një Noriege, të këtij narkodiktatori që zbaton manualet e narkodiktaturave në Shqipëri. Të gjitha këto dihen, nuk po themi gjë të re. Por sot pyetja që duhet t’i shtrojë vetes çdo shqiptar, çdo drejtues i PD, anëtar i Këshillit Kombëtar, çdo opozitar: A do lejojmë ne që të dorëzojmë fatin tonë, fatin e fëmijëve tanë, fatin e demokracisë, fatin e Shqipërisë, një narkodiktatori si Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë që ngjyen duart me gjakun e shqiptarëve për 45 vite.

1 VITE ME PARE

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit, Edi Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së përmes një video-lidhje. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se prej denoncimit kurajoz të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj sot gjendet prapa hekurave në Itali, pikërisht për trafik droge.

Ai shtoi se për gjykatën politike personale të Edi Ramës, për gjykatën e sunduar nga krimi i organizuar, me urdhër të partisë, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, si një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies të vëllazërive mafioze Rama-Xhafaj në Shqipëri. 

 

Fjala e Berishës:

Të dashur qytetare e qytetarë! E vërteta është se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, ju mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Faqezi Xhafaj, që drejtonte policinë e tyre, jo vetëm ishte një trafikant droge i rrezikshëm me aktivitet trafiqesh ndërkombëtare në Itali dhe Venezuelë, jo vetëm ishte i dënuar nga gjykatat e këtyre vendeve për krimet e tij të shëmtuara, jo vetëm fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë, por si baron droge, me vëllain ministër, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora, qarku dhe porti i saj, trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera.

Dhe natyrisht lojërat e fatit dhe trafiqe të tjera kriminale. Të dashur miq, prej denoncimit kurajoz të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj sot gjendet prapa hekurave në Itali, pikërisht për trafik droge.
Vlora, Shqipëria një kriminel më pak. Por për gjykatën politike personale të Edi Ramës, për gjykatën e sunduar nga krimi i organizuar, me urdhër të partisë, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, si një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies të vëllazërive mafioze Rama-Xhafaj në Shqipëri. Me këtë akt, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama nisi zyrtarisht fushatën e tij.


Por miqtë e mi, shqiptarët nuk janë naivë. Edi Rama nuk nisi fushatë elektorale, pasi zgjedhje me Edi Ramën është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se nuk ka dhe nuk mund të ketë.
E vërteta është se me burgosjen e Ervin Salianjit për denoncimin e tij guximtar, Edi Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe ndaj shqiptarëve. Në sytë e çdo shqiptari ishit dëshmitarë të triumfit në sallën e gjyqit, të triumfit në sallën e parlamentit, të krimit dhe drogës mbi të vërtetën.


Në rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe të drejtësisë sorosiane me krimin dhe drogën. Në përdorimin e vendimeve politike të saj si plumba për opozitën. Si plumba ndaj fjalës së lirë, duke burgosur një opozitar të ri dhe të pafajshëm, një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, por shërbimin e tij publik ndaj shqiptarëve.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike/ Berisha: Ervin Salianji, një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Mbledhja e këshillit kombëtar të PD

TIRANË- Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha i cili përmes një video-lidhje ka mbajtur fjalën e tij. 

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Më tej ai shtoi se dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.

Fjala e Berishës: 

Të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, drejtues kryesorë të kësaj partie. Të dashur anëtare e anëtarë të PD, qytetare e qytetarë shqiptarë. Sot, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte.


Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies. Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Çdo shqiptar, çdo prind, çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla dhe çdo motër, çdo i ri dhe çdo pensionist, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjojë këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur. Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë.


Një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria. U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij. Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge. Ervin Salianji pas këtij akti qytetar, pas këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafaj dhe vëllazërisë Rama, dëbimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë.

1 VITE ME PARE

Protestë, mosbindje civile dhe ndërprerje e marrëdhënieve institucionale me shumicën! PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet?

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Selia e PD

TIRANA- Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Kjo mbledhjevjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg ndaj deputeti Ervin Slianji, për kallëzim të rremë, lidhur me dosjen "Babalja".

Bëhet me dije se në rendin e ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor, datë për të cilëm opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. Përveç protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi dy ditë më parë se Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar 'vendim politik' dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit.

kryesia e pd-se berisha paloka noka protesta e 7 tetorit 2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet