LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KOSOVA në Hagë/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfundon dëshmitarja e parë

• Seanca gjyqësore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë ka rinisur ditën e sotme. Sot dhe në dy ditët që vijim që do të vazhdojë seanca do të dëgjohen dy dëshmitarë. Tashmë është dëgjuar dëshmitarja e parë në Hagë, por dhënia e dëshmisë së saj është bërë më dyer të mbyllura, pas kërkesës së prokurorisë. • Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill. •Gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së filloi më 4 prill pas më shumë se dy vjetësh. •Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. •Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte ç’njerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë në Hagë, ndërpritet përkohësisht gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

KOSOVA në Hagë/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të
Hage

HAGË- Dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara ka dhënë dëshminë e saj për shumë se dy orë në seancë të mbyllur për publikun. E pas kësaj është ndërprerë përkohësisht seanca gjyqësore për një pauzë.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.

3 VITE ME PARE

Seancat me dëshmitarë të Prokurorisë, mbrojtja e Rexhep Selimit kundërshton provat e sjella nga dëshmitarët

KOSOVA në Hagë/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të
Hage

HAGË- Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova, materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë. Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve.

3 VITE ME PARE

Flet dëshmitarja e parë në Hagë, gjyqi kalon në dyer të mbyllura për mediat

KOSOVA në Hagë/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të
Deshmitarja

HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është paraqitur dëshmitarja e parë për ish-krerët e UÇK-së. Seanca ka kaluar e mbyllur për median teksa ka nisur të flasë dëshmitarja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. 

Gjatë seancës së mbyllur, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj. Gjykatësi Charles Smith i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet, ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

3 VITE ME PARE

Gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, gjatë tre ditëve do të dëgjohen dy dëshmitarë

KOSOVA në Hagë/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të
Charls Smith

HAGË- Nis gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në gjykimin e sotëm do të paraqitet dëshmitari i parë i Prokurorisë së ZPS-së. Gjykatësi Charls Smith ka bërë të ditur se nga sot deri të enjten do të dëgjohen dy dëshmitarë. Ai bëri të ditur se pritet të ketë edhe disa redaktime gjatë seancës së sotme.

“Sot do të fillojmë seancën me dëshmitarët e prokurorisë. Gjatë këtyre ditëve do të dëgjojmë dy dëshmitarë të prokurorisë”, tha Smith.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet